Moisiu dekoron vrasësin e poetit

kastriot

Primus registratum
Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Presidenti ka refuzuar disa herë kërkesat e shoqatave të të përndjekurve për dekorimin pas vdekjes të Havzi Nelës

<span style="font-weight: bold">Moisiu dekoron vrasësin e poetit </span>

&quot;Naim Frashëri i Artë&quot; për Fehmi Abdiun, gjykatësin e fundit në Europën Lindore që dënoi me varje në litar një disident të regjimit dhe varrmihësin e zgjedhjeve të 24 qershorit 2001


Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka dekoruar dje në një ceremoni gjysëmprivate, ku janë ftuar vetëm pak kamera televizive e ku për orë me radhë është mbajtur larg publikut motivi, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu. Sipas një praktike që shoqëron rëndom prej tashmë dy vitesh përvjetorët e lindjes apo të konsakrimit në profesion të drejtuesve të lartë të institucioneve të shtetit, Alfred Moisiu nuk ka harruar dje të dekorojë në një rast të ngjashëm edhe kreun e Gjykatës Kushtetuese me Urdhërin &quot;Naim Frashëri i Artë&quot;. Rasti i gjetur për 60-vjetorin e Fehmiut e kthen vëmendjen për nga figurat e vërteta që dekorohen me këtë rast. Alfred Moisiu dekoroi dje me ndërgjegje të plotë gjykatësin që vendosi në vigjilje të çlirimit të vendit nga thundra komuniste dënimin me vdekje të poetit kuksian Havzi Nela, për shkak se ai kishte guxuar të shkruante në vargje kundër diktaturës e për lirinë. Abdiu ka pasur pacipësinë të shprehet disa herë në media me krenari për vendimin e marrë, si në përputhje me legjislacionin komunist e për të cilin nuk ndjente asnjë pendim. Për aktivitetin prej gjykatësi komunist të Abdiut, Presidenti i Republikës ka pasur gjithë informacionin e plotë e vetë disa herë ka klithur në shkrime e në protesta kundër tij deri në fund të vitit 1998. Dekorimi i vrasësit të Fehmi Abdiut regjistron vetëm njërën pamje të aktit që zyrtarisht u luajt dje në 38-vjetorin e aktivitetit të Fehmiut si jurist. Shndërrimin e tij në një masakrues të votës zgjedhore, përmes emërimit sipas bindjes së tij politike të 40% të anëtarëve të Parlamentit shqiptar, e kanë konfirmuar të gjitha organizmat ndërkombëtare që sugjeruan të emërohej një president konsensual, për të korrigjuar disi efektet që erdhën nga vrasja e zgjedhjeve. Prej kësaj formule lindi Presidenti Alfred Moisiu, i cili gjithashtu konfirmoi gjatë ceremonisë së djeshme se nuk ishte më ajo zgjidhja politike e Qershorit të 2002-it, por autoriteti që dekoronte ata njerëz e faktorë që vranë zgjedhjet shqiptare. Për të kryer këtë akt, edhe dje është nxjerrë para publikut arsyeja shtetërore e ndërgjegjia shtetërore e Alfredit. Megjithatë, pyetja që u shtrua dje jashtë dyerve të Presidencës, ku Moisiu e Abdiu, si prodhues të përbashkët të situatës paradoksale që përjeton sot vendi, luanin tablonë emocionuese teksa njëri ia vinte tjetrit dekoratën, ishte se pse kjo ndërgjegje nuk e kishte shtyrë Presidentin t'i përgjigjej kërkesës për dekorimin pas vdekjes të Havzi Nelës. Kërkesa është ripërsëritur, por është refuzuar pa ndonjë motivacion, njëlloj siç janë refuzuar edhe të tjera për dekorimin e Mitrush Kutelit apo figurave të tjera të politikës e kulturës sonë. Janë po të njëjtat arsye që e shtyjnë Presidentin Moisiu të dekorojë pa mëdyshje e brenda ditës figura të tilla të gjithkundakuzuara si Fatos Nano e Mustafa Xhani, me po të njëjtën lehtësi që i thotë opinionit publik se fëmijët e tij kishin qenë përjetësisht profesionalë, por se vetëm pas 2002-it u kishte pasur duk puna e iu ishte shpërblyer prej autoriteteve. Mbetet veç në një copë letër t'i çojmë Presidentit datën e lindjes e të vrasjes së Havzi Nelës, për të parë nëse ky martir mundet të marrë një dekoratë prej Presidentit, edhe thjesht për motivet protokollare të përvjetorëve të lindjes a të vdekjes.






