Shume artikul interesant:
Nexhmije Hoxha: Shqipërinë
po e rrjepin për së gjalli
TIRANË - Bashkëshortja e ish diktatorit Enver Hoxha është rrëfyer ndër të rrallat herë gjatë e gjërë në lidhje me disa prej çështjeve kyçe që kanë të bëjnë me periudhën e komunizmit në Shqipëri. Në intervistën për Janush Bugajskin në tv Albanian Screen, Nexhmije Hoxha jep detaje rreth Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe më pas Partinë Komuniste, regjimin komunist dhe vitet e demokracisë.
Dua ta nis duke ju pyetur… Teksa hedh vështrimin prapa, përpara kohës së luftës, kur ishit ende e re, çfarë ju tërhoqi në veçanti te marksizëm-leninizmi, si në aspektin ideologjik ashtu dhe atë politik. Si u angazhuat aq thellë në fazat e para të lëvizjes komuniste shqiptare?
Sё pari desha t’ju falenderoj pёr vizitёn qё mё bёtё nё shtёpi dhe veçanёrisht pёr intervistёn qё mё propozuat. Ështё njё nder pёr mua qё tё komunikoj me ju dhe faleminderit pёr fjalёt e mira qё thatё. Tema ishte shumё e gjerё, kёrkesat tuaja ishin shumё tё gjera. Unё do të mundohem t’i pёrmbledh nё disa pika dhe ju do mё ndihmonit tё mё ndёrprisnit dhe, tё jap ato qё ju interesojnё veçanёrisht juve. Kam parasysh qё kam dhe gjёra qё ju interesojnё juve dhe qё i interesojnë edhe publikut qё do tё na shohё kёtu nё Shqipёri, por duke marrё parasysh edhe publikun nga vini juve. Lidhur me kёtё do ta filloja me luftёn Nacional-Çlirimtare, siç i themi neve, ose lufta partizane siç i thatё juve. Kjo ёshtё e para qё na nxiti mё shumё qё tё marrim pjesё nё kёtё lёvizje tё madhe antifashiste. Pёrsa i pёrket jetёs sime do tё flas mё vonё, ndaj do tё filloj me rolin e luftës Nacional-Çlirimtare, partizane. Populli shqiptar ёshtё e njohur qё gjithmonё ka luftuar pёr liri, pavarёsi nё shekuj, historikisht. Por, gjithnjё kjo luftё ka qenё me çeta tё vogla, me komandant tё njohur, ose me kapedanё, qё luftonin kundёr perandorisё otomane. Kurse, lufta Nacional-Çlirimtare, qe njё luftё e madhe, qe njё luftё e lavdishme dhe ajo dallon shumё nga e kaluara, se pёr herё tё parё kjo luftё u shtri shumё nё territorin e Shqipёrisё. Pёr herё tё parё pjesmarrja e popullsisё ishte nё mёnyrё krejt masive. Pёr herё tё parё nё Shqipёri u njohёn demonstratat masive. Kёtu luajtёn rol shumё studentёt, rinia. Kur them studentёt, nuk janё universitarё, se Shqipёria nё atё kohё nuk kishte universitete, por nxёnёsit e shkollave tё mesme. Kishim gjimnaz nё Tiranё, atë tё djemve, Institutin e vajzave me 800 veta, ishte teknikja amerikane, pastaj dhe nё vende tё tjera; nё Korçё ishte liceu francez; në Shkodёr kishte gjimnaz; në Elbasan pedagogjike.
