nipat e berishes...

H

harap

Guest
Re: nipat e berishes...

Blend ke te drejte po te nisesh direkt por besoj qe problemi eshte me i thelle.
 

Blendi

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

Ndoshta, une nuk i njoh aq thelle sa ti qe i ke kusherinj. per mua kryeninistri sot u be me tre niper /pf/images/graemlins/laugh.gif se nuk kisha degjuar per asnjerin me pare.
 

ujku81

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

HaRaPo, kur kam lexu artikullin ne gazete thashe se te kishin arrestu ty, nga emri i njonit prej tyre. /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
Booo na iku Harapi thashe, /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif po degjo, ruaju, se po te provokon ndonjeri ketu ne AF e po qet kallashin...aq do Notorius /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: nipat e berishes...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
jo po mitraloz.gazeten shqiptare lexon ti?ec e burre djemt e tjereve plagosen e grabiten e vrane e sot skane bere asnje dite burg.keto thjesht nje incident.prandaj mos fluturoni kot jeni realist.

[/ QUOTE ]

je pune eshte te jesh puojes i policise, je pune eshte te nxjerresh armen, nje pune eshte te qellosh mbi qytetaret. duke qene se njoh mire kodin penal te republikes sone ketu permblidhen 3 vepra + hetohet nje e katert.

1 shperdorim detyre (veper administrative)
2 vrasje e mbetur ne tentative (veper penale)
3 prishje te qetesise publike (veper penale)
4 perdorimi i nje mjeti te sekuestruar pa autorizim dhe paisja e ketij mjeti me targa te policise se shtetit.

harap! me vjen keq per kushurinjte por e kane vendin ne burg /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
H

harap

Guest
Re: nipat e berishes...

ai emri une jam po he pa merak /pf/images/graemlins/smile.gif
Po jo po varje se burgu pak eshte /pf/images/graemlins/smile.gif te tjeret kane nga 10 vrasje.avash e burre .
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: nipat e berishes...

a po kerkojme nje shtet ligjor?! shtetin qe nuk bene dot socialistet? hajde ta fillojme nga vetja ndryshe do qendrojme aty ku jemi /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: nipat e berishes...

me gjithe ata njerez qe u vrane ne luften e dyte boterore burgjet sot duhet te jene bosh per sa kohe askush nuk thyen rekordin.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: nipat e berishes...

S6, ajo akuza e dyt sikur nuk ka shum baza se nuk është drejtuar arma kundër atij studentit. Vrasje e mbetur në tentativë quhet kur ka patur një përpjekje për të vrarë e jo kur qëllon në ajër.

Për kusurin, me rob fisi (përjashto Harapin) t'i dënojn për hajanllikun që kan bo.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: nipat e berishes...

me rob fisi denohen vetem ne kanune

pergjegjesia ne shqiperine e qyteteruar eshte personale.
 

MLK

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

Dy nipat e Berishes perjashtohen nga policia
E Shtune, 24 Qershor 2006
Perjashtohen nga radhet e Policise se Shtetit dy nipat e Kryeministrit Sali Berisha. Sipas burimeve zyrtare te Ministrise se Brendshme, Agron dhe Dritan Berisha jane perjashtuar nga radhet e uniformave blu, pasi cenuan dinjitetin e policise. “Agron Berisha, agjent i skuadres operacionale ne Drejtorine e Kontrollit te Sherbimit te Brendshem dhe Dritan Berisha, kryeinspektor ne Zyren Qendrore Kombetare te Interpol-Tiranes u perjashtuan nga Policia e Shtetit per thyerje te rende te disiplines, duke kryer veprime qe cenojne dinjitetin e punonjesit te policise”, tha dje zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Altin Ndroqi.

Ai tha se dikasteri i drejtuar nga Sokol Olldashi “siguron te gjithe qytetaret se nuk do te toleroje asnje shkelje apo abuzim, sidomos kur keto vijne nga radhet e punonjesve te policise”. Ndeshkimi i dy nipave te shefit aktual te qeverise vjen dy dite pas nje incidenti te ndodhur mes tyre dhe nje studenti, ne parkingun e ish-Hotel Dajtit. Agron dhe Dritan Berisha qelluan ne ajer me armet e sherbimit. Dy punonjesit e policise po udhetonin me automjetin e tyre, qe e ka perdorur Berisha kur partia e tij ishte ne opozite. Ata jane perplasur me studentin vlonjate, Nelson Ruci, i cili gjithashtu po udhetonte me makinen e tij.

