Aq shume dashuroj sa nuk do te doja te jetoja sikur per nje sekonde te vetme ne nje univers qe nuk ka koke, ne nje bote qe nuk ka Zot!
Aq shume dashuroj sa, pa meshiren me te vogel, pa hezitimin me te vogel, do te shfarosja te gjithe per te shpetuar vetem NJE. Eshte vetem NJE qe siguron vazhdueshmerine. Eshte vetem NJE qe eshte shumice dhe pakice. Eshte vetem NJE qe mbart jete. Eshte vetem NJE qe mbart te shkuaren, te tashmen dhe te ardhmen.
Aq shume dashuroj sa NUK dashuroj kete jetembartes POR ate qe ai perfaqson. Personin te cilit gjyshja ime i falej dhe lutej cdo nate para se te binte ne shtrat. Personin te cilit jaja ime i lutej ndersa lexonte fshehurazi biblen ne greqisht dhe e fshihte nen dyshek se bashku me disa palafiqe te thata te cilat i ruante per niperit dhe mbesat qe i benin vizite.
Aq shume dashuroj sa nuk do te doja te jetoja ne nje bote apo univers ku shpirti i tim ati nuk ekziston me.
Aq shume dashuroj sa nuk do te mundja te duroja klithmat per ndihme drejtuar Allahut apo Zotit joekzistues.
Aq shume dashuroj sa, nese te paret e mi dhe pasardhsit e mi nuk do te ishin gje tjeter vecse perime qe jetojne vetem per nje kohe e cila do te ishte thjeshte nje pshertime ne krahasim me perjetesine, do te kthehesha vete ne PERJETESI.
EL
Sa per vjershat dhe kenget dhe hymnet per dashurine, per mua ato jane thjeshte «po me igon» qe do te thote pordhe me rigon sipas profesorit tim te Materialmit Dialektik. Ai nuk e shqiptonte dot germen R.
Shenja e me e larte e tradhetise eshte kur nje shkrimtar apo shkrimtare e martuar thurr lavde te tilla. Po te dashuronte vertete do te dashuronte pa fjale dhe nuk do ti kishte publikuar kurre ato fjale shpirti.