ne pranga transvestitët

ne pranga transvestitët

...ka qene nje orgji homoseksuale e organizuar nga jordanezi Naser Almalak (sekretar i pergjithshem i shoqates GAY-ALBANIA) pas Pallatit te kultures ne Tirane ajo qe i ka dhene jete operacionit te improvizuar policor me emrin e koduar "[ndaluar]". /pf/images/graemlins/lol.gif Forcat e policise, te sinjalizuara nga qytetare te skandalizuar i kane hedhur prangat 4 burrave/gra dhe nje gruaje/burr ne oret e para te dites se sotme.

Me sa duket nga fotot e publikuara, pas leves se mishit, homot e arrestuar kane provuar sot dhe shijen e shkopin e gomes.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

412921069-faqe10.jpg


O M A Faqja 10 - AKTUALITET Mars 7, 2000


Operacioni i policisë/ Bashkë me tre tranvestitët dhe një prostitutë, u kapën pranë Gropës së Hajdin Sejdisë

Pranga sekretarit të Gay -Albania

Policia: Jordanezi kryente prostitucion në publik



--------------------------------------------------------------------------------

Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com

TIRANE

Policët e turrur nga dy furgonë të grupeve të gatshme, i kanë bërë të vrapojnë qysh në orët e para të mëngjesit të djeshëm prostitutat dhe homoseksualët që gjendeshin në lulishten mbi Xhaminë e Et’hem Beut në kryeqytet. Pas disa minutash vrapim, policët të ndihmuar edhe nga skuadra e antitrafikut të Policisë së Tiranës, kanë bllokuar dhe më pas shoqëruar katër homoseksualë, mes të cilëve edhe sekretarin e shoqatës së tyre, jordanezin Naser Almalak, si dhe prostitutën 40-vjeçare, Fatbardha Doku. Vetëm disa orë më pas Policia e Tiranës do të deklaronte se 43-vjeçari Almalak së bashku me tranvestitët Briken Lika, 18 vjeç; Fatjon Metushi, 25 vjeç; Fatjon Hyseni, 26 vjeç; dhe prostituta Fatbardha Doku, janë arrestuar pasi akuzohen për kryerje prostitucioni pranë Pallatit të Kulturës.
Aksioni
Në fakt, ka qenë shqetësimi i institucioneve që ndodhen pranë ish-Gropës së Hajdin Sejdisë, ajo që ka vënë në lëvizje uniformat blu të Tiranës. Shembja e mureve rrethuese dhe mbushja me sheshimin e gropës, e ka zbuluar aktivitetin e tranvestitëve dhe prostitutave, të cilat i kishin kthyer këto ambiente në baza e tyre të fshehta. Nisur nga shqetësimet e shumta, shërbimet e Komisariatit të Policisë numër 1 të Tiranës kishin kryer edhe më parë disa aksione për shoqërimin e kësaj kategorie prostitutash. Por në gjitha rastet tranvestitët dhe prostitutat ia kishin “hedhur” me një këshillim që zgjaste deri në tre orë. Këtë herë oficerët e antitrafikut dukeshin të sigurt në sigurimin pas hekurave të qelive për katër homoseksualët dhe prostitutën 40-vjeçare. Për ta është marrë masa e arrestit në kushtet e flagrancës për ushtrim prostitucioni në ambiente publike, masë e cila mund t’i mbajë deri në tre vjet në burg të arrestuarit.
Masa
I kanë siguruar në birucat e katit të parë të godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku sigurohen kriminelët ordinerë. E vetmja që është interesuar për ta ka qenë pastruesja e banesës së jordanezit Naser Almalak. Ajo ka sjellë ndërresa dhe ushqime për të, ndërkohë që për prostitutën dhe tre tranvestitët endacakë deri në mbrëmje nuk ishte interesuar askush. Burimet policore janë shprehur se atyre u është siguruar edhe një avokat që do i përfaqësojë ligjërisht në seancën e masës së sigurisë që pritet të zhvillohet nesër në Gjykatën e Tiranës. Por izolimi i tyre nuk ka qenë në ambientet e ngritura enkas për viktimat e prostitucionit.

