Momente...

Alanis

Primus registratum
Re: Momente...

Fillimisht postuar nga angeldeviled:
[qb] do doja te kisha prane dike qe te me donte e ta doja shume.te me puthte lehte,e pastaj te me perqafonte per te me treguar se s'jam vetem.te me zinte gjumi ne krahet e tij,te zgjohesha me shijen e buzeve te tija ne te miat!por eshte e pamundur!!Jam vetem!!! :cry: :cry: [/qb]
Tashti, me sa di une dike qe te do e ke por dike qe ta duash...nuk e di mire.
Boo sa shume kerkon nga jeta!!!!
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Momente...

me mungon dikush qe ta dua!!!!se une per momentin s'dua askend!dhe ai qe m e"dashka" do i kaloje se eshte obsesion!!!!
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Momente...

eshte nje moment kur ti ndjehesh si......me lart,por vjen nje moment tjeter e ndjehesh ndryshe,e ai me lart s'ekziston me!!!!!!per ...
 

arterie

Primus registratum
Re: Momente...

... me cmendi gjuha me blla, blla, blla. O mora dhe e lidha nyje. Nuk pushoj. Perseri foli.
E shkurtova gjuhen. O hodha tutje.
Pashe rrufete te mbushnin qiellin.
Nuk munda me. E groposa gjuhen thelle ne toke.
Pashe dicka te levizte. Pashe te dridhej toka.....
.. pashe,... termet.
moment dt. 03.12.03. 19:16
 

arterie

Primus registratum
Re: Momente...

...hidhem ne tejdukshmerine e "King's Court" Gin. E shoh ne krah te kompjuterit dhe me cudit kjo lende e tejdukshme. Me cuditin te dy, kompjuteri dhe Gin-i. C'duan ata me mua, po une me ta?
Fillova te behem kureshtar. Eshte kenaqesi e tyre te rrine nen shoqerine time apo jam une qe gezoj nen shoqerine e tyre ...
 

arterie

Primus registratum
Re: Momente...

... u zura me buzeqeshjen, u grinda me te. Nuk munda ta duroja me ate moskokeqarje ndaj meje, as ate tradhetine e saj . U nxeha dhe i thashe- Ik kurve. Shkon me te gjithe te tjeret dhe rralle kujtohesh se jam edhe une.
Desha ta qelloja ne surrat por... me tha: -Ik ti. Ti je "histerik" qe kenaqesh kur me sheh kur "eksitohem" ne fytyrat e te tjereve.
C'mund t'i thoja me shume filozofise se buzeqeshjes?!!!
Moment dt 19.12 03 19:11
 

arterie

Primus registratum
Re: Momente...

... zverdhellonte vjeshta neper rruget e boshatisura nga era. Mbi koken time fluturonin gjethet qe kishin humbur ekuilibrin e binin ku te mundnin neper rrugen e gjate. Dukej sikur kerkonin ndihme ne perpelitjet e tyre te fundit. Sikur me luteshin mua, kur veterrotulloheshin mbi koken time si nje kercim pa koreografi. Se pse mu duk e pameshirshme vjeshta, se pse mu duk e padrejte ne ato momente. Aq shume mu dhimbsen gjethet qe binin sa ju ktheva rruges dhe i mblidhja. Thashe t'ua kthej pemeve perseri. Iu kacavjerra pemeve e ua ngjitja gjethet nje nga nje. Ngjit e ngjit, gjethet. Ngjit e ngjit, gjethet. E humba konceptin e kohes e pavetedije isha kthyer ne fillimin e asaj rruge te gjate. Ishin gjethet e fundit qe po ngjitja, ishte gati fundi i misionit tim kur ... kur, degjoj nje ze me te dhimbshem te fliste; "te lutem mos e ngjit ne mua ate gjethe, o njeri. Te lutem, lere se eshte radha ime."
Ishte nje sythke e re qe dilte nga "plaga" e pervjetshme e pemes. Ishte nje pranvere qe po mbyllte plaget e vjeshtes, nje pranvere qe iu sillte hijeshine pemeve.
Ula koken si i zene ne faj dhe duke pershendetur rrugen e gjate, shtrengoja ne duar dy gjethe te verdha te vjeshtes se kaluar.
moment dt 23.12.03 21:03
 

arterie

Primus registratum
Re: Momente...