Ruci ka leshuar fjale ofenduese ndaj nipave te Kryeministrit, ndersa keta te fundit kane nxjerre pistoletat e tyre te sherbimit, duke qelluar dy here ne ajer. Pas shoqerimit te protagonisteve te kesaj ngjarjeje ne policise, u vendos hetimi i tyre ne gjendje te lire. Dje, Agron dhe Dritan Berisha jane ndeshkuar me masen me te rende qe parashikohet ne ligjin e policise, ate te perjashtimit nga radhet e uniformave blu. K.K.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

ja pra me ke tipash u zvendesuan ato qe u perjashtuan nga puna muaj me par...

me ordiner te lindur
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: nipat e berishes...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
me rob fisi denohen vetem ne kanune

pergjegjesia ne shqiperine e qyteteruar eshte personale.

[/ QUOTE ]

Ho mër ne ti sa seriozisht që e merr. Masnej ty duhet t'u bote qefi se ne Sala fis me ta ësht. /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

ssssssss

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

perderisa i kane hequr nga detyra dmth qe nje denim e kane marre,por jane edhe duke u hetuar ne gjendje te lire...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: nipat e berishes...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
me rob fisi denohen vetem ne kanune

pergjegjesia ne shqiperine e qyteteruar eshte personale.

[/ QUOTE ]

Ho mër ne ti sa seriozisht që e merr. Masnej ty duhet t'u bote qefi se ne Sala fis me ta ësht. /pf/images/graemlins/tipsy.gif

[/ QUOTE ]

e pse duhet te me behet qefi mua?!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: nipat e berishes...

Nipi i Gjinushit kapet me 120 kg drogë

Lënda narkotike u kap nga policia e Gjirokastrës në dy makina, njëra e Kuvendit dhe tjetra e Gjykatës Kushtetuese


Forcat e policisë së Gjirokastrës bllokuan dje 120 kg lëndë narkotike të tipit kanabis sativa dhe arrestuan nipin e Skënder Gjinushit dhe një shtetas tjetër, të cilëve iu gjet droga në makinat e tyre. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër bënë të ditur se forcat policore arrestuan dje rreth orës 08:30 të mëngjesit shtetasit Armando Mustafa Gjinushi, 30-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shofer në Kuvendin e Shqipërisë, dhe Gentian Gëzim Alizoti, 29-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shofer në Gjykatën Kushtetuese.

Policia bëri të ditur se arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me targë TR 6874 E, tip "Wolkswagen Bora", me drejtues shtetasin Armando Gjinushi, u gjetën dhe sekuestruan 66 pako me peshë 70 kg, e dyshuar lëndë narkotike. Ndërsa në automjetin me targë TR 4807 J, tip "Hyndai", me drejtues shtetasin Gentian Alizoti, u gjetën dhe sekuestruan 49 pako me peshë 50 kg, e dyshuar lëndë narkotike. Të gjitha pakot ishin të mbështjella me letër natriban, në formë cilindrike dhe u gjetën të fshehura në bagazhet e automjeteve.

Operacioni, i cili u konkludua me arrestimin e shtetasve Armando Gjinushi dhe Gentian Alizoti, si dhe sekuestrimin e 120 kg lëndë e dyshuar narkotike, u zhvillua dje rreth orës 08.30, në vendin e quajtur "Ura e Subashit". Operacioni është zhvilluar bazuar në informacionet e grumbulluara nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Ndërkohë, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë kryer veprimet e para proceduriale dhe ndaj shtetasve të sipërpërmendur është marrë masa e arrestit në flagrancë. Gjithashtu, bëhet e ditur se grupi hetimor i kryesuar nga kryeprokurori i rrethit të Gjirokastrës, Alfred Agolli, ka filluar procedurat penale ndaj të ndaluarve.

Policia bëri të ditur se pas kontrollit dhe peshimit të sasisë së lëndës narkotike, rezultoi se në makinën e Armando Gjinushit ndodheshin 63 pako me 1.2 kg hashash, ndërsa në makinën e Gentian Alizotit, 48 pako, edhe këto me nga 1.2 kg hashash secila. Operacioni për zbulimin e sasisë së lëndë narkotike nisi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pasi policia kishte marrë informacion në rrugë operative. Ndërkohë për këtë ngjarje reagoi edhe ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, i cili e cilësoi si ngjarje të rëndë kapjen e lëndës narkotike në dy makinat shtetërore. Bëhet e ditur se makina me targë TR 6874 E, tip "Wolkswagen Bora", që drejtohej nga Armando Gjinushi është e administratës së Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa makina tjetër me targë TR 4807 J, tip "Hyndai", me drejtues shtetasin Gentian Alizoti, është e sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Pak kohë më parë, policia bllokoi një sasi droge në një makinë shtetërore. Në një makinë tip ambulancë që vinte nga Fieri në drejtim të Tiranës, policia sekuestroi rreth 300 kg kanabis sativa dhe vuri në pranga drejtuesin e autoambulancës dhe një shtetas tjetër. Policia e Shtetit bëri të ditur se po lufton intensivisht trafikun e drogës.






