Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)
Kush eshte marre ndopak me politiken Amerikane e di shprehjen shume te vertete te George Bushit (plakut): "IT'S THE ECONOMY, STUPID".
Me se fundi dhe me plote te drejte edhe tiranasit nuk duan te degjojne me fushata elektorale me premtime bajate, kercenime politike, thashetheme etj etj.
A nuk jemi te gjithe dakort se keto zgjedhje do t'i fitoje ai kandidat qe sjell ne tryeze me te mirat per Tiranasit ne fushen e mirqenies qytetare?
Por shikoni pak nje artikull qe do ngjis pak me poshte. Konfirmim te asaj qe thashe me pare se e djathta shqiptare eshte ne kaos dhe vazhdon te me zhgenjeje. E djathta shqiptare dhe kandidati Ngjela nuk kane kontakt me realitetin. Verberi Politke qe i shtyn te merren me temat qe do u largojne akoma me shume elektoratin. Ju lutem lexoni lajmin e nje gazete te djathte:
Krahu i armatosur i Edi Ramës në shënjestër të kandidatit të opozitës
<span style="font-weight: bold">Ngjela fillon betejën me "Hakmarrjen"</span>
Spartak Ngjela shfaqet në takimin e parë masiv me qytetarët e Tiranës duke premtuar kthimin e ligjit dhe besimin tek ai. Kandidati demokrat angazhohet në zbardhjen e aktit terrorist të vrasjes së kolonelit Bujar Kaloshit dhe ndëshkimin e organizatës terroriste "Hakmarrja për drejtësi" , njerëzit më besnikë të kryebashkikut Edi Rama, të cilët kanë marrë leje ndërtimi në qendër të Tiranës
Kandidati i forcës kryesore të opozitës, Spartak Ngjela, ka bërë shfaqjen e parë në takim masiv me qytetarët e Tiranës dje paradite në ambjentet e sallës së Muzeut Kombëtar. Ai ka shfrytëzuar ceremoninë përkujtimore të 7 vjetorit të ekzekutimit të ish drejtorit të burgjeve, kolonel Bujar Kaloshit që u zhvillua në ambjentet e mësipërme, për të kërkuar votën e të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe njëkohësisht për të shprehur angazhimin e tij para qytetarëve të Tiranës, në vendosjen e shtetit ligjor si një nga problemet më serioze në vend. Ngjela ka kërkuar zbardhjen e aktit terrorist që pati si pasojë vdekjen e drejtorit të burgjeve dhe ka shprehur angazhimin për të zbardhur të gjitha rrethanat, por edhe indiciet e aktit për të cilin është akuzuar "Hakmarrja për Drejtësi", (organizatë e denoncuar si terroriste dhe financuese e disa ndërtimeve shkatërruese për qendrën e Tiranës me miratimin e Ramës dhe Nanos. Gjithashtu anëtarët e saj akuzohen për bombën e vënë në supermarketin e VEFA-s tek 9 katëshet me pasojë vdekjen e disa qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve). E gjitha kjo është parë i lidhur ngushtë me bashkimin e votave të të gjithë qytetarëve dhe segmenteve të shoqërisë, të cilat respektojnë parimet demokratike dhe shtetin e së drejtës për të rivendosur në vendin e merituar të atyre vlerave, pjesë e rëndësishme e të cilave është vlerësuar edhe Bujar Kaloshi. Spartak Ngjela ka theksuar se ai ka qenë një nga personalitetet e rëndësishme, i cili në të njejtën kohë konvergonte në vetvete një prejardhje nga një shtresë e persekutuar, nga një familje me tradita nacionaliste dhe individualisht si një person që ishte vënë totalisht në shërbim të lëvizjes për demokratizimin dhe lirinë në Shqipëri.
"Natyrisht që nuk duhet të jemi të përçarë, natyrisht është e thjeshtë të thuash që na kanë luftuar, është e thjeshtë të thuash se po na shtypin, se s'ka demokraci, por duhet të jetë e qartë që nuk duhet të jemi të përçarë. Unë jam i bindur që vota juaj është e gjitha për demokracinë, por gjithsecili duhet të jetë i vëmendshëm për situatën për të cilën unë mendoj se duhet të jemi të bidur se është në favorin tonë" deklaroi kandidati i PD-së për Tiranën Spartak Ngjela. "Personalisht më lejoni që familjes së Xhevdet Kaloshit dhe të afërmve të tij të paktën t'iu premtoj të gjithë mundësitë dhe aftësitë e mia për zbardhjen e kësaj çështjeje dhe për ngritjen e figurës së Bujar Kaloshit në vendin që meriton", është shprehur Ngjela. Ai ka sqaruar se çdokush që do vijë të drejtojë këtë shtet, çdo kush që ka dëshirë të vendosë ligjin dikur, cilido fluks politik që nuk do ta zgjidhë qartë këtë çështje do t'i ndalojë të ardhmen vetvetes. Takimi i djeshëm përkujtimor ka mbledhur në sallën e Muzeut Kombëtar edhe nënkryetarin e PD dhe kryetar i grupit parlamentar demokrat Bamir Topi, kryetari i degës së PD-së për Tiranën Vili Minarolli, sekretari i Përgjithshëm i kësaj dege Bujar Nishani, i dërguari i Presidentit të Republikës, këshilltari i tij për Mbrojtjen, Selami si dhe Tritan Shehu etj., drejtues të partive të spektrit të së djathtës.
Shtatë vjet më parë, më 26 korrik 1996, sipas akuzës, organizata terroriste "Hakmarrja për Drejtësi", vrau në Tiranë kolonel Bujar Kaloshin, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.