Moisiu dekoron vrasësin e poetit
Presidenti ka refuzuar disa herë kërkesat e shoqatave të të përndjekurve për dekorimin pas vdekjes të Havzi Nelës
<span style="font-weight: bold">Moisiu dekoron vrasësin e poetit </span>
"Naim Frashëri i Artë" për Fehmi Abdiun, gjykatësin e fundit në Europën Lindore që dënoi me varje në litar një disident të regjimit dhe varrmihësin e zgjedhjeve të 24 qershorit 2001
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka dekoruar dje në një ceremoni gjysëmprivate, ku janë ftuar vetëm pak kamera televizive e ku për orë me radhë është mbajtur larg publikut motivi, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu. Sipas një praktike që shoqëron rëndom prej tashmë dy vitesh përvjetorët e lindjes apo të konsakrimit në profesion të drejtuesve të lartë të institucioneve të shtetit, Alfred Moisiu nuk ka harruar dje të dekorojë në një rast të ngjashëm edhe kreun e Gjykatës Kushtetuese me Urdhërin "Naim Frashëri i Artë". Rasti i gjetur për 60-vjetorin e Fehmiut e kthen vëmendjen për nga figurat e vërteta që dekorohen me këtë rast. Alfred Moisiu dekoroi dje me ndërgjegje të plotë gjykatësin që vendosi në vigjilje të çlirimit të vendit nga thundra komuniste dënimin me vdekje të poetit kuksian Havzi Nela, për shkak se ai kishte guxuar të shkruante në vargje kundër diktaturës e për lirinë. Abdiu ka pasur pacipësinë të shprehet disa herë në media me krenari për vendimin e marrë, si në përputhje me legjislacionin komunist e për të cilin nuk ndjente asnjë pendim. Për aktivitetin prej gjykatësi komunist të Abdiut, Presidenti i Republikës ka pasur gjithë informacionin e plotë e vetë disa herë ka klithur në shkrime e në protesta kundër tij deri në fund të vitit 1998. Dekorimi i vrasësit të Fehmi Abdiut regjistron vetëm njërën pamje të aktit që zyrtarisht u luajt dje në 38-vjetorin e aktivitetit të Fehmiut si jurist. Shndërrimin e tij në një masakrues të votës zgjedhore, përmes emërimit sipas bindjes së tij politike të 40% të anëtarëve të Parlamentit shqiptar, e kanë konfirmuar të gjitha organizmat ndërkombëtare që sugjeruan të emërohej një president konsensual, për të korrigjuar disi efektet që erdhën nga vrasja e zgjedhjeve. Prej kësaj formule lindi Presidenti Alfred Moisiu, i cili gjithashtu konfirmoi gjatë ceremonisë së djeshme se nuk ishte më ajo zgjidhja politike e Qershorit të 2002-it, por autoriteti që dekoronte ata njerëz e faktorë që vranë zgjedhjet shqiptare. Për të kryer këtë akt, edhe dje është nxjerrë para publikut arsyeja shtetërore e ndërgjegjia shtetërore e Alfredit. Megjithatë, pyetja që u shtrua dje jashtë dyerve të Presidencës, ku Moisiu e Abdiu, si prodhues të përbashkët të situatës paradoksale që përjeton sot vendi, luanin tablonë emocionuese teksa njëri ia vinte tjetrit dekoratën, ishte se pse kjo ndërgjegje nuk e kishte shtyrë Presidentin t'i përgjigjej kërkesës për dekorimin pas vdekjes të Havzi Nelës. Kërkesa është ripërsëritur, por është refuzuar pa ndonjë motivacion, njëlloj siç janë refuzuar edhe të tjera për dekorimin e Mitrush Kutelit apo figurave të tjera të politikës e kulturës sonë. Janë po të njëjtat arsye që e shtyjnë Presidentin Moisiu të dekorojë pa mëdyshje e brenda ditës figura të tilla të gjithkundakuzuara si Fatos Nano e Mustafa Xhani, me po të njëjtën lehtësi që i thotë opinionit publik se fëmijët e tij kishin qenë përjetësisht profesionalë, por se vetëm pas 2002-it u kishte pasur duk puna e iu ishte shpërblyer prej autoriteteve. Mbetet veç në një copë letër t'i çojmë Presidentit datën e lindjes e të vrasjes së Havzi Nelës, për të parë nëse ky martir mundet të marrë një dekoratë prej Presidentit, edhe thjesht për motivet protokollare të përvjetorëve të lindjes a të vdekjes.
