More than yesterday, Less than tomorrow.
----------A!
Me padurim prit letren tende, per te cilen bere fjale ne telefon, e lexova dhe mbeta i goditur me shume se sa ju, kur keni marre telefonaten time (te pakten keshtu mendoj une)....
Nuk kam ndermend te te jap pergjigjen e plote te pyetjes suaj, sepse edhe po te desha nuk mund ta jap dot per shume arsye, por megjithate nuk kam ndermend te mos tentoj per tu pergjigjur...
Me date 11/IV/198# u nisa nga RR...... me autobusin e mengjesit me nje mendim qe notonte ne koken time qe kur jemi pare per here te pare, kisha nevoje per nje takim tjeter dhe kete e quanja domosdoshmeri--si frut i shume neteve pa gjume, duke reflektuar nje coroditje ne vetvete, te cilen ma kishin vene re dhe shoket e punes. "Ti F..... sec ke, dukesh i merzitur, patjeter ke ndonje hall". Me te mberritur ne stacionin e Lacit u enda lart e poshte, pashe disa nga shoqet e tua dhe me ne fund ty qe po prisnje e shoqeruar nga dy a tre te tjere e te tjera. Nuk guxova te prish biseden tuaj duke u kthyer prapa, mendova te bej kete gje ne tren ku mbeta shume i hutuar kur te pashe se ishe veshur krejtesisht me te zeza. (Te lutem te me falesh qe po e permend disa here...) U largova perseri. Ate mbazdite dola serisht nga shtepija, perseri me mendimin se duhet te te takonja patjeter. Dhe njehere me shume endje te kota para hotel "Pezes", hyra disa here ne kafe por nuk te pashe. Ne darke u futa se bashku me nja dy shoke tek "Vollga" por as atje nuk te pashe...
Nate pa gjume...
..., te nesermen u ngrita qe heret gje qe se kam zakon per nje dite te diele (jam pak gjumash), dola serisht me ate mendim per te cilin te fola dhe me pare. Kuptova qe nuk mund te vinja vetem, atehere kalova nga shtepija e Bujarit qe eshte afer me stadiumin dhe i thashe te vinte me mua. Gjate lojes te shikonja qe edhe ti sikur kishe dicka qe te shqetesonte, shume e pa perqendruar. U takuam me ne fund, ne dukje si rastesisht, dhe patem ate bisede qe nuk dua ta perseris me. Me preu thellesisht per te mos thene qe me dha nje goditje shume te forte...Me kot u enda dhe paraditen e dites se diele, darka me zuri tek kafja e "Vollges", shume i merzitur.
Qe te mos hyme ne shume hollesira kur folem ne stacionin e Lacit mire qe nuk te keputa ndonje budallallek sepse e kisha humbur toruan fare. Mora rrugen drejt RR......., u ktheva me mendimin se te nesermend do te nisesha per ne
Sh..... patjeter.
Diten e marte ne te vajtur ne pune me lajmeruan se kisha per te vajtur ne Kukes me sherbim, s'dinja cte benja, me duhej te iknja.
Te premten (ne e perdorim shume e premtja e zeze dhe kjo e atille qe) pasi u ktheva prej andej nga mesnata e dites se enjte u nisa per ne Sh.....
Keto endjet e kota me qenkan qepur nga pas dhe nuk me linkan te qete, ose ndoshta jam une ai qe shqetesoj, nuk e di vertet...I rashe qytetit larte poshte desha te te takonja rastesisht per te mos thene se nuk guxonja te vinja ne shkolle ose ne stervitje, keshtu qe vajta tek nje kusherira ime qe jeton atje. Pasi ndenja nje cope here, dola perseri, te kerkonja pa vetedije dhe pse prap nuk donja te prishnja "qetesine" tende. U ktheva ne T...... po ate dite ne mbremje, krejtesisht i coroditur. Te nesermen u vizitova tek mjeku sepse kisha dite qe pata pasur shqetesime, me tha qe ke marre te ftohur te lehte. Dy mendova me vete, dhe nje te rende fare biles.
Po bej nje kapercim prej dy javesh, kapercim i thencin, se une e di si i kam kaluar ato dy jave. Dola nga treni diten e shtune dt. 2/VI/198#, prita me kot ne dreke e pasdite. Ne darke me vjen nje shok e me thote hajde vemi nga "Vollga" pime ndonje birre, une i kerkova te shkonim diku tjeter se nuk me shkohej atje (gje qe tani e kuptoj se paskam bere gabim, pasi ate nate ju keni qene atje).