Gjinushi me drogë, nuk është rastësi


Skandali i kapjes me drogë të shoferit të një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, është tepër i rëndë. Jo rastësisht ky krim i radhës ka lidhje me ish-kryetarin e Parlamentit, Skënder Gjinushi. I arrestuari me mbi 100 kilogram drogë nga policia e Gjirokastrës është nipi i ish-kryetarit të Parlamentit dhe është punësuar në administratën e Kuvendit të Shqipërisë në prill të vitit 2001, vetëm tre muaj para se Gjinushi të largohej nga detyra. Gjinushi është akuzuar në mënyrë të vazhdueshme nga ish-bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë si njeri i lidhur me trafiqet e drogës, kontrabandës si edhe me grupet e krimit të organizuar në Shqipëri.

Lidhjet dhe shfaqjet e hapura të Gjinushit me botën e errët të krimit ishin krejt të dukshme gjatë rebelimit komunisto-mafioz të vitit '97. Gjinushi ishte lideri kryesor politik i grupeve të armatosura, që në përbërjen e tyre kishin trafikantë të drogës dhe të qenieve njerëzore, si edhe kriminelë të dënuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo e huaj. Më pas, kur ishte në krye të Parlamentit, Gjinushi është akuzuar se ka lejuar gomonet të niseshin drejt vendit fqinj, me drogë dhe klandestinë. Jo vetëm kaq, por është folur shumë se Gjinushi ka patur lidhje me elementë të grupit terrorist "Hakmarrja për Drejtësi".

Arrestimi i nipit të Gjinushit që u kap me drogë në makinën e shtetit, është një rast tjetër që u shtohet rasteve të shumta që konfirmojnë lidhjet e ngushta të krimit të organizuar me pushtetin e djeshëm. Përpjekjet e vazhdueshme të strukturave të ligjit dhe mbështetja e gjithanshme e qeverisë së kryeministrit Berisha në betejën me krimin e organizuar dhe trafiqet, po japin rezultate për të shkëputur lidhjet e krimit me politikën. Prej një kohe shumë të shkurtër, qeveria ka arritur të shkatërrojë disa nga bandat më të fuqishme që kanë patur lidhje me politikanët e majtë dhe të vërë në pranga dhjetra trafikantë droge, pas të cilëve qëndrojnë ish-pushtetarët e djeshëm.



www.rilindjademokratike.com

Ps: e sheh kontrapedali ku jane rastet e tjera /pf/images/graemlins/wink.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

iku dhe i nipçe per lesh...

ktij qelbesires Gjinushi... i vdiq dhe nje nip n'burg n'Itali e arrestuan per drog ne periudhen kur Gjinushi ishte kryetar parlamenti dhe ky nipi ishte doganier ne Rinas e arrestuan n'Bolognia dhe vdiq n'burg ne kulmin e greves uris

SEPSE JU DUKTE HABI QE SI KA MUNDSI AI NIPI I PRESIDENTIT PARLAMENTIT SHQIPTAR MUND TE RINTE ME SHUM SE 2 DIT N'BURG
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: nipat e berishes...

Un çuditem se me çfarë habiteni ju.

Megjithatë, shpresoj që ta pësojë edhe Gjinushi pasi është një nga njerëzit më të ndyrë të Shqipërisë.

Gene, s'ka nevojë të shoh gjë pasi këto unë i di si dhe shumë të tjera. Pak nga pak do dalin të gjitha sepse këta gomerë nuk tërhiqen dot tani!
 

i_own_u

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

kush po çuditet Kontra...?

Shqiperia esht Magazin e Europes me pislliqe nga me te ndyrat duke filluar qe tek ushqimet e skaduara e deri tek armet... e te gjitha kto i kan kontrolluar qeveritaret Shqiptar kto 12/13 vitet e fundit dhe kto gjojna sme bojn pik pershtypje

te shikosh ne portin e Dursit ka mbi 15 anije n'dit qe presin radhen per tu shkarkuar e ka nga llojet me te ndryshme e me te ndyrat

ndodhin te tilla arrestime thjesht per çeshtje konkurence...

kam bindjen un.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: nipat e berishes...

T'shpresojm që jo. MSA besoj se do ndryshojë diçka në këtë drejtim /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
Top