Faqja 10 - AKTUALITET Mars 7, 2000


“Nëse nuk më nxirrni që këtej do vdes”

Anxhela, “Miss Albania“ pret damarët në qeli




--------------------------------------------------------------------------------

Fatjon Metushi, i njohur edhe si Anxhela, ka prerë damarët në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, vetëm 5 orë pas shoqërimit të tij. 15-vjeçari është dëgjuar më parë të deklarojë kë-rcënueshëm se nëse nuk e nxirrnin do të vdiste. Sipas burimeve policore, Anxhela mendohet të ketë qenë nën efektet e mos marrjes së drogës, kur ka thyer dritaren e qelisë dhe me xhamat e saj ka prerë damarët. Fatmirësisht, prerjet nuk kanë rezultuar të rënda dhe pas mjekimit të kryer, tranvestiti ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën. Anxhela, i njohur për imitimet e spikeres së njohur Ilva Tare, dhe fitimin e Konkursit të improvizuar “Miss Albania”, ka lindur në Shkodër dhe ka ardhur në Tiranë qysh në moshën 4-vjeçare duke bërë një jetë endacake në kryeqytet. Tranvestiti ka qëndruar për një kohë të gjatë në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” dhe është rritur me fitimet e nxjerra nga lypësia.

Faqja 10 - AKTUALITET Mars 7, 2000


ligji

Tranvestitët e prostitutat rrezikojnë 3 vite burg





--------------------------------------------------------------------------------

Homoseksualizmi ka qenë i dënueshëm nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë deri në janarin e vitit 2001, kur dhe u shfuqizua. Në Shqipëri ekzistojnë dy shoqata homoseksualësh.
Por kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Kurse ushtrimi i prostitucionin është gjithashtu i dënueshëm nga Kodi Penal, i cili parashikon nga gjobë deri në tre vjet burgim për këtë kundërvajtje penale. Në rastin e arrestimit të katër homoseksualëve dhe prostitutës në ambientet pranë ish- Gropës së Hajdin Sejdisë, bashkimi i këtyre neneve mund të shkojë deri në tre vite burgim.

GAZETA SHQIPTARE
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

412921070-faqe11a.jpg


Pas arrestimit, “Anxhela” tenton të presë venat
Seks në qendër të Tiranës, kapet grupi i transvestitëve

TIRANE - Tenton të vetëvritet në qelitë e izolimit një nga transvestitët e arrestuar nga policia për marrëdhënie seksuale në vende publike. Fatjon Metushi, 25 vjeç, i njohur ndryshe me emrin “Anxhela”, ka prerë damarët në dhomat e izolimit të Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit. Ndërhyrja e shpejtë e policëve të shërbimit, ka shpëtuar jetën e 25-vjeçarit, i cili po priste venat me xhamin e thyer të dritares së qelisë. Gjithçka ndodhi pasi agjentët e antitrafiqeve arrestuan në afërsi të Pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës, pesë persona, të cilët u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale mes tyre. Mes të arrestuarve është edhe sekretari organizativ i shoqatës së homoseksualëve në Shqipëri, jordanezi Naser Almalak. Sipas policisë, të arrestuarit kryenin seks me disa klientë kundrejt pagesës në hapësirën e gropës së madhe në qendër të Tiranës. Shembja e mureve rrethuese dhe mbushja e gropës në qendër të Tiranës, nxori në shesh edhe grupin e homoseksualëve që jetonin dhe punonin brenda saj. Me vendim të qeverisë, Ministria e Transporteve mbushi gropën për ta kthyer atë në lulishte. Duke humbur shtëpinë e tyre, grupi i homoseksualëve të veshur si femra, e vazhdoi biznesin e tij, në mes të rrugës, apo në hyrje të ndërtesës së Operës. Prej kohësh ata ishin kthyer në shqetësim për qindra kalimtarë të rastit, që përballeshin me skena të nxehta seksi mes homoseksualëve. Policia duke i identifikuar me lehtësi autorët urdhëroi arrestimin e tyre. Por operacioni i policisë kapi në rrjetën e tij edhe sekretarin organizativ të shoqatës së homoseksualëve në Shqipëri, i cili kishte shkuar për të vizituar miqtë e tij pas Pallatit të Kulturës në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare të policisë të arrestuarit janë: Naser Almalak, 43 vjeç, Briken Lika, 18 vjeç, Fatjon Metushi, 25 vjeç, Fatjon Hyseni, 26 vjeç dhe Fatbardha Doku, 40 vjeçe. Sipas nenit 107 të Kodit Penal, të arrestuarit kanë kryer kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë deri në një vit burg. f.b

GAZETA PANORAMA
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

E Shtune, 19 Gusht 2006


HOMOSEKSUALET PROSTITUCION NE PUBLIK, POLICIA ARRESTON 5 PERSONA.NE PRANGA EDHE SEKRETARI I SHOQATES, NJE SHTETAS JORDANEZ

Tirane Prej kohesh ambienti prapa pallatit te Kultures ishte kthyer ne nje pike prostitucioni publik, frekuentuar se tepermi nga homoseksualet. Dhe pse ishte kerkuar edhe me pare nga autoritete e shteti qe ai vend te pastrohej, vetem nje dite me pare u be e mundur arrestimi i pese personave midis tyre dhe nje shtetas jordanez, sekretar i shoqates se homoseksualeve.


