Ndonje poezi per zemren??(jo dashurie)

MeLoDy

Primus registratum
Ndonje poezi per zemren??(jo dashurie)

Ju lutem ,a mund te me shkruani ndonje poezi me temen "Zemra" dhe "Pasqyra"?( jo poezi dashurie)Pranohen edhe ne proze. ThnX
 

MeLoDy

Primus registratum
Re: Ndonje poezi per zemren??(jo dashurie)

pak a shume. Shpejt ju lutem se m'duhet per neser..ThNx
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Ndonje poezi per zemren??(jo dashurie)

NJË POEZI PËR ZEMRËN (JO DASHURIE)

Për zemrën pa dashuri?
Të shkruaj unë, posi!

Rreh zemra bam-bam-bam,
Sjell gjakun rrutullam.
Pa ndalur nat'-e-ditë,
E çon tek mushkëritë.
Aty pislliqet len
Dhe mbushet oksigjen.
Se gjaku, siç e dimë,
S'ka veç hemoglobinë.
Ç'na vijnë në mend të parat?
E dimë të gjith': Rruazat!
Ato ngordhin viruset.
(Të bardhat, jo të kuqet)

Po s'lëvizi gjakun zemra,
Ne na piu e zeza!
Pa gjak nuk punon shpretka,
Mëlçia dhe as veshka,
As zorrët dhe as truri,
Pa gjak s'ngrihet as huri
(Dhe s'vuan vetëm burri!).

Kaq është, pra, MeLoDi,
Një zemër pa dashuri.
Në paç zemër si kjo,
Ta them un': S'ke ç'e do!
 

Sirena

Primus registratum
Re: Ndonje poezi per zemren??(jo dashurie)

stupenda /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: Ndonje poezi per zemren??(jo dashurie)

Duhet bere gati fondi per librin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 
Top