mustafai duket te ike...

OROSHI

Primus registratum
Re: mustafai duket te ike...

/pf/images/graemlins/laugh.gif
O Lover...me histori shqiptari nuk ka fillu dhe as provoku asnji lufte,pra as tani nuk do jemi ne qe do provokojme luften!
Por leshimet qe i jane ba shtetit germuq Maqedon jane te njoftuna dhe te dala boje!Pse i jane ba ato leshime une nuk e di,por me shkon menja tek sllavet e shumte qe jane ne Partine Socialiste,biles qysh me Dullen vllehet/gollobordasit/filosllavet kane pas pozita te fuqishme ne "biro" e me gjere /pf/images/graemlins/laugh.gif!
maqedonsit kane vra shum shtetas te RSH ndersa ne vetem lepihemi.
 

shkodranlover

Primus registratum
Re: mustafai duket te ike...

ne "biró" ee. /pf/images/graemlins/lol.gif

Un vec pak "peace" du brother, se mendoj per njerezit. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: mustafai duket te ike...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po te me pyesesh mua kosova duhet te jete nje shtet i pavarur qe jeton ne marredhenie miqesie me te gjithe fqinjet njelloj si shqiperia. Po te me pyesesh mua, deklarata te tilla demtojne pavaresine e kosoves dhe autonomine e shqipetareve etnike ne gjithe rajonin. Po te me pyesesh mua ministri i jashtem ka demtuar te ardhmen e shqiperise. Po te me pyesesh mua, ministri i jashtem ka larguar shpresat tona per te qene nje vend normal europian. Po te me pyesesh mua, ministri mustafaj na ka cuar disa vite mbrapa.

[/ QUOTE ]

Ndërsa po të më pyesësh mua një deklaratë e tillë detyron Europën të mendohet sërish mbi çështjen e problemeve që mund të lejë pas një ndarje e mundshme e Kosovës.

Qeveria shqiptare mund ta tërheqë pa asnjë vështirësi deklaratën por shija e hidhur e problemeve të vazhdueshme mbetet e mund të japë efekt.

Një deklaratë nuk dëmton Shqipërinë edhe pse e ardhur nga goja e Ministrit të Jashtëm. Në anën tjetër ajo ka një domethënie tepër të madhe për politikën ballkanike.

Megjithëse e gabuar, kjo deklaratë duhet shfrytëzuar për të arritur atë që shqiptarët e Kosovës kërkojnë!
 

ados

Primus registratum
Re: mustafai duket te ike...

Viva Big North Albania ..huurrraaa..
Me Sal,Mustafa Dhe Topall ....
 

OROSHI

Primus registratum
Re: mustafai duket te ike...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Viva Big North Albania ..huurrraaa..
Me Sal,Mustafa Dhe Topall ....

[/ QUOTE ]

Kush ti ka fut ne tru ty ca idera Bizantine mer plak /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: mustafai duket te ike...

Mustafaj,
nuk trazoi Evropen.
Mustafaj
trazoi Tiranen ''socialistet etj''
beogradin dhe shkupin
Mustafaj,
u tregon ,botes''me trysni te shqiptareve jasht kufirit'',
se dy shtetet fqinje kan per kryeqytete ,dy qytete shqiptare dhe nje flamur shqiptare ''flamuri maqedonas''
politika shqipetare nuk shpalli lufte por shpalli realitetin,
Qeveria aktuale e shqiperise dha nje dosje te ploteme te te gjitha variantet,qe i jane bere te ditur edhe komuniteti nderkomtare.
Partneret nderkomtare heshten,
por e majta shqiptare u terbua ,bashk me beogradin she shkupin
 

bob

Primus registratum
Re: mustafai duket te ike...

shume e drejte,bravo! /pf/images/graemlins/thumbsup.gif

asnjehere nuk ka pasur nje deklarate me jetike nga nje minister i jashtem shqiptar se sa kjo.
tha dicka per te cilen nuk duhen alarmuar as brenda dhe jashte vendit!
 

ilirjan

Primus registratum
Re: mustafai duket te ike...

