Nese aletatet do te humbnin luften!!!

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

Kush nuk eshte bjond me sy bojeqielli te festoje qe eshte gjalle.

Cfaredo extremizmi, nazizem, komunizem, te gjitha jane shkaterrim per njerezimin. Ne jemi "kafsha" e vetme qe vret llojin e vet dhe e kemi trurin shume te pazhvilluar per te ndertuar dhe jetuar ne nje Bote perfekte apo per t'ju bindur dikujt qe do te sjelli nje regjim qe ai e quan perfekt.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

AnaBlue, unë nuk paskam pas problem shyqyr zotit se jom bjond me sy jeshil.

Sa për atë që jemi të vetmit që vrasim llojin e vet të sugjeroj të bësh një eksperiment të vogël.

Merr ca minj (meqë ka me shumicë e nuk zënë shumë vend) dhe futi në një vend të vogël, pra krijo një dendësi të madhe minjsh. Do shikosh store se si minjtë vrasin dhe hanë njëri-tjetrin.

Natyra i ka rregulluar gjërat. Kur dikush shtohet shumë do i ndodhi se s'bën një e keqe që do e çojë në fillim. Sa më shumë shtohesh aq më e madhe e keqja!
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po të kishte halla ....

Faktikisht, bota siç e njohim sot, nuk është zhvilluar në favor të Europës. Nëse do kishte fituar boshti Luftën e Dytë Botërore atëherë ka shumë mundësi që Europa sot të ishte në vend të SH.B.A e madje edhe më lart (BRSS do ishte pjesë e Europës). Për më tepër, nuk besoj se do kishim shtetet e bashkuara Gjermane por do kishim një Europë të bashkuar dhe po kaq liberale (në mos më shumë). Mos harrojmë që qëllimi i Hitlerit nuk ishte pushtimi por bashkimi i Europës. Mjeti që ai përdori (forca ishte i vetmi mjet i njohur deri atëherë) ishte i gabuar!

[/ QUOTE ]

Kontre, ketu je tamam jashte piste (per te mos thene orbite).

E para: Nqs ngjarjet nuk kane rrjedhur ne favor te Europes ishte per shkak te Hitlerit qe nuk la shtet pa e shkaterruar me infrastrukture, ekonomi e me te gjitha. Ne fund te luftes borxhet e Europes ishin stratosferike.

E dyta: Eshte gjeja me absurde te thuash qe Hitleri nuk po e pushtonte (po e clironte?!!!) Europen. Njeriu...me fal qenia (jo-njerezore) qe thenien me te njohur ka: "Sot sundojme Gjermanine, kurse neser BOTEN".

E treta: Meqenese mendon qe Hitleri qellimet i kishte teper i larte mjafton te shohesh filmin "Ekuilibrium" dhe ke nje pasqyre te sakte te qellimit "fisnik" te atij qe Celentano e quante "Zio Adolf in arte Fyrer". Synimi final i nazizmit eshte kthimi i njerezve ne ROBOTE qe veprojne QORRAZI nen sundimin ABSOLUT te nje personi (jo njeriu se vetem njeri nuk mund te quhet ai) te vetem qe Niceja e quajti "Mbi-njeriu" i cili merr atributet e Perendise.

E katerta: Nqs mendon qe Europa do ishte me liberale nuk e njihke aspak psikologjine me te tjeshte njerezore. Njeriu eshte si puna e sustes qe po e shtype shume drejt nje eksremi ose do thyhet ose do shkoje direkt ne ekstremin tjeter. Nqs Hitleri do merrte Mosken, bota sot ose do ishte kthyer ne ROBOTIKE ose (ajo qe do kishte me shume propabilitet te ndodhte) do kalonte ne komunizem edhe me ekstrem se ai qe kaluam dhe qe kushedi se kur do permbysej sepse do ishte i perhapur jo thjesht ne Europen Lindore por ne tere Europen dhe ndoshta edhe me gjere.

E VETMJA gje per te cilen e vleresoj maksimalisht xhaxhi Stalinin eshte qe i futi hurin Hitlerit.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

Paske fillu me shti fall nëpër kinema?

Megjithatë më pëlqen më shumë injoranca ime ... /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

Edhe dhelpra ashtu tha "Me pelqen ta kem barkun bosh".

Per sa i perket filmave ate e solla thjesht per "ilustrim" megjithate ke te "drejten e autorit" ta komentosh si te kesh qejf.
 

eli

Primus registratum
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

Do knojshim halà sot e ksaj dite : "Deutschland uber alles"
 

Blendi

Primus registratum
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

TE KISHTE HALLA BOLE DO ISHTE XHAJE

thank heaven we don't speak german
 

besim231071

Primus registratum
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po or mixh po a ke gjë për të thënë për temën?

[/ QUOTE ]
Mrena n'tem isha mer laL,o çensurist.
A nuk e sheh se tema eshte imagjnare a?
 

pzn

Forumium praecox
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sikur aleatet ta humbnin luften ty nuk do ta mbante b*** te shtroje pyetjen "Po sikur aleatet ta fitonin luften?" /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Dhe tani ose do ishe anetar i "denje" i Partise Nacional-Socialiste ose do ishe ne ndonje vend "turistik" tip Mathauzen.

