NiNullaT

TranofiljA

Primus registratum
NiNullaT

I kendonin nuseve te reja qe te mbeteshin me barre, i kendonin lehonave qe te lindnin djem (shumicen e rasteve /pf/images/graemlins/tongue.gif ), i kendonin nenave pasi lindin qe mos tu ikte gjiri, i kendonin femijeve per ti vene ne gjume.......

Materiali qe do shkruaj me poshte eshte marre nga libri "LIRIKA POPULLORE 4" botuar ne 1990 ne Tirane.
Po filloj me disa vargje kushtuar lehones

NUSJA JONE ME BARRE
Nusja jonë me barrë,
ishalla na bëftë djalë,
që të tërbojë dynjanë,
sa të zgjojë gjithë fshanë,
fshatin edhe kasabanë.
<ul type="square">
[*]Gjirokaster, 1960
[/list]
LUMJA LOKJA PER KET' BI
Lumja lokja për kët' bi,
n'krye t'vjetit po le' i thmi,
djal' po duket n'hijeshi,
n'hijeshi që barra ka,
lum gjithkush-o ka me ba,
që pshtoi nusja e leu djali;
po lum lokja, qetash rrij gati,
pa ardh dita, pa ardh sahati,
se kur t'vije sahati i vet,
të vjen lokja e të rri nget.
<ul type="square">
[*] Micoj-Pukë, 1984
[/list]
FRYU ERA MAL ME MAL
Friu era mal më mal-e,
nusja jon' do bëjë djalë;
friu era dhe na ngriti,
nusia jonë seç briti,
djalin në shesh e vërviti;
friu era dhe na ngriti,
pjella jonë ulurijti,
s'ishte vajzë, po qe djalë,
djalë me yllin në ballë!
<ul type="square">
[*]Gjirokaster, 1960
[/list]
LINDI DJALI PER BINA
Të hënën që në saba,
u këput një yll e ra,
lindi djali për bina,
u gëzua nëneja,
po kur ta marrë në dorë,
ta kërcejë e ta këndojë,
gjithë hallet t'i harrojë.
<ul type="square">
[*]Mbrezhdan-Përmet, 1989
[/list]
Djep2.jpg
 
I

insane

Guest
Re: NiNullaT

si ka qene ajo?
ne nje fshat ne nje kotec
mamadhia beri kec
era lajmin e perhapi
kapardihet baba cjapi
'''''''''
'''''''''
'''''''''
dua sdua dua sdua
dua nje qershi sa nje ftua
( e mban mend njeri?)
seshte ninull po pralle qe te flinte im vella ( une skisha lindur akoma i kam te treguara keto )
une flija vete skisha nevoj per ninulla /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: NiNullaT

ARABA JESHILE
Araba jeshile,
me kuaj të bardhë;
na rroftë kjo nusja,
që na bëri djalë!

Araba jeshile,
me kuaj të kuq;
na rroftë kjo nusja,
që na bëri çupë!
<ul type="square">
[*]Vithkuq-Korçë, 1989
[/list]
LUM E LUM FORT JENA GZUE
Lum e lum fort jena gzue,
hisja e vllaut na u ka shtue.
Na ka le ni djalë, djepi plot,
ani, ka me u rritë për motmot.
Do ta rritum djalin n'djep me kashtë,
mas qitina* ishalla edhe gjashte!

*Mbas ketij

<ul type="square">
[*]Halilaq-Prishtinë, 1970
[/list]
MBIU NJE DJALE I BUKUR
Ndihet era verë,
erë trëndafili,
në shtëpinë tonë
mbiu karafili,
mbiu një djalë i bukur
si yll i këputur.
<ul type="square">
[*]Vlore, 1965
[/list]
...vetem arbereshet i paskan kenduar vajzave :eek: /pf/images/graemlins/laugh.gif (shaka ëëë..)
KUR U LEVE TI U LE NJE LULE
Kur u leve ti, u le një lule
e hënza fërmojti¹ pë t’ ecji;
hënza fërmojti për t’ecji,
iljezt² kaq bërën shumë driçëmë³
e bërën shumë driçëm ato iljez,
ka gjithanijaº u le një bukur vajzë-e.
Erdhën të të shihëjën gjith’gjindja
E të bakojtën* ka bukur djip
E të bakojtën një bukur kapile^
Kur ritshe, pafshe një bukur namurat!`

¹Formoi
²Yjet e vegjel
³Bene shume drite
ºKomshia
* E bekuan
^Vajze
`Kur te rritesh, pac nje burre te dashur.
<ul type="square">
[*]Arbereshet e Italise Molise, 1976
[/list]
 

mostro

Putraku
Re: NiNullaT

djali nenes djali nenes
rritu se te pret martina
ti thuash armikut pritna

do te te hypim mbi nja kal me samar
lum si ajo nuse qe do te te marr
:confused: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: NiNullaT

ÇUPA NA KËRKON FUSTAN

O tan-tan, o tan-tan,
çupa na kërkon fustan,
thotë babai: -Nuku kam.
Thotë nana: -Ia ble unë,
ta dërgoj çupën në punë;
do të lozë, do kërcejë,
një djalkë do ta rrëmbejë,
prapa derës do ta fshejë.

<ul type="square">
[*]Drenovë-Korçë, 1982
[/list]
 
Top