Re: NDARJA
Dicka te bukur qe degjova sot nga nje psikologe:
Dashuria kur nis nuk eshte dashuri, por pasion. Ndodh tek cifti nje stufi hormonesh qe i ben te mendojne se tjetri eshte shume i bukur, shume inteligjent dhe shume i mire. Zakonisht kjo faze zgjat nga disa muaj deri ne tre vjet. Pas kesaj, njeriu e merr veten dhe kthehet ne normalitet.
Nese kur kthehet ne normalitet, nuk eshte i pergatitur, atehere vjen ndarja, sepse njeriu na duket i shemtuar, jo terheqes seksualisht dhe me inteligjence normale.
Per te evituar ndarjen duhet qe partneret te ndertojne nje raport te tille, qe kur te "zgjohen" nga mahnitja, ta shohin partnerit dhe te thone:
-Pavaresisht se nuk je i perkryer, une zgjedh te rri me ty, sepse te shoh ne sy dhe ndjej se tek ti mund te mbeshtetem, ndjej se mund te kem besim tek ti dhe se ti do te me gjendesh prane e do te me pranosh ashtu sic jam.
Ne kete moment mund te themi se lind nje raport i qendrueshem dhe jo me perpara, sado e zjarrte dhe e pergjeruar te jete dashuria!