NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

*Plisi*

Primus registratum
NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

rugova_corriere.jpg

_17.jpg

_03.jpg

_02.jpg


Chiesa di S. Maria Regina
13 febbraio 2003 - ore 18.00

In occasione della presenza del Presidente Rugova a Terni per ritirare il premio San Valentino, a lui assegnato quest‘anno, la Parrocchia di Santa Maria Regina ha organizzato un concerto in suo onore.

Francesko Battistini
"Corriere della Sera"


Një shqiponjë dykrenare në një qark të kuq, e vendosur në sfondin blu, një yll gjashtëcepësh si ai i Skënderbeut dhe mbishkrimi Dardania. Këto do të jenë elementët e rinj të flamurit të Kosovës, e cila pret të fitojë pavarësinë madje para vitit 2005, siç deklaron edhe presidenti i saj, Ibrahim Rugova. Në një intervistë për gazetën "Corriere della Sera", lideri kosovar tregon përgatitjet për pavarësinë dhe zbulon projektet e tij për të ardhmen e vendit.

Corriere della Sera: Presidenti Rugova, është e vërtetë që keni ndërruar fenë tuaj në atë kristiane?

Ibrahim Rugova : Të themi që tashmë ushqej një farë simpatie për kulturën kristiane dhe atë perëndimore.

Corriere della Sera: A mund ta quajmë një rrugë të re shpirtërore këtë tuajën?

Ibrahim Rugova : Kultura jonë është perëndimore. Edhe historikisht, besimi i parë fetar i praktikuar nga populli shqiptar ishte kristianizmi. Xhamitë dhe të tjerat mbërritën te ne më vonë. Me ardhjen e osmanëve, një pjesë e popullsisë ndërroi fenë me detyrim. Kjo vazhdoi edhe pas rënies së Skënderbeut dhe rezistëncës së tij ndaj invazionit turk.
Një rikthim te rrënjët atëherë…
Ka patur një ndikim mysliman shumë të thellë, i cili edhe sot shfaqet te emrat dhe traditat e popullit tonë. Myslimanë dhe të krishterë janë integruar me një farë harmonie mes tyre. I vetmi shkak i mbijetesës sonë ishte toleranca reciproke. Pa të do të ishim zhdukur prej kohësh. Tashmë secili mund të zgjedhë lirisht fenë e tij…

Corriere della Sera: Por ju jeni presidenti i vendit…

Ibrahim Rugova :Interesi im kulturor dhe shpirtëror është krejtësisht personal. E shihni atë pikturë (tregon një pikturë në sfond të gjelbër). Është vepër e Pjeter Bogdanit. Ishte peshkop i Kosovës, që në vitin 600 luftoi hyrjen e islamit në këtë vend. Një figurë e jashtëzakonshme dhe shumë aktuale për atë që kërkon të kuptojë këto epoka përballjesh mes qytetërimeve të ndryshme.

Corriere della Sera: Kur do të pagëzoheni?

Ibrahim Rugova : Të shohim, tani për tani synimi im është mbi të gjitha politik. Unë kam për qëllim të promovoj një tolerancë të vërtetë mes kristianëve dhe mylimanëve.

Corriere della Sera: Keni ndërmend të ndërtoni një mauzoleum për Nënë Terezën?

Ibrahim Rugova : Është ëndrra ime; një muze për Nënë Terezën e Kalkutës, një shqiptare dhe një kristiane e madhe. Është projektuar nga dy arkitektë italianë, Bruno Valente e Giuseppe Durastanti.

Corriere della Sera: Por, a nuk mund t‘i përdorni këto fonde për nevoja më urgjente?

Ibrahim Rugova : Projekti do të financohet nga donacione individuale. Sidoqoftë, ne na duhen këto simbole. Dhe fundi i fundit, me fondet e një kishe nuk mund të ndryshojë ekonomia e vendit.

Corriere della Sera: E cilit vend ? Ju flisni për pavarësi dhe amerikanët kanë caktuar vitin 2005 si datë për diskutimet e statusit, por Kosova varet ende nga Serbia, të paktën zyrtarisht...

Ibrahim Rugova : Do të jemi të pavarur para vitit 2005. Dhe kjo është hipotezë realiste.

Corriere della Sera: Ju jeni në favor të kthimit të serbëve në zona si Peja, që kontrollohen nga ushtarët italiane, ku bashkëjetesa është e thuajse pamundur?

