Re: Mrekullia e quajtur "femer"apo"mashkull"?->sfidoni
Te mirat e te qenit femer!
Nese dikush eshte stresuar, mjafton te kujtoje se ne quhemi seksi dhe e bukur! Nuk kemi nevoje te veshim kollare. Nuk na dhemb kur kryqezojme kembet. Ne jemi ne gjendje te bejme disa gjera njekohesisht. E dime gjithmone se ku i kemi vene corapet. Gruaja e presidentit quhet frirs lady, po burri i presidentes si quhet?? E di ndonjeri?
Ne jemi ato qe vendosim sa femije te bejme. Ne i ndjejme femijet te na levizin brenda nesh. Femijet thone gjithmone "mami" fjalen e pare. Gjithmone jemi te sigurta qe femija eshte i yni. Jemi muzë frymezimi dhe sipas disa statistikave edhe jetojme me shume se meshkujt. Dhe bejme shume gjera me shume dhe ndoshta me mire se meshkujt. Dikur ashtu si shume femra te tjera dhe une kam enderruar te isha djale (te gjithe e kane permendur te pakten nje here). Te shkoja ne plazh pa leje, te flisja mbrapsh, te luaja lojra djemsh, te mos qaja 'o lele gjaku' kur vritesha dhe tja tregoja qejfin ndonjerit qe guxonte te me merrte topin. Ajo ceshtja se po te kaperceje ylberin do te beheshe djale, nis dhe venitet sapo floket e shkurtra nisin te rriten, pantallonat e shkurtra zevendesohen me fustanet me fruta dhe me gjithfare lulesh dhe nis te kuptosh se te qenit femer nuk eshte dhe aq keq.
Madje ke privilegjin qe mund te luash lojra femrash, si me kukulla por edhe futboll, te sfidosh germe per germe fjalorin me te zote se prapthi, por se ke mundur te sfidosh nje mashkull. Ky eshte makthi me i madh qe mund te perjetoje seksi i forte. "Te te rrahe nje femer ne loje, e paparanueshme!" Ndersa per nje femer eshte sadisfaksioni me i madh kur sfidon seksin e forte. Por jo vetem kaq!
Truri i nje femre ka te njejtin kapacitet me trurin e burrave, megjithese ne kemi 6 miliard nervura me pak. Kjo do te thote se jemi me eficente. Grate jane me te perkushtuara ndaj punes, me korrekte dhe me pak neglizhuese se meshkujt. Tani jane bere edhe me shume ambicioze!
Femra ne karriere qe dine te menaxhojne mire veten dhe familjen. Nena qe zgjohen ne te gdhire dhe bien per te fjetur kur akrepi ka kaluar oren 12 pas mesnate, duke llustruar kepuce per bashkeshortin dhe duke vene neper vende librat e femijeve. Nje wonder woman qe i ben te gjitha, qe nga puna, familja, femijet e deri tek jeta shoqerore. Inteligjenca jone eshte e krahasuar me ate te burrave. Per ti renditur te gjitha te mirat e te qenit femer nuk mjaftojne vetem keto rreshta, po aq sa per te renditur dhe veshtiresite e saj.
Edhe meshkujt duhet te kene shume te mira, ndoshta jane edhe me te shumta ne numer se te femrat, Por ne fund te fundit duhet te gezohemi se dhe ato jane nje e mire per ne. Nje e mire qe ne fund lind nga nje femer!