Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

xhoni

Primus registratum
Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

Ne tema te ndryshme kane lindur mbase pa dashje debate te tilla.
Do doja mendimin tuaj per favoret dhe disfavoret e nje emigranti te zakonshem ne Usa krahasuar me ne te Evropes.

Sa e vertet eshte thenia qe ne Usa jetohet per te punuar ndersa ne Evrope punohet per te jetuar???????
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

Do mundohem te jap disa fakte per sa i perket ndryshimeve politike/ekonomike/shoqerore qe ekzistojne ndermjet nesh(EU) dhe atyre(USA) /pf/images/graemlins/laugh.gif ,nga ana sociale ne qendrojme shume me te mbrojtur sesa ata te USA-s,nga ana politike,ne EU,mbreteron tani per tani e majta,pra jemi disi me te mbrojtur nga ndjenjat raciste,por politika Evropiane eshte gjithsesi nje politike e kamufluar raciste,nga ana shoqerore ekziston nje hendek i madh ne mes te emigranteve dhe popullates autoktone.Megjithate une nuk mund te flas per te gjitha vendet e EU-se,ketu ku jetoj une (Belgjike)politika shteterore ndikohet shume nga politika Franceze,dhe pothuajse ne te gjitha gjerat bien dakord,bashkepunimi ndermjet tyre eshte gjithashtu i madh.Belgjika eshte gjithashtu vendi i dembeleve,sepse ndihma sociale eshte 600.E ne muaj.
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

qe te pergjigjesh saktesisht ne kete teme, duhet te kesh jetuar ne te dy kontinentet, megjithate jam e mendimit qe eksperiencat e te gjithe ne emigranteve jane te ndryshme nga e njerit dhe e tjetrit...
une kam jetuar ne europe (jashte Shqiperise) per nje periudhe relativisht te gjate, dhe mu desh shume kohe per te arritur pak a shume ate qe kerkoja. diskriminimi i te huajve eshte shume me i ndjeshem ne europe se ne USA.
nderkohe qe ne USA arrin aty ku do, me shpejt se ne europe, mentaliteti i amerikaneve eshte i ndryshem nga i europianeve. t'a ofrojne shansin nese kane besim ne aftesite e tua. ndersa ne europe, me shume veshtiresi t'a japin shansin, sepse nuk nisen nga aftesite, por nga vjen...
perfundimisht, eshte pak e vertete qe jetohet per te punuar ketu, dhe punohet per te jetuar ne europe, por jo per te gjithe emigrantet. disa vuajne shume, disa me pak. sic thashe dhe me pare, eksperiencat tona jane shume te nryshme nga njeri-tjetri...
une mund te flas mire per ameriken e keq per europen, ne nje kohe qe dikush tjeter flet krejt te kunderten, bazuar ne eksperiencen e vet...
rrofte puna, kudo qofte, se na mban gjalle...pa ne amerike, europe, kudo qofte, nuk jetohet pa pune...
 

xhoni

Primus registratum
Re: Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

Mendoj se rracizmi eshte shume me i theksuar ne Evrope,bile ne amerike eshte e paperfillshme perqindja e rracizmit.
Ne Evrope,te qenit afer me Shqiperine i ben te ndihen disi me mire sidomos ata qe kane lene familjet.
Ndersa per sa i perket te berit qejf(nese mund te shprehem keshtu)jam i bindur se ketej eshte me mire.

Ehe femrat jane shume e shume me te mira sesa ato bufalaqet qe hane gjithe diten Mc donald's.

Shkurt muhabeti per mua amerika eshte per familjaret.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

Une kujtoja qe gjithe femrat amerikane ishin si ato te Miami Beach?? :cry: :cry: :cry:
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

Orosh, mos u mërzit bre burrë! Kush mburret më fort ai që e ka bo me evropiane apo ai që e ka bo me amerikane? Këtu nuk fus kënaqësinë se kjo është relative!

Seriozisht, mendoj që në Europë ka vështirësi integrimi të ndryshme nga Amerika por përgjithësisht do të thoja që është më e lehtë jeta në Europë se në SH.B.A, të paktën për një shqiptar. Mentaliteti jonë është më shumë Europîan se Amerikan!
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

po te jesh me familje ne amerike, eshte me kollaj se ne europe. shqiptaret jane me ziliqare ndaj njeri-tjetrit ne europe se ne amerike.
ketu kur takon nje te panjohur rastesisht, pyetja e pare eshte ku punon? dhe nese ti s'punon, bejne te pamunduren te te ndihmojne te gjesh dicka. te pakten kjo eshte eksperienca ime.
kurse ne europe eshte shume veshtire te gjesh pune, edhe me shume e veshtire kur nuk ke dokumenta. Franca eshte shume raciste dhe plus qe te ben dembele. te le te jetosh me asistence, te paguan shtepine, te jep ndihma per studimet, etj etj dhe s'ke asnje deshire te punosh pastaj. amerika te ben te kerkosh me shume nga vetja. po s'punove ketu, vdes. nevoja per te mbijetuar ne kete xhungel si amerika, na ben me te zotet, e te dalim mbi shume amerikane ose te huaj te tjere qe gjenden ketu...konkurrenca na ben me te forte, nderkohe qe letargjia ne europe na meson te rrime kot, te shijojme papunesine e te kenaqemi me pak.
 