<span style="font-weight: bold"> HAVZI NELA


Lindi më 20 Shkurt 1934 në fshatin Kollovoz të rrethit Kukës. Mbaroi shkollën fillore dhe atë të mesme në vendlindje, në një varfëri të tejskajshme për të vazhduar më vonë Institutin në Shkodër, prej ku përjashtohet me vizë të kuqe.

Për herë të parë fillon punën si mësues në Plan të Bradhë të Matit, ku edhe aty përjashtohet nga mësuesia për &quot;krijime letrare të dënueshme.&quot; Më pas vazhdon për dy vjet shërbimin ushtarak.

Kohë më vonë, pas shumë vështirësish, arrin të mbarojë studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër, me korrespondencë. Punon si mësues në Krumë, Lomje e Shishtavec deri më 1967. Transferohet në Topjan ku dhe fillon pjesa më dramatike e Havzi Nelës dhe e familjes së tij. Më 20 Prill 1967, në prani të mijëra vetëve, në Shishtavec, kundërshton hapur tezat e dala nga pushteti i atëhershëm për kolektivizimin, prishjen e xhamive dhe ndërrimin e veshjeve, duke thënë se &quot;populli është i sëmurë, tre gjilpëra menjëherë nuk e shërojnë, por e shkatërrojnë&quot;.

Më 10 Gusht të vitit 1998, ai dënohet me varje në mes të qytetit të Kukësit dhe më pas është pasuar nga Gjykata e Lartë me kryetar Fehmi Abdiun, dhe më vulë përfundimtare nga kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, diktatori komunist Ramiz Alia.


Ekzekutimi dhe procesi


Më 15 Qershor 1998, ora 5.30 të mëngjesit, arrestohet në fshatin Brekijë. Ora 9.00 e paradites të po kësaj date dërgohet në Degën e Punëve të Brendshme në Kukës dhe në orën 12.00 nis procesi hetimor. Më 21 Qershor 1998 përfundon hetimi. Më 22 qershor formulohet vendimi, dënim kapital. Më 25 qershor bën ankim pranë Gjykatës së Lartë Tiranë. Më 16 Korrik 1998, kjo e fundit lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kukësit, dënim kapital.

Më 10 Gusht 1998, pas mesnate, në orën 02 të mëngjesit ekzekutohet me varje në litar.

Trupi i tij i varur qëndron deri në orën 11.00 të datës 10 gusht, ku pas kësaj ore mbyllet në magazinat e policisë. Më 11 gusht, ora 01 pas mesnate, trupi i tij i pajetë varroset.


Dosja 13532/A

Gjyqtari Agim Hoxha


Pas pretencës së prokurorit Nikollaq Helmi ku kërkohet varje në litar, i pyetur se çka për të thënë, Havzi Nela përgjigjet shkurt: &quot;Nuk kërkoj asgjë nga gjykata, pretenca e prokurorit të zbatohet&quot;. Ndërkohë të njëjtin vendim jep edhe Gjykata e Lartë, e cila drejtohej nga Fehmi Abdiu, pas apelimit në këtë gjykatë nga Havzi Nela.


***

Më datë 24.6.1988 fillon gjyqi i tretë i Havzi Nelës. Këtë herë hetimi ka qenë tepër i shkurtër, vetëm 7 ditë.

Në faqen 2 të dosjes 13532/A &quot;për çështjen penale 60&quot;, gjyqtari Agim Hoxha shkruan dy ditë para gjykimit se, &quot;duke e parë çështjen në kompleks, në interesin e partisë në rreth si dhe përhapjen e veprimtarisë armiqësore në rrethin e Kukësit, duhet t'i jepet dënim kapital. Që t'i shërbehet më mirë parandalimit të veprimtarisë armiqësore në rreth, duhet t'i jepet si mënyrë ekzekutimi: Vendimi me vdekje ose varje, ku mund të ekspozohet i dënuari&quot;.

Probleme organizative të gjykimit: &quot;Çështja duhet të gjykohet në sallën e gjykatës, pasi nuk ka interes të bëhet para popullit në Topojan, pasi i pandehuri si armik i betuar që është, mund të agjitojë edhe në gjyq&quot;.


&quot;Thoni: Desh kërkoi lirinë.