E diela...u desh te me mbarohej duhani qe ne te dy te takoheshim perseri tek kinkalerija, gje qe me ka ardhur si nje befasi e ndoshta kete e pe dhe vete se nuk po dinja cte thonja ate moment. Kisha kaq jave qe te kerkonja dhe me ne fund me dole perpara pa te kerkuar, atehere kur une kerkonja drogen time. Mu duke shume e ftohte ne pergjigje, me nje shprehje te fytyres qe nuk me thoshte asgje. Me bezdisi nglumi i shoqes tende kur thoshte "Ikim, ikim!". Te pakten arrita te te shihnja. Ne darke serisht tek "Vollga", po perseritej nje cikel i njejte dhe per cudi kisha nje ndjesi qe me tregonte se nuk do te ishte e fundit kjo perseritje...Serisht nate pa gjume...
Monotonija e nje dite te hene, vazhdon cikli, udhetimi per ne RR......., dhe ti qe ke te drejte kur me shkruan se nuk pata guximin per te bere ato pak metra dhe te vinja ne vagonin tend...
Shkembyen disa replika ne Vore....me pas une zbrita ne Milot (sigurisht stacioni im jashte ciklit, nuk me durohej me...) dhe prisnja dicka te me ndodhte, pikerisht ajo qe ngjau. Mu duk vetja si ne ndonje film, ti ne dritare dhe une jashte, per te dale pastaj tek momenti final...aty kur fjalet nganjehere godasin me rende se sa plumbat. Me sinqeritet donja te te thonja se qeme takuar ne nje dyqan duhani rastesisht, sma merrte mendja kurre qe ne nje qytet si T..... (mos te te ngelet hatri po eshte nje cike me i madh se sa Sh.....)pse te mos takoheshim ne Sh..... atehere kur une vertet po te kerkonja. U ndame, po si undame thuam, pa u nisur treni, paskemi qelluar te dy shume krenare dhe kokeforte. Hodha ato hapa ngurrues ne largim te trenit, dhe te ndjenja qety te kisha nga pas duke me veshtruar pertej kellyeres se xhamave...Ndoshta sme pe megjithate prita sa u largua vagoni i fundit, duke me ndodhur mire qe te ndeshkohesha nga shiu qe binte furishem...
Keto netet pa gjume sa vine e shtohen, me kete shtohet dhe bezdija qe ne nje leter te vetme me duhet te shkruaj kaq shume here frazen "nate pa gjume". Dola ne pune me mendimin qe do te te merrnja ne telefon, dhe pse per kete gje e dinja se isha i marre...
Jane me te vertete shume me vend fjalet qe ti me shkruanje ne leter, ne njihemi shume pak, per kete une tentova te hidhnja nje hap per te te njohur pak me shume...ndoshta menyra e gabuar nga ana ime...gjithsesi ti dole me triumfuese se sa mua.
Nuk e merr dot me mend se me sa dyshim e bera ate telefonate, se dinja si do ta merrnje, dhe te them te drejten kur centralistja me tha se i vura mbiemrin tend ne copezene e letres, atehere pernjeheresh te perfytyrova ty duke e grisur ne mijra copeza te vogla. Kisha fare pak shprese se mund te me merrnje pas, kisha ulur koken mbi tavolinen e zyres dhe prisnja zilen e telefonit te me zgjonte nga ajo enderr me sy hapur...Degjova zerin tend pertej receptorit dhe vertet me sherbej si ai mjalti qe te perkedhel gryken nga ndonje e kollitur e keqe..., kur morra vesht se me kishe shkrojtur nje leter atehere u clirova disi, edhe pse e dinja qe ne permbajtjen e saje do kishte gjera qe sdo me pelqenin.
A_ _ _ _ _, eshte nder letrat e para qe shkruaj ne jeten time, (mbaj mend se kur kam qene i vogel kam pas shkrojtur disa letra shtepise sime kur kam qene ne kamp pushimi apo ne aksion, por kurresesi letra te tilla...)dhe me le pershtypjen sikur kam shkrojtur ne nje menyre te crregullte, shume gjate...Gjithsesi shpresoj ti jem pergjigjur pyetjeve te tua qe me shkruanje ne letren tende (nuk e di as vete se pse here te drejtohem me "ju" dhe here me "ti"! Kjo e fundit me tingellon me mire, prandaj me lejo ta perdor).
Po e mbyll kete leter, eshte shume vone, ne fakt se kam idene fare se sa mund te jete ora, vetem di se eshte vone (besoj se data duhet te kete nderruar). Se di perse kohet e fundit sjell ne mendje gjithnje nje kenge popullore shkodrane...
"Na te dy kena nji hall..."
Shume te fala
F....!
RR...... 8-9/V/198#