Te arrestuarit:
Naser Muhed Saidik Almalak, 43 vjeç, jordanez
Briken Muhamet Lika, 18 vjeç, Tirane
Fatjon Metushi, 25 vjeç, Tirane
Fatjon Fadil Hyseni, 26 vjeç, Fushe Kruje
Fatbardha Shefqet Doku, 40 vjeçe, Tirane

Sipas njoftimit zyrtare, specialistet e Seksionit te Luftes Kunder Trafiqeve, prane Drejtorise se Policise se Qarkut ne Tirane, ne vazhdim te punes per goditjen e veprimtarise kriminale, gjate oreve te vona te mbremshme kryen arrestimin ne flagrance te shtetasve :

Naser Muhed Saidik Almalak, 43 vjeç, banues ne Tirane me shtetesi dhe Kombesi Jordaneze,
Briken Muhamet Lika, 18 – vjeç, banues ne Tirane,
Fatjon Metushi, 25 – vjeç, banues ne Tirane,
Fatjon Fadil Hyseni, 26 vjeç, banues ne Fushe Kruje, i proceduar me pare per “vjedhje”,
Fatbardha Shefqet Doku, 40 vjeçe, banuese ne Tirane.

Arrestimi i te lartpermendurve u krye pasi mbi bazen e informacioneve te marra ndaj tyre u kapen ne flagrance duke kryer marredhenie seksuale (tranvensite) dhe prostitucion ne ambjente publike, prapa pallatit te Kultures, me kliente te ndryshem.

Ndaj tyre u mor masa e menjehershme e arrestit te flagrance, per vepren penale te parashikuar ne nenet 107 dhe 113 te kodit penal. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per hetime te metejshme.

GAZETA KOHA JONE
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

Jordanezi dhe katër tranvestitë seks në qendër të Tiranës
EDMOND HOXHA
19 Gusht Kapen në flagrancë te Pallati i Kulturës, i huaj sekretari i shoqatëe Gay

Ndonëse ''strehimi'' disa-vjeçar i tranvestitëve, vendi prapa Pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës, i ashtëquajtur ''Gropa e Ajdin Sejdisë'', u tjetërsua nga një vend sëmundjesh në shesh të hapur, në lulishte, duket se ata ende kanë parapëlqyer të frekuentojnë të njëjtën zonë. Policia i ka prangosur dje pesë prej tyre, ndërsa kryenin marrëdhënie sekuesale me kilentët e tyre në ambjentet publike, prapa Pallatit të Kulturës, ku tashmë është prishur muri rrethues dhe gjithë ambjenti është i dukshëm. Lajmi është bërë dje i ditur për gazetën, nga burime zyrtare të Policisë s Tiranës, të cilat pohuan se specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve, kanë vënë në pranga mëngjesin e djeshëm katër tranvestitë, të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer marrdhënie sekuesuale në ambjent publik. Ndër tranvestitët e arestuar ka qenë edhe një shtetas jordanez, i cili rezulton të jetë sekretari i shoqatës së ''Gay-ve''.

Të arrestuarit

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, të prangosurit janë; Naser Muhed Saidik Almalak 43 vjeç, banues në Tiranë dhe me shtetësi e Kombësi Jordaneze. Burimet e policisë pohojnë se nga verifikimet paraprake të personalitetit të tij, ka rezultuar se është sekretari i shoqatës së ''Gay-ve'', në Shqipëri. Ndërkaq, mësohet se janë arrestuar edhe katër shqiptarë. Kështu, janë kapur në flagrancë, Briken Lika 18 vjeç, Fatjon Metushi 25 vjeç dhe Fatbardha Doku 40 vjeçe, që të tre banues në Tiranë. Gjithashtu, është arrestuar edhe një i ri nga Fushë-Kruja, i dënuar më parë për vjedhje, Fatjon Hyseni 26 vjeç.

