Ndjenja e inferioritetit!

olti

Neo
Ndjenja e inferioritetit!

Jam i sigurte se cdo kush ka nje apo disa ndjenja inferioriteti , apo te pakten nje here ne jete e ka pare ne vetvete kete ndjenje. Ndjenjat e inferioritetit mund te zhvillohen tek cdokush nga faktore te ndryshem, qe mund te jene fizike, intelektuale, ne aftesite socilizuese etj. PSH Kur jemi te vetedijshme mbi nje deficence/te mete, te trupit tone, per dicka qe nuk na pelqen ne te, dicka qe nuk eshte ne parametrat qe ne shoqeri quhen normale. Pikerisht nga nje e mete e tille ndjehemi inferiore. POR keto ndojenja nuk jane aspak dhe kurresesi negative. Jemi njerez dhe askush nuk eshte perfekt, secili i ka dicka qe i mungon. Jane pikerisht keto mangesi dhe ndjenjat qe lindin prej tyre qe na bejne te ecim me shume dhe me shpjet perpara, jane keto ndjenja qe na japin impulse per t'u permiresuar, per te qene me konpatibel me ate qe quhet normale.

Ndjenja e inferioritetit eshte studjuar shume nga psikologet, pasi perben nje pjese shume te rendesishme ne formimin njerezor. Nje nga psikologet me ne ze qe eshte marre me kete eshte Alfred Adler. Sipas tij eshte pikersisht mungesa e persosmerise qe na shtyn perpara. Eshte pikersisht kjo ndjenje qe na shtyn te mposhtim te metat dhe papersosmeria drejton nga zhvillimi dhe persosmeria. Ai jep shembullin e Napoleon Bonapartit. Sipas tij, Bonaparti eshte shtyre te behej ai njeri i madh qe ishte, pikerisht nga shtati i tij i ulet. Qe kjo e mete, qe e beri ate te kerkonte te behej nje njeri i madhe ne aspakte te tjera.

POR ne kushte te caktuara ndjenja e inferioritetit mund te kthehet ne kompleks te inferioritetit pikerisht ne kete moment ajo behet e rrezikshme dhe jo me normale, por nje semundje e vertete psikologjike.

I hapur per mendimet e juaja :thumbsup:
 

durrsakja

Primus registratum
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Olti paske thene shume, s'po me vijne mendime /pf/images/graemlins/smile.gif

Ndjenja e inferioritetit duke u pare ne aspektin negativ shkakton drama tronditese ne jetet e shume njerzve.
Sa vajza te reja ke qe behen anoreksike, sepse te jesh ca mbi peshe nuk jane standartet ideale te shoqerise mbi bukurine?!
Sa njerez ke qe jane rritur nen kthetrat e arogances injorante te prinderve qe nuk i inkurajuan kurre?!
E mund te vazhdoj keshtu me rradhe....
Per mendimin tim ndjenja e inferioitetit eshte koncept i krijuar ne mendjen e njeriut dhe fajtor kryesor jane parametrat e caktuara te cfare eshte e preferueshme e cfare jo....te gjitha keto nga difektet qe karakterizojne shoqerine njerzore si natyre.
Kaq per tani...
 

bebi

Primus registratum
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Nje ndjenje boshe pasi kryen nje projekt.
Nje gudulisje ne trurin tend kur hyn ne nje bar. Fluturat ne stomakun tend kur "njerez te bukur" te kalojne afer.

Femra ose mashkulli qe ke patur gjithnje prane dhe jepet ne krahet e shokut/shoqes tuaj.

Kudo gjehet dikush tjeter qe e ben me mire dicka sesa ti. Ti mund te jesh me i miri/a ne ate qe ben, por ja qe gjithnje del dikush qe e ben me mire se ti. Eshte nje dikush qe arrin aty ku ti s'mund te arrish.
 
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Per mua ndjenja e inferioritetit me ndodh vetem kur s'kam para.Me duket vetja buburec ne gjithe kete bote
help.gif
Ajo dite me duket per faqe te zeze,nuk mund te shoh asgje te bukur,jo se nuk dua ,por nuk m'a sheh syri:psh edhe nje benzi te fundit i shoh marmiten, :eek: :eek: ,njerezit me duken me te shemtuar(po ato c'faj kane),koha me duket e keqe dhe kur eshte e mire,ose me mire e papershtatshme per te qene e tille.E megjithate :tipsy: :tipsy: Mos u mbaj se ke ,mos u mbaj se je ,matane kur te shkosh ,vec 2m dhe. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Ema

Goddes
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Eshte e theksuar shume tek mehskujt.Kjo rrjedh nga fjalimet qe bejne mbi inferioritetin e femrave,e bla-bla-bla.

