momenti i duhur

Balahk

Locus omnem
Patjeter ju qe gjendeni prane dashurise tuaj , mos nguroni! :)

Lexim te mbare te kesaj poezie te thjeshte , emocionale , fantastike.

Poezi e diteve kur s'du me ia dite per ty

Kur duheshim
shkruaja per ty poezi dashurie
pastaj u grindem
e shkrujta poezi me grindje
e kur u merzitem
shkruajta poezi me trishtim
me lot e paisje tjera si keto

por sot, qe as duhemi
as grindemi
s'di si quhet poezia jeme

e gjeta,
poezi e diteve kur s'du me ia dite per ty
keshtu i bjen me ken,

nderkohe ketu filloi prape shi,
ti kushedi me ke flet
kushedi ke pyet si e kaloi diten
kushedi kujt i tregon per muziken
me ke do pish kafen neser?
ma thuj
jo se me intereson
por sa me pase dicka per poezi
ma thuj por pa fjale
se ne s'flasim
po ti ma thuj
ku ishe sot
dje
si je veshe
kush t'ka ba me qeshe,
se kur ti qesh
dukesh sikur ia ke lexu Zotit ditarin
kur ti qesh
i bjen pika
t'keqes

me thuj kur flen
zgjohesh
kur del
vjen
me fol per shoqet
s'po te kerkoj shume
disa gjana sa me shkru kte poezi
te diteve qe s'du me ia dite per ty

kushedi kush te ka thane je e bukur
se ka gjithfare njerezish,
por m'beso
rrejne te gjithe
bajne sikur te dojne
por jo sa une
jo si une
pastaj ata nuk dine me t'shkru poezi
Kraja asht i vjeter
Rreshpja ka vdeke
Migjeni po ashtu
s'ka ma poet
nuk shkrun askush ma per ty
e ke kot
askush
as une

tesh qe s'grindemi
e s'duhemi
tesh qe me indiferencen ma te madhe
shkruj poezi
qe s'dojne me ia dite per ty

a ke hanger darke?

-Klodian Kojashi.
Tesh qe sdu me ja dite per ty
jam duke vdekun per te dite me shume per ty dashuria jeme.
Shume shume bukur poezia
e bukur dhe shkodrancja qe eshte shkruar:)
 

joetisti_

Locus omnem
Asnje her! Cesht kjo te dua aman?! Sot fjala te dua esht ber si me thon ckemi ca bone! Te thot tjetri osé tjetra te dua mas nje ore qe te ka njofur!
Mbase, por po te mos e thuash, e sigurt se ai ajo do te mendoje se nuk e do. "Te dua" vdes vetem kur vdes dashuria.

Kur po biem te dy njekohesisht nga nje qiellgervishtes.
 

tropojanja

Çike Malsie
por sot, qe as duhemi
as grindemi
s'di si quhet poezia jeme

e gjeta,
poezi e diteve kur s'du me ia dite per ty
keshtu i bjen me ken,

nderkohe ketu filloi prape shi,
ti kushedi me ke flet
kushedi ke pyet si e kaloi diten
kushedi kujt i tregon per muziken
me ke do pish kafen neser?
ma thuj
jo se me intereson
por sa me pase dicka per poezi
ma thuj por pa fjale
se ne s'flasim
po ti ma thuj
ku ishe sot
dje
si je veshe
kush t'ka ba me qeshe,
se kur ti qesh
dukesh sikur ia ke lexu Zotit ditarin
kur ti qesh
i bjen pika
t'keqes











KJO PJESA YLL!! LIKE LIKE
 
Top