SoLdIeR_^oF^_fOrTuNe
Forumium praecox
Muzika! Si Ndikon Pse dhe si ?
Degjoni sa me shume muzike. Ky eshte perfundimi qe sjell nje tjeter studim i koheve te fundit nga shkenca, ose me saktesisht nga neuroshkenca. Muzika i ben mire trurit...
Degjoni sa me shume muzike. Ky eshte perfundimi qe sjell nje tjeter studim i koheve te fundit nga shkenca, ose me saktesisht nga neuroshkenca. Muzika i ben mire trurit dhe te ben me inteligjent. Lidhja e saj me shkencen eshte e madhe. Kjo nuk do te thote se eshte e barazvlefshme me matemakinen, por qe ndihmon shume, si tek njerezit e shendoshe, por vecanerisht tek ata te semure, aty ku muzika perdoret si terapi. Deri perpara pak kohesh, kjo ishte deshira me e madhe e kompozitoreve dhe kengetareve, ne menyre qe te shesin me shume. Dhe tani deshira u eshte plotesuar. Shpirti ka nje lidhje te thelle me trurin, e nje prej gjerave qe e ka thelluar kete jane pikerisht tingujt. Nje prej vendeve ku po perdoret shume terapia muzikore se fundmi eshte ne kirurgji. Ne sallen e operacionit vendoset muzika e preferuar e te semurit, i cili lehtesohet shume psikologjikisht.
Muzika, kujtesa dhe leximi
Prej vitesh është thënë se të mësuarit e një instrumenti muzikor ndihmon në forcimin e kujtesës, por tani shkencëtarët besojnë se përdorimi i një instrumenti muzikor ndihmon trurin për të zhvilluar të folurit, gjuhën dhe leximin. Pra mësimi i një intrumenti muzikor mund t’u vijë në ndihmë fëmijëve në procesin e leximit.
Studimi i ri gjithashtu ngre një sërë pyetjesh rreth paaftësive muzikore dhe paaftësive për të mësuar. Neurologu John Gabriel thotë se rezultatet e punës së tij kërkimore mund të kenë efekte të thella tek fëmijët.
Ai mendon se muzika mund t’i ndihmojë fëmijët të shtojnë aftësitë e tyre të leximit ose t’i përmirësojnë ato. Neuro shkencëtarët thonë se njeriu mëson të lexojë duke bashkërenduar ato që sheh me ato që dëgjon. Kjo është arsyeja, thonë ata, përse fëmijët që lexojnë me vështirësi shpesh e kanë të vështirë të bëjnë dallime edhe mes tingujve. Në studimin e neurologut Gabriel, u morrën në shqyrtim dy grupe të rriturish; njëri me përvojë muzikore dhe grupi tjetër pa një përvojë të tillë. Për pjesmarrësit u luajtën tinguj muzikorë dhe rrokje fjalësh. Doktor Gabriel thotë se disa tinguj ishin krejt të ndryshëm dhe herë herë tingujt kishin pak dallim nga njëri tjetri. Tingujt që ishin të ndryshëm u dalluan me saktësi, ndërsa për tingujt që kishin pak dallim, personat me përvojë muzikore i dalluan ato më mirë në krahasim me fëmijët që nuk kishin ndonjë përvojë me vegla muzikore. Tek këta fëmijë gjithashtu u vu re se ata i dallonin me vështirësi dhe ndonjëhrë edhe gabim rrokjet e ndryshme porafërsisht të ngjashme në tingull, si për shembull ga - ka, ma - na.. etj.
Gjatë studimit u përdor edhe skanimi i trurit për të argumentuar se kur muzikantët bëjnë dallimin midis tingujve, veprimtaria e trurit të tyre është më e përqëndruar. Pra studimi rekomandon që fëmijët të merren sa më shumë me muzikë, pasi kjo përmirëson leximin.
Por kritikët thonë se rezultatet janë të parakohëshme dhe në këtë fushë nevojiten studime të tjera. Profesor Majkëll Kamil pranë universitetit Stanford thotë se është e parakohëshme të thuhet se muzika ndikon në mësimin e fëmijëve për të lexuar.
Edhe autorët e studimit janë dakord me këtë vlerësim. Kjo është arsyeja që për të vërtetuar teorinë e tyre, shkencëtarët kanë në plan që gjatë muajve të verës të merren me një grup fëmijësh që ndeshen me vështirësi në të lexuar, për t’u mësuar atyre intrumente muzikore dhe pastaj të shohin rezultatet e tyre në fushën e leximit.