Re: Ngjela VS Rama (Sondazhi)
Une per veten time nuk e kam shume qejf tifozllikun partiak dhe aq me teper kultin e individit, por kisha deshire qe per hir te se vertetes te thoja qe ne asnje menyre nuk mund te akuzohet Edi Rama si komunist vetem sepse ky u propozua nga PS. Aq me teper kur PS, ne kushtet politike shqiptare eshte po aq komuniste sa edhe PD, biles mund te thuash me gojen plot qe PS eshte me pak komuniste se PD.
Per Edi Ramen do te thoja vetem se ne fillimvitin 1991, kur anetaret e Kriesise se PD nga frika kishin mbledhur bishtin dhe akoma nuk flisnin nje fjale kunder Enver Hoxhes, Edi Rama dhe Blendi Gonxhe ne fjalimet para studenteve te Institutit te Arteve hidhte parrulla kunder Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise. Gjithashtu per ata qe akoma nuk e dine apo "e kane harruar" me dashje parrulla qe vazhdimisht e kane thene neper mitingje "Enver - Hitler" mban autoresine e Edi Rames, prandaj kete komuniste te qelbur te konvertuar eshte mire te mendohen mire para se te flasin, sepse nuk e kane ata ekskluzivitetin e shruarjes se historise, aq me teper qe keta shumicen e kohes kane qene ne poziten e te humburit (kjo nga parimi: fituesi shkruan historine)
O njerez te ceket! Po pse more, kujtuat ju se meqe nje parti eshte e quajtur demokratike, eshte me te vertete e tille?
Pa permendur fare background-in e disa drejtuesve te saj, mjafton vetem te shikosh se si drejtohet, si funksionon kjo parti, per te arritur ne mendimin qe nqs ka nje parti totalitare ne Shqiperi, ajo eshte PD. Eshte kjo edhe arsyeja e hemorragjive te herepashereshme nga ana e PD. Shume PD-ista me kete rast te thone pernjehere qe "ata jane plehrat dhe mire kane bere qe kane ikur nga PD". Mirepo harrojne qe keta "plehera" kane drejtuar PD. A mos do te thote kjo qe keta PD-iste per shume kohe kane vrapuar dhe kane brohoritur per "plehrat"? Pastaj fakt eshte qe PD po i shterron klasa intelektuale dhe mos beni shakara e te thoni se ka intelektuale sa te duash e te permendni emrin e nje shkrimtari te famshem qe shkruante eposin e kryetarit te partise, i cili gjendej mes Kasandrave. Dhe ata pak intelektuale te vertete qe i kane mbetur PD, kur erdhi puna per te kandiduar ne Tirane per postin e Kryetarit te Bashkise e hoqen bishtin nder shale, vetem prej arsyes se e dinin kunder kujt do te konkurronin. Te njejtin veprim beri edhe e ashtuquajtur "shoqeria civile".
Por sa interesante, po aq shije te hidhur la ne spektrin e djathte edhe veteshpallja per kandidat perfundimtar i Spartak Ngjeles, duke thyer cdo rregull te zgjedhjeve demokratike te kandidateve. Mesa duket Doktori kujton akoma se ai qe ka bekimin e tij do te pelqehet nga te gjithe.
Une te them te drejten kur lexova ne gazeta qe nje Sekretar per marredheniet me Publikun i PD, Spartak Ngjela, eshte veteshpallur kandidat per Kryetar i Bashkise, fillova te qesh me paditurine e gazetareve, sepse Spartak Ngjela s´ka qene i PD, por i Legalitetit. Por qenka e vertete ajo qe ai e paska kthyer fleten.
Ah se mos harroj, ata qe bertasin me te madhe qe Spartak Ngjela ka qene i persekutuar nga rregjimi doja ti pyesja a dine perse ka qene i denuar valle ai?