Re: NANO apo BERISHA? A mund te kete nje alternative qe mos i perfshije keta te dy?
Andon shpesh here eshte diskutuar per nje alternative te trete ne Shqiperi dhe ne fakt etapa per krijimin e nje partie te trete ka ca kohe qe ka ardhur.
Por nje alternative e trete momentalisht eshte e paarritshme pasi mbi politiken shqiptare rendon nje barre teper e rende dhe shume delikate per momentin.
Irredentizmat e drejte dhe reale te rilindur pas ardhjes se demokracise jane nje mbingarkese teper e madhe per te kerkuar nje alternative momentale e cila mund te nxirrte jashte loje dy liderat prototipe bashke me partite e tyre.
E gjithe amullia ka ardhur jo si pasoje e mosrakordimit te problemeve te ndryshme por si pasoje e kapercimit te tyre pa ndergjegjshmeri dhe ne fakt ne kete amulli, influencimi i politikes boterore ne politiken shqiptare nuk krijon kushte per nje normalizim dhe stabilizim relativ dhe te gjate.
Jane shume procese demokratizimi te nisura nga vete ne dhe shtetet miq te Shqiperise te cilat duhen vazhduar dhe keto procese kerkojne kohen e tyre per ti dhene fund te pakten disa problemeve themelore kombetare.
Mendoj se Berisha dhe Nano do ishin te gatshem te dorezonin pushtetin por me sa shihet qendrimi i tyre ne politike nuk varet nga faktoret e brendshem.
Edhe ata do te largohen por derisa te largohen, ne Shqiperi njerezit duhen ndergjegjesuar dhe nuk duhet humbur kohe per te krijuar nje alternative te re e cila do ta zevendesoje shume mire dhe shume lehte politiken konfliktuale te meparshme.
Partite politike ne Shqiperi nuk jane gje tjeter vetem se "jashteqitja" e reformimit te dobet te dy partive kryesore dhe keto parti satelite nuk besoj se mund te krijojne nje alternative te qarte per te ardhmen.
Vetem ne Shqiperi mund te gjesh nje parti me ndryshime vendi te emrit te saj,rasti i partise se Milos dhe Gjinushit dhe gjithashtu mund te gjesh dy parti legaliteti satelite te njera tjetres, dy parti demokratike, njera e re dhe tjetra 12 vjecare dhe sa e sa organizata te tjera pakurrefare qellimi dhe pakurrefare platformash per te cilat jane krijuar.
Mendoj se me renien e Berishes dhe Nanos, keshtjella do shembet e gjitha dhe patjeter ato parti qe jane te forta dhe te ndertuara mire do ti bejne balle erozionit dhe stuhise se shkaterrimit.
Me kete kam parasysh iniciativen e <span style="font-weight: bold">Genes</span> e cila ka ide te qarta per te krijuar nje organizate ose nje parti politike me aderues te brezit te ri te diplomuar ne Shqiperi dhe jashte saj.
Ideja e Genes per te nxjerre nje alternative te qarte me intelektuale te ndergjegjshem dhe qe i perkasin brezit te ri, eshte nje ide qe duhet te <span style="font-weight: bold">mbeshtetet parimisht</span> nga te gjithe pasi ide te tilla dhe harxhime kohe te tepert nuk ka asnjeri.
Une do isha dakort neqoftese Gene se bashku me shume intelektuale te tjere do te krijonin nje parti te caktuar politike dhe te beheshin te njohur me kalimin e kohes(organizatat jane bere me keq se piramidat) dhe te behej testimi i sakte i intelektualeve per deget e njohurise qe perfaqesojne kete parti dhe me pas duke qendruar ne pritje te "rrebeshit", ato mund te nxirrnin nje alternative te qarte kombetare, zhvilluese, ekonomike, pra me te gjitha opsionet e pranuara dhe te drejta, njekohesisht kjo alternative do te kishte mbeshtetje te kenaqshme nga shtete te ndryshme perendimore te cilat jane te interesuara per progresin shqiptar dhe stabilitetin e rajonit.
Gene, seriozitet te tille per ceshtje madhore kam vene re vetem tek ty dhe te them te drejten jam shume i kenaqur pasi ti u ngjall me te vertete shpresa intelektualeve si brenda ne Shqiperi ashtu edhe jashte saj.
I vetem njeriu nuk mund te beje asgje dhe une do te mundohem te ndihmoj sadopak ne menyre formale dhe kurajoze(sepse une nuk renditem tek ata qe kane mbaruar universitete,fatkeqesisht)ti japesh drejtim te caktuar nje veprimi dashamires,optimist, patriot,shpresedhenes per te ardhmen e Shqiperise.
Mendoj se per momentin nuk kam se cfare te shtoj me por te jesh i sigurte se ndonje dite tjeter do jem pjesemarres perseri ne kete teme.