Si skifter në fluturim

Provoi prangat, t'errët qelinë,

Për të tjerët lëshoi kushtrim&quot;. </span>



Marr nga RD
 

kastriot

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

<span style="font-weight: bold"> Moisiu dekoron krimet e Abdiut </span>

Dhurata më e bukur që Moisiu i ka bërë për ditëlindje gjyqtarit që dha dënimin e fundit me vdekje për akuza politike Fehmi Abdiut, është dekorimi për kontribute në fushën e drejtësisë. Kryetari aktual i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu, ka dënuar me varje në sheshin publik të Kukësit, disidentin e fundit të regjimit komunist, poetin e njohur Havzi Nela

Presidenti Alfred Moisiu, me rastin e ditëlindjes së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu, e ka dekoruar këtë të fundit, për merita të veçanta në fushën e drejtësisë. 60 vjetori i Fehmi Abdiut është shpërblyer me një nderim nga Presidenca. Moisiu ka dhënë dekoratën duke uruar Fehmi Abdiun për kontributet e mëdha, që ka dhënë për drejtësinë shqiptare. Kryetari i Shtetit Alfred Moisiu ka nisur të dekorojë të gjithë drejtuesit e lartë të institucioneve shtetërore me rastin e ditëlindjeve. Për dy ditë radhazi, Alfred Moisiu ka dhënë dy deklarata.

Pas Ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit dje e ka patur radhën kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu të marrë dekoratën me rastin e ditëlindjes, për kontribute në fushën e drejtësisë. Presidenca ka zhvilluar një ceremoni, enkas për ditëlindjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me rastin e 60 vjetorit të lindjes së Abdiut. Moisiu ka dekoruar edhe më parë edhe kryeministrin Fatos Nano dhe ish ministrin e Shëndetësisë Mustafa Xhani. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka punuar në krye të këtij institucioni që prej vitit 1997, dhe tashmë mban mandatin e dytë në këtë post. <span style="font-weight: bold"> Fehmi Abdiu ka mbi kurriz mëkatin më të madh, atë të dënimit me vdekje të desidentit të fundit komunist, Havzi Nelës. Vetëm një vit para se të fillonin lëvizjet për pluralizëm, në 1989 Abdiu merr një vendim kriminale e absurd, duke e dënuar me varje në shesh të hapur në Kukës, poetin e njohur. Vendimi u argumentua me tentativë për t'u larguar nga atdheu. Për herë të fundit shqiptarët, për shkak të firmës së Fehmi Abdiut, panë lemerinë e ndëshkimit të njerëzve, që guxonin të flisnin kundër partisë. Havzi Nela pas shumë shkrimeve, kryesisht në formën e poezive e vjershave, kishte sulmuar vazhdimisht sistemin e Enver Hoxhës e pasuesve të tij. Më në fund ai vendos të largohet nga Shqipëria, por arrestohet pa arritur të kalojë kufirin që ndan Kukësin me Maqedoninë. Fehmi Abdiu drejtonte gjyqin dhe vendosi ta dënojë atë me vdekje. Përpos kësaj Abdiu është një Gjykatës i papranueshëm për një pjesë të madhe të politikës e shoqërisë shqiptare. Ai është konsideruar si një vegël e pushteteve për të arritur qëllimet e caktuara. </span>Përdorimi i tij ka vijuar edhe pas rikthimit të socialistëve në pushtet në vitin 1997. Ai u emërua kryetar i Gjykatës Kushtetuese me qëllim që të vepronte si mekanizëm shtesë për të dhënë mandate deputetësh të majtë dhe kjo mori përmasa të papara gjatë zgjedhjeve të vitit 2001 ku Abdiu dha 100% të vendimeve pro kandidatëve të koalicionit të majtë. Përveç akuzave për këtë &quot;krim elektoral&quot; Abdiu akuzohet se vazhdimisht ka dhënë vendime që bien në kurriz të opozitës dhe që nuk kanë asnjë sens juridik. Interpretimet e kërkuara janë bërë tërësisht në mënyrë të njëanshme. Ata shkojnë gjithnjë në favor të forcës qeverisëse, kryesisht në shërbim të Fatos Nanos. Vendimi i Abdiut bëri që ministrat edhe kur nuk janë deputetë, të gëzojnë të njëjtin imunitet në rast të ndjekjeve penale. Fehmi Abdiu është sulmuar ashpër edhe nga lideri i opozitës Sali Beriksha. Ai e ka akuzuar atë për kriminel, duke u bazuar në vendimin e dhënë për Havzi Nelën.


Marre nga Tema
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Abdiu quhet kriminel se zbatoi ligjet e shtetit??

Me kujtohet nje dite tek ambasada amerikane, kur nje ish i persekutuar po aplikonte per vize dhe ne interviste po ngrinte zerin me te madhe se si ai kishte qene i persekutuar, dhe i burgosur. Konsullja e pyeti,- Po pse te burgosen?
Ai iu pergjigj - Me brugosen se shkela ligjet e shtetit diktatorial, ato ligje nuk me pelqenin mua.