...u ula e bisedoja me veten si pleqte, neper stolat e rene nga ngjyra, buze liqenit. Me kishte marre malli ti drejtohesha vetes si shok i vjeter, t'i mbaja bastunin e kohes. Kisha kohe pa biseduar me te. Se si kishte ndryshuar, i ishin thinjur mendimet, i ishte trashur peshtyma, i ishte boshatisur shpirti.Ishim ulur te dy, une edhe vetja, ne stolin e ftohte dhe i benim shoqeri njeri tjetrit duke kujtuar kohet pa kapele republika, kohen kur nuk na dridheshin duart duke mbajtur si kamarier tabakane e fatit. Kohe te bukura kishim kaluar,...dikur sebashku,... pastaj te ndare,...tani perseri sebashku,por ...jo e njejta freski.
Megjithate dukej sikur asgje s'kishte ndryshuar, vetem malli ishte shtuar.
Ah,qenka mall i madh te takosh veten perseri.
Ne stol une dhe ... vetja ime...
moment dt 05.01.04 19:00
 

arterie

Primus registratum
Re: Momente...

... ne ecje e siper. Pershendeta pllakat e rruges te cilat i shkelja cdo dite dhe ne te njejten kohe peshperisja dicka me vete. Mbaja koken ulur, ndoshta jo edhe aq shume ne respekt te tyre se sa nga pesha e jetes. I numeroja cdo dite pllakat e rruges qe u zvarritesha mengjeseve heret dhe u kthehesha po duke u zvarritur oreve te vona te darkes. Me shihnin pergjumjen ne mengjes me ecjen time te rende dhe me prisnin ne darke me nje buzeqeshje te ngerdheshme nen driten e neoneve. Megjithese nuk kisha shume kohe qe jetoja ne ate rrugice, pllakat me njihnin shume mire, mua, njeriun e ndotur nga pluhurat e kohes. Une isha i huaj per to, por ishin mesuar me te qenit kalimtare. Me vinte keq mengjeseve te lageshta, qe isha une qe u prishja tualetin qe u kishte vene nata. Nuk me jepte kenaqesi skllaverimi i tyre,por edhe ato nuk reagonin sepse e dinin qe per te njeten detyre nisesha edhe une. Skllaveri per skllaveri.
Ecja e shihja perdhunimin e tyre te asaj dite.Me ankoheshin mua per keqtrajtimet e dites qe u mbyll, mua, qe po beja zvarritjen e darkes,nen driten e pernatshme te neoneve. I pershendeta me nje levizje mosaprovimi te kokes per t'u thene se ka edhe me keq.
Ika, qe t'i gezoheshin qetesise se nates, sepse te nesermen do isha une qe......
Moment dt 07.01.04 19:50
 

TDSH

Primus registratum
Re: Momente...

2004
...dhe ai i qurravitej e i lengohej dikujt atje larg qe ajo te jetonte perseri. Kjo ndodhi vetem gjate voneses se nje minuti, nje minuti te shkurter e te gjate. Me pas ai mesoi se si te urrente, urreu ate.
I dhuroi deshperim heshtjes, inati i rrembeu nje psheretime, dhe serisht arriti te marre fryme thelle duke filluar diku aty poshte midis diafragmes dhe stomakut, atje ku per nje cast ndjen gravitetin e nje ndjenje qe te shkeputet nga vetevetja e nuk mund ta quash me tenden. Ai nisi serisht udhen e deshirave, ajo u shfaq si nje drithme ne mes intervaleve te nje lemze te thate; u dogj ne erresire, vdiq ne duart e tij. Atehere ai buzeqeshi dhe e pa drejt ne sy, desh ti falte jete e vdekje njeheresh, perseri si dikur nisi nje udhe te re...
 

Goca

Primus registratum
Re: Momente...

