Re: Mjaft!
E ndoqa me vemendje debatin tend me Linos, Tiranozaur dhe me duket se mjaft gjera jane te vagullta ne menyren se si po perpiqet qe e ashtuquajtura shoqeri civile te krijoje fytyren e saj. Por duket qe antagonizmi i shoqerise (jo civile) shqiptare e ben jofunksional makiazhin e civiles, qe me kot duket se shpenzon per grimin e saj.
Se pari ne politike nuk ka perse te diskutojme se kujt i behet vone apo jo per popullin. Fakti qe opozita synon pushtetin dhe nuk i plas fort per popullin nuk do te thote qe mjaftit i pikellon ne zemer per te. Fare mire gjithkush mund te mendoje qe edhe mjafti synon llokmen e vet te perfitimit qe nuk eshte e thene te jete e lidhur doemos me pushtetin. Ne politike mund te fitosh pushtet edhe pa hipur ne fron. Dhe aq me teper kur rrotull sillen goxha fonde, sinqeriteti nuk mund te mos turbullohet, se helbete i prishet mendja njeriut te shkrete kur i sheh xhixhat ne dore.
Por ajo qe na shkon per te diskutuar eshte ajo cfare shohim dhe jo ajo cfare mund te hamendesojme. Fundja eshte e rendesishme qe te bindemi qe parimisht duhet supozuar qe gjithkush angazhohet ne politike (qofte edhe ne rastet kur nuk synohet drejtperdrejte pushteti) per qellimet e veta, dhe te mos mendojme se ka ndonje force politike altruiste ne bote, qe synon te miren e te tjereve.
Ajo qe nuk me pelqen ne menyren se si shume analiste, individe apo organizma te asaj qe e quajne “shoqeri cilvile”, ku futet edhe mjafti eshte tendenca absurde qe duhet kritikuar edhe opozita per te ruajtur paanshmerine. Per mendimin tim nje gje e tille e paralizon perpjekjen e kesaj shoqerie civile duke e bere ate te kote. Dhe kjo pikerisht sepse nje gje e tille me teper se kujtdo, i con uje ne mulli kryeministrit. Linos e shprehu me lart qe “faji kolektiv eshte nje brime ne uje” (normalisht ne ate ujin qe i shkon Nanos) nje shprehje qe perafersisht Stalini (nuk e mbaj mend mire Stalini apo Napoloni) e shprehte se “krimet kolektive nuk ngarkojne asnjeri me pergjegjesi”. Dhe ketu me teper se kushdo perfiton fajtori i vertete. Normalisht kur te gjthe i quajme hajdute, a nuk i bejme nder keshtu hajdutit te vertete?
Nje gje e tille ndodhi edhe me protesten e fundit te mjaftit kunder mospranise se kryeministrit ne varrimin e viktimave te Fushearrez-it kur nje fjalim i Ardian Klosit i cili barazoi Berishen me Nanon irritoi te gjithe te pranishmit te cilet iu kundervune me fershellima dhe me brohoritje per Berishen duke ia nderprere fjalen e duke mos e lene te vazhdonte. Nje gje e tille shkaktoi nje kaos aq sa u duk se protesta degjeneroi.
Pikerisht nje gje e tille eshte papjekuri totale e Klosit ne vetvete, dhe e mjaftit ne pergjithesi qe nxjerr ne tribune figura te konsumuara politikisht si Klosi. Te pakten duhet te ishin njohur qe me pare me fjlaimin e tij. Problemi qendron se eshte jonormale qe te mbash nje fjalim proteste per nje akt te kryeministrit dhe te shash edhe kryeopozitarin ne te njejten kohe dhe menyre. Le qe arsyeja e tubimit nuk ka te beje absolutisht me opoziten, por edhe permendja e saj ne nje rast kur gjithe indinjata dhe irritimi eshte perqendruar mbi nje njeri te vetem duket mjaft dashakeqe dhe po kaq irrituese. Duket sikur po perpiqesh te shperqendrosh vemendjen nga fajtori i vetem, qe mban emrin Fatos Nano.