Domethёnё studentёt bёheshin disa mijёra vetё, prandaj qytetet njohёn demonstratat kundёr okupacionit fashist, nё fillim atë italian, pastaj dhe mё vonё. Njё gjё tjetёr e re ishte se gjithnjё luftrat çlirimtare, tё paktёn nё Shqipёri, janё bёrё nga fshati nё qytet. Zbrisnin çeta tё vogla, sado qё tё ishin, pёr tё çliruar atё zonё, pёrfundimisht apo pёrkohёsisht. Kurse, pёr herё tё parё, qyteti ngjitej nё male dhe siç thashё kёto ishin disa mijёra. Me kёtё bёhet njё pёrmbysje e tёrё jo vetёm nё atё kohё lidhur me luftёn, se rinia mёson se si luftohet, kupton dhe ndёrgjegjёsohet mё mirё nё kёtё drejtim, por edhe çon nё hapjen e rrugёs sё emancipimit tё tё gjithё shoqёrisё shqiptare dhe qe me tё vёrtetё njё emancipim. Nё kohёn kur filloi lufta, mbreti Zog, ose nё regjimin e mbretit Zog, kishte gjithsej 630 intelektualё me arsim tё lartё. Ju mendoni tani qё gjithё kёto mijёra, se janё aq, pasi siç thashё, vetёm instituti femёror kishte 800 vajza qё dilnin mёsuese. Ishin hapat e para qё u bёnё pёr tё ndryshuar shoqёrinё shqiptare.
Më falni që po ju ndërpres, por nga biseda juaj kuptova se gratë kanë luajtur një rol të konsiderueshëm gjatë lëvizjes guerilase. Kjo theu traditat e shoqërisë patriarkale dhe tradicionale. Cili ishte roli i grave në lëvizjen partizane?
Nga eksperienca ime, por qё nuk ёshtё e vetme kjo eksperiencё, nё kohёn qё u bё lufta nё vitet 1940 nё Shqipёri kishte shumё fanatizëm lidhur me gruan. P.sh nёna ime dilte me çarçafё dhe me perçe. Unё jam nga njё zonё verilindore, nga Dibra, qё tani bёn pjesё nё Maqedoni. Erdhëm kёtu nё Tiranё qё nё 1928 si refugjatë, sepse nё Manastir ku kam lindur nuk kishte shkollё. Unё u bёra 7 vjeç dhe familja ishte nё vёshtirёsi ekonomike se ishin pesё vёllezёr, familje patriarkale. U shpёrndanё vёllezёrit ca kёtu nё Shqipёri, ca nё Turqi. Pra, erdhëm kёtu pёr dy arsye: Pёr çёshtje ekonomike dhe pёr shkollё. Unё fillova
shkollёn e parё fillore kёtu. Tani merreni me mend, kur mbarova shkollёn fillore – ishte fati i shumё vajzave ky – nёna ime mendonte: Mjaft, kaq. Dmth duhej dhe unё tё vija çarçafin qё kish mbetur nga sundimi ottoman nё disa zona, nё qytete. Ështё zona Verilindore, Shkodra, Shqipёria e mesme, por qytetet, se nё Shqipёrinё e Mesme fshatarёt dhe kudo nё Shqipёri nuk kanё vёnё kurrё çarçafё… Dhe Kavaja disa vende. Kur erdhёm ne pastaj, kёto i digjnim me ceremonira, derisa u zhduk. Me luftёn time personale, se e doja shkollёn, por mё ndihmoi dhe mёsuesja. Babai im ishte deri diku pak mё liberal se ishte lidhur me grupet atje nё Manastir pёr gjuhёn shqipe. Ai i kishte mёsuar edhe nёnёs tё lexojë dhe atёherё ishte diçka e madhe qё burri tё merret me gruan. Kёshtu unё fitova dhe ndoqa Institutin femëror “Nana Mbretёreshё“ quhej atёherё, 8 vjet. Ne kishim profesorë shumё tё mirё, tё tёrё tё pёrgatitur jashtё, nё Stamboll, nё Vjenё, nё Itali. Shkolla ishte shumё e fortё, me gjuhё tё huaja dhe tё tjera. Unё qё nё 1936 jam marrё me lёvizjen revolucionare, se kjo shtypje nё familje, ose qё shikoja nё vajzat e reja, ndikoi tek unë. Isha tip i tillё qё lexoja shumё, dёgjoja shumё, por edhe vuaja vuajtjen e grave dhe tё vajzave, se unё fitova, por ato ishin tё tёra nё shtёpi. Takoheshim, rrinim bashkё. Qё nё 1936 unё kam shkruar dhe nё shtyp. Ka dalё qё unё e kam shpallur se do tё vijё njё ditё qё ne do ta kalojmё kёtё gjё dhe duhet ta kalojmё. Jam njohur me Qemal Stafёn me lёvizjen komuniste, jam pёrfshirё nё kёto grupet komuniste qё nё 1937-ёn.