[/ QUOTE ]

gjithsesi nuk do ishte si te ishe antar i partise komuniste jugosllave/dega tirane, ne nje vend turistik tip spac, burrel, qafe bari, ballsh etj.

sa per vende turistike jemi kampione...
 

pzn

Forumium praecox
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sa pishman qenke mo Orosh qe s`e paske provuar /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

eshte pishman qe ka provuar kuqalashet....
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

A thua komunistat paskan pyet Oroshin para se te vinin ne pushtet dhe Oroshi u dha leje, qe qenka bere pishman? Dhe une thosha "Kush m**** e kishte fajin qe erdhen komunistat ketu?". Ah mer Orosh mer Orosh c`a na ke bo, c`a na ke bo. Po te pakten mire qe qenke bere penduar.
 

pzn

Forumium praecox
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

fajin e kishin llogarite e paskrupull te fuqive te medh, ose me mire ajo copa e lapsit gjysem bly gjysem e kuqe me te cilin churchilli e stalini ndane boten. duke na lene ne nen fenomenin me te ndyre qe ka pare historia.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

Ore ti rrofsh qe na e tregove kush e kishte fajin, se kishim kohe qe po vrisnim mendjen e s'po e gjenim dot....po nje gje s'mora vesh une, pse duhej te behej pishman Oroshi (apo ndonje tjeter) per dicka qe nuk varet nga ai? Apo ishte ndonje humor kinez dhe s'e kuptova une?
 

ados

Primus registratum
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

une do isha kryetar kooperative diku ne fshatin e Hitlerit
 

Odoakri

Primus registratum
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

Nese aletatet do te humbnin luften!!!

