Re: mustafai duket te ike...
E Diele, 19 Mars 2006
PACK: QENDRIMI I MUSTAFAJT, CMENDURI .
Presidentja e delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore, Doris Pack, kundershtoi dje ekzistencen e mundesise se ndarjes se Kosoves dhe rishikimit te kufijve ne Ballkan. “Kjo eshte nje cmenduri. Nese atje do te kete pavaresi e kam thene gjithnje se do te jete e kushtezuar. Dhe kushti me i madh qe duhet te firmoset ne Keshillin e Sigurimit, eshte se nuk ka per te pasur asnje ndryshim kufijsh as ne Maqedoni, as ne Shqiperi, madje as ne luginen e Presheves ne Serbi.
Pra, mendoj se duhet te jete e qarte se kjo nuk ka per te ndodhur. Perndryshe, nuk do te pranoja asnje rezultat te pavaresise se kjo eshte e pamundur”, deklaroi Pack. Ajo shtoi se nese ne duam paqe ne rajon, duhet te mbajme Maqedonine ashtu sic eshte, Shqiperine keshtu sic eshte dhe Serbine e Malin e Zi ashtu sic jane.
“Une mendoj se eshte turp qe nje Minister i Jashtem shpreh nje ide te tille”, tha Pack duke komentuar deklaraten e ministrit te Jashtem, Besnik Mustafaj se nese Kosova do te ndahet, atehere ndryshimi i kufijve do te jete nje efekt domino ne rajon. Pas deklarates se kryediplomatit, se “Shqiperia nuk jep garanci per kufijte e saj me Kosoven, ne rast se vendoset ndarja e Kosoves veriore, ku jetojne pakica serbe, nga pjesa tjeter e vendit” kane mberritur reagime nga shume faktore.
Shkrimtari i madh, Ismail Kadare deklaroi dy dite me pare se kemi te bejme me nje deklarate te nxituar ne situaten qe u be. Kadare eshte shfaqur i habitur nga deklaratat e Mustafajt, duke thene se ajo eshte kritikuar si jashte, ashtu dhe brenda Shqiperise. “Eshte shume e qarte puna e deklarates, eshte kritikuar si jashte si brenda, s’kam cfare shtoj. Mendoj se deklarata eshte e gabuar, nuk e di se per cfare eshte bere, nuk e marr vesh”, ka thene Kadare lidhur me kete ceshtje per mediat.
Dhe nuk e sheh aspak kete si nje reagim ndaj deklaratave te Drashkovicit te cilat ne fakt jane bere tre muaj me pare. Nderkohe, edhe kryetari i LSI se, Ilir Meta e quajti teper te nxituar deklaraten e Mustafajt. “Ne rast se ka nje shqetesim te caktuar per iniciativa qe mund te cenonin statusin e Kosoves, qe cenon teresine e saj territoriale, kunderpergjigjja me menyren e ndermarre nga ministri shqiptar, nuk i sherben imazhit te Shqiperise si faktor tashme i konsoliduar i stabilitetit ne rajon”, tha Meta.
Ndersa, ish ministri i Jashtem, Paskal Milo u shpreh se “deklarata behet ne nje moment delikat, pikerisht kur rinisin bisedimet me palen serbe ne Vjene. Jane deklarata qe do te jene nje surprize dhe qe do te komentohen gjate jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne planin nderkombetar”. Shefi i opozites, Edi Rama mbajti te njejtin qendrim.
“Kjo deklarate perben “lajthitjen e radhes se diplomacise shqiptare”. Ky eshte nje sinjal alarmues, jo vetem per duart ku k rene diplomacia shqiptare, por ne pergjithesi dhe per mungesen e plote te vizionit te kesaj qeverie, per te ardhmen e vendit dhe shqiptareve qe jetojne brenda dhe jashte kufijve”, u shpreh Rama per mediat.
Nga ana tjeter, edhe perfaqesuesit e negociatoreve serbe ne bisedimet per statusin perfundimtar te Kosoves, kane mbajtur nje qendrim teper te ashper ndaj deklarates se ministrit te Jashtem shqiptar, Besnik Mustafaj. Sipas Goran Bogdanovic, anetar i ekipit negociator te Beogradit, shqiptaret nuk kane hequr dore nga nocioni “Shqiperia e madhe”. “Kjo deklarate eshte provokacion qe tregon edhe per aspiratat e pashuara te shqiptareve ne Ballkan.
Ata llogarisin se domino efekti do te mbartet nga Kosova ne Maqedoni, gje qe eshte jashtezakonisht e rrezikshme dhe kercenon tere rajonin”, ka deklaruar per shtypin serb negociatori serb, Goran Bogdanovic.