<span style="font-weight: bold"> HAVZI NELA
Lindi më 20 Shkurt 1934 në fshatin Kollovoz të rrethit Kukës. Mbaroi shkollën fillore dhe atë të mesme në vendlindje, në një varfëri të tejskajshme për të vazhduar më vonë Institutin në Shkodër, prej ku përjashtohet me vizë të kuqe.
Për herë të parë fillon punën si mësues në Plan të Bradhë të Matit, ku edhe aty përjashtohet nga mësuesia për "krijime letrare të dënueshme." Më pas vazhdon për dy vjet shërbimin ushtarak.
Kohë më vonë, pas shumë vështirësish, arrin të mbarojë studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër, me korrespondencë. Punon si mësues në Krumë, Lomje e Shishtavec deri më 1967. Transferohet në Topjan ku dhe fillon pjesa më dramatike e Havzi Nelës dhe e familjes së tij. Më 20 Prill 1967, në prani të mijëra vetëve, në Shishtavec, kundërshton hapur tezat e dala nga pushteti i atëhershëm për kolektivizimin, prishjen e xhamive dhe ndërrimin e veshjeve, duke thënë se "populli është i sëmurë, tre gjilpëra menjëherë nuk e shërojnë, por e shkatërrojnë".
Më 10 Gusht të vitit 1998, ai dënohet me varje në mes të qytetit të Kukësit dhe më pas është pasuar nga Gjykata e Lartë me kryetar Fehmi Abdiun, dhe më vulë përfundimtare nga kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, diktatori komunist Ramiz Alia.
Ekzekutimi dhe procesi
Më 15 Qershor 1998, ora 5.30 të mëngjesit, arrestohet në fshatin Brekijë. Ora 9.00 e paradites të po kësaj date dërgohet në Degën e Punëve të Brendshme në Kukës dhe në orën 12.00 nis procesi hetimor. Më 21 Qershor 1998 përfundon hetimi. Më 22 qershor formulohet vendimi, dënim kapital. Më 25 qershor bën ankim pranë Gjykatës së Lartë Tiranë. Më 16 Korrik 1998, kjo e fundit lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kukësit, dënim kapital.
Më 10 Gusht 1998, pas mesnate, në orën 02 të mëngjesit ekzekutohet me varje në litar.
Trupi i tij i varur qëndron deri në orën 11.00 të datës 10 gusht, ku pas kësaj ore mbyllet në magazinat e policisë. Më 11 gusht, ora 01 pas mesnate, trupi i tij i pajetë varroset.
Dosja 13532/A
Gjyqtari Agim Hoxha
Pas pretencës së prokurorit Nikollaq Helmi ku kërkohet varje në litar, i pyetur se çka për të thënë, Havzi Nela përgjigjet shkurt: "Nuk kërkoj asgjë nga gjykata, pretenca e prokurorit të zbatohet". Ndërkohë të njëjtin vendim jep edhe Gjykata e Lartë, e cila drejtohej nga Fehmi Abdiu, pas apelimit në këtë gjykatë nga Havzi Nela.
***
Më datë 24.6.1988 fillon gjyqi i tretë i Havzi Nelës. Këtë herë hetimi ka qenë tepër i shkurtër, vetëm 7 ditë.
Në faqen 2 të dosjes 13532/A "për çështjen penale 60", gjyqtari Agim Hoxha shkruan dy ditë para gjykimit se, "duke e parë çështjen në kompleks, në interesin e partisë në rreth si dhe përhapjen e veprimtarisë armiqësore në rrethin e Kukësit, duhet t'i jepet dënim kapital. Që t'i shërbehet më mirë parandalimit të veprimtarisë armiqësore në rreth, duhet t'i jepet si mënyrë ekzekutimi: Vendimi me vdekje ose varje, ku mund të ekspozohet i dënuari".
Probleme organizative të gjykimit: "Çështja duhet të gjykohet në sallën e gjykatës, pasi nuk ka interes të bëhet para popullit në Topojan, pasi i pandehuri si armik i betuar që është, mund të agjitojë edhe në gjyq".
"Thoni: Desh kërkoi lirinë.
Si skifter në fluturim
Provoi prangat, t'errët qelinë,
Për të tjerët lëshoi kushtrim". </span>
Marr nga RD