Motivi

Sipas burimeve zyrtare të policisë, arrestimi i të lartëpërmendurve u krye pasi mbi bazën e informacioneve të marra ndaj tyre në rrugë operative. mësohet se prej disa kohësh ishin siguruar informacione, se të sipërpërmendurit e arrestuar, kryenin marrdhënie sekusuale në ambjente publike. Ata janë vënë në survejim nga policia dhe janë kapur mëngjesin e djeshëm në flagrancë, duke kryer marrëdhënie seksuale (tranvensite) dhe prostitucion në ambjente publike, prapa pallatit të Kulturës, me klientë të ndryshëm, thuhet në njoftimin e policisë.

Akuzat

Ndaj pesë tranvestitëve të arrestuar policia ka marrë masa e menjëhershme të arrestit në flangracë për veprat penale të kryerjes së marrdhënieve sekuesuale në ambjente publike dhe të ushtrimit të prositucionit, parashikuar nga Nenet

107 dhe 113 të Kodit Penal. Dosja hetimore nga ngarkim të të pandehurve është përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, thuhej në njoftim.

Të arrestuarit

1-Naser Muhed Saidik Almalak, 43 – vjeç, banues në

Tiranë me shtetësi dhe Kombësi Jordaneze(Sekretari i shoqatës së ''Gay-ve''

2-Briken Muhamet Lika, 18 – vjeç, banues në Tiranë

3-Fatjon Metushi, 25 – vjeç, banues në Tiranë

4-Fatjon Fadil Hyseni, 26 – vjeç, banues në Fushë –

Krujë, i proceduar më parë për “vjedhje”

5-Fatbardha Shefqet Doku, 40 – vjeçe, banuese në

Tiranë.

GAZETA METROPOL
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

Arrestohet jordanezi Naser Almalak dhe 3 homoseksualë të tjerë. Kryenin marrëdhënie në publik

Tranvestitët e arrestuar, njëri pret damarët në qeli


D.Biçaku

TIRANE- Prangoset sekretari i shoqatës së homoseksualëve të Shqipërisë bashkë me dy tranvestitë dhe një grua pranë Pallatit të Kulturës. Policia ndalon klientin e tyre si dhe akuzon të arrestuarit për kryerje të marrëdhënieve homoseksuale në ambiente publike. Mbyllja e gropës së famshme pranë Pallatit të Kulturës duket se nuk u ka prishur shumë punë tranvestitëve dhe femrave për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Disa prej tyre janë edhe katër të arrestuarit e djeshëm, të cilët e kishin zhvendosur aktivitetin e tyre në ambiente të tjera të qendër të Tiranës. Lajmi është pohuar dje nga zëdhënësja e drejtorisë së Tiranës, Alma Katragjini. Sipas saj, jordanezi Naser Muhed Saidik Almalak, 43 – vjeç, sekretar i shoqatës së homoseksualëve, Briken Lika, 18 vjeç, Fatjon Metushi, 25 vjeç dhe Fatbardha Doku, 40 vjeçe janë ndaluar nga autopatrullat e repartit “Shqiponja”, pasi janë kapur duke kryer marrëdhënie seksuale në vende publike me persona të ndryshëm. Veç tyre, policia ka ndaluar edhe një person tjetër, i cili ishte kapur duke kryer marrëdhënie seksuale me një prej personave të mësipërm. Të ndaluarit janë izoluar në ambientet e Policisë së Tiranës, ku mësohet se edhe u është komunikuar akuza e kryerjes së marrëdhënive homoseksuale në vende publike. Të arrestuarit janë mbrojtur me argumentin se nuk kishin kryer ndonjë vepër penale apo ndonjë krim, por policia i ka arrestuar ata në kushtet e flagrancës. Burime të policisë pohojnë se njëri prej tyre ka prerë damarët në dhomat e izolimit në polici. Akti i vetëflijimit të tranvestitit është diktuar shpejt nga punonjësit e policisë, të cilët e kanë dërguar atë në spital. Mësohet se gjendja shëndetsore është jashtë rrezikut për jetën. Zona pranë pallatit të Kulturës kanë qenë ndër më të frekuentuarat nga femra të ndryshme që prostituonin rrugëve të Tiranës. Një javë më parë, sektori i antitrafikut të Policisë së kryeqytetit bllokoi në territorin e ish- hotel Dajtit disa femra që ushtronin prostitucion kundrejt pagesave të ndryshme që varionin nga 1000-1500 lekë të reja.