Mbreme , 14 janar...
Nje kornize e vogel, e zeze, u vertit ne duart e mia sa e sa here. E vendosur ne nje cep te tavolines, me duket shume larg. Ne qender te komodines eshte paksa e vogel dhe e zbehte. Po e ve mbi tavolinen e studimit pra , ndoshta aty do jete me e dukshme nga ai kontrast i forte bardhe e zi. Kornize e nje bote. Nje bote qe rrokulliset ne nje qenie te vetme. Sot do e spostoj perseri, nuk e di se ku, ndoshta nen jastek a ne prevazin e dritares. Aty ku pikat e shiut mund t`i drejtohen per ta perlotur pa e prekur, pa e lenduar.Aty ku te dy bashke , e bardha dhe e zeza , do keni mundesine te jetoni momentet e kalimtareve duke i vezhguar pertej xhamit.
Shpresoj te mos me zgjosh perseri nga gjumi per te me thene se s`te pelqen vendi ku te vura! Dhoma ime ka vec kater cepa e thuajse i provova te tere. Me ka mbetur vec te zhvendos boten qe me rrethon rreth teje. Ndoshta atehere do kenaqesh se ajo e shkrete rrotullohet rreth vetes e ti, kornize, do shohesh filmat e saj.
 

arterie

Primus registratum
Re: Momente...

... isha ulur ne dritare nga ana e rruges. Shihja boten te vinte e te shkonte perpara syve te mi. Gjithcka levizte vetem une isha si manikine pas xhamave te lokalit. Isha shtrenguar pas karriges dhe i kercenoja dhembet filxhanit te kafese qe kisha perpara. Isha vetem une ne ate cep tavoline katershe dhe vetem nganjehere ma prishte pamjen levizja e kamarierit, i cili me acaronte me perkujdesjen e madhe per tavolinen time. Rrufisja nga nje te kthyer kafeje dhe syte nuk i ndaja nga rruga. Me pelqente parakalimi qe njerezit dhe makinat benin si ushtri milingonash para xhamit te ndotur nga pluhurat. I shihja vajtje -ardhjet dhe mundohesha te kuptoja nxitimin e tyre. Per ku? Per cfare? Pyetjet ishin per ata, e duke pare reflektimin tim ne xham kujtohesha edhe per veten. S'me pelqente te pyesja veten per gjera qe e dija se nuk i dinte por, ky cepi, kjo kafeja, rruga, levizjet, te gjitha me drejtonin drejt vetes. Mundohesha ta harroja per nje cast, dhe ngulisja shikimin thelle e me thelle ne zhurmen e botes se matane xhamave.
Gjithcka levizte..... vetem une kerkoja veten ne llumin e zi te filxhanit te kafese....
moment dt 15.01.04 21:17
 

abs

nuk e di...
Re: Momente...

Sot 31 Janar...dimer?

...pemet jane zhveshur nga `velloja e bardhe e nuserise`, ashtu te `lakuriqta` jane rrembyer nga krahet e fuqishme te diellit.
Cudi, sot ato nuk duken aspak te `ngrira`, edhe pse s kane ndryshu pozicion/levizje...
ne fund te `kembeve` tyre qendron `velloja e bardhe`e ato duken te lumtura tek shkelqejne te mbuluara nen perqafimin e diellit te sotem, aq te fuqishem...
..., nga nyjet e degeve,aty ktu, ku ajo pjesez bore mbi to ka mbetur ,rreshqet melodijshem si nje lot i ndritshem diamant nga lumturia, ose si djers defrimi?! fjale qe flasin pa fjale...
...,buzeqeshin pemet ...cicerimat e zogjve mbeshtesin kte ndiesi me brishtesine e zerit tyre melodioz...
sot, tani...ne kte moment...


--------------------
:wub: natyre...
 

Goca

Primus registratum
Re: Momente...

E ndersa dielli i Absit po ngroh ndjenjat e saj, dielli im po fiket, si te mos jetonim te dyja ne te njejtin planet.
Ose me mire , ai po fiket , ndoshta per ti lene vend nje tjetri, ndoshta...
Ketu debora shkriu. Tashme s`ka gje tjeter vecse pulla te lageshta qe shpesh i shkel per inat.
Ate mbremje, kur qyteti i bardhe u zbardh akoma me shume, hapat e mi ishin te shpejte drejt nje adrese te re.Te panjohur. Misterioze. Atje , ne nje cep te kendshem , shtepiza e cuditshme , me oborrin e vogel e gardhin prej druri. Shtepia e fantazise tani ishte perballe meje e brenda saj kishte shume nga fantazia ime. Dukej se pemblidhte vite te tera jete, disa prej te cileve i pata jetuar vete.
Melodia e heshtjes po me perkundte ne krahet e saj e mendja ime po ledhatohej nga hipotezat e castit.
... ate nate, bedora u kthye ne akull...
 

