Re: Mosha ideale per tu martuar
Po ta kisha vete ne dore, do te preferoja te martohesha pas moshes 30 vjec.
Dhe kjo sepse mendoj se per te bere ate hap jashtezakonisht te rendesishem ne jete qe ka emrin "martese", duhet te kesh perfunduar nje formim te caktuar arsimor (qe zakonisht presupozon mbarimin e nje shkolle te larte, edhe pse ky nuk eshte nje kusht absolutisht i domosdoshem, por gjithsesi i preferueshem) apo profesional (te kesh pra nje zanat, nje profesion), te kesh siguruar nje burim sa me te qendrueshem, afatgjate dhe te pavarur te ardhurash (zakonisht nepermjet sigurimit te nje vendi pune) dhe te kesh fituar ne kete menyre, si rrjedhoje e permbushjes se dy kritereve te mesiperme, nje eksperience te mjaftueshme jete qe ti mendon se te ka pergatitur mjaftueshem per perballimin e kerkesave dhe sfidave jo te pakta qe kerkon krijimi i nje familjeje dhe kerkimi i lumturise brenda dhe me ane te saj. Eshte shume e vertete qe keto gjera mund ti permbushesh edhe pa mbushur 30 vjec, ose, e kunderta, ta kesh arritur kete moshe dhe te jesh nje dështak i pjesshem apo i plote... si per cdo rast tjeter, nuk ka ndojne gje te fiksuar pazgjidhshmerisht me moshen. Thjesht mendoj se une personalisht do t'a shihja veten me te pergatitur ne te gjitha keto drejtime qe permenda me lart dhe me te gatshem per te bere nje hap te tille (plotesisht i bindur ne ate qe po bej) pas kesaj moshe.
Gjithsesi, planet shpeshhere nuk perputhen me kokfortesine e fakteve qe na ofron realiteti. Jo me kot e nisa postimin tim me fjalet: "Po ta kisha vete ne dore..." <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />