NAMAZI (Si te Falem)

selam_demiri

Primus registratum
NAMAZI (Si te Falem)

--------------------------------------------------------------------------------

Si te falim Namazin ?
Te nderuar lexues!
Ne kete faqe do te gjeni disa udhezime te vogla per menyren se si te falemi. Per ta bere sa me te kuptueshem kete seksion kemi sjelle disa imazhe. Nese keni ndonje sugjerim apo pyetje per specifikim te metejshem te menyres se faljes, na kontaktoni nepermjet e-mail-it. Le te shpresojme qe Allahu Teala eshte i kenaqur me punen tone. Amin!

Allahu i madherueshem thote ne Kuranin e Shenjte: "Une nuk i krijova njerezit dhe xhindet vetem se per te me adhuruar Mua"
----------------------------------------------------
-Pasi besimtari vendos te falet, ai kthehet nga Shtepia e Shenjte (Kaba).
[Rakati i I]

(Tekbiri)

-Duke qendruar ne pozicion qendrues ne kembe, besimtari ngre (me qarte shuplakat)duart e tija (ne shenje dorezimi), duke thene "Allahu E'kber" (Zoti eshte i Madhnueshem).

- Pas kryerjes se ketij veprimi, lutesi i lidh duart e tija perpara kraharorit (doren e djathte mbi te majten)dhe fillon te lexoje lutjet e faljes (Duan, Al-Fatiha-n, dhe nje sure tjeter nga Kurani).

(Rukuja)

-Pas recitimit te lutjeve te mesiperme, adhuruesi thote "Allahu Ek'ber" dhe bie ne Ruku (perulet perpara Zotit). Rukuja behet ne menyre te tille qe pozicioni i trupit (kokes me trupin)te formoje 90 grade me kembet. Duart vendosen mbi kupat e gjurit, koka me trupin jane ne vije te drejte.( Syte mbahen hapur)

-Gjate renies ne Ruku, lutesi thote tre here (ose me teper, preferohet numer tek) "Subhane Rabi el-adhim" (perkthimi: vetem ty te adhuroj o Zot i madheruar)

- Pas mbarimit te kesaj lutje besimtari ngrihet nga Ruku-ja duke thene "Semi Allahu Limen Hamiden" (perkthim:Allahu e degjon ate qe e falenderon), dhe ne heshtje thote "Rabena u leken hamd" (perkthim:vetem ty te falenderoj o Allah).

- Pas thenies se lutjes se mesiperme, besimtari rri pak sekonda dhe thote "Allahu Ek'ber" dhe bie ne Sexhde.

(Sexhdja)

-Sexhdja (renie permbys,perulje e plote ndaj Zotit), behet ne menyre te atille qe adhuruesi te perulet ne menyre te plote ndaj Zotit te tij.
Gjate sexhdes duhet qe:
- Balli dhe hunda e njeriut te preki token.
-Duart te jene te mbeshtetura ne toke.
-Gjunjet dhe gishtat e kembeve te jene ne toke.
-Syte te mbahen hapur.
-Ne sexhde besimtari thote "Subhane Rabi al-ala" (perkthim: vetem ty te adhuroj o Krijues i Lartesuar)

(qendrimi ne gjunje)

-Pas Sexhdes lutesi çohet duke u ulur ne gjunje dhe thote "Allahu Ek'ber". Ai qendron ashtu per disa sekonda dhe duke thene serisht "Allahu Ek'ber", bie serisht ne Sexhde (procedura eshte e njejte.

-Mbas kesaj Sexhde, adhuruesi ngrihet ne kembe duke thene "Allahu Ek'ber" dhe vazhdon faljen e Rakatit tjeter.
[*-Rakat quhet ai sesion i faljes gjate te cilit, besimtari qendron ne kembe, dhe lexon lutjet; per Rakatin sesi eshte kemi sqaruar ne fillim]

-Ne rekatin e dyte (qe ne Namazin e sabahut eshte i fundit) dhe ne te katertin besimtari pas dy sexhdeve nuk cohet ne kembe por qendron i ulur dhe reciton disa lutje ( Et-tehijatu, Salavate dhe Dua-ne). Ne fund te Tehijatut, kur besimtari deklaron se nuk ka Zot pervec Allahut, ai con gishtin tregues te dores se djathte ne shenje te Njejesise se Allahut.

-Ne fund te Namazit (rakatit te fundit) besimtari jep Selam (Paqe) ne krah te djathte dhe te majte.