Danae

Primus registratum
Re: Momente...

30 Janar 2004
shetitja ish e heshtur po shijoja momentin e ecjes mbeshtetur mbi shpatullen tende...Fjalet rrodhen vetvetiu dhe te pashe te lodhur...
Ish hera e pare qe te degjoja dicka te tille,e qe me mbeshteste me shpatulla per muri duke kerkuar nje shpjegim qe kisha menduar se duhet te ta jepja qe nga ajo dite.Problemi qendron ne ate qe nuk e formuloja dot,si te ta shpjegoja ndryshimin e befte,marre nga nje vendim akoma me i befte...shetitja i afrohej fundit,dhe ne koken time akoma nuk e kisha te qarte se cila ish pergjigjia.Qendrimi duhet te nenkuptonte nje plotesi,te cilen do ta jepja po ta kaperdija,nuk ndodh e ne nuk mund te ndalim te ecurit e as te nderrojme rruge.Me duket se po bej dicka te sforcuar,ne fakt kerkon shume sforco,por nuk di nese eshte zgjedhja e duhur.Tashme kam kuptuar rendesine e lutjeve pasi e shoh veten te paforce per reagim,invalide per te demostruar brendesine e dickaje qe ka rrenje te thella.
 

Danae

Primus registratum
Re: Momente...

ne dashuri s'ka mekat,mendoi tek ecte zgjuar nga gjumi i dimrit,mekati nuk mund te qendroje nje nje fytyre aq te embel,ne nje ze aq te dashur e ne nje perqafim qe te ploteson te teren.
U kthye,e shikoi serish dhe mendoi se kish mall per te,pas ca ditesh avionet do i ndanin,por kjo nuk e trembte aspak,largesia nuk kish perbere problem asnjehere,malli sa vinte dhe i jepte shije imazhit te kujtimeve.
ndjeu dicka brenda saj ta lidhte per toke e ne te njejten kohe fluturimet s'kishin me rendesi,ata i perkitnin nje dite tjeter /pf/images/graemlins/smile.gif .
penelke :kiss:
 

arterie

Primus registratum
Re: Momente...

... ju ktheva vetes nepermjet fleteve te nje ditari. S'kisha shkruar shume. Edhe aq pak sa ishte e kisha bere rremuje me parregullsine time. Kishte kohe qe shtrihej neper pluhura si vete e shkuara ime. Lexoja me veshtiresi te shkruarat me shkurtime dhe krijoja cudine e te shkuares. Nuk me besohej qe ajo qe une po mumurisja me veten kishte qene pjese e imja. Sa e pabesushmeme dukej e kaluara, megjithese jam deshmitar i saj. Mundohesha te kuptoja veten e atyre viteve, motivet e jetes sime, ndjenjat dhe kenaqesite. Shijet qenkan ndryshe me te shkuaren, edhe une po prap ndryshe me te shkuaren.
Lexoja me ngadale te shkuaren, ate qe me iku me shpejt nga duart.
Lexoja,..... une, ...... veten time.
moment.dt 02.02. 04 18:18
 

Goca

Primus registratum
Re: Momente...

Momentet kalojne fshehurazi. Ata s`ndihen e prape ne shkruajme per to, si te ishin shekuj te pazevendesueshem emocionesh. Me pelqen te jetoj me momente, me grimca deshire e pasioni. Me caste lumturie e ligesie ekstreme. Jam bere pre e jotja moment i dashur. Me duaj pakez edhe ti.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Momente...

kush jetoi nje moment dhe e kuptoi rendesine e tij?

"Kujdes! Do te na qortoje historia!"

-Hahahahahahhahaha! - u pergjigja:

Ajo cka historia do te shkruaje per ne, nuk do te kete fare te beje me ate qe realisht do te bejme, keshtu qe pse te shqetesohemi per te?! :shrug:
:rockband:
 
Top