Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL
Orosh! Per njemije arsye pushtimi Turk nuk mund te krahasohet me ate sllav e grek.
Se pari Perandoria Osmane nuk ishte nje shtet uzurpator sic ishin Sllavet p.sh. qe synonin te shtrinin sundimin e vetem duke rrembyer troje. Perandoria Osmane ishte me teper nje vend shumekombesh dhe as qe mund te thuhet ne ndonje vend se Turqit shperngulen masa popullsishe, per t’u vendosur aty, sic kane bere historikisht dyndjet sllave apo edhe popuj te tjere pushtues te cilet kane ushtruar genocid ne popullsite e pushtuara. Domethen pushtimet osmane kishin nje tjeter natyre, ajo ishte me teper administrative.
Se dyti osmanet nuk synonin asimilimin e popullsise, shnderrimin e saj nga popullsi shqiptare, serbe, greke, bullgare etj. ne popullsi te turqizuar dhe per kete ka nje pafundesi argumentesh ne te cilat nuk ia vlen te zgjatemi. Fakti qe asnje prej ketyre popullsive nuk eshte turqizuar eshte argumenti kryesor.
Se treti, osmanet ishin shpetimtare per shqiptaret te cilet deri para ardhjes se tyre ishin kthyer deri ne gjysmen e territoreve qe kane sot, ndersa me ardhjen e osmaneve, shqiptareve iu kthyen nen administrim te gjitha trojet e veta perfshire edhe Kosoven dhe Camerine si dhe te gjitha viset e tjera qe sot mjerisht gjenden jashte kufinjve tane zyrtare. Madje keto troje u mbeten te pacenuara deri ne diten qe ky vend u shkeput nga perandoria. (kjo ne nje fare menyre eshte edhe nje nga shkaqet pse shqiptaret u islamizuan dhe jo sllavet dhe greket, kjo pasi shqiptaret ishin shume me te privilegjuar ne perandorine osmane sesa ata). Madje fakti tregon qe fill pas pavaresise shqiptareve i humben gjysmat e trojeve deshmon qarte per kete.
Se katerti, fqinjet tane jane armiqte kryesore per vendin tone te cilet gjithmone kane synuar copetim territorial nderkohe qe osmanet nuk i kishin keto synime edhe per thjeshte faktin qe ndermjet popullit shqiptar dhe atij turk ekzistonin disa popuj ndermjet gjeografikisht.
Se pesti me ardhjen e osmaneve shqiptaret shpetuan edhe nga represioni, dhuna, shfarosjet e popullsise nga fqinjet.
Se gjashti, shqiptaret shihnin tek osmanet nje mbeshtetje te forte per t’u bere faktor jo i vogel ne rajon, pasi edhe vete osmaneve u interesonte te kishin “aleatet e tyre” ne kete rajon aq te nxehte dhe meqe greket, bullgaret dhe sllavet kishin qene perkrahes te perandorise bizantine (sigurisht kjo binte ne kurriz te shqiptaeve), shqiptaret ishin populli me i pershtatshem per t’i lidhur me perandorine osmane.
Se shtati, perandoria osmane ishte mjaft liberale, ajo ia la trojet shqiptare te vetadministroheshin nga shqiptaret, dhe per qindra vjet (hiq ketu vitet e rendimit te pushtimt turk, ne kohen e reformave te Tanzimatit, te cilat cuan ne pakenaqesi ndaj perandorise), asnje turk nu kka qeverisur ne token tone. Nje fakt i pakontestueshem i liberalizmit te perandorise osmane eshte edhe ekzistenca e patriarkanes ortodokse mu ne mes te Stambollit. Madje mund te thuash se ky liberalizem e ka demtuar disi popullin tone pasi megjithate, kisha greke ka mundur te luaje politiken e saj ne jug te shqiperise, megjithese ajo politike synonte rrenimin e perandorise.
Se teti vec ksaj shqiptaret i kishin dyert e hapura per te bere karriere ne Perandorine Osmane, dhe sigurisht kane qene nder me te suksesshmit ne kete drejtim. Kane qene populli me me shume kryeministra se kushdo tjter, madje kane pasur me shume kryeministra se vete turqit ne perandorine osmane (nuk mund t’i sjell me shifra tani se do me duhet te hap librat), lere me pastaj per ministra, deputete, apo per poste te tjera me pak te rendesishme ne administraten shteterore. Shkurt mund te thuash pa frike se Perandoria Osmane eshte udhehequr ne nje mase te madhe nga shqiptaret gje qe deshmon qarte per vitalitetin e popullit tone.
Mund te vazhdoj sa te duash te te rendis pika te tjera, por nuk ia vlen te zgjatemi. eshte e rendesishme te thuhet se fati i vendit tone ne ato kohe nuk mund te vendosej i vetem ne mes te nje morie uqerish, ndaj nuk mund te kishim komoditetin per te mos e pranuar Perandorine Osmane ne ate kohe pasi ne te kunderten emri i Shqiperise do te ishte shuar dalengadale pergjate me teper se peseqind vjetes dhe sot nuk do te permendej me ne asnje harte pervec atyre historike. Pra nje Shqiperi e pavarur ne ato kushte do te thoshte vdekje e saj, ndaj nuk mund te shtrohet problemi a duhen “denoncuar” apo jo pushtuesit. Shqiptaret ne ate kohe zgjodhen te integroheshin ne perandorine osmane, me mire se sa te shqyheshin nga fqinjet.
Gjithashtu eshte e rendesishme te theksojme qe pergjate kesaj “bashkejetese” peseqind vjecare gjerat nuk kane shkuar gjithmone vaj. Kjo edhe per shkak te ndryshimeve te pushtetit ne vet perandorine osmane, por gjithsesi nu kmund te abuzohet me rastet sporadike. Gjithashtu eshte e rendesishme te theksohet se periudha e pushtimit osman duhet ndare ne dy peeriudha: para dhe pas tanzimatit, reforme e cila u perpoq te zevendesonte administraten shqiptare ne trojet tona me turq, gje qe coi ne acarime dhe mospajtim te populltes. Nje gje te tille e veren edhe Sami Frasheri ne “shqiperia, cka qene, c’eshte dhe c’do te behete”, ku ai ndan kohet e lavdishme te marredhenieve me turqit (qe ai i quan popuj miq), ku shqiptaret u pasuruan, u forcuan dhe u bene faktor i rendesishem jo vetem ne rajon por edhe me gjere, nga kohet e acarimit qe erdhen pas reformave te xhon turqve.
Sigurisht qe ka dhe mjaft gjera te tjera qe nuk kemi hapesiren e duhur per t’i shprehur dhe nje diskutim i tille hap shume debat, por duhet t’i shohim gjerat me kutin mates te asaj kohe e jo te kesaj te sotmes.