Rritja e Aspektit Motivues ...
Ç’është motivimi?
Motivimi është përcaktuar si një sjellje e qëllimshme për të arritur gjëra të veçanta dhe nevoja të paplotësuara.Ai është një forcë e brendshme që drejton personat në arritjen e objektivave personale dhe organizative.
Pse duhen motivuar punonjësit?
Përgjigjja është “mbijetesa”.Të motivosh punonjësit është shumë e nevojshme, sepse bën që puna te
ndryshojë me shpejtësi dhe në mënyrë efikase. Prandaj, menaxherët duhet të kuptojnë rëndësinë emotivimit dhe të bëjnë diçka në lidhje me të Një sistem i dobishëm motivimi sjell kënaqësi në punë.Kënaqësia në punëështë një balancë që arrihet ngaindividi kur ai/ajo u përgjigjet plotësisht me apo pa vetëdije nevojave apo pritshmërive.
Aspekti i motivimit.
Pavarësisht madhësisë, të gjithë kompanitë po përballen me mungesë motivitimi të stafit, duke sjellë pakënaqësinë e punonjësve në punë, mungesë stabiliteti dhe mungesë interesi përsa i përket performancës së organizatës.Vizioni i ri në fushën e burimeve njerëzore është që drejtuesit duhet të kenë nën varësi skuadra tëvetëmotivuara, të cilat, me pak mbikqyrje, mund të sjellin në jetë qëllimet e vendosura. Në këtë rast,menaxherët kanë vetëm rol mbështetës, duke këshilluar pjestarët e skuadrës dhe duke bërë të mundur lidhjen e saj me botën e jashtme. Për pjesën tjetër, gjithçka kryhet nga pjestarët e skuadrës, që ngavendosja e objektivave deri në arritjen e tyre.Koncepti i motivimit studion aspekte që i shtyjnë njerëzit të punojnë më mirë dhe më shumë; që i bëjnë ata të jenë këmbëngulës dhe të kalojnë pengesat; që ata duhettë jenë të përkushtuar ndaj punësdhe të tregojnë entuziazëm në lidhje me aktivitetet që kryejnë. Roli imenaxherit është që
t’i motivoj
ë njerëzit, duke i bërë më të përkushtuar ndaj punës, por kjo nuk do të ketësukses nëse nuk kuptojmë
se ç’k
ërkojnë njerëzit nga puna e tyre.
1. Tendenca në motivimin e burimeve njerëzore në SME
Megjithëse për shumë dekada asnjë nuk është marrë me rëndësinë dhe ndërlikimet e mëdha të njëmotivimi të saktë të stafit, zhvillimet në këtë nivel kanë qënë të ngadalta.Edhe gjatë dekadës së fundit, praktika menaxheriale ka ndodhur një ndryshim thelbësor në motivimin kompleks dhe të dobishëm tëstafit.Prandaj, menaxhimi motivues i kristalizuar që bazohet në vendime dhe veprime, të cilat, në nivel të lartëdhe rregullisht, drejtohen kah koncepteve, modaliteteve dhe teknikave të zhvilluara, interes të punonjësvetë kompanisë dhe partnerëve të tjerë, duke u reflektuar drejtpërdrejt në rritjen e potencialit dhe performancës së organizatës.Punonjësi studiohet në kontekstin e kulturës dhe klimës së organizatës, e cila bën të mundur një kuptimmë të thellë dhe të plotë të interesave, aspiratave dhe sjelljes, Një kontribut thelbësor në interpretimin dhe popullimin e natyrës komplekse njerëzore dhe nevoja për të marrë parasysh konceptimin dhe përmbushjen e aktiviteteve brenda kompanisë kanë sjellë përfaqësuesit e shkollës së sjelljes. Mayo,Maslow, McGregor, Crozier, Lickert janë veç një pjesë e shkencëtarëve, kontributet teorike dhe metodiketë të cilëve kanë patur shumë vlera.