Ibrahim Rugova : Po, tashmë janë kthyer rreth 7 000 serbë. Por kjo varet nga zgjedhjet individuale dhe jo nga propaganda e Beogradit, që krijon shpesh destabilitet.

Corriere della Sera: Në Vjenë, në bisedimet e para Prishtinë-Beograd, ishit vetëm ju. Krerët e lartë të ish-UÇK-së dezertuan. Pse ?

Ibrahim Rugova : Ndodhesha atje si president i Kosovës. Të tjerët hezituan. Por kjo bën pjesë në dialektikën normale të demokracisë.

Corriere della Sera: Është e vërtetë që Beogradi është gati të heqë dorë nga Kosova në këmbim të dy miliardë dollarëve dhe hyrjes në BE?

Ibrahim Rugova : Nuk di asgjë. Për ne çmimi i paguar është lufta. Pastaj, nëse serbët duan të hyjnë në BE, kjo është puna e tyre.

Corriere della Sera: Sa duhet të zgjasë prania ndërkombëtare në Kosovë?

Ibrahim Rugova : Misioni i OKB-së po i transferon thuajse të gjitha kompetencat autoriteteve tona. Përsa i përket NATO-s, bazat do të vazhdojnë të jenë këtu.

Corriere della Sera: Si do të jetë Kosova e pavarur ? Çfarë flamuri do të ketë? A do të ndryshojnë kufijtë?

Ibrahim Rugova : Flamuri ynë është gati tashmë. Një shqiponjë shqiptare në një qark të kuq të vendosur në sfondin blu, si qielli, symbol i tolerancës dhe Europës. Do të jetë edhe mbishkrimi Dardania, emri i lashtë i Kosovës, si dhe një yll me gjashtë cepa, ylli i Skënderbeut. Ndërsa, kufijtë nuk do të ndryshojnë; nëse e bëjmë këtë do të kemi konflikte në të gjithë Ballkanin.

Corriere della Sera: A do të valëvitet ky flamur në katedralen e Nënë Terezës?

Ibrahim Rugova : Shpejt për ta thënë një gjë të tillë. Ekzistion terreni, guri i parë është hedhur. Në vitin 2004 do të nisin punimet dhe më pas na duhet ta mbarojmë shpejt ndërtimin e katedrales.
besiana.ifo
 

Artemis

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

Nje Palaco!( eshte kompliment ky pra)
 

loni

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

Neser me qene nje shtet mysliman i fort sikur keta te perendimit do te thoshte se "une jam mysliman" njeri pa ide pa fe edhe pa komb e kemi po cka me bo tash Paljaco i Popullit te Kosoves ahahhaa por edhe pyetjet qe iu jane bere ishin shume prokovokative skish faj i shkreti...
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

akoma po genjehen kosovaret nga rugova?
 

Dua

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

S'u bo nami qe ka nderru fe! Nuk eshte as i pari e as i fundit, sa e sa fytyra publike kane bere te njejten gje, per nje arsye ose tjeter. Tekefundit, Shqipetaret ne myslimanizem i konvertoi Turku me qejf o me hater, se perjete e per mot kane qene Katolike. Une s'po e mbroj Rugoven, se nuk kam ndonje simpati kushedi se cfare per ate, ama edhe per t'u share nuk eshte, s'e malin nuk e mori, nderroi fe. E thjeshte fare!


D.
 

loni

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

Nuk e ka nderru veq simpati ka shpreh...
 

OROSHI

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

Besimi ne nje fe eshte dicka personale,mos tju djege shume se pastaj duhet tja filloni me katragjyshat tuaj te cilet ishin te paret qe tradhtuan fene e shqiptareve,pastaj,jeni msu me nderrimin e fese ju!!!
 

amar

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Besimi ne nje fe eshte dicka personale,mos tju djege shume se pastaj duhet tja filloni me katragjyshat tuaj te cilet ishin te paret qe tradhtuan fene e shqiptareve,pastaj,jeni msu me nderrimin e fese ju!!! [/qb]
----------------------------------------------
o orosho oo koktul sa here te kam thene dhe te them se shqiptaret krishterizmin e kane te pranuar me dhune kurse islamnin e pranuar me qejf sepse i pane perparsite e islamin ndaj krishterizmit kete gje nuk e kane bere vetem shqiptaret por shume popuj ne bote qe paten kontakt ta perjetojne islamin siq duhet,une cdo here te kam dhene pergjegje te tille ,mirepo kur eshte kerkuar nga ti ndonje pyetje ti je humbur nga forumi sikur faksi ne `81
 

