Re: Ne plazhin e Durresit
Une jam dakort me ty Lara. Plazhi i durresit eshte prishur shume , po kush e ka fajin per kete?!
Me plazhin s'po merret askush. Te mos harrojme qe ne Durres eshte porti kryesor i Shqiperise , si rrjedhim trafiqet detare jane te shumta, mjafton te marim parasysh vetem tragetet e udhetareve e jo me anijet e mallrave dhe te peshkimit. Ndytja e ujit eshte normale, problemi qendron ne faktin qe askush nuk merret me standertete ambientale. Mjafton nje kontroll i ketyre anijeve per te pare se kush i ploteson keto standarte e kush jo, cila perdor substanca qe lejohen e cila jo. Organet e Bashkise se Durresit( qe per mua jane fajtoret kryesore te kesaj gjendje te mjerushme ), duhet te kuptojne qe ky eshte nje problem lokal, ndaj dhe duhet te veprojne duke marre masa . Kuptohet qe s'mund te imagjinohet te shkohet me ne plazh tek Ura e Daj Lanit, pasi eshte shume afer portit, por Durresi ka nje periferi te pashfrytezuar deri tani. Aty duhet te perqendrohet vemendja per te krijuar zona te reja , me strukturat e duhura , per t'ju pershtatur kerkesave te plazhisteve. Deri ketu mire , ja ku arritem tek pyetja qe ne te gjitha temat qe kane te bejne me Shqiperine, nuk gjejne pergjigje: Kush do ta beje kete?!