Konsullja menjehe ia ktheu mbrapsht pasaporten dhe i tha identikisht keto fjale sigurisht une perkethej- Si mund ta di une se ti nuk do shkelesh edhe ligjet e amerikes? Ndoshta ato do jene shume te rrepta per ty dhe s'do te pelqejne. Me duket mua se shkelja e ligjit prej jush eshte nje zakon dhe preference.Viza iu mohoet.

Ate dialog ngaqe edhe e degjova te plote se isha shume afer, me kujtohet si tani edhe pse kane kaluar shume vjet, se ne fakt me la shume mbresa.

Llogjika eshte vetem normale. Ligjet e shtetit sigurisht nuk jane kurre perfekte, ato shpesh here jane edhe te padrejta sic ishin ligjet e segregimit ne Amerike. Kjo s'do te thote se qytetaret nuk duhet ti zbatojne ato, dhe se gjykatesit nuk duhet ti aplikojne ato. Ne Shqiperi keto ligje ishin dhe Abdiu vetem tregoi korrektesi dhe disipline ne zbatimin e tyre. I edukuar me ate fryme ne urojme dhe besojme se ai do tregoje te njejten fryme edhe sot, pra te zbatoj ligjin panvaresisht nga interpretimet politike qe ky ligj gjeneron. Si Abdiu duhet te jene te gjithe gjykatesit. Ata nuk duhet te merren me faktin nese keto ligje ishin/jane te drejta apo jo, por vetem me zbatimin e tyre.

Por sigurisht te djathtet ne shqiperi personifikohen nga instikti kaoitik dhe anarkik. Shteti i te djathteve ne shqiperi ne thelb ishte nje bashkesi njerezish ku askush nuk zbaton ligjin. Ja pse shteti i te djathteve ne shqiperi historikisht ka rene dhe ka dezertuar brenda 48 oresh. Kjo eshte kultura dhe mesazhi qe shqiptaret marrin prej ketyre kritikave. Po nuk te pelqeu ligji, mos e zbato, por thyeje ate. Si ne mesjete, xhahile me keq se fiset e Amazones.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Abdiu quhet kriminel se zbatoi ligjet e shtetit??

Me kujtohet nje dite tek ambasada amerikane, kur nje ish i persekutuar po aplikonte per vize dhe ne interviste po ngrinte zerin me te madhe se si ai kishte qene i persekutuar, dhe i burgosur. Konsullja e pyeti,- Po pse te burgosen?
Ai iu pergjigj - Me brugosen se shkela ligjet e shtetit diktatorial, ato ligje nuk me pelqenin mua.

Konsullja menjehe ia ktheu mbrapsht pasaporten dhe i tha identikisht keto fjale sigurisht une perkethej- Si mund ta di une se ti nuk do shkelesh edhe ligjet e amerikes? Ndoshta ato do jene shume te rrepta per ty dhe s'do te pelqejne. Me duket mua se shkelja e ligjit prej jush eshte nje zakon dhe preference.Viza iu mohoet.
.................... [/qb]
Abdiu <span style="font-weight: bold">eshte</span> kriminel sepse zbatoi ligjet e nje <span style="font-weight: bold"> shteti kriminel.</span>
Ne qofte do te ishte real krahasimi nga ana jote i USA me shtetin diktatorial te Enverit atehere edhe shteti amerikan do te ishte nje shtet kriminel.
Sidoqofte krahasimi yt dhe reagimi i Konsulles eshte mjaft interesant dhe na ndihmon te kuptojne disa gjera &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Abdiu zbatoi ligjet e shtetit, qe perfaqesonte vullnetin e popullit. Regjimi ne shqiperi nuk ishte i njejte me ate ne amerike se vullneti i amerikaneve ishte i ndryshem nga ai i shqiptareve. Nuk u pa gje per 50 vjet ndonje proteste masive, apo revolte kunder rregjimit komunist ne shqiperi deri ne 91 qe ne te themi se shqiptaret apo shumica dermuese e tyre nuk e deshen ate rregjim, ashtu sic nuk u pa ndonje revolte ne amerike kunder abuzimeve ndaj zezakeve deri ne vitet 60.

Kriminel - eshte fjale shume relative, se kriminel ishte edhe &quot;segregimi&quot; pra persekutimi dhe ndaraja e zezakeve nga te bardhet ne amerike, te pakten ne syte e zezakeve ishte i tille, ashtu sic ishte ne syte e te persekutuarve regjimi i Hoxhes.