Pastaj, natyrisht, unё u pёrfshiva nё lёvizjen e rinisё antifashiste, u zgjodha nё Komitetin Qendror tё kёsaj lёvizje ku sekretar politik ka qenё Qemal Stafa, i cili ishte njё i ri i shkёlqyer, 19 vjeç. Ishte i dalluar nё burgje. Pёr fat tё keq, shoku i afёrt i Enverit, gjashtё muaj pas themelimit tё Partisё, u rrethua nё njё bazё, qё ishte si ilegale dhe u vra. Pra, unё u lidha qё nё 1936 – mё bёn përshtypje jeta e brendshme – isha lidhur me kёta tё Botёs sё Re, qё nxirrnin revistёn “Migjeni”. Ishin dy –tre gra aty tё njohura me emra, por nuk ёshtё nevoja tё ndalemi. Ishin mё tё moshuara, kёshtu qё u lidha me to, bёnim njё veprimtari dhe lexonim. Do thosha se në mendonim pёr Bashkimin Sovjetik, por letёrsia vinte nga perёndimi, nga Franca, se andej vinin studentёt, vinin libra. Ndaj lexonim Barbyse, Ibsen, Ibanjez, Dikens, bile edhe Dostojevskin e Tolstoin, por tё pёrkthyer.
Pastaj, pasi plasi Lufta e Dytё Botёrore dhe pas themelimit tё Partisё Komuniste, neve u angazhuam pёr nё luftё. Unё personalisht si anëtare e Komitetit Qendror tё Rinisё kam punuar dy vjet ilegale. Bёra 4 muaj mёsuese, pasi mbarova Institutin. Nga demonstratat u kompromentova. Erdhёn tё mё arrestojnё. Shpёtova. I ika arrestimit, u fsheha dhe qendrova ilegale pёr dy vjet. Kam punuar kёtu nё Tiranё, pastaj 9 muaj dola jashtё nё male.
Dua t’ju ndërpres pak, para se të vazhdoni më tej. Partia u themelua në mënyrë të pavarur, apo mos ndoshta Bashkimi Sovjetik dhe jugosllavët luajtën një rol për themelimin e Partisë Komuniste
Shqiptare?
Nё kёtё kohё qё vendi ishte okupuar dhe plasi dhe Lufta e Dytё Botёrore kёto grupet tona komuniste ishin nja tre-katёr. Unё kam qenё tek grupi i Shkodrёs. Enveri ka qenё nё grupin e Korçёs. Nuk njiheshim. Jemi njohur pikёrisht nё kёtё mbledhjen e rinisё qё kemi bёrё. Ata donin tё bashkoheshin, por grindeshin me njёri-tjetrin, “jo jam unё i parё”, “jo je ti” e kёshtu qё u kёrkua ndihmë nga
Jugosllavia, qё tё luante njё rol arbitri pёr tё bashkuar komunistёt. Neve ju drejtuam Jugosllavisё se mund t’i drejtoheshim edhe Italisё, se kemi patur mjaft lidhje me komunistёt italianё, por e para ata ishin okupatorё nё vendin tonё dhe ishte mё e vёshtirë, kurse me Jugosllavinё ne kishim dhe problemin e Kosovёs dhe prandaj e gjetёm mё tё pёrshtatshme. Kanё ardhur kёtu pёr tё ndihmuar nё kёtё drejtim dy persona: Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha. Miladin Popoviçin e kemi çliruar ne vetё, se ka qenё nё njё kamp këtu. E kishin arrestuar fashistёt atje, se ishte sekretar politik nё Prishtinё. Nё fakt, kёtu
ka njё problematikё tё tёrё, se ndihma e tyre nuk ia vlejti, se vetëm sa e dёmtoi luftёn tonё Nacional- Çlirimtare. Nё ç’pikёpamje? Se akuza nga kundёrshtarёt tanё, nga pala kundёrshtare ishte se Partia Komuniste Shqiptare ishte nёn ndikimin e Jugosllavisё, kurse alergjia e gjithё shqiptarёve lidhur me Serbinё ёshtё shekullore. Pra, nuk ishte gjё e re lidhur me marrёdhёniet, por sidomos me trajtimin qё i
ka bёrё shqiptarёve tё Kosovёs dhe gjithё shqiptarёve qё mbeten nё trojet matanё. Kjo tezё ka rёnё nga historianёt tanё mё tё pёrgatitur, por edhe historianë kosovarë. Dhe vetё Gjilasi qё ishte ideologu i dytё i Titos, kur u nda nga Tito sigurisht e ka vertetuar, e ka deklaruar qё nuk ёshtё e vёrtetё. Por, unё mund tё them qё kёto grupe u bashkuan dhe Enveri kishte njё rol tё veçantё nё kёtё drejtim. Pse?