Bravo i qofte Mustafes!!!

duhet te reagojme si KOMB, nuk duhet te lejojme realizimin e planeve te EVROPES ne ballkan
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: mustafai duket te ike...

reagon perkrahesja me e madhe nderkombetare e Berishes, Doris Pack

412821972-ttch.JPG
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: mustafai duket te ike...

Shqiperia dhe Mustafaj,

duhet edhe me haptazi te ngrehin zerin ,per ceshtjen shqipetare /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

dimir

Forumium praecox
Re: mustafai duket te ike...

Politika e Jashtme sapo ka filluar!
Mustafai tregoi qe ne Shqiperi ka dhe politikane vertete Shqiptare.
Ato qe duhet te kishin ikur me heret sot bejne zagarin e jargavitur qe ne menyren me te paturpshme dalin ne TV dhe kerkojne doreheqjen e tij.
Kujtojme qe eshte hera e pare qe shqiperia do te perballet me Poltiken e Jashtme. Urimet dhe Pergezimet e mia me te sinqerta per Deklaraten, Kosova nuk duhet lene te copezohet siç u be nga eterit e zagejve te jargavitur qe sot dhe gjithmone kane pare vetem bythen dhe karriken ku ishin ulur.
 

nik nika

Primus registratum
Re: mustafai duket te ike...

Europa kurve nuk ka pse te na nxehet me deklaraten e ministrit te jashtem shqiptar , sepse ne rradhe te pare ajo eshte pergjegjese per copetimin e shqiperise.
Deklarata mendoj do te ishte me vend ne qoftese do ishim te forte nga ana ekonomike dhe ushtarake, si dhe te kishim nje aleance te forte me ameriken.Europa eshte mesuar me shqiperine urdhero si urdhero.Dhembet let ia a tregoje serbise qe akoma mban te fshehur kriminelet e luftes ne mes te europes dhe greqise qe akoma nuk le camet as te vizitojne shtepite e tyre.
kurva, kurve ngelet
 

ados

Primus registratum
Re: mustafai duket te ike...

duhet diplomaci, dhe jo ta marrim "si pushka e jevgut" Deklarata te tilla ne kohe ta papershtatshme sjellim vetem dem..Por ku ke te besh me adoleshenta si puna mustafaj dhe kompani, priten gjera te tilla..!!
 

regele

Forumium maestatis
Re: mustafai duket te ike...

DERI KUR POLITIKA DHE DIPLOMACIA SHQIPTARE DO TE VEPROJE KUNDER INTERESAVE TE KOSOVES? .

Viti 2006 duket se do jete nje vit historik per Ballkanin: shpresohet qe endrra e popullit te Kosoves te behet realitet; populli ne Mal te Zi do te shprehe vullnetin e tij ne referendum dhe ish diktatori Milloshevic po varroset keto dite.
Pavaresisht se fati i Kosoves nuk eshte aspak ne duart e qeverise shqiptare, perseri qeveria dhe politikanet e Shqiperise mund te kene nje ndikim shume te madh negativ: me fjalet dhe qendrimet e tyre mund te demtojne shume ceshtjen e Kosoves dhe klimen paqesore ne Ballkan. Koha ka provuar se veprime te tilla kane ndodhur edhe me pare dhe po ndodhin edhe sot.

Dihet publikisht se ne vitet 1994 1996 kur Fuqite e Medha perendimore i kishin vene embargo regjimit te Milloshevicit, qeveria shqiptare bente apo lejonte kontrabanden e karburantit per ne Serbi. Kunder gazetareve kurajoze qe merrnin guximin ta denonconin kontrabanden e karburantit dhe te armeve, shteti dhe mafia e lidhur me te hakmerreshin me te gjitha menyrat, edhe deri me burgim te tyre.