Mbas 92, rregjimi i Berishes ishte kriminel gjithashtu, ndoshta jo i permasave te Hoxhes, por i te njejtes natyre, persekutues, abuzues, dhe mjerues e i falimentuar. Abdiu pra nuk ishte aty per te percaktuar se nese ishte ai shtet kriminel apo jo, kjo eshte detyre e popullit, por vetem per te zbatuar ligjet, eee ligjet e ke degjuar ndonjehere fjalen ligj zotrote qe kur ke zbritur nga Bjeshket e Namuna, apo nga burgjet e Hoxhes?
 

kastriot

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Abdiu zbatoi ligjet e shtetit, qe perfaqesonte vullnetin e popullit....... [/qb]
<span style="font-weight: bold">Ki kujdes se mos pshurresh kur te na permendesh ketu shtetin e Enverit dhe vullnetin e popullit.</span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
goofy.gif
 

Lu

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

....Po ky eshte kulmi, me duket ky Moisiu qenka i rrjedhur. Po nejse ca te presesh nga ai, (Supe ushtrie), s'ka faj. Faji eshte i Berishes, qe gjithmone gabon ne emerime d.m.th ja fut kot.
...Pu,pu,pu, kjo eshte katastrofe...
Sa keq me vjen per familjaret e atij poetit Nela, viktimes se Abdiut, dhe keta DEBATIKASIT ketu ne AF thone ka zbatuar ligjin....
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Fehmi Abdiu duhet te shkoje ne banken e te akuzuarve per krime te renda kunder njerezimit, ashtu sic shkuan oficeret naziste mbas luftes, edhe ata zbatuan ligjin atehere po u denuan me vdekje (Sepse keshtu donte J U D A ), komunistet kane bere krime 1 milion here me te medha se nazistet se udhehoqen 50 vjet, eleminuan familjet me te mira shqiptare , dhe rrojten zagaret si puna e Martinit, une jom i sigurt qe ti zagar nuk je shqiptar, cfare je? Grek? Cifut si presidenti Moisiu? thuje mos ke frike SKIPETAR JE?
Zeshkan si Fatos Nanua, apo jevgjit si Bashkim Finua, si e ke emerin e vertete Mo? RITA? si Rita Marko? he mo? pusht ,
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Kastriot,kam respekt per ty,pasi je real ne postime dhe i drejte.
Por kete rradhe i jap te drejte Martinit1.
F Abdiu zbatoi ligjin e nje shteti te asaj kohe.Sikur ai te mos e kish zbatuar ndoshta do te ishte ky qe do te varej.
Artikulli eshte marre nga RD e Berishes.
Por a din ti Kastriot qe vete Berisha ka denuar ish te perndjekurit.Ishte Berisha ai qe ne nje nga gjyqet e Komunizmit kerkoi denimin kapital per nje nga desidentet e asaj kohe(nuk me kujtohet emri i personit),Berisha ishte si deshmimtar kundra te akuzuarit ne fjal....Po ashtu nuk jane te pakte infermieret qe pushonte nga puna Berisha,kur ato/a nuk paraqiteshin ne aksionet e ''dites se Enverit''///ose ''dites se ferrit'' te thuash.
Nuk jam dakort me dekoratat e Presidenti ''konsensual''///ose ''te perdal'',por nuk bie dakort me nje pacavure si RD qe kakaris vetem per fyellin e Berishes.Ishte Berisha ai qe dekoronte po ashtu kriminelet e popullit shqiptar(mori ballistesh),e tani flet e akuzon.
Ky vend vuan nga politikan e pacipe qe nuk akne me se te merren.
Nuk i kemi pare kurre PD-istet te dalin ne mitingje kur shqiptaret vetevriten ose masakrohen nga greket,por vetem kundra shqiptareve.Politika mish/mash e Berishes eshte me e keqe se e Nanos apo e Moisiut.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Fillimisht postuar nga Fotaq:
[qb] Kastriot,kam respekt per ty,pasi je real ne postime dhe i drejte.
Por kete rradhe i jap te drejte Martinit1.
F Abdiu zbatoi ligjin e nje shteti te asaj kohe.....[/qb]
<span style="font-weight: bold">Edhe Enver Hoxha ka zbatuar ligjin(e tij)por kjo nuk don te thote se ai nuk eshte nje Diktator. Mos duhet edhe ate si Abdiun ta dekorojme sepse na paska zbatuar ligjin &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; </span>
 

Lu

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

...Mire mo Fotaq, paska zbatuar ligjin e mesjetes(ate te varjes), PO PSE TE DEKOROHET MOR PLAK...Ky eshte absurdi....
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Fillimisht postuar nga Martin1:
[QB] Abdiu quhet kriminel se zbatoi ligjet e shtetit??

