Nena qe dyshohet per trafik te mitursh

Nena qe dyshohet per trafik te mitursh

Policia e Pogradecit ka mundur të zbulojë vendodhjen e Mimoza Myrtezajt, e cila rezultonte e zhdukur që pas arrestimit në shtator të vitit të kaluar të bashkëshortit të saj, Agron Myrtezaj, i akuzuar për trafikimin e tre fëmijëve të tij. Burime zyrtare thanë për gazetën se policia kriminale me inspektorin e zonës së Çëravës ka bërë të mundur që të zbulojë vendndodhjen e saj. Sipas burimeve, gruaja është gjendur tek prindërit e saj në Elbasan. Prej disa muajsh ajo ishte larguar nga fshati Çëravë (Pogradec) dhe ishte fshehur tek disa të afërm nga frika e arrestimit si pjesëtare e mundshme në trafikun të fëmijëve të saj apo nën akuzën moskallëzimit të krimit. Burimet thanë se në Çërravë ajo njihej me emrin Liljana, ndërsa emri i saj zyrtar në gjëndjen civile ka qenë Mimoza Marin Myrtezaj, lindur në 18 tetor 1970 në qytetin e Elbasanit. Inspektori Kastriot Elmollari tha për gazetën se ajo ka shkuar tek prindërit e saj disa ditë më parë. Po ashtu policia kriminale ka arritur të zbulojë se nga 4 fëmijë që ajo ka pasur vetëm një është i regjistruar në librin e gjëndjes civile. Ndërsa tre fëmijët e tjerë nuk figurojnë të regjistruar, thotë inspektori Elmollari. Burime të sigurta thanë se Agron Myrtezaj dhe menaxheri i tij, 62- vjeçari Neim Sqalla, i kanë shitur fëmijët tek trafikanti grek me emrin Kosta, përkundrejt shifrave qesharake, që variojnë nga 1mijë lekë të reja deri në 309 mijë lek. Drejtoria e antitrafiqeve në Ministrinë e Rendit i ka kërkuar Interpolit grek hollësira mbi fatin e vogëlushëve. Mësohet nga burime të mirinformuara se Kosta njihet si trafikant organesh. Të njëjtat burime thanë për gazetën se po punohet intensivisht për zbulimin e këtij rrjeti trafikantësh, ndërkohë që Mimoza Myrtezaj ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë.
 

ardita

Primus registratum
Re: Nena qe dyshohet per trafik te mitursh

sa gje e shpifur!!!!!!!!!!
e kuptoj qe varferia mund te sjelle shume gjera por kjo nuk durohet. <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
 
Top