Dhe ishte koha kur dhuna milosheviciane kercenonte Kosoven dhe popujt e tjere te ish Jugosllavise! Duket si e pabesueshme qe pikerisht Shqiperia po ndihmonte armikun e paqes dhe te Kosoves, Sllobodan Milloshevicin. Por e verteta nuk mund te fshihet, edhe kur ajo eshte e hidhur.
Vitin e kaluar dhe kete vit ne Eashington D.C. jane bere dhe vazhdojne te behen shume takime e konferenca lidhur me Ballkanin. Kam pasur mundesine te marr pjese ne disa prej tyre dhe nje nder ceshtjet e diskutuara apo pyetjet e shtruara ka qene dhe mbetet: nese Kosoves i jepet pavaresia, a rrezikon kjo ndryshimin e kufijve ne Ballkan?
A mundet qe Shqiperia te kerkoje bashkimin me Kosoven? A rrezikohet stabiliteti ne Ballkan etj. Dihet se ata qe e kundershtojne dhenien e pavaresise Kosoves si argument te tyrin perdorin vec te tjerash edhe friken e ndryshimit te kufijve.


Ne politiken e jashtme dhe diplomaci ajo cfare mendon e deshiron si qytetar dhe shtetas, ne shume raste eshte krejt tjeter nga ajo qe duhet te thuash si politikan e diplomat ku shpreh qendrimin zyrtar te shtetit qe perfaqeson. Mosndryshimi i kufijve eshte nje kusht qe Fuqite e Medha kane vene per zgjidhjen e krizes ballkanike. Kjo eshte pranuar edhe nga qeveria e Shqiperise.
Nuk mund te gjendet emri i sakte per deklaratat e fundit te kryediplomatit te Shqiperise lidhur me dyshimet e tij per sigurine e mosndryshimit te kufijve nese Kosova behet e pavarur! Intepretoje si te duash kete deklarate dhe do te arrish ne te njejtin perfundim: ajo nuk e ndihmon as Kosoven, as paqen ne Ballkan. Me te drejte keto deklarata sollen reagimin e menjehershem te diplomacise nderkombetare. Nga ana tjeter, kundershtaret e pavaresise se Kosoves tani kane nje arme me shume per ta perdorur kunder Kosoves! Kjo eshte dhurata qe u beri kryediplomati i Shqiperise ne nje moment aq delikat.

Le te spresojme qe qeveria dhe Parlamenti i Shqiperise do te veprojne me shpejtesine e duhur per te korigjuar shijen e hidhur te deklarates se ministrit te tyre te Jashtem.
Populli dhe politikanet e Kosoves e kuptojne shume mire se pavaresia arrihet tashme vetem permes mencurise dhe pjekurise politike; perkushtimit ndaj te ardhmes se tyre europiane e demokracise perendimore; garantimit te lirive dhe te drejtave te te gjithe etniciteteve e minoriteteve te Kosoves.
Edhe pse kryediplomati dhe qeveria e Shqiperise nuk kane asgje ne dore per fatet e Kosoves, eshte ne interes te paqes dhe stabilitetit ne rajon qe ata te mos bejne me te tilla deklarata te pamatura.
Dhe nese nuk rrine dot pa bere marrezira, atehere me mire te heshtin. Benzines qe Shqiperia i dha Milloshevicit disa vite me pare nuk ka me nevoje t’i vihet flaka me deklarata te tilla minuese. Zoti e ruajte Shqiperine nga qeveritare dhe politikane te papergjegjshem!


Botuar ne Koha Jone, e djele, 19 mars 2006
 

regele

Forumium maestatis
Re: mustafai duket te ike...

E Diele, 19 Mars 2006

PACK: QENDRIMI I MUSTAFAJT, CMENDURI .