Me kujtohet nje dite tek ambasada amerikane, kur nje ish i persekutuar po aplikonte per vize dhe ne interviste po ngrinte zerin me te madhe se si ai kishte qene i persekutuar, dhe i burgosur. Konsullja e pyeti,- Po pse te burgosen?
Ai iu pergjigj - Me brugosen se shkela ligjet e shtetit diktatorial, ato ligje nuk me pelqenin mua.

Konsullja menjehe ia ktheu mbrapsht pasaporten dhe i tha identikisht keto fjale sigurisht une perkethej- Si mund ta di une se ti nuk do shkelesh edhe ligjet e amerikes? Ndoshta ato do jene shume te rrepta per ty dhe s'do te pelqejne. Me duket mua se shkelja e ligjit prej jush eshte nje zakon dhe preference.Viza iu mohoet.


Mua me kujtohen fjalet e presidentit amerikan,drejtuar ushtarakeve Irakien,gjate luftes se fundit ne Irak.

&quot;Dezertoni nga ushtria.Mos zbatoni urdherat e eproreve tuaj.Ne do ju shperblejme per kete.
(Pra me nje fjale thyeni jo vetem ligjet Irakiene,por shkelni edhe betimin qe keni bere para flamurit tuaj.)&quot;


Kush ka te drejte tani???


Fehmi Abdiu zbatoi ligjin.
O.k. Nuk po i hyme debatit nese kishte apo nuk kishte rruge tjeter.Nuk po diskutojme shpirtin e zi te tij.

Pse duhet te dekorohet???

Moisiu i vrau gjith qent e lagjes dhe tani ska cfar te bej e shperndan dekorata.
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Nuk eshte ajo Isac se Abdiu zbatoi ligjin &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Ka dhe nje ane morale e cila e lidh ate me te kaluaren.
Nese ai dhe te tjere si ai e ndjejne veten te paster se kane zbatuar vetem ligjin duhet te kerkojne dhe falje per ate qe kane bere. (te pakten sa per ane formale) Deri me sot pas 13 vjetesh s;e ka bere ASNJE.

Sa per ate perrallen amerikane eshte me verte per te qesh, se martini qe eshte ne USA dhe e di me mire se une e ti, shume komuniste e bij komunistesh shqiptare e kane marre te drejten e qendrimit atje pikerisht duke u hequr si te perndjekur(nuk kane respektuar ligjet e shtetit shqiptar &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ) etj etj dhe e forta eshte se kjo praktike vazhdon dhe me sot.(s'do habitesha sikur dhe ky martini te ishte nje nga ata &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )
Cudi qe atyre s'ua ka permednur askush ate punen qe ata s'i kane zbatuar ligjet e shtetit shqiptar kur jane perndjekur.
rolleyes.gif
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Shqiperia ka kaq shume nevoje per njerez si Abdiu, dhe mjerimi i saj mbas 92 erdhi pikerisht sepse keta njerez u perjshtuan nga shoqeria shqiptare.

Ne shqiperi kishte mijera komuniste apo te privilegjuar te tyre qe edhe pse i sherbyen atij rregjimi ishin njerez me moral teper te larte. Komunistet ne vecanti ishin shembulli dhe modeli i sjelljes ne shqiperi, ata punonin pa hile dhe pa interes nga 50 ore ne jave dhe pa fituar apo pa pasur asnje kacidhe me shume se te tjeret, sakrifikonin dhe perkushtoheshin ne menyre te vazhdueshme, ata vleresonin ndershmerine, rregullin e disiplinen, sepse keshtu ishin brumosur dhe sepse kjo ishte funksioni i tyre ne shoqeri.

Per 50 vjet ne shoqerine shqiptare u farketua mentaliteti se ligji i shtetit eshte nocion i padiskutueshem, dhe se ai duhet zbatuar pa kushte.

Ky ishte hapi me civilizues i shqiptareve nder shekuj, ne me kete aplikim ne e civilizuam veten plot 500 vjet, ne evoluam nga fise barbare ne komb e shtet. Sigurisht hapin e pare e hodhi Zogu, suksesi i te cilit ne formimin e shtetit qendronte pikerisht ne faktin se ai ashtu si Enveri, formoi nje pushtet autoritar qe fillimisht eleminoi te gjithe kundershtaret politike; vetem mbas kesaj Zogu pati arritje shtet-formuese.

