Mund te funksionoje nje lidhje qe ka filluar ne chat?

MLK

Primus registratum
Re: ^Ira^

edhe personale edhe shoqerore, pse ke nevoje per keshilla ti?! lol
 

MLK

Primus registratum
Re: ^Ira^

Varet se per ç'fare sekreti flitet se par definicion po u tha ai smund te quhet me sekret lol
 

Guest
Re: A mundet te funksionoje?

Dicka behet pretekst per nje njohje dhe interneti s´ka pse perjashtohet.
 

Ubaldo

Primus registratum
Re: A mundet te funksionoje?

A mund te quhet lidhje nje relacion virtual. Per mua eshte thjesht njohje,i mungon diçka qe ta quash lidhje. Intimiteti fizik(nuk flas per seksin) e ndoshta jo vetem ky i fundit.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: A mundet te funksionoje?

jam dakort me ty per intimitetin fizik, por ndonjeher ne virtualitet krijohet nje intimitet tjeter qe eshte me pak se ai fizik por me shum se njohje e thjeshte.dhe ky intimiteti qe po flas eshte shum i rendesishem dhe ky lloj intimiteti ndoshta nuk ndodh me rob qe neve i takojme ne realitet.
 

Nobis

Primus registratum
Re: A mundet te funksionoje?

nga chati se besoj te vazhdoje...
nga forumi po <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> madje ka te ardhme <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
pres konfirmimin nga ajo qe me intereson mua
laugh.gif
(e di vete ajo) <img src="/pf/images/graemlins/wub.gif" alt="" />
 

Mea

Primus registratum
Re: A mundet te funksionoje?

Nuk besoj se nje lidhje nepermjet chatit te funksionoje! Arsye nuk di, por thjesht e kam parandjenje <img src="/pf/images/graemlins/tonguee.gif" alt="" />
 
S

Scorpion

Guest
Re: A mundet te funksionoje?

Në realitetin e ri, realitetin virtual Cdo ditë lidhen gjithnjë e më tepër njerëz. Komunikimi i drejtëpërdrejtë përmes shfrytëzuesve të internetit në cilën do shtet a qytet, i mënjanon largësitë gjeografike, dhe ofron liri të plotë të të shprehurit. Këmbimi i mendimeve, ideve, qëndrimeve bën që njerëzit të afrohen, të lirohen nga pakënaqësitë, paragjykimet dhe paaftësitë që shfaqen në komunikimet "sy më sy". Ky lloj i mediumit për komunikim të shpejtë dhe kryerje të shpejtë të punëve, po bëhet medium për të dashuruarit. Dashuria përmes Internetit është dukuri e re të cilën ende nuk e kanë studiuar mire psikologët dhe sociologët.

Si njoftohen njerëzit?

Të njoftohesh përmes Internetit, kjo nuk është aspak e vështirë. Mjafton të mbylleni në forume, grupe të ndryshme të bisedimeve, dhoma të chatit, dhe për një kohë të shkurtër do të keni me dhjetëra letra elektronike. Aq më tepër nëse keni faqe personale, vete do t'ju lajmërohen njerëzit anë e mbanë botës. Dhe këshu gjithcka fillon me një bisedë të thjeshtë rreth një teme me një person ende të panjohur për ju, dhe natyrisht nëse ajo bisedë bëhet interesante, me të përsëritet komunikimi vazhdimisht. E numri i partnerëve potencial për biseda të këtilla është i pafundë.

Shumë njerëz mendojnë se dashuria përmes Internetit është kurth dhe për një gjë të tillë nuk duhet diskutuar. Pa marrë parasysh se kush ndodhet në anën tjetër të rrjetit, pa marrë parasysh përmbajtjen e letrave, porosive, vërtet, krejt Cka dijmë për personin tjetër janë shkrimet e tija elektronike? Shumëkush mendon se të dashurohesh përmes internetit pa e njohur fizikisht një person, është njëjtë sikur të dashurohesh pa sy e vesh, ngase gjithcka paraqet rezultatin e imagjinatës dhe frazave të thurura me mjeshteri. Por a është vërtet pikërish kështu?
Një nga karakteristikat themelore të komunikimit përmes internetit është anonimiteti. Kjo mundëson lirinë e të shprehurit, të qëndrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazën e njohjes së njerëzve. Njohja rrjedhë më shpejtë, nga brenda - jashtë, duke zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmërinë, animin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithcka që personin në anën tjetër të rrjetit e bënë të vecantë.

Kryesore në komunikimet mes njerëzve përmes kompjuterit janë fjalët. E fjalët i janë dhënë njeriut që më mire t'i fsheh mendimet e veta, thotë një proverb. Megjithatë gjithcka duhet të merret me rrezervë. Përderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundësi të lirisë së të shprehurit të mendimeve, sinqeritetit, guximit, të tjerëve u ofronë mundësi për të servuar gënjeshtra, për të mashtruar dhe trilluar. Prandaj mashtrimet nuk janë mangësi e mediumit të këtillë, po ato janë mangësi që tregojnë mangësitë individuale të njeriut.

