Mosha e duhur për të bërë seks

POKER

Forumium maestatis
Mosha e duhur për “herën e parë”? Kjo varet nga ajo që ju dini rreth seksit. Të paktën kështu pohon një studim i fundit shkencor, realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i botuar në revistën "Journal of Adolescent Health".



Sipas tij, sa më shumë të dish për seksin, aq më e kujdesshme je për ta bërë atë herën e parë dhe nuk rend me vrap për ta zbuluar se çfarë është.

Pra, sipas studiuesve amerikanë, e ashtuquajtura “hera e parë” varet nga niveli i edukatës seksuale që një vajzë ka në rininë e saj të hershme, qoftë nga shkolla, qoftë edhe nga prindërit e saj.

Sipas tyre, djemtë dhe vajzat më të vetëdijshëm në drejtim të seksualitetit, i drejtohen përvojës së tyre të parë me seks të përgatitur edhe duke përdorur kontraceptivët.

Sondazhi në fakt, u zhvillua nga Institutin “Guttmacher” në SHBA, dhe është i bazuar në të dhënat e mbledhura nga gati 5.000 njerëz të moshave mes 15 dhe 24 vjeç të të dyja gjinive.

Analiza e tyre tregoi se ndërsa 77% e femrave dhe 78% meshkujve "pak të edukuar" me parimet seksuale, kanë pasur marrëdhënie seksuale para moshës 20 vjeç, kjo përqindje rritet në nivelet prej 86% dhe 88%, tek ata që i njihnin më shumë ato.
 

MLK-back

Primus registratum
Rinia aktuale fatkeqesisht ngaterron seksualitetin me porngrafine!! Kjo jo per faj te saj po te shoqerise dhe epoken ku jetojme. "Edukata" seksuale e adoleshenteve te sot merret ne iternet qe ne moshen para adoleshences dhe te jesh e i virgjer 18 vjeç konsiderohet thuajse si turp.
Moshe ideale nuk ka, po le te themi mbi 16 vjeç te pakten dhe mbi te gjitha partenerin qe zgjedh te kesh ndjenja e mos te eksperentosh me diçka që duhet te ngeli ne mend nga kujtet me te bukura ne jete.
 

joetisti_

Locus omnem
kujt ia mban, e ben
ka plaka dhe pleq sot, qe s'u dridhet qerpiku, e bejne heren e pare qe ne pleqeri te hershme :p

E kush i meson dot adoleshentet e sotem?! Si mund t'u thuash kur eshte e duhur e kur jo. Ata/ato te japin uje ne bisht te luges. Madje te mesojne se cfare eshte jeta.

E vertete, njohuri ka efekt pozitiv. Madje ne gjithcka.
 
Top