Monument Azem Hajdarit?

Monument Azem Hajdarit?

Mora vesh se qeveria ka ndermend te vendose ne parkun rinia nje monument (bust me duket) te udheheqesit te levizjes studentore te dhjetorit, Azem Hajdarit. Si mendoni a e meriton ky ifundit kete nderim apo jo, dhe pikerisht ne qender te tiranes?
 

MLK

Primus registratum
Re: Monument Azem Hajdarit?

Azemi ndjeste paste, e nuk eshte mire te merret neper goje nje i vdekur! Azemi ishte nga te paret qe u ngrit me levizjen stodentore te 90-tes e ky eshte fakt qe se mohon dot njeri.
Problemi i Azemit eshte se ka dhe shume skuta te erreta, te cilat nuk u bene publike, e nese behen, nuk besoj se do jet ne zemrat e çdo shqiptari si thuhet me lart, po ne zemren e familjes se vet.
Gjithesesi, kjo çeshtje s'ka pse te hapet ne nje periudhe parazgjedhore pasi shkeput vemendjen nga problemet e verteta qe ka vendi.
 

ados

Primus registratum
Re: Monument Azem Hajdarit?

Mos harroni qe Azem Hajdari ishte ne black list ne USA..per tregti armesh..Sipas nje te dhene, armet jane shitur ne Somali..ku ne 1993 rreth 20 us marines u vrane...Investigimet mbaruan ne 1999, dhe aty doli qarte emri i tij ne kete dallaver..Sigurisht ne ate kohe ai nuk jetonte, keshtu dosja e tij u mbyll..Dicka qe nuk duhet harruar
 

Runner

Primus registratum
Re: Monument Azem Hajdarit?

leni ore monumentet, me respekt per azemin por ne Shqiperi mungojne WC publike, keto ju duhen juve por sidoemos neve kur te vijme ne vizite.
 

MLK

Primus registratum
Re: Monument Azem Hajdarit?

Ty te duhet me mor vize ne rradhe te pare, se ndryshe s'te len njeri me hy ne Shqipni /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

99999

Primus registratum
Re: Monument Azem Hajdarit?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mos harroni qe Azem Hajdari ishte ne black list ne USA..per tregti armesh..Sipas nje te dhene, armet jane shitur ne Somali...Dicka qe nuk duhet harruar

[/ QUOTE ]
Pse amerikanet vetem kane te drejte te shesin arme? Azemi edhe ne qofte se ka shit arme e ka bere per te miren e Shqiperise, ku qendron e keqa ketu? Ashtu siç ka bere djali i presidentit te Frances (Miterran ), ashtu siç bejne shme politikane sot ne Rusi, Amerike, France apo vend tjeter.
 

MLK

Primus registratum
Re: Monument Azem Hajdarit?

Sdo te thote gje se jane shume qe e kane gabim e kjo u jep te drejte!!
Djali i Miteranit eshte perballur me drejtesine ne France, dhe nuk e propozon njeri per ti vene monument ne France!
Nese ka bere trafik armesh Azemi, e ka bere per hesap te vet e me fitu pare, e kjo quhet kondrabande e nuk ka lidhje me ndihmen ndaj vendin te tij apo Kosoves !!
Megjithate, deri sa nuk ka ndonje proçes gjyqesor per kete pune, asnje nuk ka te drejte ta quaj kondrabandist Azemin!
 

Beu

Primus registratum
Re: Monument Azem Hajdarit?

Sa per mua mendoj se Azemit nuk duhet ti ngrihet nje bust ne Tirane.Jo se ai nuk ka merita por nuk i ka ardhur akoma koha.Ai ngriti zerin i pari por te tere e dime mire se cilat qene shkaqet qe ai u vra.Nqs do te hidhet ideja se ai u vra per "Demokracine" athere me pare ne Tirane duhet te ndertohet nje memorial kushtuar atyre djemve qe u vrane ne shkoder me 2 prill dhe jo Azemi.
Tirana dhe Shqiperia kane shume figura te cilat kane dhene me shume se Azem Hajdari por jane lene ne harrese.Per mendimin tim eshte e mjaftueshme qe ai i ka bustet ne Durres,Fier,Lazarat etj dhe nuk me duket e arsyeshme qe te vihet edhe nje ne Tirane se po na behet si puna e Enverit.
 
Top