Sepse ai nuk ishte pёrzier nё asnjё grup nё fillim, dhe mё pas, pasi u kthye nga Franca, ai ishte profesor nё liceun e Korçёs. U lidh me grupin e Korçёs. Kundёrshtarёt kanё pёrdorur tezёn qё Enveri nuk ishte
i organizuar, por grupi i Korçёs dhe kryetari i tyre e mori nga rruga se ishte dhe mysliman, se u duhej edhe njё mysliman, pasi të gjithё ata tё Korçёs ishin ortodoksё. Kjo ёshtё njё tezё shumё banale, ndaj dhe jam e detyruar tё them dhe e kam pёrdorur kёtё qё: nё 15 anёtarёt e kёsaj mbledhje, 3 ishin intelektualёt. Ishte njё Koço Tashko, mё i moshuari, por qё aty kishte njё vend nderi, (tё mos jap shumё
hollёsira). Thoshte jam lidhur me Kominternin edhe kishte ngatërruar shumё grupet dhe kёshtu u vendos qё ai tё mos kish tё drejtёn tё zgjidhej dhe u la mёnjanё. Dy tё tjerёt ishte Enveri dhe Qemal Stafa, por Enveri ishte 12 vjet mё i moshuar sesa Qemal Stafa dhe kishte njё eksperiencё shumё mё tё gjerё se ai. Qemal Stafa ishte 19-20 vjeç nё atё kohё. Enveri kishte njё formim tё dyanshёm nga njё pikëpamje patriotike dhe revolucionare. Vinte nga njё familje nga Gjirokastra. Gjyshi i tij ishte pjesmarrёs nё Lidhjen e Prizrenit, kurse xhaxhai i tij mori pjesё nё mbledhjen e shpalljes sё Pavarёsisё nё Vlorё. Kёshtu nga familja kishte kёtё edukatё. Gjirokastra, gjithashtu, ёshtё nё kufi me Greqinё dhe kanё pasur gjithnjё fёrkime dhe kontradikta, jo vetёm me propagandёn, por edhe me agresione. Dhe thonё qё shtёpia e Enverit qё ёshtё djegur mё 1913 ёshtё njё variant qё ёshtё djegur nga grekёt. Xhaxhai i Enverit ka qenё shumё aktiv, ka qenё Kryetar i Bashkisё nё Gjirokastёr, ka marrё pjesё edhe nё çetat me armё dhe njё nga iniciatorёt e Klubeve Patriotike. Pra, sa ishte nё Gjirokastёr, nё moshёn e re, nё adoleshenёn e tij, Enveri pati njё formim patriotik. Mё pas shkoi nё liceun e Francёs dhe atje filloi edukimi lidhur me principet e revolucionit francez, dhe jo vetёm, pasi ai ishte shumё i dashuruar pas historisё, kishte lexuar shumё. Ai u regjistrua nё Montpelje. Qendroi tre vjet, por nuk e ndoqi pёrveçse njё vit. Ju ndal edhe bursa qё ju dha nё lidhje me rezultatet nё liceun e Korçёs. Ai e ndёrpreu se ju dha botanikё dhe, ai nuk e donte botanikёn, donte histori dhe çёshtje shoqёrore. Kёshtu qё pa interes, ai e la atё. Kjo çёshtje ёshtё pёrdorur shumё tani: jo Enver Hoxha nuk ka diplomё universiteti, por ai u lidh me tё gjithё grupet marksiste nё Francё dhe i ndiqte ato vazhdimisht. U regjistrua mё vonё nё Belgjikё. Njё histori tjetёr kjo, qё prapё e kundёrshtoj. U bё konsull nё Belgjikё, por nuk e bёri mbreti Zog. Por, siç ёshtё rregulli bёjnё dhe Konsuj Nderi, dhe ai ishte njё aristokrat belg dhe e mori si sekretar