(Selami)

Namazet e dites.
Besimtaret, jane urdheruar nga Allahu (s.w.t.) te kene kujdes lutjen e tyre. Ajo sherben si lidhje shpirterore mes besimtareve dhe Krijuesit te tyre. I Derguari i Allahut (s.a.s.) ka thene: Besimtari pa namaz, eshte si njeriu pa koke.
Allahu (s.w.t.) besimtarit te Tij, i ka bere obligim faljen e 5 (pese) Namazeve ne dite.
Ato jane:
-Namazi i Sabahut, i cili falet ndermjet fundit te territ te nates, deri ne lindje te diellit.
-Namazi i Ylese, i cili falet pasi dielli arrin ne mesin e qiellit (pas mesdite).
-Namazi i Ikindise, i cili falet pasi dielli kalon 3/4 (tre cerekun) e qiellit.
-Namazin e Akshamit, i cili eshte pas perendimit te diellit, deri ne dukjen e yjeve ne qiell.
-Namazin e Jacise, i cili falet pas dukjes se yjeve ne qiell, deri ne fundin e nates (qe pas saj vjen koha e Sabahut).

Njoftim!
Termat e faljeve dhe vete faljes i kemi sjelle ne gjuhen me te cilen njihen ne Shqiperi. Termat e lartpermendur, jane turk ose persian. Per sa me siper, termi namaz, ne versionin e tij origjinal eshte "Es-Salat". Termi origjinal i Sabahut eshte "Subh". I Yle-se eshte "Dhohor". I Ikindise-"Asr", i Akshamit-"Magrib" dhe i Jacise-"Ishaa".

Specifikim i Namazeve, ne numrin e rekateve dhe Sunete.
Namazet e dites kane specifikimin e tyre ne numrin e rekateve dhe numrin e suneteve. Gjate namazit, besimtaret, falin "Farzet" apo lutjet obligative. Farzet jane obligim per besimtaret. Kryerja e tyre eshte nje nga kushtet me themelore te islamit. Lenia e tyre konsiderohet mekat.
Pervec "farzeve" ne faljet e dites, ka edhe falje te cilat jane ne deshiren e besimtarit. Ato jane sunete. Sunet do te thote rruge e dikujt. Ky term eshte i perdorur per ato falje ekstra te cilat i ka praktikuar i Derguari i Zotit, Muhamedi (a.s.).
-Ne namazin e Sabahut ne gjejme 2 rekate (dy) Farze dhe 2 rekate sunete. Ato falen me vete.
-Dy sunetet e Sabahut falen mbas thirrjes se Azanit te Sabahut.
-Dy Farzet e Sabaht falen mbas faljes se suneteve. (Por kjo nuk do te thote qe po s'u falen sunetet nuk falen dot farzet)

1- Fjala namaz linguistikisht eshte nje fjale me origjine persiane, por qe perdoret gjeresisht ne shume ane te botes Islame, si Pakistan, Persi, Turqi, Bosnie, Rusi, Shqiperi etj... Relevantja e perkthimit te fjales ne gjuhen shqipe mund te jete lutje - apo - adhurim. Ne gjuhen arabe termi eshte "salat"
 
rvd

Primus registratum
Re: NAMAZI (Si te Falem)

MARATONOMAN RESPEKTO LIRINE E FJALES NE ALBFORUM !!!!!
dHE BEN MIRE TE MATESH KUR TE SHKRUASH .....
 
joetisti_

Locus omnem
Une vete nuk besoj ne ndonje fe, por kam miq qe besojne edhe shkojne ne xhami dhe prej tyre marr ndonjehere informacion se si kryen atje sherbimet. Nje miku im me ka thene se ne te vertete namazi duhet falur shume here ne nje dite e jo vetem nje dite te javes ne xhami. Sipas tij keshtu e thote kurani.
 
Hank

Valoris scriptorum

5 here ne dite vella.
 
mirdita

Papirus rex

5 her ne dit nese je musliman,keshtu thot feja jon
 
joetisti_

Locus omnem
5 her ne dit nese je musliman,keshtu thot feja jon
Po mirdita por ketu ku jam une, nga informacionet qe kam, e falin vetem 1 here ne jave, vetem te Premten. A eshte e pranueshme edhe keshtu apo eshte shume gabim kjo? Dhe ne ketu ku jam une, ne Fier, kemi xhamine me te madhe ne shqiperi.
 
The decatur

Perjashtuar nga Albforumi

po une di qe fieraket me shume jane bektashiane se sa myslimane apo e kam gabim?
 
mirdita

Papirus rex
Po mirdita por ketu ku jam une, nga informacionet qe kam, e falin vetem 1 here ne jave, vetem te Premten. A eshte e pranueshme edhe keshtu apo eshte shume gabim kjo? Dhe ne ketu ku jam une, ne Fier, kemi xhamine me te madhe ne shqiperi.
Ka dhe aso njerz ama tek ne falim 5 koh namaz mund te mos e falim te gjithen sepse kemi ndonje pun te rendesishme apo ka ardhur ndonje musafir,ama kur nje njeri nuk fal 5 si e fal vetem 1.Kjo disi pa kuptim
 
The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Ka dhe aso njerz ama tek ne falim 5 koh namaz mund te mos e falim te gjithen sepse kemi ndonje pun te rendesishme apo ka ardhur ndonje musafir,ama kur nje njeri nuk fal 5 si e fal vetem 1.Kjo disi pa kuptim
po une qe falem edhe ne teqe,edhe ne xhami por edhe ne kishe???
A ju vjen cudi?
 
Top