NDESHJA SHQIPERI-GJEORGJI

DFV

Primus registratum
Re: NDESHJA SHQIPERI-GJEORGJI

Nje barazim do te ishte i kenaqshem per tua lene kenaqsin e fitores sportedasheve te"Qemal Stafes".
 

ANIJA-TIR-74

Primus registratum
Re: NDESHJA SHQIPERI-GJEORGJI

shqiperia loz mire por pa rezultat , jemi ngopur me humbje , duam rezultat , ekipi qe loz mire te ras golin themi ne tironsat , keshtu qe duam gol po duke pasur parasysh dy mungesat e kombtares skela edhe lala , veshtire per rezultat fitoreje por shresojme gjithmon tek ekipi yne
FITORE KOMBTARES SHQIPERI-GEORGI 2-1
 

gazi

Primus registratum
Re: NDESHJA SHQIPERI-GJEORGJI

Gjeorgi-Shqiperi 1:2

Di njeri cili Kanal do e transmetoje ???
 

Alesio

Primus registratum
Re: NDESHJA SHQIPERI-GJEORGJI

Ne mund te jemi shume te mire !!!
por persa i perket futbollit jemi NGORDHESIRA.
U perdhunuan ne Gjeorgji !
e hengren per 90 minuta 3 here !!!
 

disku

UNI
Re: NDESHJA SHQIPERI-GJEORGJI

3 petlla na kputen...car ekipi qe jena amon..dum me u kualifiku ne??? loool
i mort m*ti shalet car nordhsinash qe jon
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: NDESHJA SHQIPERI-GJEORGJI

prit ere se tashi e lexova....paskena pat lojtare te demtum....pse re ça jena ne Brazili eh...ato qe kena i kena me pikatore.
 

Alesio

Primus registratum
Re: NDESHJA SHQIPERI-GJEORGJI

Nuk eshte se kishim demtime por jane te vdekur fotbolistet tane .
Nuk eshte nga demtimet humbja sepse ne mos gaboj eshte humbja e katert radhazi.
Te gjithe ne ballkan kane futboll vetem ne kemi ngelur te ngrire dhe nuk bejme kurre nje hap perpara.
 

alpacino

Primus registratum
Re: NDESHJA SHQIPERI-GJEORGJI

ja pra dhe PANORAMA mbeshtet ate qe thashe un disa minuta mbas ndeshjes
kto jan langaraqa jane njerez te digjenerum,nuk jane profesionista
jane me plot goje SHK........



Të luajmë për fanellën apo për...hobi!

Të paktë janë ata që e dinë vërtet se sa vlen ajo fanellë që mbajnë të veshur. Përkushtimi për një paraqitje sa më dinjitoze me ngjyrat kuqezi, duket që në këndimin e himnit kombëtar përpara ndeshjeve. Në Gjeorgji, të vetmit që kënduan himnin, ishin Bushi dhe kosovarët Hasi e Dragusha. I pari, me aq sa u pa, ndoshta mund të marrë i vetmi notën kalueshëm për lojën e zhvilluar. I vetëm në qendër të fushës, mesfushori i Anderlekt punoi shumë dhe nuk gjeti mbështetjen e shokëve. Në disa çaste të garës, u acarua shumë me veprimet foshnjarake të shokëve të skuadrës, që nuk e "çanë" shumë kokën për ndeshjen. Pyetja që lind është: a janë këta lojtarë porofesionistë? Nëse në skuadrat e tyre japin maksimumin në çdo ndeshje, përse të mos e japin dhe në një ndeshje të Kombëtares, një herë në kushedi, sa kohë! E nëse në ndeshjet e tjera të Shqipërisë, do jenë vetëm kosovarët që do të luajnë me shpirt, çfarë do të ndodhë, nëse në një ditë të bukur, Kosova do të luajë si shtet i vetëm! Ku shkuan ndjenjat e nacionalizmit?! Këtë gjë do ta vërtetojë ndeshja e së mërkurës, sigurisht, nëse lojtarëve u ka mbetur akoma ndopak nga dinjiteti i tyre.
[Panorama]
 

TONY

Primus registratum
Re: NDESHJA SHQIPERI-GJEORGJI

me thene te drejten me turp s`ka ,pse drejtuesit e federates tone jane ca ngordhesira qe vetem dine te thone ah shqiperia shqiperia brigeli ,pra shume zhurme per asgje kjo eshte e verteta ,ku jane lojtaret tane te cilet gazetat i ngrejne ne qiell e ne te veretet s`vlejne 2 leke si i thone
ne vetem dime te kenaqim veteveten me arsytime te kota se rezultatet i marrin te tjeret,pse ca eshte anglia apo gjermania me shume se ne ,ne fushe jane 11 me 11 s`ka aty po pate aftesi fiton
pra jam mjaft i zhgenjyer ....si gjithmone
 

Rangers

Primus registratum
Re: NDESHJA SHQIPERI-GJEORGJI

edhe me se fundi nje fitore per shqiperine. 3-1
te pakten kete here nuk jemi ne fund te grupit.
 

xhaxhi_eli

Primus registratum
Re: NDESHJA SHQIPERI-GJEORGJI

Dhe per me teper e para ne grup ka vetem 12 pike.
Pra, vetem 4 pike larg kualifikimit ishim kete here /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Florus

Forumium maestatis
Re: NDESHJA SHQIPERI-GJEORGJI

4 pike larg kualifikimit jo sepse ne i mbaruam ndeshjet. Te tjeret jo! :cry: Ka mundesi qe te mbetemi dhe te fundit :smash:
 

TONY

Primus registratum
Re: NDESHJA SHQIPERI-GJEORGJI

nejse 4 pike larg por te pa kualifikuar ndonjehere ,e cfare rendesi ka se sa pike larg je kur te pakten nje here nuk arrin te kualifikohesh,bo mjaft absurde ,nejse me mire pak se hic thote populli,po mendoj se ka ardhe kohe te fusim ne loje ca djem qe luajne me pasion ,me zemer e jo per leke e fame se po loze per leke e fame mbase mund te humbasesh edhe ate reputacion qe ke ,hajde mirupafshim ne boteror se do e fitojme se s`ben,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,./
 
Top