mon

Primus registratum
Re: Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

La douce a e ke njohur francen nga afer?
Per racizmin nuk di cte te them ne krahasim me ameriken. Sa per punen e xhungles por me duket se njerezimi ka disa shekuj qe po mundohet te dali nga pylli. Sa per dembelizmin mund te te them se une per vete nuk e shoh si faovrizim te dembelizmit ndihmen sociale ne cdo vend qofte por me teper si perkrahje dhe solidaritet ndermjet njerezve qe duan te jetojne bashke dhe ku njeriu nuk eshte ujk per njeriun. Nuk e di a e ke menduar ndonjehere se nga vijne parate me te cilat mbahen keto njerez qe sipas teje jane dembele dhe nuk punojne? Ka edhe ne europe njerez qe punojne, mirepo punojne ne menyre te zgjuar, me mire te paguajne pak me shume takse dhe te kene shkolle te sigurt per femijet, ilace falas e spitale falas sesa te punojne gjithe jeten deri ne pleqeri e kur vjen puna te dalin nga spitali dy ore mbas operacionit sepse nuk kane para, te punojne gjithe jeten dhe te mbyten ne ne borxhe per te cu femijet ne shkolle. Pastaj varet ne ca vendi te europes ke jetuar, ne greqi eshte e sigurte qe nuk do arrish shume duke qene shqiptar.

Per mendimin tim problemi qendron te konceptimi i shoqerise, individualiste apo solidare.

Sa per punen e te kenaqurit me pak, varet se ckerkon secili ne jete. Jo te gjithe e ndiejne veten mire kur kane me shume para, une per vete nuk kam pare njeri te marri paret me vete ne varr.

Desha tju pyes dicka ju qe jeni ne amerike, a eshte e vertete qe ne amerike ka lagje zezakesh, cifutesh, kinezesh e italianesh dhe qe lejohet perdorimi i armeve, por po te te shohin me shishe birre ose cigare te tregojne me gisht?

Pershendetje te gjitheve!
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

moni78 e kam njohur shume mire dhe gjate Francen nga afer, madje ne qytete te ndryshme.
une jam natyre qe kerkoj shume nga vetja dhe nuk mund te jetoj pa punuar. ne france jetova shume vite, mbarova dhe shollen dhe gjithmone mbeta ne kerkim te asaj qe doja te beja, sepse nuk me jepej mundesia te isha ne nivelin qe kerkoja.
e di shume mire se nga vijne parate e asistences, nga ata qe punojne e paguajne taxa, njesoj si dhe ne amerike.
nuk e di nese ti e di qe dhe ketu ekziston asistenca dhe ndihma sociale, sigurimi shendetesor nga shteti per ata qe nuk kane te ardhura te mjaftueshme, per te cilin paguhet nje minimum shume ne muaj etj etj

Franca te ben dembel dhe kete mund te t'a provoj me fakte, por me mesazhe personale, sepse nuk dua te jap shume detaje ne nje teme ku nuk flitet per mua, familjen dhe miqte e mi.

nuk e di sa kohe ke jetuar ne France, ndoshta dhe je ende atje, por do doja shume te dija se pas sa kohesh arrite ate qe doje dhe cfare eshte ajo qe doje...
 

Vals

Primus registratum
Re: Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

Moni,
Armet lejohen te mbahen ME LEJE dhe te perdoren per sport (gjueti) ose per pune (policat). Mund edhe ta hedhesh lumin per vetembrojtje por duhet te kesh prova te forta. Ben pjese tek lirite dhe te drejtat e njeriut te garantuara nga Kushtetuta e amerikes. Armet qe perdoren per vrasje rrugeve jane shumica pa leje, ilegale, qe ma do mendja do ishin akoma ne qarkullim edhe sikur te mos lejohej mbajtja e armeve fare. Amerika ke tradita shume te vjetra per armet dhe perdorimin e tyre ndaj do ishte shume e veshtire te nfryshohej nje tradite e tille. Nejse, ky eshte diskutim I gjate po ta bera si paranteze per te kaluar tek ceshtja e cigareve dhe birrave. Ndalimi i cigares ne ambiente te mbyllura/publike ka gjithashtu te beje me te drejtat e njerezve, te atyre qe nuk pine duhan qe jane shumica ne kete vend. Llogjika eshte e tille : duhani eshte provuar qe eshte i demshem, atehere pse duhet ata qe kane zgjedhur te mos pine te demtohen nga ata qe e pine. Sidomos ngaqe eshte e pamundur te mbash tymin larg atyre qe nuk e pine ne ambiente te perziera. Dmth eshte gjetur zgjidhja duke favorizuar shumicen. Persa i perket alkolit, edhe kjo ka te beje me traditen (puritane) amerikane qe jane strikt me ekspozimin e te rinjve ndaj alkolit. Shqiperia sidomos po Europa ne pergjithesi jane me te lire ne kete drejtim. Un emendoj qe frenimi i tepert i njerezve ju ben dem sepse shikoja ne universitet si benin pas pijes shoket e mi vetem se s’kishin bere ndonjehere. Pra, jo te gjitha rregullat jane te drejta per te gjithe po duhen pare ne kontekstin e vendit.
Edhe nje gje qe harrova, ne amerike ke te drejte te mbash arme por nuk ke te drejte ta tregosh ne publik edhe po e pate per pune. E njejta llogjike shkon per shishet e birres/alkolit J
 