Artemis

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

Po sikur ceshtja e Kosoves te ngele hapur deri sa Kinezet te behen superfuqi?! Rugova do te na behet Budist?!
Ky "ballanc" e ben aq qesharake ceshtjen sa eshte per tu dhimbsur- IRITIMI me i madh eshte Flamuri se pari ( nga pershkrimi i Doktor Ibrahimit) flet per nje shije te keqe, joestetike- se dyti shqipetaret e kosoves me ne fund per qejfine te gjithe armiqve shendrrohen ne "kosovare"!
Nje BYTHELEPIRES fosil qe mendon se kompromiset jane criter i diplomacise-

:mad:
 

loni

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

Pajtohem me ty 100% Artemis...feja ndoshta nuk eshte shume me rendesi...por kjo do te thote mendjelehtesi se po ta besh do te thote qe do ndryshosh shum gjera...eshte shum keq qe kemi nje njeri te till dhe ende e mbajm si kryetar...
Cfar mund te presesh ti prej nje njeriu qe shkoi edhe puthi ****** milloshit...hahaha por duhen edhe kesi lloj njerezish te na ndhmojm te shkojm drejt perendimit,por jo ne krye te nje shteti,,,
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

JO KATEDRALES
NË EMËR TË SHQIPTARISË SË IMAGJINUAR
Prof. Dr. Muhamet Pirraku
Prishtinë 2003


PAK FJALË PËR LEXUESIN

Shkruarja e këtij libri është nxitur nga të zezat e njerëzve tanë, ndaj është zë nga thellësia e qenies së ndërgjegjes sime, protestë kundër dhunës psikologjike fetare mediale të Kishës Katolike të Kosovës, tepër minore, ndaj masave shqiptare myslimane dhe qenies historike të kombit shqiptar në përgjithësi si dhe të shqiptarëve të Kosovës në veçanti. Eshtë album i dëshmive për identitetin e kombësisë shqiptare si dhe për identitetin historik fetar e kulturor të Kosovës - pjesë e pandashme e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë.

Varri iu bëftë dritë Prof. Aleks Buda, që më këshilloi, me besim të madh: Nëse dëshiron Tapinë shqiptare mesjetare paraislame të Kosovës, dhe të pjesëve të tjera të vendeve të banuara historikisht me shqiptarë myslimanë, merru me hulumtimin dhe ndriçimin e kalimit të shqiptarëve në Islam. Aty e ke edhe emrin për popullin dhe për vendin, shqyptar si dhe Shqypnin! E dëgjova dhe luftën me pseudoshkencën historiografike si dhe etnografike serbe e fitova përfundimisht, më 20 prill 1990, në Simpoziumin e Shoqatës së Etnologëve të Serbisë, në Suboticë.

Kurrë nuk kam menduar se atë arsenal të dijes duhet ruajtur për ta mbrojtur, në rrethana të quajtura liri, Tapinë e shqiptarësisë së Kosovës, identitetin dhe njënihë Fe - Atdhe të shqiptarëve myslimanë nga lugatnimi aktual i krishtërimit katolik në Kosovë. Atëbotë ndjehesha i fortë, tashti jam i demoralizuar.

Nuk mund të ngritet shqiptarësia katolike e imagjinuar e Kosovës pa shqiptarësinë myslimane historike të saj. Shqiptarët jetojnë në Ballkan, të rrethuar me ordodoksë me gjene antishqiptare. Dhe, po të kishte gojë kombi shqiptar, do të lemëriste: "Më lini rehat ta jetojë rrugën time të zhvillimit ... !,

Librin: "JO Katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar" , e përbëjnë dy shkrime që kanë fat të njëjtë të lindjes dhe janë dëshmi e përmbushjes së një pjese të detyrës sime ndaj thirrjes: Atdheu në rrezik! Në pjesën e parë: "Toleranca fetare bazë e ardhmënisë paqësore në Kosovë", është denoncuar, në një kohë shumë të nderë, dhuna gjenocidale e kishës ortodokse serbe ndaj shqiptarësisë së Kosovës, kurse në pjesën e dytë: "JO Katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar", denoncojmë propagandën e Kishës Katolike në emër të së vërtetës së Fesë së Krishtit - për konvertimin në katolikë të shqiptarëve myslimanë. Njëkohësisht, i themi: JO-në intelektuale vendimit të Presidentit të Kosovës për ngritjen e katedrales politike në obonin e Gjimnazit `Xhevdet Doda" - në qendrën e qyetit, Prishtinë.

