Ne, ata dhe dialogu i demokracisë.

Seyfert

Valoris scriptorum



Nga Klaus Gaiger

Janë dy fjalë të shkurtëra, por kanë një histori të gjatë: ne dhe ata. Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, është një mjeshtër në përdorimin e tyre. Ne do të thotë populli – përfshirë edhe tribunin e popullit, që është në krye. Ata i referohet “establishment”-it. Fjalët janë armët më të fuqishme të provokatorit politik, i lejojnë që të nxisë tek kundërshtarët e vet refleksin pavllovian të atij që ka nedojë absolute. Provokatori ka mundësi të mira që “armiqtë” e tij reagojnë si me komandë, indinjohen dhe reagojnë me të njëjtët mjete, duke aplikuar parimin e “ne dhe ata” me role të përmbysura, duke shpallur armiq provokatorët. Edhe kancelarja gjermane ka rënë prej një kohe të gjatë në këtë grackë, në marrëdhëniet e saj me Alternative fuer Deutschland.

Sigurisht, Trumpi nuk është i pari provokator politik i historisë. Dhe Angela Merkeli vjen nga një vend pak i mësuar me fenomenin e provokimit politik. Por Gjermania kampione e udhëtimeve jashtë mund edhe të mos kufizohet të bëjë turizëm në vende të tjerë, duhet të mësojë prej tyre. Nga Franca, për shembull, ku nacionalistëve të djathtë, ose më saktë Frontit Nacional të Le Penëve, babë e bijë, i kundërvihet i bashkuar Fronti republikan. Prej 25 vitesh politika në Francë, mediat e saj dhe “juste milieu” socialiste – ne – mendojnë se është e drejtë të izolohen dhe njollosen zgjedhësit e Le Penit – ata. Por nuk është ide e mirë. Sepse në atë mënyrë nuk u jepet përgjigje pyetjeve që Fronti Nacional ngre në lidhje me Bashkimin Europian, imigrimin, globalizimin. Arrogancë, në vend të përgjigjeve. Megjithatë Fronti Nacional, zgjedhje pas zgjedhjesh, krijon më shumë hapësirë në brendësi të shoqërisë. Eshtë pothuaj e sigurtë: Marine Le Pen do i fitojë zgjedhjet presidenciale. Në turin e parë. Në balotazh, Fronti republikan do të mbajë sërish, duke e mbajtur Le Penin larg pushtetit. As më pak, as më shumë.

Gënjeshtrat janë të papranueshme, por duhet të pranojmë se një demokraci pluraliste ka nevojë për debat të hapur – jo një konceptim dualist për të cilin shpresohet se një ditë do të mbizotërojë një mentalitet që konsiderohet i vlefshëm dhe progresist. Të mbyllesh tek “ne” duke sulmuar “ata” është njerëzore, por edhe fëmijërore. Mund të bëjë lojën e ëit.

Por hapet një shans historik: provokimi alla Trump mund të hyjë në histori si interlud, një lloj katalizatori për rinovimin e demokracisë liberale. Sepse Trumpi dhe Le Peni ngrejnë në mënyrë të zhurmshme dhe të trashë, pikëpyetjet që janë mbajtur për një kohë të gjatë prapa një “cordon sanitaire”: si mund të funksionojë Euro? Si mund të funksionojë Shengeni? Si mund të menaxhohet imigrimi? Cilët janë humbësit e globalizimit? Cila është marrëdhënia mes hyrjes së pakontrolluar të migrantëve dhe rrezikut të terrorizmit?

Partitë e reja tregojnë alternativa – dhe të gjithë duhet të motivojnë gjykimin pozitiv apo negativ që japin. Tashmë koha e “s’ka alternativë” ka marrë fund, kudo në Europë. Në Gjermani, Francë, Spanjë, Itali apo Holandë, partitë e qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë kanë jetuar shumë gjatë të bllokuara në një situatë paqësore ngecjeje.

Republika federale ka shansin të mësojë nga gabimet e të tjerëve. Mund të përshpejtojë procesin e rinovimit: AfD ka lindur në shkurt 2013. Kancelarja injoroi partinë e re për një vit e gjysmë. Nuk i bëri punë, kështu që filloi ta sulmojë, duke krijuar një front republikan gjerman, me të vetmin rezultat që, pas dy vitesh, AfD për herë të parë la pas CDU-në në një zgjedhje rajonale.

Në ndërkohë, duke hapur një spirale shprese, kancelarja është shprehur edhe ndryshe në lidhje me partinë e saj. Pak a shumë në këto terma: duhet të përballemi me AfD “duke krijuar një dallim të qartë dhe të argumentuar mes pozicioneve dhe me një politikë që të zgjidhë problemet në një formë të qëndrueshme”. Pikërisht kështu. Nuk duhet të përballemi. Por duhet të dialogojmë, të mos flasim me ne dhe me ata. /Autori është gazetar i të përditshmes gjermane “Di Velt”
 
Top