Presidentja e delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore, Doris Pack, kundershtoi dje ekzistencen e mundesise se ndarjes se Kosoves dhe rishikimit te kufijve ne Ballkan. “Kjo eshte nje cmenduri. Nese atje do te kete pavaresi e kam thene gjithnje se do te jete e kushtezuar. Dhe kushti me i madh qe duhet te firmoset ne Keshillin e Sigurimit, eshte se nuk ka per te pasur asnje ndryshim kufijsh as ne Maqedoni, as ne Shqiperi, madje as ne luginen e Presheves ne Serbi.
Pra, mendoj se duhet te jete e qarte se kjo nuk ka per te ndodhur. Perndryshe, nuk do te pranoja asnje rezultat te pavaresise se kjo eshte e pamundur”, deklaroi Pack. Ajo shtoi se nese ne duam paqe ne rajon, duhet te mbajme Maqedonine ashtu sic eshte, Shqiperine keshtu sic eshte dhe Serbine e Malin e Zi ashtu sic jane.

“Une mendoj se eshte turp qe nje Minister i Jashtem shpreh nje ide te tille”, tha Pack duke komentuar deklaraten e ministrit te Jashtem, Besnik Mustafaj se nese Kosova do te ndahet, atehere ndryshimi i kufijve do te jete nje efekt domino ne rajon. Pas deklarates se kryediplomatit, se “Shqiperia nuk jep garanci per kufijte e saj me Kosoven, ne rast se vendoset ndarja e Kosoves veriore, ku jetojne pakica serbe, nga pjesa tjeter e vendit” kane mberritur reagime nga shume faktore.

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare deklaroi dy dite me pare se kemi te bejme me nje deklarate te nxituar ne situaten qe u be. Kadare eshte shfaqur i habitur nga deklaratat e Mustafajt, duke thene se ajo eshte kritikuar si jashte, ashtu dhe brenda Shqiperise. “Eshte shume e qarte puna e deklarates, eshte kritikuar si jashte si brenda, s’kam cfare shtoj. Mendoj se deklarata eshte e gabuar, nuk e di se per cfare eshte bere, nuk e marr vesh”, ka thene Kadare lidhur me kete ceshtje per mediat.

Dhe nuk e sheh aspak kete si nje reagim ndaj deklaratave te Drashkovicit te cilat ne fakt jane bere tre muaj me pare. Nderkohe, edhe kryetari i LSI se, Ilir Meta e quajti teper te nxituar deklaraten e Mustafajt. “Ne rast se ka nje shqetesim te caktuar per iniciativa qe mund te cenonin statusin e Kosoves, qe cenon teresine e saj territoriale, kunderpergjigjja me menyren e ndermarre nga ministri shqiptar, nuk i sherben imazhit te Shqiperise si faktor tashme i konsoliduar i stabilitetit ne rajon”, tha Meta.

Ndersa, ish ministri i Jashtem, Paskal Milo u shpreh se “deklarata behet ne nje moment delikat, pikerisht kur rinisin bisedimet me palen serbe ne Vjene. Jane deklarata qe do te jene nje surprize dhe qe do te komentohen gjate jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne planin nderkombetar”. Shefi i opozites, Edi Rama mbajti te njejtin qendrim.
“Kjo deklarate perben “lajthitjen e radhes se diplomacise shqiptare”. Ky eshte nje sinjal alarmues, jo vetem per duart ku k rene diplomacia shqiptare, por ne pergjithesi dhe per mungesen e plote te vizionit te kesaj qeverie, per te ardhmen e vendit dhe shqiptareve qe jetojne brenda dhe jashte kufijve”, u shpreh Rama per mediat.