Mbas 92 keta njerez e komuniste te ndershem qe kishin punuar e sakrifikuar kaq shume e kaq ndershmerisht per ate vend, dolen te gjithe me gisht ne goje dhe teper te zhgenjyer, si cdo shqiptar tjeter. Edhe ata ngelen pa buke, te varfer dhe pa asnje te mire materiale, e keshtu komunizmi vdiq si ide e larte edhe tek keta njerez. Ne fakt keta individe udhehoqen levizjen demokratike, dhe vete Berisha ishte nje prej tyre. Por me tej ata kishin nje avantazh teper ta madh.

Karakteri dhe brumosja e tyre i bente ata individe teper te afte per ndertimin e nje administrate te rregullt, disiplinuar dhe te pakorruptuar.
Keta njerez ishin individe qe rregullin dhe ligjin e konsideronin absolut dhe e kishin zbatuar ate rigorozisht tere jeten. Fjala e eprorit per ta ishte e padiskutueshme dhe nderi e morali ishin vlera qe keta i ndiqnin me kaq zell, sepse edhe njehere keshtu kishin jetuar per 50 vjet. Berisha dhe nje qeverisje demokratike mund te kishte bere mrekullira me individe te tille qe kaq mire e njifnin dhe e respektonin nocion shtet, rregullin, dhe ligjin.

Por sigurisht mbas 92 kjo disipline u shkaterrua. Ligjin nuk e zbatoi askush e para administrata e mbushur me koketrashe e injorante burgjesh, qe ne thelb e urrenin nocionin shtet, se ne burgjet e shtetit vuajten per 50 vjet, dhe u denuan prej ligjeve te tij, nderkohe te gjithe ata qe zbatuan ligjin dikur u pane si kriminele, si njerez qe i sherbyen shtetit diktatorial, duke krijuar tashme nje kulture ku shkelja e ligjit nxitet dhe eshte norme. Mentaliteti qe aplikon ketu eshte &quot;Nuk te pelqen ligji?- shkele, bej mutin&quot;. Dhe ashtu u be.

Mentaliteti barbar qe aplikon ketu eshte &quot;Nqs ne baze te ketij apo atij interpretimi personal mua apo ty ai ligj te duket i padrejte apo kriminel, mos e zbato ate, dhe ata qe e zbatojne ate duhet te paditen si kriminele.&quot; ABdiu vetem beri detyren e tij, ashtu sic ben detyren e vet, polici qe e arrestoi ate qe denoi Abdiu, hetuesi dhe prokurori. Pikerisht kete disipline ai e solli me vete edhe si kryegjykatesi i Kasacionit. Dhe sikur ne shqiperi administrata te ishte mbushur me njerez qe zbatojne ligjin sot, edhe pse dikur ata kane zbatuar ate komunist, shqiperia sot do ishte parajse, pa krim, pa korrupsion, pa degjenerim.

Por ja pse Hoxha edhe nje here e ka te justifikuar diktaturen, te pakten per 20 vitet e pare. Per nje komb barbar dhe anti-ligj si ne, diktatura ishte qeverisja me e mire, sidomos 50 vjet me pare kur ne ishim 50 here me barbare se sot, me te paedukuar, percare ideologjikish dhe krahinizuar. Ne fakt cdo shtet ne kete bote, ne menyren me absolute, eshte formuar dhe eshte konsoliduar vetem nga mbreter, perandore apo despote 10 here me katile se Hoxha, me njerez si ABdiu qe zbatuan ligjet e shtetit te tyre. Ja pse pa nje Hoxhe dhe individe si Abdiu s'do kishte shtet shqiptar.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Shqiperia ka kaq shume nevoje per njerez si Abdiu,.......... [/qb]
Po pra se pak kriminela qeverisin Shqiperine dhe pak te tjere shetisin rrugeve te saj.
Nga kriminelat si Abdiu eshte katandisur Shqiperia ne kete gjendje.
 

u74

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Fillimisht postuar nga Kastriot:

&quot;Moisiu dekoron vrasesin e poetit&quot;
-------------------------------------

Si shume tendencioz dhe aspak i adekuat duket ku kryetitull!

Se pari Presidenti Moisiu eshte i zgjedhur me konsensus te forcave politike dhe si rrjedhoje del qe ky President gezon perkrahjen e shumices se shqipetareve.

Se dyti Fehmi Abdiu eshte kryetar gjykate i propozuar nga mazhoranca ne pushtet,mazhorance e cila perfaqeson shumicen e shqipetareve.