Këto dy shkrime, për nga mesazhi, qartë e plotësojnë njëri - tjetrin: Njënia shqiptari - Shqipëri mbi të gjitha!

Prishtinë, 15 prill 2003


PARATHENIE PER BOTIMIN E DYTE

Libri Jo katedrale në emër të shqíptarisë së imagjínuar pa dritën e botimit më 28 prilli 2003, dhe shkoi në duar të lexuesve, përfundimisht, brenda muajit maj, kurse kërkesat për librin u shtuan, veçanërisht, pas promovimit, më 7 qershor 2003.

Vërtet, rreth 70% nga botimi i parë është falur. Libri u është dhuruar kryesisht intelektualëve me karakter fetar të luhatur nga ndikimi patriotik ateist enverist në emër të shqiptarisë. Ndikimi pozitiv i librit është i madh. Dhjetëra profesorë universitarë, dhjetéra shkrimtarë e kritikë letrarë, dhjetëra studiues të kulturës, dhjetëra historianë, dhjetëra publicistë, dhjetëra analistë politikë, veprën pamfletike, Jo katedrale në emër të shqìptarisë së imagjínuar, e quajnë të arritur shkencërisht, unikat në mendimin tonë shkencor, kulturor dhe shoqëror, të balansuar kombëtarisht dhe fetarisht, të duhur për momentin historik të kombit shqiptar në mjegulInajë katërçipërisht.

Këtë e vërtetoi edhe 'Tribuna: Katedralja pro et contra", më 7 qershor 2003, mbajtur në Institutin Albanologjik të Príshtinës, ku morën pjesë 259 veta, të gjithë intelektualë, laikë e fetarë, kryesisht universitarë As prifti kroat; dom Isidori, siç doli nga paraqitja e tij (në njëfarëdore "në emër të Ipeshkvisë së Kosovës) - i natyralizuar në shqiptari romano-katolikisht, tepër antiislam, nuk arriti të shqiptojë asnjë fjalë mospajtimi me librin Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar. Kjo është fibre e së vërtetës së hidhur.

Në përfundim të Tribunës u falën njëzet librat e fundit nga kontigjenti i botimit të parë, Mirëpo, pa u shpërndarë pjesëmarrësit e Tribunës, u paraqitën Miqtë e së vërtetës shkencore-islame, me kërkesën për ribotimin e librit. Ata morën zotime se kontigjentin e botimit të dytë, me një tirazh pesë herë më të madh se botimi i parë, do ta administrojnë vetë. Libri do të shpëmdahet me një çmim rreth dy herë më i lirë se i botimit të parë. E tëra kjo ishte lehtësim shpirtëror, fizik dhe material për mua. lshte shpërblim, dora-dorës, për suksesin tim në fushë të dijes, me rëndësi për momentin shoqëror shqiptar.

Librin e rilexova, e rishikova si dhe e mata mirë. 1 harra gabimet e korrekturës, ndikova në qartësimin e ndonjë mendimi, e të ndonjë gjykimi, dhe e plotësova me disa të dhëna, të cilat, gjatë shkruarjes së librit, nuk më ishin dukur të rëndësishme për momentin.

Nisur nga fryma dhe porosia e shkrimit, pjesë të librit tim e quaj shkrimin recensional të Ragip Gjoshit, gazetar, publicist, krijues letrar si dhe komandant për moral në radhët e UÇK-së. Ndaj, këtë shkrim do e sjell në vend të hyrjes për këtë botim. Asnjë luftë nuk fitohet vetëm.

Në këtë parathënie, me dhembje shpirtërore e dinjitet, më duhet të konstatoj, dhiatë imja për brezat: Katedralja romano-katolike, sipas gjithë gjasësh, do të ngritet në zemrën e Prishtinës, në vendin e gjimnazit shqiptar "Xhevdet Doda", pikërisht si dënim i Zotit për jetën morale dyfytyrëshe, qytetare të padinjitetshme, të masës shqiptare islame dhe të inteligjencies nga radhët e saj. Nëse ndodhë kjo, katedralja katolike, dhunë politike aktuale lëdëkëisto-pëshëdëkëiste, do ta legalizojë kishën dhunë politike serbe në ambientin universitar, në një anë, dhe do t'i promovojé mynxyrat e mesjetës evropiane në Kosovë dhe gjetkë në trojet shqiptare, në anën tjetër.