Ata qe flasin per inferioritet te te tjereve e bejne nga frika.

Eh sa keq /pf/images/graemlins/tongue.gif ! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Suedezi

Primus registratum
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Ndjenja e inferioritetit eshte dhurata me e keqe qe nje njeri mund te kete trasheguar nga prinderit e tije te pashkolluar .Them nga prinderit pasi ata dhe vetem ata jane faktori kryesor i krijimit te kesaj ndjenje tek femija i tyre,ndjenje te cilen ai e trashegon gjate ghithe jetes se tije.Sa here mund tju kene thene prinderit kur ishit te vegjel ."MOS E BEJE KETE, MOS E BEJE ATE ,TA DEGJOSH FILANIN PASI ESHTE ME I MIRE SE TY NE MESIME DHE DI ME SHUME SE TY.MOS I KTHE FJALEN TE TJEREVE ,MER SHEMBULL NGA DJALI I DREJTORIT TE BABIT QE ESHTE NE NJE KLASE ME TY etj..etj..etj..Te gjitha keto keshilla (te vyera) te dhena nga shume prinder nuk kane bere asgje tjeter, vetem se kane pregatitur ushtrine e sklleverve te ardhshem.Me te vertete ndjenja e te qenit inferior ndaj te tjereve, eshte nje semundje e nevertshme,por jo e pa sherueshme.Nje thenie e vjeter thote "JEMI CKA DESHIROJME TE JEMI"
 

olti

Neo
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Keto qe permend Suedezi jane pjeserisht te verteta. Ato ndjenja jane, po, shume te rrezikshme, por vetem kur kthehen ne komplekse, pra kur individi bie krejtesisht brenda 'semundjes' apo mangesise se tij, gje qe e ben te mos jete ne gjendje per asgje tjeter, por kjo ka nje emer te vecante - Kompleks inferioriteti. Ndersa ndjenjat e inferioritetit si dhe thashe gjenden tek secili, por varet nga individet, te cilet mund ta kene shtytje per perpara kete ndjenje, apo per te rene ende me poshte, pra per t'u shtypur prej saj. Psikologet nuk jane te gjithe te nje mendimi, por ai qe kam permendur me pare, eshte nje nga formuluesit e kesaj teorie. Ky psikolog vete ka vuajtur ne femijeri nga rakitizmi - dhe kjo gje mund ta kete bere te formuloje nje teori te tille, pra duke u bazuar pjeserisht ne eksperiencen personale. POR eshte fakt dhe besoj se jemi te gjithe te ndergjegjshem se secili nga ne ka tendence per superioriret, ne aspekte dhe fusha te ndryshme - dhe jane pikerisht disa ndjenja inferioriteti qe i shohim qe ne femijeri qe na shtyjne perpara dhe na japin nje force me te madhe per te ushtruar tendencen tone per inferioritet. Pra per mbuluar dhe eleminuar nje te mete, ne shtyhemi te arrijme gjera te tjera me te medhaja qe e lene ne hije kete defiçence tonen! Nuk e di ju, por mua kjo me duket nje teori e pranueshme, sigurisht jo absolute, por me te vertete baza reale ka.
smile-.gif
 

Klinton

Primus registratum
Re: Ndjenja e inferioritetit!

<ul type="square">
[*]Ndjenja e inferioritetit eshte dhurata me e keqe qe nje njeri mund te kete trasheguar nga prinderit e tije te pashkolluar .Them nga prinderit pasi ata dhe vetem ata jane faktori kryesor i krijimit te kesaj ndjenje tek femija i tyre,ndjenje te cilen ai e trashegon gjate ghithe jetes se tije.Sa here mund tju kene thene prinderit kur ishit te vegjel .
"MOS E BEJE KETE, MOS E BEJE ATE ,TA DEGJOSH FILANIN PASI ESHTE ME I MIRE SE TY NE MESIME DHE DI ME SHUME SE TY.MOS I KTHE FJALEN TE TJEREVE ,MER SHEMBULL NGA DJALI I DREJTORIT TE BABIT QE ESHTE NE NJE KLASE ME TY etj..etj..etj..Te gjitha keto keshilla (te vyera) te dhena nga shume prinder nuk kane bere asgje tjeter, vetem se kane pregatitur ushtrine e sklleverve te ardhshem.Me te vertete ndjenja e te qenit inferior ndaj te tjereve, eshte nje semundje e nevertshme,por jo e pa sherueshme.Nje thenie e vjeter thote "JEMI CKA DESHIROJME TE JEMI"
[/list]

