Nacionalizmi dhe Patriotizmi

nike palkola

Primus registratum
Re: Nacionalizmi dhe Patriotizmi

Janë koncepte të njëjta, por nacionalist/i/ja bën më shumë se patrio/ti/tja për Atdheun dhe për Kombin.
Pse kemi pak nacionalista Shqipëtarët në të gjitha trojet shqiptare janë në këtë gjëndje!
Kemi nevojë të madhe edhe për patriotizem e sidomos për NACIONALIZEM!
 

Guest
Re: Nacionalizmi dhe Patriotizmi

Fillimisht postuar nga mistiku:
[qb] Janë koncepte të njëjta, por nacionalist/i/ja bën më shumë se patrio/ti/tja për Atdheun dhe për Kombin.
Pse kemi pak nacionalista Shqipëtarët në të gjitha trojet shqiptare janë në këtë gjëndje!
Kemi nevojë të madhe edhe për patriotizem e sidomos për NACIONALIZEM! [/qb]
nacionalist ben em shuem per atdheun :confused:
nacionalisti eshte ai qe e pranon kudo se cfare eshte pa ju dridhur qerpiku ..
NDERSA ..
Patrioti eshte ai qe angazhohet ne ceshtje te ndryshme qe kane te bejne me atdheun e tij
pra te dy e bejen dicka por ne menyra te ndryshme .
 

ujku81

Primus registratum
Re: Nacionalizmi dhe Patriotizmi

Nuk jane njesoj, se po te ishin njesoj nuk do ekzistonin dy fjale te ndryshme.
Nacionalisti eshte ai qe e quan vendin e tij me te mirin dhe perbuz te tjeret.
Patrioti eshte ai qe mendon per vendin e tij.
Ne kemi nevoje per te dyja.

kam degjuar edhe qe nacionalizmi eshte forma ekstreme e patriotizmit
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Nacionalizmi dhe Patriotizmi

Nacionalizmi dhe Patriotizmi janë dy koncepte plotësisht të ndryshme.
Dallimet në mes të këtyre dy koncepteve NGANJËHERË as që mund të kuptohen !

Për më shumë do të flasim herave të tjera.

PrInCiPiEl
:cool:
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Nacionalizmi dhe Patriotizmi

Jam nacionalist. Nacionalist dmth. që lufton për lirinë e të mirat e kombit të vet pa i cënuar të drejtat e të tjerëve.
Shumë e përziejn nacionalizmin me shovinizmin, çka është shumë gabim. Që të dy (patr. e nac.)jenë për të mirën e Kombit por nacionalisti pak më shumë.
Nacionalisti (i mirëfilltë) nuk i përbuzë të tjerët, vetem e do më shumë Kombin e vet, të pakten kjo vlenë për mua.
 

Archi

Forumium praecox
Re: Nacionalizmi dhe Patriotizmi

Fillimisht postuar nga PrInCiPiEl:
[qb] Nacionalzmi dhe Patriotizmi


Koncepte të ndryshme apo të njejta ? [/qb]
-----------------------------------------------------------------------------

Patjeter qe Nacionalizmi ka ndryshim me Patriotizmin. Ku qendron ky ndryshim? Me pak fjale mund te them qe:

Ne te gjitha tekstet didaktike nacionalizmi pershkruhet si doktrina e se djathtes ekstreme dhe te levizjeve populiste. Si doktrine propagandon kombesi te paster heterogjene dmth mosperzierje rracash dhe territore etnikisht te pastra. Me baze nacionaliste jane levizjet e ekstremit te djathte ne Evrope, si partia ne pushtet sot ne Danimark, Partia e Pim Fortuyn ne Hollande, Partia e Jean Marie Le Penn ne France, NDP dhe Republikaner ne Gjermani, FPÖ ne Austri e Jörg Haider etj.

Patriotizmi qe vjen nga fjala Patria=Atdhe dmth atdhetarizmi ne shqip, presupozon nje nocion jokonkret ku perfshihen lidhja e individit me kombin te cilit ai i perket. Patriotizmi konsiston edhe ne ruajtjen dhe transmetimin e karakteristikave te vecanta kulturore kombetare si doket, zakonet dhe traditat kombetare.