Enverin. Atje ai u regjistrua nё Fakultetin Juridik. Ndoqi gjithё këto mitingjet e frontit popullor nё ato vite, qё bёheshin nё Francё. Krijoi lidhje me gazetёn “L’Humanite”, me Pol Vajan Kuturie. Kёshtu qё ai e kishte njё formim edhe revolucionar, por jo vetёm. Dhe qё kёtu kish njё frymё rinia jonё. Ishte inteligjenca e re qё po ngrihej, e vjetra kishte njё farё formimi oriental. Dhe kёshtu nё mbledhjen e parё, u mor njё vendim i drejtё, qё pёr shkak tё grindjeve mes grupeve u vendos qё asnjёri tё mos zgjidhej kryetar dhe, se puna do ta tregonte. Kjo ёshtё pёrdorur se dalin dhe thonё: Ou! Zbulim, nuk ёshtё e vёrtetё qё Enveri ёshtё themelues i Partisё. Por kёtё nuk e ka thёnё as Enveri, as ne nuk e kemi thёnё. Kjo ёshtё shkruar nga tё tjerёt mё vonё. Nё fakt ai u dallua nga tё tjerёt, sepse u la si sekretar pёr Tiranёn, kur u bё konferenca. Pse kёtu nё kryeqytet?.. Se kёtu ishte lёvizja mё e gjallё. Enveri jo vetёm qё pati atё edukatё qё unё thashё, por ai e njihte tё gjithё ambientin nacionalist dhe kёtё e kishte krijuar edhe nёpёrmjet kunatit tё tij, burrit tё motrёs qё ishte antizogist i emigruar, por edhe me tё emigruarit shqiptar antizogistё nё Francё, ai kishte krijuar njё lidhje. Konareja quhej ajo e Parisit. Kёshtu qё filloi punёn me ta pёr tё aktivizuar frontin Nacional-Çlirimtar. Njё gjё qё desha ta theksoj, kur u formua partia
mё 8 nёntor tё 1941 ёshtё fakt qё nё programin apo thirrjen qё ju drejtua popullit nuk u vendosёn parrullat e internacionalizmit proletar, por kryesisht bashkimi i shqiptarёve pёr çlirimin e atdheut,
dmth bashkimi pa idelogji, pa marrё parasysh ideologjinё, fenё dhe krahinёn. Nё bazё tё kёsaj u thirr pastaj edhe mbledhja shumё e rёndёsishme e Pezёs nё shtator 1942. Aty morёn pjesё shumё
nacionalistё, jo shumё, 15 veta ishin gjithsej, ku kam marrё pjesё dhe unё si pёrfaqёsuese e rinisё dhe e gruas. Pёr historinё e Shqipёrisё ishte njё fakt qё pёr herё tё parё nё njё mbledhje tё tillё me rёndёsi
historike kombёtare merrte pjesё njё grua. Aty ishin tё pranishёm edhe politikanë qё kishin marrё pjesё edhe nё Kongresin e Lushnjes – pjesё e historisё sonё këto – por nё Kongresin e Lushnjës u vendos qё Tirana tё bёhej kryeqytet. Ishin tё pranishёm edhe tё tjerё, gjysma nacionalistë dhe gjysma shokёt tanё: Unё nga rinia, Enveri dhe tё tjerё.
Dua t’ju bëj një pyetje e cila është me interes të veçantë për historianët e rajonit. Mund të na jepni një ide se cilat ishin marrëdhëniet mes Enver Hoxhës e Titos, e thënë ndryshe mes Partisë Komuniste Shqiptare dhe komunistëve jugosllavë, gjatë periudhës së luftës deri në vitin 1948, deri në prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve?
