Nga jeta e rokut, drejt në xhihad!!! (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
e9da4dffb14bea964d63b3e49a07bb3a.jpg



Një vajzë britanike, dikur këngëtare e një bendi të muzikës rok, tash raportohet se ka shkuar në Siri për të luftuar për islamizmin.
Mediat britanike raportojnë se Sally Jones, e cila është nënë e dy fëmijëve, kishte lënë jetën e shfrenuar të rokeres dhe ishte shndërruar në myslimane.

20f168d442fd04787bfd733f186f22bc.jpg


Me kalimin e kohës ajo ka ndryshuar emrin në Umm Hussain al-Britani ndërsa është martuar me hakerin britanik të shndërruar në xhihadist, Junaid Hussain.

b2afa79282b378a2546c2782298ec5b0.jpg


Dyshja thuhet se janë njoftuar përmes internetit dhe besohet se kanë udhëtuar të ndarë në Siri për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.

faa4fc1658a0b500831d9c64b673e9ad.jpg


Sipas Daily Mail, burri i saj është njëri nga të dyshuarit për prerjen e kokës së gazetarit amerikan James Foley.

de54aac904e20aeb1a10c6dfe861493b.jpg


6d3b6328549971efd65cd0933d7989d1.jpg
 
Top