Re: Nese femra do te drejtonte boten....
Une jam dakort me faktin qe meshkuj e femra kane natyra te ndryshme: meshkujt jane shume praktike,dalin ne te njejtin perfundim me femren por pa i komplikuar shume gjerat,jane me indiferente ne lidhje me pasojat qe mund te sjelle tek dikush nje vendim i tyre,jane me te ftohte ne gjykim,i shohin gjerat bardhe e zi,jane shume me te predispozuar per te sakrifikuar per vazhdimin e nje karriere...nga ana tjeter femrat jane me shpirterore,nuk marrin dot nje vendim duke e "zhveshur" nga ndjenjat,jane me te afta se meshkujt ne pergjithesi per sa i takon fushes se te folurit,se te berit debat,jane me impulsive,me te rrembyera,me pasionale e me te perkushtuara etj etj.
Por ajo qe i "pengon" femrat ne vazhdimin e karrieres e ne arritjen e posteve drejtues eshte fakti qe zgjedhin nje jete familjare,fejohen e martohen dhe iu bie "barra" e rritjes se femijeve, e mbajtjes se shtepise,por njekohesisht duhet te punojne edhe vete,dhe duke pasur shume pak ndihme nga burri apo te aferm atehere eshte e detyruar qe te beje nje zgjedhje te tille,e jo sepse nuk do ishte e zonja te kishte nje karriere,e jo sepse nuk do kishte deshire te kishte nje karriere.Sepse kur kam parasysh femrat qe e shtyjne disi te pasurit nje familje per hir te karrieres,arrij ne perfundimin qe nuk eshte e vertete qe nuk kane ambicie,qe nuk jane kerkuese,qe nuk jane te afta,qe nuk jane agresive,qe nuk kane deshire per te mbajtur pergjegjesi mbi vete...por por ketu prishet nje cike muhabeti,sepse duke u gjendur ne nje ambient pune ku ka me shume meshkuj drejtues sesa femra,atehere hyn ne loje lufta mes dy sekseve.Ka shume femra qe nisen me idene te tregojne qe vlejne njesoj a me shume se kolegu i tyre mashkull e fillojne ta tregojne kete ndoshta duke e tepruar disi,duke vene ne pah nje konkurrence te kote e duke nxjerre ne pah agresivitet e ambicie e arrogance.Nga njera ane nuk kane faj sepse eshte si nje tip vetmbrojtje(menyra me e mire e mbrojtjes eshte sulmi),por nga ana tjeter fillojne e humbin disi ate butesine e te qenit femer.Gjithsesi mendoj se zgjidhja me e mire per te dyja palet do ishte te mundonin te kuptonin natyrat tyre e ndryshme dhe kerkesat (ndoshta) te njejta,e te zgjidhnin ate qe perputhet me shume me idene e pergjithshme qe kane per jeten.