Nё fakt neve fituam dhe çliruam vendin, por nuk qemё nё kushtet qё tё siguronim pavarёsinё e vendit. Nё Jaltё, siç e dini dy tё mёdhenjtё e botёs, Çërçilli dhe Stalini, si tё thuash me njё laps tё kuq ndanё
zonat e influencёs, dhe Çërçilli siç dihet mori Greqinё, kurse Stalini Jugosllavinё. Nё kёtё mbledhje nuk u pёrmend Shqipёria fare, por ishte kuptuar qё Jugosllavia kishte planifikuar qё Shqipёrinё ta pёrfshinte
nё Federatё, kurse gjithё plani jonё dhe ёndrra jonё ishte – unё nuk e pёrmenda mё parё – por Enveri gjatё luftёs bёri aktivitete tё veçanta qё tё pёrgatitej edhe Kosova, qё t’i ngjitej Shqipёrisё, pas pёrfundimit tё luftёs. Ai u mundua shumё se atje ishte gjendje shumё e vёshtirё, sepse ndёrhynё nacionalistёt, pranuan prishjen e kufirit, dmth u vunё nё kundёrshtim me Kartёn e Atlantikut. Neve ishim plotёsisht dakord me kartёn e Atlantikut lidhur me ato dy çёshtje tё mёdha: e para njёherё vetёvendosja, qё ishte e pёrhershme dhe pёr kёtё janё bёrё edhe dy mbledhje, ajo e Bujanit dhe njё tjetёr. Pёrsa i pёrket kufijve ne thoshim që gjatё luftёs nuk na leverdis neve tё prishim kufijtё, sepse duhet tё pranojmё qё kemi bashkёpunuar me gjermanёt. Kёshilloheshin shokёt komunistё, shumё shkuan andej, u dёrguan nё Kosovё qё tё formonin njё lёvizje kundёr fashizmit, njё lёvizje kundёr kёtij bashkimi artificial dhe tё dёmshёm. Nё rast se nuk do tё pranohej kjo, ose nuk do ta kuptonin kёtё, Kosova nuk do tё kishte edhe atё pak autonomi qё e pati, por do tё dёnohej shumё rёndё. Kjo e Kosovёs ёshtё njё problem tjetёr shumё i gjerё. Tito nё fillim mendohesh për kёtё, edhe Enveri e dinte qё me anёn e Federatёs Ballkanike qё kishte Stalini me Dimitrovin mund tё zgjidhej edhe problemi i bashkimit tё Shqipёrisё dhe tё Kosovёs. Kjo ide ra pastaj mё vonё, se Stalini pa qё Tito donte ta drejtonte ky atё, bile nё bisedime tё zjarrta qё po dalin tani, qё po botohen nga arkivat ruse i thotё: Jo, jo, federatё Stalin, jo, jo federatё me Bullgarinё, dhe më vonё Shqipёria. Titoja i vuri bёrrylin Dimitrovit. Mirёpo Enveri pёr federatёn ka thёnё: Ide e mirё dhe duhet punё e madhe pёr kёtё. Kaq dhe kjo çёshtje ra. Por, sidoqoftё Jugosllavia, aq mё shumё qё kishte edhe njё lloj mbёshtetje nga Stalini dhe, unё them Enverit dy gjёra i lidhёn duart – siç themi ne shqiptarёt – nё veprimin e tij tё lirё. Menjёherё pas çlirimit, se ne morёm pushtetin, ai ishte komandant i pёrgjithshёm i ushtrisё, u bё kryesor u bё kryeministёr, ministёr i Jashtёm dhe ministёr i Mbrojtjes. I mbajti tё tria, por i kishte duart tё lidhura. E para, prej vendimit tё Jaltёs, qё nuk mund ta kundёrshtonim dhe e dyta, lidhur me indiferencёn dhe injorimin nga ana e Stalinit tё Shqipёrisё. Deri nё 1947, Shqipёria nuk kishte asnjë kontakt me Bashkimin Sovjetik, me udhёheqjen e partisё. Gjatё luftës nuk erdhi asnjё ushtar. Asnjё ushtar sovjetik nuk ka shkelur kёtu. Nuk kishim asnjё lidhje me komandёn atje, vetёm çfarë dёgjonim Radio Moskёn, po nё kёtё mes edhe Radio Londrёn, mё shumё, çdo natё, por jo gjё tjetёr.