Nëntë fakte befasuese që nuk i dinit për Tokën

Dreamer

Under the Dome

Toka është planeti ku jetojmë ne njerëzit.

Shkenca na ka mësuar shumë gjëra rreth planetit Tokë.

Por, se kohët e fundit shkencëtarët kanë nxjerrë në pah edhe disa fakte të reja interesante lidhur me Tokën.

Ja 9 fakte interesante që nuk i keni ditur për Tokën

1. Toka nuk është e rrumbullakët!

Nëse Toka është sferike, përpos kësaj, për shkak të fuqive gravitacionale të saj, nuk përbën një cikël perfekt. Në realitet ekziston një “gungë” rreth meridianit për shkak të saj. Rrezja polare e Tokës është 3.949.99 milje, ndërsa rrezja e meridianit është 3.963.34 milje.

2. Emërtimi “Earth” vjen nga Anglosaksonët me fjalën Erda.

Të gjithë plantët e tjerë të universit, e kanë marrë emrin e tyre nga perënditë e lashta, veç Tokës, planetit tonë. Fjala Angleze, “Earth” buron nga fjala anglosaksone Erda, që do të thotë “tokë, arë etj.” dhe besohet se ka moshë 1.000 vjeçare. Por, si për ironi të fatit, planeti ynë mbulohet nga 71% e sipërfaqes së tij me ujë dhe është i vetmi planet në gjithë universin që njihet deri më sot që ka këtë elementë të çmuar.

3. Dita nuk ka 24 orë!

Njerëzit vazhdojnë të thonë se nuk kemi orë të mjaftueshme në dispozicion gjatë ditës dhe kanë të drejtë! Nuk janë 24 orë. Po, po, është e vërtet. Koha reale që i nevojitet planetit tonë për të kryer një rrotullim të plotë rreth boshtit të tij, është 23 orë 56 minuta dhe 4 sekonda. Kjo është ajo që ne e quajmë ditë yjore. Ditë diellore, koha që i duhet diellit që të kthehet në të njëjtën pikë në meridian, ndryshon shumë, thuajse 16 minuta gjatë gjithë vitit, për shkak të vendndodhjes së tij në orbitë.

4. Toka është planeti i vetëm me pllaka tektonike!

Shkencëtarët besojnë se Toka përbëhet nga 7 pllaka tektonike të cilat transferohen në drejtime të ndryshme, deri në 4 inç për vit. Kur përplaset njëra pllakë tektonike me tjetrën, sipas teorisë, krijohen male, ndërsa kur largohen nga njëra-tjetra, krijohen lugina.

5. Toka ka një planet binjak që quhet “Hyjnor”!

Shkencëtarët besojnë tashmë se dikur nuk kishim vetëm në orbitë rreth diellit. Toka kishte një planet “binjak” me madhësinë e Marsit, që quhej “Hyjnor” dhe ishte 60 gradë, qoftë para apo pas planetit tonë. Por, para 4.533 miliardë vite dritë, ky planet u përplas me Tokën. Pjesa më e madhe e këtij planeti u bashkua me Tokën, ndërsa pjesa e mbetur krijoi Hënën.

6. Misteri i orbitës perfekte të Hënës!

Duhet theksuar se ekzistojnë disa gjëra të cilët nuk njihen, si për shembull, qendra e Hënës është 6.000 këmbë më pranë Tokës, gjë që do i shkaktonte më shumë paqëndrueshmëri, por orbita e saj është thuajse perfekte.
Hëna mbulohet nga një pluhur i cili mban erë baruti, edhe pse përbëhet nga materiale të ndryshme. Gjithashtu, ndërsa nuk ekziston “anë e errët” e Hënës, forca e gravitetit të Tokës, e bën hënën të ngadalësojë në mënyrë të atillë saqë Hëna të rrotullohet vetëm një herë gjatë gjithë muajit, ndaj dhe ne shikojmë gjithnjë vetëm njërën anë të Hënës. Madje ekziston një koiçidencë, që Dielli është 400 herë më i madh se Hëna, por 400 herë është Hëna më e vogël se Toka, dhe të duket në hapësirë si të kenë të njëjtën madhësi.

7. Më shumë se 90% e oqeaneve vijon të mbetet e paeksploruar!

Ndoshta mund të dimë shumë rreth Hënës dhe Marsit, por e vërteta është se sapo kemi filluar të hulumtojmë dhe të eksplorojmë oqeanet e pafund. Deri më sot është hulumtuar vetëm 10% e oqeaneve të pafund. Oqeanet disponojnë 97% të ujit të globit dhe 99% të botës së kafshëve. Janë zbuluar vetëm 212.906 specie të ndryshme detare, kurse parashikohet që të ekzistojnë 25 milionë akoma specie të cilat nuk janë zbuluar ende.

8. Temperatura më e ulët që është regjistruar ndonjëherë në Tokë ishte -89.2 °C

Antarktida është rajoni më i ftohtë i planetit tonë. Temperatura më e ulët natyrale që është regjistruar ndonjëherë arriti -89.2 °C, u shënua nga stacioni i Vostokut në Antarktidë më 21 qershor 1983. Përkundër, temperatura më e lartë u regjistrua në 13 shtator 1922 në El Azizia të Libisë, ku termometri shënoi 57 °C.