ne korrik te 1943 mehmet shehu dhe abaz kupi ne nje tekim sekret vendosin themelimin e Partise Nacionale Shqiptare. Pjesa me e madhe e antarve te Ballit Kombetar, te nacionalistve dhe te çetave partizane vendosin te antarsohen ne kete parti. Ne nentor mekembsi i mbretit, nen presionin e armve dekreton qeverine e re. Kryeminister Eqerem bej Libohova, minister i luftes Abaz Kupi, minister i propagandes Abas Ermenji, minister i jashtem Mehdi bej Frasheri, Komisar i plotfuqishem per Kosoven Rexhep Mitrovica, Komisar i plotfuqishem per Camerine Nebil Duro, Pergjegjes per zyren qendrore per sigurine e mbreterise Mehmet Shehu.
Ne shqiperi nis nje vale e re arrestimesh, enver hoxha denohet me vdekje nga gjykata e popullit.
Reagimi italian eshte i menjehershem, shtypi kritikon ashper qendrimin e Jacomonit.(mekebes i mbretit te shqiperise Viktor Emanueli III) , pikat ne te cilat kritikohet Jacomoni jane emerimi i nje qeverie me minister te jashtem, organizimi i qeverise sipas modelit gjerman dhe mbi te gjitha firmosja e aktdekretit pa pelqimin e mbretit. Gjithashtu flitet per fonde te zeza per PNSH, qe eshte e ngelet e jashte ligjshme sipas ligjeve te mbreterise. Keshilli i larte i fashizmit ( Gran Consiglio del Fascismo) mblidhet urgjentisht 2 dite pas emerimit te qeverise se re shqiptare. Keshilli i larte ve nen akuze Jacomonin per tradheti dhe shpall te jashtligjshem te gjithe antaret e kabinetit Libovoha. Dekretohet dergimi ne Shqiperi i Junio Valerio Borghese. Junio Valerio Borghese njeriu i forte i fashizmit ne Tirane gjendet ne pamundesi te imponoj vendimet e Keshillit te larte, atehere propaganda mundohet te mbuloj faktet, PNSH konisderohet si organ i Partise Fashiste Shqiptare, ministri i jashtem zbret ne rang sekretari te plotfuqishem, ministria e propagandes zvendesohet me ministrine e kultures, pjesa tjeter e kabinetit mbetet e pa prekur.
Janar 1946 greve e pergjithshme e autorasportatorve shqiptar, industria e Perandorise qe perdor per lende te pare materialet e nxjerra ne truallin shqiptar eshte ne gjunj. Keshilli i Larte i Fashizmit i kerkon qeverise shqiptare te marre masa. Qeveria therret ne atdhe divizionet SS albanische Nr. 2, 3 dhe 4, por asnje mas konkret nuk merret per grevistet. Corriere della Sera akuzon hapur qeverine shqiptare per sabotim te ekonomise fashiste. Ne portin e durresit zbarkon Decima Max, besnike e Junio Valerio Borghese . Qeveria shqiptare nuk jep leje trupave te reja italiane te dalin nga porti dhe dergon ne durres albanische Nr. 1 dhe Pretorianet ushtria private e Mehmet Shehu.
Ribbentrop fton qeverine italiane te hap nje tavoline me palen shqiptare, konti Ciano e konsideron nderhyrje ne punet e mbrendshme te Perandorise dhe deklaron se çdo deklarate tjeter do te konsiderohet si provokim. Milicia e Mitrovices e mbeshtetur nga reparte te motorizuara te Wehrmacht hyjne ne Shkoder, zyrtarisht per nje stervitje te perbashket.
3 jave pas nisjes se greves se pergjithshme zyrtare te larte te tiranes dhe romes takohen ne paris. Kerkesat e pales shqiptare jane
-20 % e fitimeve nga eksporti i kromit te rikthehen ne shqiperi per t'u investuar ne sektorin e agrikultures.
- te gjitha firmat italiane qe kryejne nxjerrje materialesh ne shqiperi ti paguajne shtetit shqiptar nje kontribut vjetor te llogaritur ne baze te çmimeve te tregut.
- rritje 30 % e rrogave per te gjithe te punesuarit ne industrine italiane.
-futja e shqiperise ne planin Speer per rindertimin e Europes.
Pala italiane i konsideron te papranueshme kerkesat shqiptare. Propozimi italian eshte pranimi i 2 pikave te fundit te kerkesave. Ne prill nenshkrohet marreveshja. Qeveria shqiptare imenjohet per garantimin e mbarevajtjes se industirise italiane.
Plani Speer per Europen qe ne muajt e pare sjell frutet. Ne prill te 1947 perurohen akset e para te Autobahn Mitrovice-Preveze.
Maj 1947 ne nje aksdent rrugor ne Aleksandri vdes Ahmet Zogu dhe i biri. Shtypi italian flet per nje antetat te ideuar nga Zyra Qendrore per Sigurine, nen kujdesin personal te Mehmet Shehut , dhe te kryer nga Sherbimet Sekret kroate.
Gusht 1947 nis reforma e ushtrise shqiptare, efektivat e ushtrise se rregullt shqiptare, kontrolluar nga specialist italiane, reduktohen deri ne 2 500 efektiva. Lind, e para ne europe, Himmel SS, aeroflota shqiptare nen kontrollin e Waffen SS.
28 Dhjetor 1947 vdes Viktor Emanueli III, mbret i shqiperise. Ne te njejten dite Keshilli i Larte i PNSH, i mbledhur urgjentisht ne Permet vendos:
shpalljen e Republikes III Shqiptare, kerkon zyrtarisht largimin e te gjitha trupave italiane nga trualli kombetar, shtetezimin e te gjitha industrive te renda.. Ne mengjesin e 29 dhjetorit te derguar te qeverise shqiptare i dorezojne kete deklarate Junio Valerio Borghese dhe ambasadorve te huaj ne tirane. Ambasadorit Gjerman, Kroat dhe Rumun i dorezohet bashke me deklaraten e edhe nje kerkese per antarsim ne Komunitetin Europian.
Nderkohe ne Rome, Keshilli i Larte i fashizmit rrezon Ducen, ky i fundit sebashku me Kontin Ciano arrestohen gjate mbledhjes. Ciano denohet me vdekje per tradheti te larte. duce mbahet ne arrest. Kryetar ad interim i qeverise shpallet Badoglio. Qeveria e re eshte e paralizuar, perpara çdo vendimi pritet kurorrzimi i Umberot II, i cili mbahet Vatikan ne daten 2 janar 1948..
Qeverite e Turqise, Rumanise, Kroacise njohin Republiken III te Shqiperise se Madhe.
1 janar trupat sulmuese te Pretorianve dhe Milicise se Mitrovises neutralizojne Decima Mas. Valerio Borghese arresotohet
2 janar faqet e gazetave italiane publikojne fotografite e mbi 50 000 kolonve italian te arrestuar te te grumbulluar ne KZ Bençe, Spaç, Shijak dhe Prishtine.
3 janar shkimbim zjarri midis 2 skuadriliave te Regia Aviazione dhe Aeroflotes ushtarake shqiptare.
4 janar ribbentrop denon çdo akt ushtarak ne truallin europian.
4 janar qeveria italiane nen presion nga mediat per fatin mbi 50 000 italianve "peng" ne shqiperi vendos te pezulloj çdo akt ushtarak mbi shqiperine.
5 janar lirohet sekretari shqiptar i ministrise per çeshtjet shqiptare ne rome.
6 janar mustafa kruja zbret ne rians me nje ftese zyrtare italiane per nje tavolin te perbashket.
12 shkurt konferenca e Budapestit.
Italia njeh pavarsine e shqiperise, kolonet italian mund te lene shqiperine ne çdo moment, ata qe deshirojne mund te qendrojne dhe do te marrin statusin e si-shtetasit, industrite italiane do ti shiten shtetit shqiptar dhe do te marrin edhe nje demshperblim.
13 Komuniti Europian njeh zyrtarisht Republiken III te Shqiperise se Madhe. Ribbentrop fton shqiperine te marr pjese ne Komunitetin Europian dhe ne Ushtrine Europiane.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Nese aletatet do te humbnin luften!!!

Shqiperia do te kishte uje,drita,rruge etj dhe mua do te me quanin shmid ose kohl(lol)
 
Top