Re: NASA po nxjerr ne pension Einstein & teorine e tij.
Problemi qe ekziston ne fizike sot per sot eshte ai qe ka te beje me lidhjen ose unifikimin e 4 forcave themelore te Universit. 3 nga keto forca: elektromagnetizmi, nuklearja e dobet (electroweak) dhe ajo e forte, jane tashme te lidhura nepermjet Quantum Mechanics dhe Modelit Standart. Ama forca e 4rt, ajo e gravitetit nuk eshte arritur te lidhet me te tjerat. D.m.th kemi dy fije peri: Quantum Mechanics e cila vlen shume mire per gjithcka ne "miniature" ose ne shkallen atomike, por nuk kuptohet plotesisht se si vepron ne makroshkalle, dhe Relativiteti i cili vlen shume mire ne makroshkalle, por nuk kuptohet fare ne shkallen atomike.
Perpjekjet per t'i lidhur keto fije peri i kane hedhur teoricientet ne dy fusha. Nga njera ane kemi String Theory e cila mundohet te niset nga Quantum Mechanics dhe mundohet te kapi ne grep gravitetin. Ne anen tjeter kemi Loop Quantum Gravity qe niset nga Relativiteti e mundohet te kapi ne grep Quantum Mechanics. Me sa kam lexuar une, shumica e fizikanteve parapelqejne String Theory, por ka edhe shume njerez te zgjuar qe po punojne nga ana e Loop Quantum Gravity.
Artikuj gjehen plot ne Internet dhe ne revista e botime te ndryshme; mjafton te kesh parasysh keto fraza: "String Theory" dhe "Loop Quantum Gravity". Per nje njohuri fillestare une rekomandoj:
"The Elegant Universe: Superstrings, Hidden Dimensions, and the Quest for the Ultimate Theory" nga Brian Greene
"THREE ROADS TO QUANTUM GRAVITY" nga Lee Smolin
Ama keto libra nuk permbajne aspak informacion teknik, matematike etj, por vetem nje hyrje per kuriozet qe nuk para jane te dhene pas Fizikes Teorike (si puna ime).