:thumbsup:
 

genti

Primus registratum
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Me e bukura eshte se atyre qe e kane te theksuar kete ndjenje,kur rrethana te ndryshme i bejne ata ne nje fare menyre superjore,ata "shperfytyrohen" krejt dhe "pasojat" per fat te keq i heqin njerizit qe u gjenden me prane.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Ndjenjat e inferiotitetit jane zakonisht te lindura, por edhe zhvillohen ne nje ambjent te 'semure'. Eshte shume me e mundur qe personit qe i ka munguar vemendja, ngrohtesia, pranimi, dhe ledhatimi, ti shfaqen me shume keto lloj ndjenjash. Personaliteti eshte zinxhir, dhe funksionon i tille. Asnje person nuk eshte ishull. Ndodh qe edhe kur personi eshte i pashendetshem fizikisht te identifikohet me figura e heronj. Sjell si shembull rolin e Samuel Xheksonit tek "I Pathyeshmi". Keto njerez kane vetine e vecante te jene te sterzhvilluar ne fusha te tjera te jetes, cka eshte eshte e cmueshme. Shpesh kur keta njerez ndjehen te pazot ti kunderpergjigjen veshtiresive te jetes, identifikohen me grupe te caktura fetare, kulte, ushtri, organizata rraciste etj. Keto jane pasojat me te njohura te njerezve qe jane rritur si inferior nga te tjeret.

Nuk duhet harruar qe shume njerez sillen kastile si te tille per te marre dicka te caktuar nga situata, pasi jane ne dijeni te ndjenjes se keqardhjes qe njerezit zakonisht kane.
 

Prozator

Primus registratum
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Ndjenja inferioritetit eshte normale per situata te perditshme. Se po te mos ishte normale kjo, nuk do te ishte normale as ndjenja e epersise, qe ndihet pothuajse aq shpesh sa edhe ndjenja e inferioritetit. Perderisa eshte ndjenje, pra emocion, megjithese i rendesishem ne vetvete, nuk eshte ndonje shkaterrimtar i ekuilibrit psiko-fizik.

Neo ka te drejte kur thote se kompleksi i inferioritetit eshte ai te cilit duhet t'i frikesohemi dhe te perpiqemi te mos e kultivojme tek vetja dhe njerezit e afert qe na rrethojne. Por, cdo te thote kompleks? Sipas psikoanalizes, te pakten, kompleksi dhe gjendja kompleksive shfaqet atehere kur nje stimul i caktuar jo i drejtuar drejt nesh, arrin te gllaberoje energjine tone (ndikimi i stimulit pra, qe mund te jete fjale, shprehje fytyre, melodi, etj.) duke e shkeputur krejtesisht ose pothuajse vemendjen tone nga ajo qe po bejme nderkohe. Keto lloj gjendjesh shprehen pergjithesisht me pauza ne te folur, lapsuse, skuqje apo zverdhje, djersitje dhe me frymemarrje te shpeshtuar nganjehere, etj.

Fjala "inferioritet" eshte veteshpjeguese, keshtu qe mund t'i lidhni te dyja konceptet me jeten tuaj psiqike, duke i dhene mundesi vetes per introspeksion dhe reflektim.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Fillimisht postuar nga xhinO:
[qb] Me e bukura eshte se atyre qe e kane te theksuar kete ndjenje,kur rrethana te ndryshme i bejne ata ne nje fare menyre superjore,ata "shperfytyrohen" krejt dhe "pasojat" per fat te keq i heqin njerizit qe u gjenden me prane. [/qb]
Me duket pergjigje klas..

dhe une mendoj se reagimi ndaj ndjenjes se inferioritetit shkon ne dy drejtime:

1. njerezit marrin kot, mohojne ndjenjat e tyre, dhe mundohen te paraqiten sa me mire dhe te vete sigurt ne sy te te tjereve, ose

2. mbyllen ne vetevete, vuajne nga inferioriteti i tyre, dhe nuk arrine te realizojne dhe ato qe janete afte per te bere...

mendoj qe ndjenja me e keqe eshte ajo qe te lind ne mardhenie me njerezit e tjere. dmth ne raporte interpersonale .
 

Guest
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Per fat te keq ata qe ndjehen inferiore jane njerezit qe duan me gjithe shpirt por qe nuk i kthehet ajo dashuri me te njejten force qe e japin mbase sepse sdine te shprehen prandaj kjo bote nuk esh perfekte dhe ata qe duhet te duam sjane ashtu sic duhet te jene pershtatmerisht me ate qe jemi ne vete
 

i'll_wait_4_U_in_Heaven

Forumium praecox
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Per mendimin tim ndjenjat e inferioritetit vijne nga influencat negative te ambientit. Jane njerez te afert ne jeten tende qe formezojne karakterin tend.