Cilët janë përparësitë e njohjes përmes Internetit

-Padyshim se përparësitë janë më të shumtë, por ne do t'i numërojmë këtu vetëm disa:
1. Shanset për të takuar personat e shpirtit janë të zgjeruar dhe përfshinë krejt botën,
2. Njoftimet bëhen në bazë të interesave të përbashkëta, e kjo shpesh shpien në mirëkuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon dikush apo i takoni dikuj. Njoftimet bëhen në bazë të atraktivitetit miqësisë dhe dashurisë.
3. Nuk ekziston palakmueshmëri apo pasiguri, sikurse në takimet e drejtëpërdrejta. Njerëzit anojnë t' i zbulojnë më shpejtë mendimet dhe qëndrimet e veta në këtë mënyrë.
3. Pasi që ka mundësi të editohet teksti, mendimet dhe shprehjet janë më koncize, më përmbajtësore dhe të paramenduara mire.
4. Ndjenja e vetmisë gati nuk ekzison, ngase gjithnjë del dikush që është në disponim të komunikoje me ju.

Cilët janë mangësitë e njohjes përmes Internetit

1. Mungesa e gjesteve përcjellëse si: ngjyra e zërit apo e shprehjeve të fytyrës që flasin shumë, mungesa e afërsisë fizike.
2. Mungesa e erës, shijes dhe prekjes.
3. Keqkuptimi në komunikim (për shkak të mënyrës së interpretimit fiks dhe vonesës së shkrimeve në rrjetë).
4. Jo sinqeriteti i personave që e keqpërdorin këtë medium komunikimi. P.sh. thjesht dikush dëshiron të argëtohet në logarri tuajin, pastaj, gënjimet për punën, luajtja e roleve, gënjimi për statusin martesor, fëmijët, gjininë, moshën¦ dhe gjithnjë ka të tillë që gënjejnë dhe të tillë që besojnë.
5. Edhe pse ekziston mundësia e këmbimit të fotografive, dëgjimit të zërit etj., prap se prapë mungesa e prekjes, shikimit në sy, intonimit të zërit dhe vetë fluiditeti i kontaktit shpirtëror (parandjenja kur takohesh me një personit, apo përshtypja e parë fizike) mungojnë. Ata që mashtrojnë, madje mund t'ua dërgojnë fotografin e dikujt tjetër, zëri mund të jetë i tjetërkujt, shkrimet po ashtu. Mund të gënjejnë edhe për përkatësinë etnike, bindjet fetare, gjininë, etj.

Sa është reale dashuria virtuale?