Se treti nisur nga logjika dhe parimet e drejtesise askush nuk mban pergjegjesi penale per nje veper te kryer, kur, ne kohen kur eshte kryer kjo veper nuk ka qene e cilesuar veper penale nga ligjet ne fuqi te asaj kohe.Si rrjedhoje z.Abdiu nuk mund te quhet kriminel.

Duhet thene se denimi dhe vrasja e atij poetit nga Kukesi ashtu si edhe vrasjet dhe presekutimet e qindra mijera shqipetareve te tjere gjate diktatures eshte moralishte e denueshme dhe realisht e papranueshme ne demokraci,por duhet te mos harrojme se ne ate kohe ka qene diktature.
Kurrsesi per te gjitha presekutimet dhe krimet e diktatures nuk mund te behet fajtor vetem nje individ por i gjithe sistemi .Shumica e shqipetareve kane qene bashkevuajtes dhe bashkefajtore te sistemit komunist.

Me pak tendenca dhe me shume tolerance!
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Fillimisht postuar nga Joe Somebody:


Se treti nisur nga logjika dhe parimet e drejtesise askush nuk mban pergjegjesi penale per nje veper te kryer, kur, ne kohen kur eshte kryer kjo veper nuk ka qene e cilesuar veper penale nga ligjet ne fuqi te asaj kohe.Si rrjedhoje z.Abdiu nuk mund te quhet kriminel.

[/QB]
Ne drejtesine nderkombetare kjo quhet &quot;due process&quot;, dhe eshte nje nga ligjet baze te saj. Nexhmije Hoxha u akuzua fillimisht per genocid, por u denua per kafe e bonbone, Pali Miska doli i pafajshem, dhe shume gjyqe te tjere u denoncuan si te padrejte nga departamenti i shtetit dhe KE, pikerisht nen ndikimin e ketij ligji.

Por ka nje mentalitet xhahil qe aplikohet kunder disilplines, dhe korrektesise se zbatimit te ligjit. Ky mentalitet ka nje refren barbaro-mesjetar, ku cdo gje qe nuk eshte per mua, qe nuk me sherben mua, qe nuk eshte ne interesin tim, duhet shkaterruar, injoruar dhe duhet te mos zbatohet.

<span style="font-weight: bold"> Kur njerez si Abdiu ishin ne gjykate ligji u zbatua deri ne fund dhe pa diskutim. Shqiperise i erdhi e keqja mbi te gjitha pikerisht nga fenomeni i moszbatimit te ligjit, nga shkaterrimi i disiplines, rregullit dhe korrektesise se individit ne shoqeri, degjenerimi dhe korruptimi i vlerave te larta si ndershmeria, puna, sakrifica etj etj vecori keto qe shqiptaret i perjetuan vetem mbas 92. </span>
 

kastriot

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Fillimisht postuar nga Joe Somebody:
[qb] Fillimisht postuar nga Kastriot:

&quot;Moisiu dekoron vrasesin e poetit&quot;
-------------------------------------

Si shume tendencioz dhe aspak i adekuat duket ku kryetitull!

Se pari Presidenti Moisiu eshte i zgjedhur me konsensus te forcave politike dhe si rrjedhoje del qe ky President gezon perkrahjen e shumices se shqipetareve.
..................... [/qb]
<span style="font-weight: bold">E po kjo nuk don te thote aspak qe Moisiu nuk ka dekoruar vrasesin e poetit!</span>
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Moisiu dekoron vrasësin e poetit

Fillimisht nga Enveristi.

<span style="font-weight: bold">...Nexhmije Hoxha u akuzua fillimisht per genocid, por u denua per kafe e bonbone, Pali Miska doli i pafajshem, dhe shume gjyqe te tjere u denoncuan si te padrejte nga departamenti i shtetit dhe KE, pikerisht nen ndikimin e ketij ligji...</span>



Ne Gjermani kur u denua ish-shefi i sigurimit te shtetit te Gjermanise lindore me 6 vjet burg,nuk u denua gjithashtu dot per genocid.
Ai u denua sepse kishte shkruar nje liber ne kohen e diktatures,ne te cilin tregonte se si kishte marre pjese ne vrasjen e dy policeve gjerman ne vitin 1936 (ne kete kohe ne pushtet ishte Hitleri)


Sa per departamentin e shtetit,mua nuk me besohet se ai ishte i shqetesuar per fatin e diktatoreve shqiptare.

Mos te rrej mendja se amerika ju do ju komunistave.
Njeher per njeher jane arabet ne rradhe.
Pastaj jeni si gjithmone ju,
sepse jeni specia me felliqur e kontinentit.
 
Top