Me pakë fjalë: me katedralen do të nisë fillimi i fundit të fenomenit historik tolerancë e shumicës shqiptare islame ndaj pakicës shqíptare të krishterë romano-katolike në Kosovë, në një anë, dhe legalizimi i marrëdhënieve, vazhdimisht nën plaf, të kishës romano-katolike "shqiptare" me kishën ortodokse serbe, në emër të ekumenizmit, përball islamit – shqiptarësisë historike të Kosovës.

Vërtet, konvertimet individuale në të krishterë katolikë, protestanë apo satanistë të intelektualëve me ideologji laramane ateisto-kosmopolite qelepirxhinj, të varfanjakëve dhe të të semurëve mentalë, nuk do të ndikojë që komuniteti shqiptar mysliman historik të mos mbetet, edhe më tutje, kumunitet fetar më i madhi në Kosovë dhe në arealin etnokultutor e gjeopolitik shqiptar, së paku për kohën sa fetë të jenë faktor civilizimi në vet Evropën. Kjo aq më parë kur dihet se në shumë pjesë të Shqipërisë Etnike, të mbajtur copë-copë me dhunë ndërkombëtare, feja islame, edhe më tutje, do të ketë rëndësi për ruajtjen e ekzistencës shqiptare para rreziqeve asimiluese greke, bullagro-maqedone, serbo-malaziase dhe, pse jo, edhe italiane e kroate.

Shkurt e qartë: për katedralen në zëmër të Prishtinës, parafjalë e shkërmoqjes së tolerancës fetare ndërshqiptare historike në Kosovë, kanë përgjegjësinë partitë politike, institucionet (pa)shtetërore të Kosovës, me emër: Pitati i quajtur Akademik Nexhat Daci dhe i mjeri kryerninistër, dr. Bajram Rexhepi, kurse kryefajtorë janë: Imzot Mark Sopi, i padijshëm, por i përkushtuar, më tërë gjakun - krishtërimi mbi të gjitha, Presidenti koncensual politik i Kosovës, as Ibrahim as Abraham, i papjesëtueshëm as me veten, i vendosur - për pushtetin edhe shqiptarisë dhe Hirësia e tij, dr. Rexhep Boja, jashtëkohor dhe pa guximin intelektual - i padenjë për postin, në këto kohë të leshta.

Ndaj, libri Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagiinuar, një ditë do të shërbejë bazë e aktakuzës kundër atyre të cilët, për dashurinë ndaj fesë së Krishtit, sakrifikuan unitetin kombëtar, dhe shqiptarësinë historike të Kosovës.
Kombi mbi të gjitha!
23 qershor 2003
A u t o r i


NE VEND TÉ HYRJES

JO E MADHE INTELEKTUALE PËR NGRITJEN E KATEDRALES POLITIKE

Ragip Gjoshi

Doli nga shtypi libri i dr. Muhamet Pirrakut "Jo katedrale ne emër të shqiptarisë së imagjinuar'. Ky libër ka 193 faqe dhe rezyme në gjuhën angleze. Ia vlenë të lexohet si një përpjekje që i heq maskat kësaj ideje marroqe dhetepër qëllimkeqe.

Pas disa reagimesh me peshë, lidhur me vendimin për ngritjen e një katedraleje katolike në oborrin e gjimnazit "Xhevdet Doda" në Prishtinë, i nxitur dhe provokuar intelektualisht nga zëra ndjellakeq që thërrasin për ndasi politike, kombëtare e fetare, studiuesi dhe historiani i mirënjohur, dr. Muhamet Pirraku, nga thellësia e qenies së ndërgjegjes prej dijetari, si një zë proteste, nxori librin e tij me të ri, që i kushtohet eksluzivisht kësaj problematike.

