Re: Nese femra do te drejtonte boten....
Ka dy pengesa kryesore qe i pengojne femrat te kene pozita fuqie te njejta ne numer me meshkujt. Se pari historikisht femrat deri vone nuk jane lejuar te edukohen pervecse ne rolin e tyre si amvisa dhe nuk jane lejuar te hskojne ne universitet. E drejta e votes gjitahshtu erdhi vone dhe grate perjahstoheshin nga debatet politike qe ndodhnin kryesisht ne klube ku vetem burrat lejoheshin. Megjithese historia flet per femra shume te zgjuara qe ja dolen pavaresisht nga pengesa te tilla, prape numri i udheheqesve femra eshte me i vogel sepse do vite te krijosh breza femrash per perkrahin femra te reja ne rritje karriere sic perkrahin meshkujt njeri tjetrin sot.
Pavaresisht, sot ka shume femra te zgjuara qe mund te kene pozita me teper se c'kane. Nganjehere kjo eshte nje zghedhje personale qe ka te beje me faktin e dyte qe eshte biologjia. Femrat i lindin femijet, s'ka rruge tjeter dhe natyra i ka bere te lidhen me femiejt en ate fare mase qe karriera s'te hyn me ne sy. Per kete flas nga eskperience. Nqs do te synoja nje pozite te fuqishme, do rrija ne punen qe kisha por qe s'dp me lejonte te shpenzoja aq kohe sa desha me femijen tim. Une kete nuk e sakrifikoj dot. Per burrat keto zgjedhje jane relativisht me te lehta se duke patur nje femer ne shtepi qe bie ne rrolin e rriteses se femijes, ata mund te shpenzojne me teper kohe ne pune dhe te arrijne majat e karrieres qe duan. Kuptohet, ka dhe shume raste kur baballaret bejne te njejten zghidhje me nenat per te shpenzuar me teper kohe me familjen e tyre.
Sikur te kishte me teper femra ne pozita drejtimi, do kishte me teper drejtesi pasi nga natyra femrat jane me te drejat ne ndarjen e detyrave dhe te vleresimeve. DO kishte me pak "lufte" dhe me teper dialog se femrat jane me te ndjeshme me kane qejf te ndertojne konsensus. Prape keto qe them jane pergjithesime. Problemi me i madh qe kane femrat tani eshte se thuhet qe te besh karriere si nje mashkull duhet te behesh dhe sillesh si nje mashkull (si psh e lartpermendura Jozefine). Keto tipa s'jane "femra" pasi kalojne ne ekstrem duke dashur te emulojne agresivitetin e meshkujve dhe i bejne shume dem figures se femres. Po s'e kane fajin ato ne fund te fundit, e ka fajin shoqeria qe i shtyn femrat te jene sipas ca imazheve shabllone ne menyre qe te jene te sukesshme. Nuk e di cila eshte zgjidhja po une me gjithe qejf do deshiroja te kisha nje karriere shuem aktive nqs do me lejonte te shpenzoja kohe me femijen tim.