mon

Primus registratum
Re: Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

faleminderit vals.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

Do të thoja që SH.B.A janë mË shumë një shoqëri "biblike" me karakteristika të theksuara konservatore në disa raste (puritanët) dhe shumë liberale në raste të tjera (qytetet e mëdha). Pra në SH.B.A i gjen të dy ekstremet por ajo që serviret nga qeveria është kryesisht konservatore sidomos në regjimet e Bush & Son. Kjo u pa më së miri në rastin e luftës së Irakut (të dy luftrat) dhe mbas 9/11 kur nuk guxoje të flisje kundër presidentit apo SH.B.A sepse nuk dihej se ç'ngjante (terror psikologjik). Pas 9/11 ka patur raprezalje dhe jo vetëm mbi arabët.

Tani le të flasim për Europën "rraciste". Ai që ju e quani rracizëm nuk është i tillë në të gjithë Europën pasi në të shumtën e rasteve është një përpjekje e ruajtjes së identitetit dhe gjithë vlerave të lidhura me të ose reagime ndaj një grupi të një komuniteti etnik (kriminelët shqiptarë, p.sh). Sigurisht që ka edhe racizëm të mirëfilltë por po aq sa edhe në SHBA në mos më pak!
Përsa i përket jetës kjo është më e këndshme në Europë dhe kjo as që diskutohet.
La Douce, mund të punosh edhe në Europë edhe në Shqipëri sa të duash dhe nëse kjo të bën të ndihesh mirë atëherë për ty "Amerika" është gjithandej! Fakti që në SH.B.A të ka dalë shansi më shpejt ka të bëjë ndofta me degën në të cilën ke mësuar si dhe me kërkesat për këtë degë në Francë e SH.B.A. Në SH.B.A % e të diplomuarve është më e ulët se në Europën perëndimore kështu që është më e thjeshtë për një të diplomuar të gjejë punë.
Është fakt që SH.B.A ka më shumë vende pune se Europa dhe kjo vjen si pasojë e pasigurisë në punë që egziston në SH.B.A si dhe nga popullsia më e vogël e SH.B.A!

Po të konsiderojmë vendet e Europës së veriut përfshi edhe Gjermaninë atëherë të gjitha shifrat flasin në favor të Europës.

Asistenca sociale në SH.B.A, me ç'më kanë thënë, është vështirë të merret dhe nuk mbulon pothuajse as qeranë e shtëpisë. Për mua kjo nuk është as lëmoshë. Politikat sociale të SH.B.A ndërrojnë sa herë që ndërrohet presidenti duke krijuar një pasiguri skandaloze tek ata që varen më shumë tek shteti.
Asistenca për më tepër nuk është për dembelët por për ata që për një arsye apo një tjetër humbasin vendin e punës e nuk i përgjigjen dot detyrimeve që kanë panvarësisht nga sa i kanë dhënë shoqërisë gjatë kohës që kanë punuar. Ajo është një e drejtë dhe jo privilegj në një shoqëri të tillë konsumi si kjo ku jetojmë!
 

iliriano

Primus registratum
Re: Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

Emigrante mbetesh kudo qe te shkosh!
Por diskiminimi qe u behet te huajeve ne Europe eshte i padurueshem :mad:
 

zog

Primus registratum
Re: Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

perbuzesh (nençmohesh ose diskriminohesh) vetem kur e ke koken me cepa..........hehe!

du me thon qe ............kur s'je i bukur dhe kerkon te marresh me shume se te japesh, eshte normal qe do te perbuzin. bile jane te kulturum.

te qeme ne do ti kishim vare prej komesh ne litar.
 

iliriano

Primus registratum
Re: Nga ndryshon jeta e emigrantit ne Amerike dhe atij ne Evrope?

O xhaxhi zog emigrantet ne europe diskriminohen dhe nencmohen pa dallim koke apo ngjyre /pf/images/graemlins/laugh.gif pasi trajtohen te gjithe njesoj si zezaket /pf/images/graemlins/laugh.gif

Nuk kuptoj perse kerkon qe ta mohosh kete fakt o ish komunist i falimentum qe ke mbetur rrugeve te Europes pa te ardhme si zezak /pf/images/graemlins/laugh.gif qe di vetem te derdellisesh e te na shesesh mend ketu ne forum.

Po te ishe burre si cna hiqesh ketu n forum kishe qendruar ne shqiperi..dhe nuk kishe marre arratine neper europe.

Tipat si puna jote jane te destinuar te bejne nje fund te keqe!

Dhe meso qe here tjeter mos ti nenvleresosh njerzit pa i njohur :thumbsup:
 
Top