Muri i Berlinit, ndikimi i Hungarisë dhe Polonisë
Në këtë takimin e parë të të gjithë liderëve të vendeve të bllokut komunist në vitin 1989 tashmë rruga e së ardhmes ishte e qartë: fundi i perandorisë së madhe të Bashkimit Sovjetik dhe fillimi i një epoke të re. </p>
Por edhe para nisjes së dramës në Pallatin e Namiestnikovskit në Varshavë, e paimagjinueshmja kishte ndodhur tashmë në një tjetër kryeqytet të Europës Qendrore: Budapest.
Mëngjesin e 28 janarit të vitit 1989, Karoly Grosz, kryetari i Parisë Socialiste të Punës u nis për në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Ndërkaq, Kryeministri Miklos Nemeth, ndodhej në shtëpinë e tij, duke bluar në kokën e tij çështjen e përballimit me një situatë të rëndë ekonomike që karakterizohej nga një borxh miliardash dhe një hiperinflacion. Në orën 4 të pasdites një program i radios i quajtur “169 Orë” filloi transmetimin si zakonisht. Nemeth po e dëgjonte dhe ajo që dëgjoi tronditi njëherë e përgjithmonë themelet e komunizmit. Në Hungari, një person i intervistuar në emision tha: “Ajo që ka ndodhur në vitin 1956, sipas kërkimeve të fundit ka qenë një kryengritje popullore kundër një regjimi qeverisës oligarkik që po poshtëronte kombin tonë”.
Kurrë më parë pushteti sovjetik nuk ishte sulmuar në mënyrë aq të drejtpërdrejtë dhe aq të rëndë nga një prej vendeve të kampit komunist. Fraza “nga një regjim që po poshtëronte kombin” ishte një referencë e drejtpërdrejtë ndaj Moskës që kishte shkelur me dhunë të drejtat e shumë vendeve të Europës Lindore. Që nga ndërhyrja e përgjakshme dhe e dhunshme e trupave sovjetike në vjeshtë të vitit 1956, qeveria hungareze, besnike e parimeve të partisë, e kishte cilësuar “kryengritjen popullore” një “kundërrevolucion” që duhej shtypur me çdo kusht. Por ajo çka ishte më interesante ishte se njeriu që dha intervistën ishte një figurë e rëndësishme. Për 55 vjet ai kishte qenë një anëtar i Byrosë Politike dhe ministër Shteti, si dhe një person që kishte dalë disa herë kundër partisë. Emri i tij ishte Imre Pozsgay. Ai deklaroi se partia e tij kishte legjitimizuar rolin qeverisës në Hungari përmes mashtrimeve. Dhe ky njeri zgjodhi pikërisht largimin e shefit të partisë jashtë vendit për të hedhur “bombën” e tij. Ndërsa intervista vazhdonte, shefi i Partisë i bëri menjëherë telefon Kryeministrit. Frika e tyre e madhe ishte se mos Moska në kundërpërgjigje të një deklarate të tillë do të aktivizonte të 200 mijë ushtarët sovjetikë që ndodheshin ende në Hungari e madje edhe kokat bërthamore të vendosura në liqenin Balaton. Por çudia e madhe ishte se nuk kishte asnjë reagim nga Moska. Kryeministri kishte dëgjuar se Honecker i Gjermanisë Lindore dhe Çaushesku i Rumanisë po përpiqeshin që të nxisnin Gorbaçovin që të ndërhynte ushtarakisht te vendet që kishin guxuar të shfaqnin një linjë ndryshe nga ajo e Moskës. Nemeth, që sapo kishte ardhur në krye të qeverisë konsiderohej një njeri i Perëndimit dhe së fundi ishte ftuar nga shumë krerë shtetesh perëndimore. Në vitin 1987, ai negocioi veçanërisht me guvernatorin e Bavarisë, Franz Josef Strauss, kredinë e parë të mundshme për Hungarinë, që ndodhej në vështirësi të mëdha ekonomike. Nemeth ishte një reformator në një vend që kishte bërë përpara më shumë se çdo vend tjetër për thyerjen e tabuve sovjetike. Përgatitjet për futjen e sistemit shumëpartiak ishin thuajse në përfundim dhe heqja e masave mbrojtëse të kufijve ishte në diskutim e sipër. Çudia ishte se gjithçka po ndodhte pa kundërshtimin më të vogël nga ana e Moskës, që me sa duket kishte vendosur të bënte indiferenten. Megjithatë, Nemeth e dinte se asnjëherë nuk mund të ishte 100% i sigurt për rusët. Sikur hungarezët ta dinin atë që po ndodhte në Kremlin që nga fillimi i vitit, do të kishin fjetur më të qetë.