Për t'u përgjigjur se sa është reale dashuria përmes internetit, le ta definojmë së pari se cka nënkupton fjala dashuri e vërtetë? E këtë për fat të keq nuk mund ta përshkruajm apo jo. Atë vetëm mund ta ndjejmë. Ajo është gjendje për të cilën dijmë pa pyetur asgjë. Edhepse nuk mund ta përshkruajm, jemi të bindur se dijmë ta njohim dashurinë e vërtetë. Kjo e tëra mund të ndodh ngase asgjë nuk varet nga ne. Ajo vje kur nuk e presim, dhe shkon kur të dëshiroj vet, papritmas. Dashurinë më kot mundohemi ta etiketojmë dhe ta klasifikojmë. Cdo dashuri është unike. Pamundësia e definimit të një ndjenje të tillë e mbështjellë atë me me një vello të misteriozitetit. Pikërisht edhe interneti është vend misterioz dhe mjaft magjik. Madje edhe në jetën e përditshme dhe takimet fizike, të gjitha dashuritë nuk janë të vërteta. Disa tregohen si dashuri të mëdha dhe jetojnë përherë, të tjerat vdesin që në vjeshtën e pare.
E cka është ajo që na tërhjekë te personi tjetër? Cka e bënë të vecantë personin që e duam prej njerëzve tjerë? Pse është në qendër të vëmendjes sonë personi ynë zgjedhur? Pse na motivon dhe pse ia falim zemrën? Prej cfare përbëhet dashuria e vërtetë? Si të dalohet ajo?
Më duhet të pranoj se nuk e di! Ai apo ajo që mundohet ta përshkruaj dashurinë, thjesht gënjen.
Megjithatë mund të vendosim një paralele deri diku mes dashurisë së vërtetë dhe asaj virtuale. Ajo që na tërheq në dashurinë e jetës reale është se njoftohemi me personin në shkollë, punë, fakultet, qytet, autobus etj. Vëmendjen na e fiton pamja, zëri, ecja, buzëqeshja, flokët, qëndrimi. Edhepse nuk dimë shumë e ndjejmë tërhekjen fizike. Imagjinata e jonë, nën ndikimin e dëshirave dhe kërkesave tona bën seleksionim në bazë të kritereve të pamjes së jashtme dhe krejt vetive tjera të përmendura më lartë. Për këtë në shumicën e rasteve gjurmojmë edhe më tej për t'u bindur se personi që na tërhjek është i/e qëlluar Cfarë e kemi ëndëruar përherë.
Në dashuri virtuele me dike njoftohemi duke shkruar dhe pranuar porosi. Vëmendjen na e tërheq stili i të shprehurit, reflektimi i personalitetit të dikujt. Kureshtja jonë shpejt kënaqet ngase më shpejtë mësojmë për të, në bazë të ideve, mendimeve të thëna. Këtu njihemi me personalitetin e brendshëm dhe zakonisht këmbejmë porosi me shpirta të ngjashëm si ne. Dhe e gjith kjo në bazë të cilave kriteriume na bënë të dashurohemi në të? Pikërisht sikurse edhe në dashurinë e vërtetë, në bazë të një gjëje të padefinuar, për të cilën din vëtëm zemra. Imagjinata është ajo që i mbushë zbrazëtirat mes rreshtave. Rreziku që të jemi të mashtruar është po aq sa edhe në jetën reale të vërtetë.
Edhe në njërën edhe në tjetrën realitet, Cifti njoftohet dhe afrohet përmes bisedës. Në të dyja rastet, të dy partnered përpiqen ta tregojnë anëne vetësa më pozitive. Mua nuk më duket se gjithnjë mund ta lexojmë të vërtetën nga sytë e dikujt. Shpesh na ndodh që të jemi të bindur se e kemi gjetur personin e vërtetë dhe pas një kohe të vërtetojmë se kemi krijuar lidhje me një njeri të huaj? Prandaj kjo është edhe një dëshmi që mundësia e mashtrimit është po aq sa edhe në jetën reale.
Në anën tjetër, gënjeshtrat e servuara përmes komunikimit në Internet më lehtë mund t'i zbulojmë nëse perqendrohemi në fjalët e thëna. Për të na gënjyer dikush, para se të na bëjë të dashurohemi, duhet të ketë motiv të madh dhe të jetë gënjeshtar djallëzisht i mire. Ndërsa në jetën e përditshme, përkundrazi, gënjeshtrat shiten më lehtë, ngase aty vendimtare janë buzëqeshjet, prekjet, shikimet pa fjalë, madje edhe lotët etj…
Kam dëgjuar se kur për të parën here është krijuar bicikleta, mes nesh populli e ka quajtur atë "Qerrja e djallit", orën e ka quajtur"syri i djallit". Treni i pare në Paris, edhe pse ka ecur me shpejtësi vetëm 20 km/orë, ka shkaktuar pakënaqësi mes francezëve madje edhe protesta e demostrata. E kanë gjykuar si dicka shumë të rrezikshme për njerëzimin, destruktive që ec aq shpejtë dhe është produkt i djallit!!! Sot e dijmë se sa të shpejtë janë trenat, por askush nuk proteston!

Dashuria Virtuele pajtohemi ne apo jo, është dukuri e kohës së rë. Shumë cifte fillojnë me shkrimin e e-mailave, përderisa lista e atyre që hyjnë në martesë për shkak të kësaj dashurie virtule, dita ditës rritet. Të tjerët këtë e marrin si argëtim, largim nga monotonia. Dikush me këtë mjekon vetminë, ndjenjën e turpit (në jetë private është lepur, në internet luan, dashnor i famshëm), mangësitë fizike, pakënaqësitë, anomalitë dhe sëmundjet tjera shpirtërore... Pra gjithcka zhvillohet si në jetën private. Interneti është vetëm mjet që na bashkon. Gjërat tjera varen nga vet ne, sa të sinqert jemi, Cfarë zemre kemi. Natyrish, këtë shkrim po e përfundoj me thënjen: "Nëse dikush më mashtron një here, më vje keq për të, nëse më ka mashtruar edhe herën e dytë, atëherë fajin duhet kërkuar brenda vetes".
 
S

Scorpion

Guest
Re: A mundet te funksionoje?

url]


<span style="font-weight: bold">Love-Chat</span>
 

Alanis

Primus registratum
Re: A mundet te funksionoje?

Ca pyetje... Po merr dy njerez qe jane njohur ne realitet,,, he a do funksionoje!?? Ka 10000 arsye qe te funksionoje ose jo, kudo qe te jene njohur, ne realitet apo chat!
 

ere

Primus registratum
Re: A mundet te funksionoje?

hiqeni nga mendja se nuk mund te funksionoj..as mos t'ju genjej mendja fare
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: A mundet te funksionoje?

Edhe mund te funksionoj si dihetkismetit mjafton qe mos jen larg
sa kilometra i bie te jet larg???
1-500km???
500-1000??
1000-1500??
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

ere

Primus registratum
Re: A mundet te funksionoje?

lere se ky muhabet ka marre fund para se te filloj......
 

LUANESHA

Primus registratum
Re: A mundet te funksionoje?

Per mendimin tim nuk funxionon
Kot nuk thojne larg sunit larg zemres, &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/shrug.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;




&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top