Por mbi te gjitha fenomeni eshte i pergjithshem per te gjithe “shoqerine civile”. Moda e sotme e te paanshmit ndihmon indirekt poziten. Dhe kjo pasi te gjithe tashme e dine qe kjo qeveri si dhe partia ne pushtet eshte e zhytur teresisht ne korrupsion, trafiqe, abuzime me pushtetin, mashtrime publike etj. keshtu qe nuk mund te kete analist apo aktivist qe te mos akuzoje, fajesoje apo kritikoje qeverine. Dhe reagmi i shoqerise civile do te ishte teresisht i kote ne qoftese ky reagim nuk do te ndikonte ne opinionin publik, gje qe do te thote, me pak vota per partine ne pushtet. Por kur ti akuzon me te njejtat tone edhe partine jo ne pushtet, kjo do te thote nje balance te imazhit te keq ne kete publik, ose ndryshe me pak vota per te dyja palet. Realisht ne e shohim renien drastike te numrit te votuesve, ku edhe shoqeria civile nuk eshte pa peshe. Dhe nje gje e tille nuk ka sesi te mos i sherbeje pozites, pasi ajo ndeshkohet njesoj me kundershtarin, gje qe ne nje gare do te thote mosndeshkim.
Vec kesaj, te kritikosh opzoten eshte e paarsyeshme, pasi ajo edhe nese nuke kryen rolin e saj nuk ka ndonje detyre institucionale. Nuk e di ku e kemi gjetur ne kete model. Eshte e nevojshme te kihet parasysh qe ne qofte se opozita eshte e paafte per nje mije e nje gjera ajo nuk ka pushtetin, nderkohe qe pergjegjesine per gjithcka qe ndodh normalisht duhet t’a kete ai qe ka pushtetin, pra pozita. Eshte ajo qe duhet te jape hesap perpara popullit, pasi i kemi besuar pushtetin dhe kemi te drejte t’i kerkojme logari. Ne qoftese opozita nuk punon nuk ka detyrim ligjor t’a beje kete, ndersa pozita eshte ajo qe duhet te pergjigjet per gjithcka.
Pikerisht prandaj e gjykoj si pa vlere reagimin shoqeror qe synon te krijoje balanca te tilla artificiale, qe e vetc’efektizojne punen e tyre. Nuk ka asgje te pandershme edhe nese mjafti do te bashkohej me opoziten, por duke ruajtur normalisht premtimin qe te tille bashkepunim do t’a kishte edhe me poziten e tanishme kur te largohej nga pushteti.
Edhe dicka tjeter, ti Tiranozaur i quan te gjthe kopjace te mjaftit a thua se mjafti paska te drejten e autorit te kesaj menyre te protestes. Edhe mjafti nuk i ka shpikur vete keto forma, perkundrazi keto jane gjera te njohura gjeresisht, ne fushen e “logjistikes se protestave”. Bota ka goxha pervoje ne kete drejtim. Ajo qe mund te thoja une eshte qe vete mjafti, qe nga vete ideja, nga vete emri eshte nje imitim i formave analoge te aplikuara ne vende te tjera te Evropes lindore e me gjere. Problemi ne pergjithesi nuk qendron tek idete, por tek parate. Per mjaftin eshte investuar shume, dhe madje une besoj se eshte nje orientim i huaj qe e ka krijuar nje gje te tille, pasi po te shohesh, shumicen e fondeve e kane marre nga ambasadat Hollandeze dhe Angleze, nga Sorosi etj. Jane ata qe e shohin te arsyeshme ekzistencen e nje organizmi te tille dhe e mbajne me “ushqim”, dhe jo se ata qe drejtojne sot kete levizje kane ndonje merite apo gjenialitet te vecante.
Sidoqofte mendoj se Levizja “Mjaft” as do te ngreje e as do te ulle gje ne hapesiren politiken shqiptare, dhe shkrirja apo jo e kesaj levizje nuk sjell ndonje drame sic pershkruhet me siper per qytetarine apo per zhvillimin social-politik ne vend.
Personalisht nuk jam simpatizant i asnje force politike ne kete vend, por besoj se celesi i zhvillimit tashme duhet kerkuar tek rotacioni i pushteteve, dhe jo tek stazhionimi i tyre gje qe do te sjelle pamundesine e largimit te klaneve abuzive (ne mos kriminale) nga sundimi. Nje rotacion do te cmontonte nje pjese te mire te shtrirjes klanore ne politike duke paralizuar mjaft nga aktiviteti abuziv, ndonese mund te krijoje aktivitete te tilla te reja. Te pakten cdo force qe vjen ne pushtet do te perqipet te jete me e kujdesshme pasi e di qe nuk mund t’a kete pushtetin per mjaft kohe nese vazhdon ne te njejten rruge.