Keto terma ngaterrohen shpesh me njeri-tjetrin, pasi kufiri ndares i tyre eshte shume i ngushte. Patriotizmi ne krahasim me Nacionalizmin eshte i pademshem, por nga patriotizmi mund te lindin edhe ndjenja nacionaliste, gje qe eshte shume e rrezikshme. Pas Religionit ka qene Nacionalizmi shkaku me kryesor i ndezjes se luftrave dhe i konflikteve.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Nacionalizmi dhe Patriotizmi

Keto terma ngaterrohen shpesh me njeri-tjetrin, pasi kufiri ndares i tyre eshte shume i ngushte. Patriotizmi ne krahasim me Nacionalizmin eshte i pademshem, por nga patriotizmi mund te lindin edhe ndjenja nacionaliste, gje qe eshte shume e rrezikshme. Pas Religionit ka qene Nacionalizmi shkaku me kryesor i ndezjes se luftrave dhe i konflikteve.

Perputhet katerciperisht me ate qe mendoj une! :thumbsup:
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Nacionalizmi dhe Patriotizmi

Nacionalizmi dhe Patriotizmi

Patriotizmi është ndjenjë natyrore dhe instinktive e njeriut, kurse nacionalizmi nuk është ndjenjë por ai paraqet nje ideologji.
I pari është sentimental, kurse i dyti është një pseudoreligjion, në të cilin mbështeten ndjenjat dhe instinktet patriotike.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Nacionalizmi dhe Patriotizmi

Archi e të tjerë,
Mendoj se i keni gabim disa gjëra. Zhan Mari le Pen është racist dhe shovinist. Poashtu disa edhe kryekriminelin serb Millosheviqin disa e paraqesin nacionalist. Ai është shovinist, dhe shovinizmi dhe ideologjitë e racave superiore, hebrejt populli Zotit, gjermanet gjatë kohës së Hitlerit racë superiore, serbet e quaj veten popull qiellor etj. dhe nga egoizmi janë zhvilluar luftëra kolonialiste, për të çfrytëzuar të tjerët, dhe këto kanë qenë shkaqet që kanë shkaktuar tragjedi të mëdha.
E kam enciklopedinë e termave të huaja kroatisht ku pos tjerash nacionalizmi është keqpërdorur edhe për lufta pushtimi nga borgjezët gjatë mesjetës, për nacionalizmin shkruan: me e dashtë popullin e vet, me luftuar për të drejtat dhe për pamvarësinë e tij, dmth. me i shërbyer jo vetem popullit të vet por të gjithë popujve, dhe përparimit të përgjithshëm.
Prandaj mos e përzieni nacionalizmin me shovinizem!
 

ADONSINIEGC/AUGEN/fractio

Primus registratum
Re: Nacionalizmi dhe Patriotizmi

Nacionalizmi ne Ballkan = Sida ne Afrike
Patriot = rakete anti-misil ose misil anti-rakete. Prodhim amerikan. Ne nuk kemi te tille.
Te duash dhe respektosh veten = te respektosh dhe vleresosh ambientin tend. Shqiptaret nuk dine te vleresojne dhe respektojne ambientin e tyre, rrjedhimisht as veten. Eshte nje komb servil, dembel dhe kusar qe di vetem te haje mish.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Nacionalizmi dhe Patriotizmi

Mendoj se kemi nacionalista e patriotë Shqiptarë, por kemi pak, kemi më shumë shqipfolës.
Nuk është Ballkani fuçi baroti për shkak të nacionalizmit, por për shkak të shovinizmit e kolonializmit të këlyshëve të Rusisë serbëve e grekëve të drejtuar kundër shqiptarëve.
Si pasojë e okupimeve dhe e diktaturës kemi probleme, por ato tipare që ua mveshni ju kombit shqiptarë nuk qëndrojn. Kemi të tillë, por jemi Komb punëtor e i ndershëm që dëshiron (dhe gjithmon ka luftuar) të jetojë në paqë e i lirë në Tokën e vet dhe me djersë të vet.
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Nacionalizmi dhe Patriotizmi

Nacionalizmi mbështetjen e vet e gjenë në faktorët gjeografikë, gjuhësorë, racorë, politikë, ekonomikë, kulturorë dhe historikë, kurse territorin, atdheun, gjakun dhe historinë e konsiderojnë si faktorë kyç që e ndërton identitetin e veçantë të kombit.
 
Top