Më 15 janar, të dielën në darkë, lideri sovjetik, Gorbaçov, takoi tre nga këshilltarët e tij për të diskutuar në lidhje me axhendën e javës së ardhshme. Por para kësaj, ai u lexoi atyre një telegram të koduar, të cilin sapo e kishte marrë nga shefi i KGB-së së Pragës. Agjenti i kishte shkruar se lidershipi i Partisë Komuniste Çekosllovake ishte kundër politikës së tij të Perestrojkës, apo të ashtuquajturit “rindërtim politik”. Perestrojka e Gorbaçovit ishte një tentativë për të futur në vendet e Lindjes një politikë më transparente dhe elementët e parë të ekonomisë së tregut, por duket se kishte hasur në kundërshtitë e liderëve konservatorë të vendeve të Lindjes, të cilët parashikonin fundin e Perandorisë Sovjetike. Në atë dimër të ftohtë Bashkimi Sovjetik ndodhej në prag të katastrofës. Rezervat e gazit ishin në të mbaruar dhe dimri ishte ende përpara. Çaji dhe pasta e dhëmbëve ishin zhdukur nga dyqanet dhe bashkë me këto produkte kryesore e të përditshme edhe shumë produkte të tjera mes të cilave edhe gjalpi dhe sheqeri. Shoqëria ruse kishte pushuar së punuari. Kjo situatë ishte në favor të forcave përparimtare në Hungari dhe Poloni dhe më pas edhe në Gjermani. Në dimrin e vitit 89 shqetësimi më i madh për rusët ishte frika nga izolimi. Gorbaçov kishte caktuar një vizitë në Kubë për të takuar Fidel Kastron, por me gjithë sapo ndodhte në vendin e tij, lideri i partisë nuk ishte i sigurt nëse duhet ta bënte më një udhëtim të tillë të largët. Kastro ishte edhe ai i mendimit se Perestrojka e Gorbaçovit ishte një akt tradhtie për më tepër që Bashkimi Sovjetik në situatën ekonomike në të cilën ndodhej po e vinte në dyshim vazhdimin e ndihmës ekonomike ndaj ishullit komunist. Pasi e mori në shqyrtim situatën, Gorbaçovi vendosi që ta kryente udhëtimin e tij në Kubë, pasi nuk donte që të hapte edhe një front tjetër kontradikte, pas Çekosllovakisë, Rumanisë, Koresë së Veriut dhe Gjermanisë Lindore. Ndërkaq, i duhej që të merrej edhe me Afganistanin. Tërheqja e trupave sovjetike nga ky vend ishte në rrugë e sipër dhe sipas parashikimeve ushtari i fundit do ta linte vendin më 15 shkurt. Pas 9 vitesh lufte që kishte marrë 14450 jetë njerëzish, Kremlini ishte duke i dhënë fund aventurës së tij në rajon. Për ditë me radhë Moska kishte marrë telegrame nga Kabuli në të cilat i kërkohej ndihmë dhe rimendim të faktit të tërheqjes. Presidenti Mohammed Najibullah i kërkoi Gorbaçovit një brigadë me 5000 ushtarë për të thyer bllokadën e Kandaharit. Kjo kërkesë ndezi edhe debatin e fundit për Afganistanin mes grupeve të ndryshme në Kremlin. Shefi i KGB-së dhe ministri i Jashtëm, që sapo ishin kthyer nga Kabuli ishin për qëndrimin e trupave në Afganistan. Ndërsa anëtarët e grupit reformist ishin për tërheqjen e tyre. Sipas reformistëve Shevernaze kishte rënë në kurthin e Presidentit afgan, i cili i donte rusët me çdo kusht në vend. Por reformatorët nuk donin më derdhje gjaku rus në fushat e Afganistanit. Për sa i përket Gorbaçovit, ai kishte qëndruar i qetë deri në atë moment, por më në fund shpërtheu. Ai deklaroi se ishte kategorikisht kundër një fushate të re ushtarake në Afganistan. “Për sa kohë unë do të jem gjeneral nuk do të ketë kthim pas në politikën e kthimit të trupave në shtëpi”, tha ai në takim. Pas atij momenti, Gorbaçovi u kërkoi ekspertëve të tij që ti sillnin një studim në lidhje me tërheqjen e trupave ruse nga Hungaria, Praga, Angola, Vietnami. Debati i mësipërm i hapi rrugë edhe përfundimit të “politikës ekspansioniste” të Bashkimit Sovjetik. Pas këtyre tërheqjeve, Moska nuk do të ndërhynte më në punët e brendshme të aleatëve të saj. Takimi i mësipërm ishte një ngjarje kyç në vitin 1989 që ndihmoi shumë edhe në ngjarjet që pasuan në Europën Lindore. Tashmë “Doktrina e Brezhnjevit” kishte vdekur.
Për sa i përket tryezës së rrumbullakët polake ajo nisi më 6 shkurt. Ishte një ngjarje interesante, sepse opozita polake ishte krejtësisht e papërgatitur për fitoren dhe kur befas u ndodh përballë saj nuk dinte çtë bënte. Ministri i Brendshëm, Czeslaw Kiszczak, qëndronte në derën e sallës së konferencës për të pritur opozitarët. Si për ironi ai kishte qenë një nga nismëtarët dhe mbështetësit më të zellshëm të ligjit të luftës që u vu në vend në vitin 1981 dhe tani në vitin 1989 ai ishte një nga
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25364. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25364