Psh. Kur isha e vogel kunata e mamit ziheshte shpesh me mamin dhe nje e dy e shfrynte tek ne. Mua me thoshte i ke kembet e shtrembura si nana. Si resultat, qe isha femije dhe teper e re, u rrita me besimin se ashtu i kam ne te vertet. Kurse tani me thone se i kam shume te bukura.

Kur isha ne shkolle me thonin se nuk jam e bukur ose kam patur nje shoqe qe gjithmone me bente komente per gjoksin ose format e trupit. U rrita duke e besuar ate sepse ne nje moshe delikate njeriu mund te influencohet shume lehte. Kurse tani kur mendoj se ajo shoqja u martua pa gjoks fare e kuptoj qe ma kishte zili my D cup chest.

Nejse, per te mos shkuar ne hollesira te tjera, vet personalishit kam qene viktime e te tilla skenave. Jam rritur duke besuar se gjerat nuk shkojne okay ose jam mangut diku kur ne te vertet i kam patur. Keshtu qe jane influencat negative te shoqerise ne nje moshe teper delikate qe influencojne shume dhe deformojne integritetin e vet personit.

Per mendimin tim nuk mund te jete biologjike. Eshte me te shumten pasoje e influncave negative te personave qe ju rrethojn.
 

shkopi

Primus registratum
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Shume gjera nteresante lexova ketu lart.Ju pergezoj te gjithve per te vertat qe shkruat , sidomos ke pika ku keta njerez me keto ndjnja i shprehin duke mohuar ndjenjat e tyre , si dhe sillen keq me njerzit qe i rrethojne etj etj.Une u bera kurjoz , dhe do me interesonte ndonje artikull me profesional mbi kete teme , po pres me padurim ndonje link

Shiao
 

lorena

Primus registratum
Re: Ndjenja e inferioritetit!

ndjenja e inferioritetit nuk eshte gjithmon aspekt negativ...eshte nje Shtytje per tu permirsuar psh. une nuk mund te kem ndjenja inferioriteti ndaj vetes time por eshte gjithmon e shkaktuar ne raport me nje njeri tjeter. kjo tregon pasiguri ndaj vet vetes. por si thash mund te perdoret per te permirsuar veten dhe mund te japi resultate shume te mira.
Pa Ekzagjeruar ama!! cdo gje ka nje limit e rendesishme eshte te mos trasformohet ne Cmire, por thjesht nje Permirsim i VETVETES, ne menyr qe te ndihem me mire Une, duke u ndier mire une bej te ndihen mire dhe njerezit me te cilit raportohem dit per dit. :thumbsup:
 

ani ani

Primus registratum
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Ndjenja e inferioritetit vjen si pasoje e mungeses se harmonise psiqike. Kjo harmoni (ose ekuiliber) eshte pothuajse e pamundur per tu arritur sepse do shume pune me veten.
Megjithate ndjenja e inferioritetit kryesisht eshte relative pasi ka ambiente dhe gjendje ne te cilat ti nuk ndjen aspak inferioritet ka edhe ambiente dhe gjendje ku nuk mundesh ta perballosh.

Por ajo qe une mendoj se eshte me e mire per te gjithe eshte se pikerisht per ato gjera per te cilat me mendjen tone ndjehemi inferiore ti diskutojme me njerezit e afert e te perpiqemi ti kalojme.
Nje ndihme eshte fakti se te gjithe njerezit kane te tilla ndjenja, kjo te ben te barabarte me ta dhe nese ti ndjehesh inferior/e per pamjen psh athere dikush tjeter ndjehet inferior/e per edukimin.

Gjithsesi ne jemi ata qe i zmadhojme difektet e ne jemi ata qe i shuajme ato.

Inferioriteti nuk me duket shume ndjenje nxitese me shume eshte frenuese, vetem kur kapercehet si ndjenje athere njeriu eshte plotesisht i afte te beje ate qe do.

:idea:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Ndjenja e inferioritetit!

Ehhh psikollogjia nuk eshte shkenc ekzakte, sic eshte matematika, nga fakti se cdo njeri eshte i ndryshem nga nje tjeter. Sado te grupohen tipat dhe karekteret asnjeher nuk mund te arrihet ne nje 'ligj' ose percaktim standart mbi kete ose ate grup tjeter.

Njeriu duhet ta pranoj veten sic eshte. Dikush qe ndjehet mire ne vetevete ndjehet mire edhe me te tjeret.
 
Top