Ndoka u shkruan ambasadorëve: Procesi i 28 qershorit u deformua
Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, intensifikon përpjekjet e tij për zbardhjen e asaj çka e cilëson “vjedhje të zgjedhjeve”. Ai u ka adresuar një letër ambasadorëve të OSBE-së, SHBA-ve, atij gjerman, ambasadores së Britanisë së Madhe, ambasadorit të Suedisë, ambasadorit italian dhe atij të Bashkimit Europian. Objekt i letrës është vënia në dijeni për të gjitha shkeljet që pretendohet të jenë kryer në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. “Të gjithë vëzhguesit tanë të jashtëm, stafet e kandidatëve dhe aktivistëve tanë në rrethe flasin për deformim thelbësor të vullnetit të popullit dhe konkretisht, me vjedhje dhe deformim masiv të votave dhe rezultateve elektorale të Partisë Demokristiane dhe aleancës Poli i Lirisë, drejtuar prej saj”, shkruan Ndoka. Më tej përmenden përpjekjet e PDK-së për të gjetur provat që tregonin shkeljet e rënda të ligjit. “Stafi im teknik u angazhua për më se dy muaj në përpjekje për të bërë verifikimin midis votave të vërtetuara në pamjet filmike dhe atyre të shënuara në procesverbalet zyrtare. Përfundimi është dramatik. Kemi të bëjmë me një deformim të plotë të rezultateve të procesit, të zgjedhjeve dhe të vetë parimeve kushtetuese për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”, vëren kreu i PDK.</p>
Ndoka përmend disa qendra votimi, ku procesverbalet tregojnë se PDK ka marrë zero vota. “Vetëm në katër qendra votimi në Bashkinë Shkodër rezulton që Partia Demokratike të ketë marrë 161 vota në QV 0083, 180 vota në QV 0101, 327 vota në QV 0255 dhe 246 vota në QV 0294, ndërsa PDK të ketë marrë zero vota në QV 0083, zero vota në QV 0101. Nga verifikimet e kryera në dokumentacionin zyrtar, si dhe rinumërimi i votave, ka rezultuar që shifrat e deklaruara në procesverbal janë të rreme. Konkretisht janë shkruar 138 vota më tepër për Partinë Demokratike dhe 22 vota më pak për PDK”, shkruan ai. Më tej, kreu i demokristianëve në letrën e tij u bën me dije ambasadorëve të huaj se shifra të tilla skandaloze janë regjistruar edhe në qendrat e tjera të votimit të këtij qarku, si dhe në disa qarqe të tjera të vendit. Letra vijon me kërkesën e Ndokës drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë që të përdorin autoritetin e tyre politik e diplomatik për të ndihmuar në rivendosjen e drejtësisë, kushtetutshmërisë dhe sovranitetit real të popullit në vendin tonë, shprehur përmes votës së fshehtë më 28 qershor 2009. “Prova jonë e re dhe e dokumentuar në kuptimin politik, por edhe ligjor, mund të jetë edhe rruga më e mirë ligjore për ti dhënë përgjigje krizës politike ku po përfshihet vendi ynë, ku nga njëra anë kemi një mazhorancë që refuzon drejtësinë dhe numërimin e votave dhe nga ana tjetër kemi një opozitë që kërkon mbrojtjen e votës së lirë”, deklaron Ndoka.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24953. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24953