Nga ana tjeter, edhe perfaqesuesit e negociatoreve serbe ne bisedimet per statusin perfundimtar te Kosoves, kane mbajtur nje qendrim teper te ashper ndaj deklarates se ministrit te Jashtem shqiptar, Besnik Mustafaj. Sipas Goran Bogdanovic, anetar i ekipit negociator te Beogradit, shqiptaret nuk kane hequr dore nga nocioni “Shqiperia e madhe”. “Kjo deklarate eshte provokacion qe tregon edhe per aspiratat e pashuara te shqiptareve ne Ballkan.
Ata llogarisin se domino efekti do te mbartet nga Kosova ne Maqedoni, gje qe eshte jashtezakonisht e rrezikshme dhe kercenon tere rajonin”, ka deklaruar per shtypin serb negociatori serb, Goran Bogdanovic.
 

Tarasi

Primus registratum
Re: mustafai duket te ike...

Se kuptoj pse merakosemi kaq shume per qendrimin e te huajve,europa, doris pack etj etj. Pa dashur te analizoj ne detaje deklaraten e Mustafajt mendoj se ceshtja e ndryshimit te kufijve dhe bashkimit te shqiperise me kosoven eshte deshire dhe duhet te jete detyre afatgjate e cdo politikani. Shikoni o njerez zagaret( greket) se si bejne edhe sot e kesaj dite per Vorio-Epirin qe nuk ka ekzistuar ndonjehere si ceshtje dhe nuk ka qene e tyre kurre ajo cope toke, perkundrazi na kane zaptuar Camerine. Shikoni plerat(greket) se sa problem e kane emrin e Maqedonise, aq sa jane gati ti vejne flaken ambasades amerikane ne athine. Duke pare keto cmenduri te komshijve tane per gjera qe nuk jane te tyre pse duhet te ulim kohen e te kemi frike te pohojme direkt ose indirekt qe PO Kosova dhe Shqiperia jane 1 dhe ne te gjithe jemi shqiptare e si te tille eshte normale ta shofim veten brenda 1 territori te perbashket. Pse duhet te kemi turp ta pranojme dicka te tille e ta shofim deklaraten e mustafajt si heretizem dhe ate si heretik. Me fort degjohet zeri i arta dades kunder ketij qendrimi sesa i serbeve,grekeve ose maqedonasve. Mendoj se pavaresisht faktin se ne kohen e duhur apo jo, me forcen e duhur apo jo qendrimi i shqiptareve per nje shqiperi te madhe te bashkuar eshet mese i drejte. Pavaresiht qendrimin indiferent qe ka mbajtur shqiperia deri me sot ne lidhje me pavaresine e kososves askush ne europe pavaresisht se nuk e shprehin dhe nuk duan ta japin veten nuk e kundershton ne vetvete faktin se heret e vone Shqiperia dhe Kosova do jen 1. Hajt Shnet!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: mustafai duket te ike...

Mustafai ka thene: "nese copezohet Kosova, ne nuk garantojme mosndryshimin e kufijve ne Ballkani".
Ky qendrim i tij i tregoi botes se nese ka paqe dhe stabilitet ne rajon, kjo eshte fale shqiptareve. I vetmi gabim i Mustafaj eshte qe me pas permendi Maqedonine. Mund ta kishte lene dhe me aq dhe mesazhi do te ishte i qarte.

Doris Pack dhe gjithe te tjeret duhet te kuptojne se Shqiperia dhe shqiptaret nuk jane ai zogu i vockel qe ushqehet me therrime, dhe se kur te vendoset per Kosoven, t'i marrin mire parasysh pasojat.

Kurse ajo pjese e politikes shqiptare qe ka dale kunder Mustafaj dhe kerkon doreheqjen e tij thjesht dolen hapur qe bejne politike pro-serbe ose pro-sllave dhe per kete nuk ka me vend per dyshime. Ne fakt kjo verteton dhe tezen e Xhunges dhe Balles se sa here ka nje ngjarje te madhe ne Kosove, ndodhin trazira politike ne Shqiperi. Rasti i fundit eshte sherri ne parlamentin tone, ndersa afron negocimi per statusin e Kosoves.
Vetem nje gje shpresoj: te jene shitur per nje shume me dhjete zero ne euro!
 
Top