Libri i dr. Pirrakut, i cili sapo ka dalë nga shtypi, në ballinë mbanë titullin thirrje: 'Jo katedrale në emer të shqiptarisë së imagjinuar". Ky libër vjen në një moment të veçantë, të shtegtimeve tona drejt plotnisë së lirisë, tash kur jemi në një udhëkryq historik, dhe mesazhi i tij duket të jetë i qartë, si një JO e madhe intelektuale vendimit të kryetarit të Kosovës për ngritjen e katedrales politike në oborrin e gjimnazit "Xhevdet Doda" - në qendër të qytetit të Prishtinës .... !

Ky libër ka dy pjesë. Është i sajuar nga dy trajtesa të autorit. Syzheu, por edhe objektivi i librit, është demaskimi i marifetllëqeve të krishtera katolike antiislame "presidenciale" që po përdorën si truk politik për të "mashtruar' Evropën, njësoj siç u veprua me qëndrimin anti-UÇK-e, para dhe gjatë Luftës Nacionaiçlirimtare, për të mashtruar Millosheviçin ?!?

Në pjesën e parë të librit, objekt i trajtimit është "Toleranca fetare - bazë e ardhmënisë paqësore në Kosovë". Është ky një shkrim që këtu vjen si një dosje e hapur e krimeve të Kishës serbe ndaj shqiptarëve. Ky studim ishte shkruar për Konférencën për Paqe e Tolerancë në Vjenë, më 16 e 17 mars 1999. lshte kjo një qasje e shkruar në rrethana të rënda historike, si një zë denoncues ndaj dhunës në permasa gjenocidale të kishës ortodokse serbe ndaj zhbërjes së Kosovës dhe të shqiptarësisë së saj. Vërtet, kjo pjesë e librit është shkruar kur Kosova ishte e mbytur në gjak dhe e kallë në zjarr nga okupatori serb. Aktualiteti i përmbajtjes së këtij shkrimi edhe sot është i freskët.

Në pjesën e dytë të librit të dr. Pirrakut, është trajtesa që zë vendin qëndror, Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar", titull me të cilin është emërtuar libri. Përmbajtja e këtij shkrimi vjen si akuzë e argumentuar dhe si kundërshtim këmbëngulës ndaj Kishës katolike, e cila, në "emër të së vërtetës së Fesë së Krishtit', bën përpjekje të parreshtura për konvertimin e "heshtur të shqiptarëve myslimanë në katolikë. Po ashtu mesazh i fuqishëm, nëpërmjet argumenteve, i dërgohen edhe dr. Rugovës, i cili, sipas autorit, me plot hile e ka mbështetur idenë për ngritjen e Katedrales katolike mbi themelet e një shkolle laike. Njëkohësisht, Rugova, duke u bërë "më Papë se papa!", kundërshton vendimin dhe vënien e gurthemelit të Monumentit të Lirisë në ambientin universitar të Prishtinës.

Më një gjuhë herë-herë të mjaft të ashpër, e me një demoralizim të hetuar - nga fugatimi aktual i krishtërimit romano-katolik në Kosovë, dr. Muhamet Piffaku argumenton se "nuk mund të ngritët shqiptarësia katolike e imagjinuar e Kosovës, pa shqiptarësinë myslimane historike të saj!"

Në këtë libër, thirrje për JO të madhe Katedrales, Pirraku apostrofon edhe faktin se shqiptarët në Ballkan jetojnë të rrethuar me ortodoksë me gjene antishqiptare. Dhe, spikat: "Po të kishte gojë kombi shqiptar, do të lemeriste - Më lëni rehat tajetojë rrugën time të zhvillimit!"

Profesor dr. Muhamet Pirraku, autor i shumë studimeve dhe publikimeve, njëri ndër studiuesit e historisë së kulturës në Kosovë-, sjell një vistër faktesh shkencore për identitetin e kombësisë shqiptare dhe për identitetin historik, fetar e kulturor të popullit të Kosovës, si pjesë e pandashme e tërësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë. Në libër autori dëshmon tapinë e autoktonisë së shqiptarisë, identitetin fetar plotë toierancë, ndër shekuj, dhe, sipas tij, dikush dëshiron ta ngre lugat mesjeten!

Me një guxim qytetar dhe intelektual, Pirraku radhitet, pas reagimeve të vyera të intelektualëve: Mehmet Kraja, Sadri Fetiu, Bislim Lokaj dhe Ilir Krasniqi, por me argumente proveniencash të shumta dhe me qasje shumë më të përkushtuar për ta treguar shkallën e rrezikshmërisë së Vendimit të Kryetarit të Kosovës, Ai parreshtur, në gjithë librin, bën thirrje për të hequr dorë nga ngritja e një katedraleje politike!!!

