Nga se nuk do te hiqje dore kurre?

Artin

Papirus rex
A keni degjuar ndonjehere per kompleksin e Kasandres? Po te Hestias?

Eleonore
Nuk i kam dëgjuar, e s'kam njohuri nga këto gjëra. Por nga vetja... ëndrrat që shoh në gjumë, edhe mua më dalin. Sidomos të këqijat.
Disa thonë se ëndrrat parashikuese nuk shihen vërtet, por në momentin që ngjarjet ndodhin, duket sikur janë parë në ëndërr.
Mirëpo unë nuk pajtohem me këtë...

Për temën... nuk do të hiqja dorë nga pasionet e mia.
 
Last edited:

Frank

Forumium maestatis
Kohet e fundit kam filluar te mendoj se do e kem shume te veshtire te heq dore nga jeta! :p
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Nuk i kam dëgjuar, e s'kam njohuri nga këto gjëra. Por nga vetja... ëndrrat që shoh në gjumë, edhe mua më dalin. Sidomos të këqijat.
Disa thonë se ëndrrat parashikuese nuk shihen vërtet, por në momentin që ngjarjet ndodhin, duket sikur janë parë në ëndërr.
Mirëpo unë nuk pajtohem me këtë...

Për temën... nuk do të hiqja dorë nga pasionet e mia.


Une e bej gjumin pa endrra. Fatmiresisht. Nuk me pelqejne endrrat instinktive. Sa per premonition eshte tjeter gje. Nje dite para shume vitesh nje motorr me nje shpejtesi dhe zhurme marramendese (jam tolerante nga natyra nga te gjitha llojet e zhurmave. Ne qetesi totale degjoj vetem zerin e universit i cili eshte shpues dhe ne koken time transformohet ne melodi) me ngriu zemren. U habita nga kjo ndjenje frike e madhe. Zemra ne ato momente rendohet dhe leqet e kembeve te dridhen. Marr ne telefon ne shtepine e prinderve dhe qetesohem disi kur me thone se gjithcka eshte ne rregull. Megjithate ndjenja e keqe nuk me zhduket. Dy tre jave me vone kur flas me babin ai me thote se nuk eshte ne gjendje te me genjeje dhe se kishte qene i shtruar ne spital. Nje motociklete e kishte goditur ne rruge.

Eleonore
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Nga deshira qe nje dite te le duhanin. E lashe nje here per tre muaj. Mami me pergezoi ndersa babi heshti dhe heshti dhe me ne fund kur foli me nje fare nervozizmi ne ze tha: Nuk e lene burrat duhanin. O ba i thashe nese nuk e ke vene re une jam grua. Ai qeshi aq shume sa filloi ta ngiste kolla dhe me ne fund tha: Me se e vertete por edhe ti edhe motra jote me jeni bere si burra. Prinderit u dalin zot femijeve kurse ju babush na keni dale per zot!

Eleonore

Kam qene e para femer me patente makine.
Kam qene e para femer qe kam vene kollare dhe bretela pantallonash.
Kam qene e para qe kam vene kapele republike ne koke.
Kam qene e para femer qe vishja kemishat e ish-shokut te jetes si dhe xhupin e tij prej meshini kur dilnim shetitje.
Kam qene e para femer qe tymosja cigaren ne publik.

E megjithate nuk e kam ndjere veten kurre si burre. Lutja ime ka qene sikur njemije jete te me jepnin nuk do te doja kurre te isha materializuar burre ne ndonjeren nga to.
 
Last edited:

Eléonoré

Valoris scriptorum
Kam qene gjithashtu e para qe u nda nga i fejuari.
Po ashtu edhe e para qe u nda nga burri! Thjesht per t'u mburrur !
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Te parit s'ju ngrit! Kam ardh ne bote te permiresoj racen une. Jo t'i le vezet te me kalben.

I dyti filloi te blinte breke te bukura e te kujdesej per veten kur i shkuan syte tek sekretarja.
 
Top