9. Lartësia me e madhe e Tokës nuk është Everesti!

Është e vërtet se është njëri prej maleve (alpeve) më të njohura në botë dhe është 8.848 m mbi nivelin e detit, konsiderohet si Maja e Tokës. Megjithatë, duke marrë parasysh se Toka nuk është tërësisht e rrumbullakët në formë perfekte, çdo gjë që është pranë meridianit është shumë më pranë yjeve. Kjo do të thotë se edhe pse malet Chimborazo në Ekuador janë vetëm 6.268 m mbi nivelin e detit, por pikërisht ngaqë ndodhen sipër një “fryrje” janë shumë më larg qendrës së Tokës, pra shumë më pranë yjeve dhe shumë më lartë se Everesti.
/albeu.com/
 

Al-Punk

Still here
Nuk e kuptova tamam kete piken e fundit. Nese lartesia e maleve varet nga niveli i detit, si mundet qe Chimborazo te jene me te larte se Everest?
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Per sa i perket pikes nente Dreamer deshiroj t' ju ve ne dijeni se Poli i Veriut dhe Poli i Jugut ndryshe quajtur Arktida dhe Antarktida (e kunderta e Arktides nga fjala anti) jane gjithnje te veshur me akullnaja te pashkrishme. Harku i umbrelles se padukshme (the dome) ashtu si dhe harku i ylberit jane me drejtim Veri-Jug.

Si i tille ky hark eshte me afer dy poleve se sa ne meridian ose ekuador. Ne qofte se qielli qe shohim ne eshte thjeshte atmosefra e cila ndodhet nen kete hark atehere me llogjike ne dalim ne perfundimin se qielli dhe yjet jane me afer dy poleve. Pika me e larte e qiellit nga toka si perfundim eshte ne Ekuador.

Le te mos ngaterrohemi me levizjen e Diellit. Dielli leviz me drejtimin Lindje Perendim. Si rezultat ai nuk arrin te shkrije akullnajat e Arktides dhe te Antarktides.

Keto dy te fundit jane me te vertete te kundertat e njera tjetres. Arktida eshte nje oqean rrethuar me toke. Kurse Antarktida eshte toke e rrethuar me oqean.

Pershtypja qe me le kur e shikoj ne kete forme ne harte eshte ajo e nje njeriu i cili nuk ka koke siper, por e ka ate te prere dhe te vendosur ne kembe te veta. Ne polin e Jugut.

Te duket gjithashtu sikur nje bosht ngulur ne maje te sferes se Tokes ka shtytur koken e saj ne te kundert te vet.


EL_TORO
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Nuk e kuptova tamam kete piken e fundit. Nese lartesia e maleve varet nga niveli i detit, si mundet qe Chimborazo te jene me te larte se Everest?
Ne qofte se ti ke hipur mbi nje person atehere matja mund te filloje ose nga ti i ndare nga personi ose nga ti plus personin qe te mban mbi supe.


EL_FA
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Per sa i perket pikes numer 5, Dreamer eshte e vertete qe toka ka nje binjak qe quhet "Hyjnor" por ndryshe nga aludimi, se ai eshte perplasur dhe eshte gllaberuar nga toka jone, e verteta qendron ndryshe.

Edhe pse planeti yne eshte nje planet i pa ngurtesuar qe do te thote jo materjal mjaftueshem per te qene stabel, ai eshte nje planet shkembor dhe material mjaftueshem qe ne perplasje me nje planet binjak qe nenkupton te njejtat karakteristika dhe madhesi te kete krijuar te kunderten e asaj qe presupozohet ne menyre infantile. Nga perplasja e dy objekteve solide e vetmja gje qe mund te ndodhe eshte shtyrja e tyre larg njeri tjetrit ne hapesire.

Provoje me guret e bilardos. Cfare ndodh kur qellojme nje gur me nje tjeter? Nga guret e bilardos mbi nje tavoline te rrafshet ku ka edhe vrima "te zeza" a je ne gjendje ti te me thuash se cili nga keta gure eshte siper dhe cili poshte?! Njeri mund te jete siper vetem per nje moment te caktuar te lojes ne qofte se une me shkop kryej nje levizje ajrore te tij, perndryshe poshte dhe larte nuk ekzistojne. Ajo qe ekziston eshte MBI dhe NEN.

Planeti binjak HYJNOR eshte krijuar nga ndarja e tokes ne dy planete. Dhe jo e kunderta.

Duke qene larg njeri tjetrit keta planete kane krijuar nje lloja pavaresie totale nga njeri tjetri i cili siguron ardhshmerine e te pakten njerit.


EL_tezoro
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Per sa i perket etimologjise se fjales Toke nga fjala Erda, ti mund t'a mendosh si te vertete. Nuk ka ndonje problem. Mua me pelqen fjala Toke per arsye se kur e shqiptoj nenkuptoj dy vete qe bejne te njejten gje. Nuk e di ne se e perdorni nga anet tuaja. Nga anet tona ne themi. Le t'a bejme tok. Qe do te thote TE DY.


El_shpirti
 
Top