Autori përpjekjet e Rugovës i quan "hipokrizi në emër të shqiptarisë së imagjinuar katolike!?!" Madje sipas këtij libri, i cili tashmë ka arritur në duart e shumë lexuesëve, "kërkesa për lugatimin e mesjetës" është mjet i nxitjes së urrejtjës ndërfetare dhe i luftës ndërfetare shqiptare në përmasat asnjëherë më parë të njohura. Ndaj, gjithë porosia e kësaj vepre mund të sublimohet në kërkesat për tërheqjen e pakusht të vendimit nga ana e dr. Rugovës dhe Imzot Mark Sopit, dhe, për ndërtimin e objekteve kapitale fetare e kulturore, të vendosin Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës. Pirraku thërret: Patjetër të hiqet godina e Kishës ortodokse serbe nga ambientet universitare, sepse është një objekt i dhunës politike dhe gjenocidaie antishqiptare!

Duke sjellë plot argumente për domosdonë e tërheqjes së vendimit politik të AntiGjergjit, të quajtur 1. Rugova, i cili pas obstruksionit që i ka bërë Luftës nacional çlirimtare të UÇK-së, është pozicionuar në përpjekjet për të devalvuar rolin e kësaj Ushtrie të lavdishme. Kështu, për të përmbysur skenarët e rinj të tij, autori i librit mbështetet edhe në konstatimin e Mehmet Krajës, se 'Vendimi për ndërtimin e Katredrales në qendrën e një qyteti ku 99.9% e popullsisë është me përkatësi fetare myslimane, që është kryeqyteti i një vendi po me këtë përkatësi, mbi 95%, është vendim kryekreje politik. Përveç Pirrakut, kundë realizimit të idesë për ngritjen së Katedraies romano-katolike në qendër të Prishtinës, janë prononcuar edhe intelektualë të tjerë.

Dr. Sadri Fetiu thotë, se;"Katedralja në qendër të Prishtinës reflekton mjerimin tonë shpirtëror, fukarallëkun tonë mendor dhe poitronizmin tonë shekullor ndaj të huajve, që kanë vepruar pothuajse gjithnjë kundër interesave tona kombëtare".

Piképamjet e Fetiut jané shprehur qarté né milefin e tij ndaj poltronizmit dhe diferentizmit té intelektualéve shqiptaré, duke théné se: "nése ndodh kjo éshté miré qé né vend té Fakultetit té Rologjisé té ndértojmé njé çmendiné me permasa gjiganteske, pér ta vendosur né té gjithé budallakíné qé ka lulézuar né kokat e disa politikanéve té dorés sé pare dhe té njé pjese té elektoratit té tyre".

Në kontekst të dëshmisë për heqjen dorë nga kjo ide, në këtë libër vjen edhe reagimi i Ilir Krasniqit, i cîli, pasi i llogariti, me matematikë, vlerën e tokës që do të marrë kisha romano-katolike për katedralen, për 26 herë më të madhe se çmimi i një shkolle të tipit "magazinë ruse" që do ta ngritë kisha romano-katolike, theksoi burrërisht: Del se edhe: Selia e shenjtë, Vatikani, plaçkit Kosovën. ...!?!

Studiuesi Pirraku, pérveç ideatoréve té kétij vendimi, né shénjestér ka véné edhe "intelektual' e "akademiké", si Ali Podrimja, pér mbéshtetjen e idesé sé ngritjes sé késaj katedraleje, siç kritikon edhe matrapazé té tjeré té letrave tona dhe té tarafeve té ndryshme intelektuale e politike.

Né fund té librit Jo katedrale né emér té shqiptarisé sé imagjinuar, autori pér vend té Katedrales romano-katolike propozon tokén e ndaré pér Tempullin e Paqés "Néna Tereze", ndérsa né vendin e gjimnazit "Xhevdet Doda" preferon té ngritet MONUMENTI I LIRISE', té cilin kryetari dhe KK i Prishtinés nuk duan ta shohin né ambientet studentore

Si porosi pérmbyllése e kétij libri, mund té vijé sentenca e studiuesit Rexhep Qosja:

