Re: Motivi qe me kalon ne mendje dhe e murmuris me
pa ndonje motiv domethenes ...
... E pushtueshme por,... e paprekshme; mbi të gjitha një rast unik, nga ata te jep kenaqesi edhe thjesht prekja me mollezat e gishtave te tejdukshëm te imagjinates. Dhe ..., këtu nisi "gjithçka", jetoi derisa sa u rrezua - një rrezim simbolizonte "thyerje" - u krisen frojdet e kristalte te iriseve te tua, e copezat u tretën ne sytë e mi. Syte e mi liqene te kadifenjte kafeje te erret.
Çdo fjale duhet te këtë magjine e pushtimit, dhe ... ndjesine magjepese te aromes se "pas-luftës", sikurse aroma e dehur prej akteve te mesnates, zhmbeshtillej si shall agimeve te ftohta, prej te mendafshteve flokeve te tu. Unë gjurmoja si ushtar me një këmbë hijet e hapave te flladeve te trupit tënd, duke ndjekur me sy fantazmat e katapultimeve tona ne "qiell te shtatë." Shtate yjet e fundit te qiellit u shuan prej rrokullisjeve te gishtave te tu; tek zbertheje, plot dembelizem te pergjumur, prej trupit, te lemuaren kemishen tënde te nates.
Liturgjia e rrudhur e psalmeve te carcafeve te torturuar prej nates se shkuar lindte shkendija dridhjesh mbi ujin e oazit tënd. Dhe ... die nuk munda te parandaloja naten te derdhej apo dergjej atje. Shpesh ndihem fajtor nder agime-muzgjesh te tillë, është thjesht ndjesia e mos arritjes se perfundimt te pushtimit te tokave Jugore ku kusherira e Carit te fundit mbreteron.