Mobilizimi i Reaksionarëve Shqiptarë. Nga Mustafa Nano
<ul style="list-style-type: disc">[*]Mobilizimi i Reaksionarëve Shqiptarë[/list]
Nga Mustafa Nano
Gjithë këto kohë kam ndjekur hap pas hapi rrjedhën e luftës në Irak, duke u përpjekur të injoroj gati krejt zhvillimet e brendshme, ku politika ka vijuar të vallëzojë megjithatë me ritmin e njohur të daullexhinjve tanë. Në një farë mënyre, edhe shtypi e media e Tiranës i kanë injoruar rrugaçëritë e brendshme, por jo deri në fund amá: fjala vjen, kur marr gazetat, në faqet e para qëllon që shoh të fotografuar tek hyn a del nga dera e bashkisë një djalë rreth të tridhjetave, me flokët që i marrin sipër nga çaçka e kokës, përballë mikrofonëve të gazetarëve, me celularin në dorë a në vesh, mes rojeve me uniformë përpara ndërtesës së &#8220;kryeministrisë&#8221; së kryeqytetit a mes kolegëve të tij të Komisionit mbi hetimin e Edi Ramës. Emrin e ka Sali Olldashi a Sokol Berisha. Me dy emra janë të gjithë miqtë a bashkëpunëtorët e tij. Të gjithë këta, në stilin e kryedaullexhiut, të thonë se po hetojnë Edvin Ramën (me sa tërbim orgazmatik e gërmëzojnë emrin E-d-v-i-n!), se ky i fundit është pastrues parash, se është i lidhur me terrorizmin dhe mafien ballkanike, se ka dashur të vrasë kandidatin e PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Ylli Pangon, se &#8230;. dhe marrëzitë e tyre nuk kanë të sosur.
Ç&#8217;ka të keqe, po të hetohet Edi (më falni, E-d-v-i-n) Rama? Nuk ka absolutisht asnjë të keqe, dhe nuk është kjo arsyeja që unë po zë për herë të parë t&#8217;i derdhem Sali Olldashit, i cili është një ndër njerëzit më të pafajshëm e më me edukatë në lagjen politike ku banon. Madje, kam patur zor ta kuptoj deri në fund Ramën, ndërsa ka ngritur zërin kundër hetimit parlamentar e ndërsa ka këmbëngulur të mos u hapë derën kësaj fare talebanësh pa kravatë e pa mjekër, të cilat &#8211; janë si janë &#8211; kanë një mandat hetimi prej institucionit më të rëndësishëm të sistemit politik që kemi zgjedhur prej më shumë se një dekade.
Sipas një operacioni të thjeshtë logjik, që zhvillohet në këtë mendjen time, ky komision më rezulton një komision absurd, por edhe duke qënë absurd, ai është konstitucionalisht i tillë, që do të thotë se duhet ta pranojmë. Sipas kushtetutës &#8211; kështu më tha një ditë prej ditësh avokati Sali Ngjela &#8211; ky parlament, po të dojë, mund të ngrejë një komision hetimi edhe, fjala vjen, për Mustafa Nanon, s&#8217;ka gjë se ky i fundit është gazetar në punë të vet e nuk ka qejf t&#8217;i shohë bojën asnjë parlamentari. Ndoshta, është kështu vërtet. Konstitucionalistët mund ta dinë më mirë këtë punë.
Mua pra nuk më shqetëson ngritja e komisionit. Mua më shqetëson fakti që S-a-l-i Olldashi e të tjerë janë të sigurtë që po hetojnë një fajtor, një kriminel, një mafioz, një vrasës, një terrorist. E di, që ky mund të më thotë se nuk e ka hak t&#8217;i ndërroj emrin e se nuk i ka bërë kurrë këto akuza, por fakti që ai e të tjerë si ai po marrin pjesë me shumë zell në një fushatë denigrimi, fyerjeje, poshtërimi, fakti që ata nuk kanë ngritur një fije zërin për të kundërshtuar gjuhën kafshërore me të cilën kryqëzohet publikisht E-d-v-i-n Rama përpara se ai të gjendet fajtor, dëshmon se dinjiteti e origjinaliteti i tyre ka mbetur në grackën e tmerrit që kanë prej kapos së tyre. Ata kanë guxim vetëm për të qënë megafon i këtij të fundit. Hajde guxim, hajde!
Mua më shqetëson edhe një gjë e dytë. Nuk e di se ç&#8217;mund të gjejnë komisionerët nëpër praktikën e punës të E-d-v-i-n Ramës, dhe as që bëhem merak mbi ato që do të gjejnë, qofshin dhe shkeljet më të mëdha. Në fund të fundit, Rama është gjallë dhe do të japë përgjigje për gjithçka. Ajo që di është diçka tjetër: Sulmi qëllimisht e apriori asgjësues kundër Ramës është sulmi i reaksionarëve shqiptarë, është sulm i dembelëve shqiptarë, është sulm i ziliqarëve shqiptarë, është më në fund sulmi më i turpshëm që i është bërë një personazhi publik në Shqipëri gjatë dymbëdhjetë viteve të shkuara. Eshtë mobilizuar si asnjëherë tjetër kori laraman i njerëzve, të cilët, të motivuar në mënyrat nga më të ndryshmet, kërkojnë të kryqëzojnë E-d-v-i-n Ramën e të sjellin në vend të tij ndonjë që s&#8217;ka një emër të vetin, p.sh. S-a-l-i Pangon.
Këtu s&#8217;e kam fjalën për kritikat që mund t&#8217;i jenë bërë dhe që Rama i ka hak. Këtu e kam fjalën për sulmin e çproporcionuar dhe për autorët e tyre, të cilët nuk është e thënë të jenë njëherësh edhe reaksionarë, edhe dembelë, edhe ziliqarë; por është e sigurtë që janë ose reaksionarë, ose dembelë, ose ziliqarë. E them këtë ngaqë është sulmuar e po sulmohet politikani e administratori i vetëm që ka bërë ca gjëra e ca vepra, të cilat ja bëjnë mú, mjaft të dalësh nëpër Tiranë.
Po doli E-d-v-i-n Rama fajtor, ç&#8217;do të thuash pastaj? &#8211; mund të më pyesë ndokush. Përgjigjen e kam të gatshme: Do të vijoj të shkruaj për shembullin e Edi Ramës, i cili, në ndryshim nga ata që e konsiderojnë këtë vend &#8220;të mallkuar&#8221; sipas një optike eskatologjike, na dëshmoi me vepra se Shqipëria mund të ndryshojë e mund të përparojë; do të vijoj më tej të merrem me reaksionarët, dembelët, ziliqarët, do të vijoj të merrem me ata që janë fajtorë prej dymbëdhjetë vitesh e të cilëve nuk u hyn një gjëmb në këmbë, do të vijoj të merrem me ata që nuk e kanë për gjë të mobilizohen kundër njerëzve që bëjnë vepra e mbjellin pakëz optimizëm e shpresë në këtë Shqipërinë tonë; në këtë Shqipërinë tonë, ku e vetmja gjë që njerëzit bëjnë mjeshtërisht është të shtyjnë kohën nëpër kafene e të hedhin pështymë e baltë mbi të pangjashmit e tyre. Dhe është e pamëshirshme ta themi, por duhet ta themi: të pangjashmit me shqiptarët janë ata që nuk rrinë nëpër kafene, janë ata që nuk bëjnë llogje, janë ata që punojnë. Duhet të vihemi në mbrojtje të tyre.