“Tè jesh aty ku nuk luftohet génjeshtra, éshté njésoj si té jetosh aty ku nuk luftohet pushtimi", té cilén autori sikur ta keté pasur pér moto té pérkushtìmit té tij pér té mbrojtur JO-né e madhe intelektuale pér ngritjen e katedrales politike né qendér té Prishtinés”.
 

altinzaka

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

HARRUAT O SHQIPTARE QE NE KOHEN E SKENDERBEUT ISHIM TE GJITHE KATOLIKE, TURKU DHE GREKU NA PERCAN NA SHKATERRUAN SI KOMB,UNE MENDOJE QE RRUGOVA KA BO SHUME MIRE DHE SHEMBULLIN E TIJE DUHET TA NDJEKIN TE GJITHE ATA SHQIPTARE SI MYSLIMANE DHE ORTODOKSE,NUK KA RRUGE TJETER PER SHQIPERINE... NJE FE NJE KOMBE :wink:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

Pikerisht,ne riperqafimin e fese te te pareve te vet,Rugova tregoi qe eshte shqiptar den-babaden,dhe jo mbetje Turko-arabe.Arabet e kane hale ne sy,e kuptojme dhimbjen e tyre,zoti u dhashte kivet,se me rizgjimin e gjakut shqiptar ne dejet edhe te te tjereve,arabet kane per te humbur krejt Kosoven!!!
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

shume e lidhni fen me shtetsine. Pse duhet te jesh turk po ishe musliman? atere dhe po ishe i krishter duhet te jesh italian a ku di un.

Fe te kene ca te duan robt, dhe ishalla nuk fillojne e ndjekin aq shume sa te harrojne qe jane te gjithe shqiptare e ti kundervihen njeri tjetrit. se feja ka sjell luftra pa fund neper bote.
 

giglio

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

mire o plis qe ke shkruar per ibrahim rugoven qe eshte kthyer ortodoks ,intervisten ate gazeten ca domethen se spo te mar vesh ik o shoku ktheu nga ana tjeter e shkriferosu se nuk mbin gruri ne plis
 

altinzaka

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

o giglio, kristiano katolik plako..... :tipsy:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

Bravo i qoft!! Politikan i zgjuar.

Shpresoj qe figura te tjera te larta te ndjekin shembullin e tij. Ne qoft se kjo nuk i shkon per hise islamistave radikal ateher le te shkojn te banojn me arabet. Rrugova eshte per tolerance por ama nuk duhet qen tolerant me anti tolerantet.

Mendoj se eshte dicka shume e mire per Kosoven dhe shpresoj qe kosovaret te vene ne radh te pare aspiratat e tyre kombetare e jo besimet fetare.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

LR
Hajt se do te ndegjoim ty se koke shume i menqur
 

redhat

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

O Plisi,a e vazhdon prap avazin e vjeter aa?
Qenke mesu me punu mire me PAINT SHOP BRO


Nuk e ke larg,do marresh sulm ne zemer tuj andrru per Rugoven! :goofy:
 

redhat

Primus registratum
Re: NGA PUBLIKIMI I KOVERTIMIT NË KATOLIK TË IBRAHIM RUGOVËS NË ITALI – GJYSËM ILEGAL

Fillimisht postuar nga LR:
[qb] Bravo i qoft!! Politikan i zgjuar.

Shpresoj qe figura te tjera te larta te ndjekin shembullin e tij. Ne qoft se kjo nuk i shkon per hise islamistave radikal ateher le te shkojn te banojn me arabet. Rrugova eshte per tolerance por ama nuk duhet qen tolerant me anti tolerantet.

Mendoj se eshte dicka shume e mire per Kosoven dhe shpresoj qe kosovaret te vene ne radh te pare aspiratat e tyre kombetare e jo besimet fetare. [/qb]
:book:
LR i nderuem
sikur t`ishte kjo e vertet,do gezohesha edhe une.
Po leri te lutem pallavrat e Plisit :tipsy: se si duket ka pag kogja te majme me punu me montazha,mu sikur shkijet...


Sa per temen,presidenti ka deklaru ne tv e Prishtines se asnjeher nuk ka dhene interviste nje gazete te tille.

Po kerkove ne kete arkivin e kesaj gazete artikullin e "shkruar"ai nuk ekziston aty.

Po deshe,kontrolloje dhe bindu/ni
/pf/images/graemlins/wink.gif
Jete te gjate presidentit te Kosoves
rh

:rockband: :rockband: :rockband: :rockband:
 
Top