19/08/2006
KATEGORIA: Kronike nga Tirana

GAZETA SHEKULLI
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

...ju bera pak a shume nje pasqyre te medias per ngjarjen ne fjale. Po ju si e vleresoni?
 

bebi

Primus registratum
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

e tmerrshmeeeeeee

...dhe mu m'ka ba cudi aborigjeni q1 del vere e dimen n'brek' n'rruge, (vetem n'breke) shall dhe cizme. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
H

harap

Guest
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

po arco ca thote per kete ceshtje?
Kshu jane bere robt ne Tirane duhet me ec gjithkund afer murit se si dihet
 

bebi

Primus registratum
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

ju lutem mos kaloni n'insults personale. arco s'ka lidhje me ceshtjen ma siper, aq sa c'ka kushdo q1 nuk i perket asaj listes.

mos u bani t'kqij.

ps: sugjeroj q1 tems t'i ndrrohet sa ma shpejt titulli.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

Keta per mendimin tim duhen rrasur ne burg per tere jeten. Dhe kjo eshte per te miren e qytetareve, te ketyre vete...dhe te te burgosurve te tjere /pf/images/graemlins/laugh.gif
Megjithate s`eshte mire te kalohet ne fyerje vetjake. Tani ok, ne kemi shije te tjera nga Arco, po jo te kthehet ne racizem.
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Kshu jane bere robt ne Tirane duhet me ec gjithkund afer murit se si dihet

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/lol.gif...sa i nolt.


T'ishte prostitucjon femrash... urraaaaaaaaa' , kujt i intereson?!
Biles,ka dhe njerez qe i hedhin prush zjarrit;
por ja qe ca njerez duan te bejn moral t'tjerve,per t'mbrojt pislliqet qe bejn vet,ose per t'la koshencen .
Na dolen kto n'drit me kshu prangash... t'shkojn e t'ju vijn punes;
terroristave politikan dhe te kalbur qe "perdhunojn" shtetin ,e bejn si prostitut perball lekut. /pf/images/graemlins/shrug.gif
Kte mendoj! /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

Mendoj qe eshte shume e shemtuar dhe e lige nga ana jote te marresh neper goje jeten personale dhe emrin (biles me shkronja te medha) te nje antari, per te promovuar nje teme qe ne te kunderten s'do kishte me shume interes se nja 4-5 pergjigje me nga nje rresht dhe 200 fytyra dhembejashte.
 

virus

Primus registratum
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

ehhhhhhhhhhhhhhh cfar me then.nga njera an ua kan bere ber mire nga ana tjeter i kan len pa buk.hahahahaha
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mendoj qe eshte shume e shemtuar dhe e lige nga ana jote te marresh neper goje jeten personale dhe emrin (biles me shkronja te medha) te nje antari, per te promovuar nje teme qe ne te kunderten s'do kishte me shume interes se nja 4-5 pergjigje me nga nje rresht dhe 200 fytyra dhembejashte.

[/ QUOTE ]

mua me vjen vertete keq per tendencen qe keni per ta lidhur temen me nje anetar te forumit (qe per me teper eshte terhequr nga AF-ja) duke me nxjerre mua njekohesisht te lig perballe tij. Te them Nelka se te liga jane koecidencat midis ngjyrave homoseksuale dhe nickut te anetarit (te cilin nuk besoj se e ka ne copyright nderkombetar ndryshe keta kater dylberet nuk do ngrinin flamurin shumengjyresh per ti bere reklame anetarit arcobaleno)

raising%20gay%20flag.jpg
 
S

Scorpion

Guest
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

Hahahahahaha /pf/images/graemlins/lol.gif

Opaaaaaa Tirana kryeqyteti gayve /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

Eja ne vete Gjergj, mos na fyej. Delja e keqe nuk e prish kopene /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: ne pranga ARCOBALENOT!!!

S6, të lutem hiqe nga tema emrin e Arcos pasi është tepër i ulët veprimi yt.

Turpi bie më shumë mbi specie si ti kur sillesh në kët mënyrë. Për më tepër duhet të presësh të njëjtin trajtim nga ata që nuk kanë mendime të njëjta me ty /pf/images/graemlins/winkwink.gif.
 
S

Scorpion

Guest
Re: ne pranga hajduti maceve

Kondre si te kam /pf/images/graemlins/wave.gif Mire je? Akoma ketu, thashe mos kishe fillu pushimet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: ne pranga hajduti maceve

S'ka pushime për mu Scorpe. Ti si ja kalove? Takove njeri? Arcon si ma le? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top