Mjaft!

beshbossi

Primus registratum
Re: Mjaft!

me vjen keq qe raporti Mjaft-PR cilesohet si lufte Altin-Arbi!!!
Sa per mua mos ki merak,kam trurin tim.
Sa per peticionet,une per veten time nuk ia kam dhene ndonjerit te mjaftit te me fromse hisen time,ose edhe nese kane qene te tille ju s'e dini se mjafti ketu te une s'ekziston!!!!!
 

Alanis

Primus registratum
Re: Mjaft!

Ah kot lodheni ju te gjithe. Me jeni be me keq se bandat e repit. Angel, east apo west cost???
Ketu ne shqiperi s'ka vlere asnje organizate, asnje proteste. Le qe ketu s'kane vler as institucionet. boh che schifo!!!
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Mjaft!

Fillimisht postuar nga *The Patriot*:
[qb] Ah kot lodheni ju te gjithe. Me jeni be me keq se bandat e repit. Angel, east apo west cost???
Ketu ne shqiperi s'ka vlere asnje organizate, asnje proteste. Le qe ketu s'kane vler as institucionet. boh che schifo!!! [/qb]
i'm nord part!!!!!!!!!!!e harruar jo vetem nga Qeveria po edhe nga keta shpetimtaret!!!!
Megjithate gezuar 1 vjetorin!
 

Alanis

Primus registratum
Re: Mjaft!

Flm. Shpejt do na urosh edhe per Bin laden. Po ja nisem keshtu kemi shume festa ne. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

crazy

Primus registratum
Re: Mjaft!

me ne fund dikush qe pati kurajon qe u ngrit e MJAFT forca per te ecur perpara
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mjaft!

Cfare kopje e shemtuar e MJAFT-it eshte KRSH-ja mor aman. Doli MJAFT-i qe per here te pare nisi te kritikoje qeverine dhe te denoncoje aktivitetet e saj antiqytetare, dhe nisen te levizin nga vendi edhe keta minjte e ojq-ve qe kishin vegjetuar per 13 vjet me Altin Goxhen ne krye qe ka nderuar statutin e KRSH-se sa here qe i ka kaluar mosha per te qene kryetar. KRSH eshte sot e vetmja organizate e vetequajtur rinore qe ka per lider nje mesoburre pa dhembe e pa floke. Nje plak mistrec i cili nuk le rast per te share MJAFT-in por qe nuk le rast per ta kopjuar. Ku ishte KRSH kur MJAFT protestoi nje vit me pare per dhunen greke? Po aplikonte per fonde tek qeveria. KRSH u kujtua sivjet te dale e te protestoje kunder dhunes greke, por pas pilafit dhe pasi i mori te gatshme format nga MJAFT sepse vete u ka shteruar kungulli dhe nuk prodhojne me asnje ide origjinale. Per 10 vjet rresht, ata kane aplikuar per fonde tek qeveria dhe Fondacioni Soros dhe e vetmja gje qe kane bere eshte ndonje tryeze e rrumbullaket apo ndonje trajnim pa vlere. Parlamenti Rinor eben mire qe t'i ktheje syte nga MJAFT dhe te bashkepunoje me te, nese deshiron te mos e terheqe me vete drejt gremines anija e mbytur e Altin Goxhes.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mjaft!

A DAY AFTER "MJAFT!"
(Nje artikull qe po qarkullon ne internet)
________________________________________
Lajm i orës së fundit: Lëvizja MJAFT nuk ekziston më. Imagjinoni festën e disave. Pas një viti e diçka, mori fund ai që mund të quhet një eksperiment ndoshta i parakohshëm për Shqipërinë. Djemtë e udhëheqjes, u treguan të dobët. Të mësuar me utopinë e një bote perfekte që ekziston vetëm në ëndërra, më në fund edhe ata u dorëzuan para presionit. Edhe Noli studionte trishtueshëm violinën ndërsa gjenerali Wrangel mësynte periferitë e Tiranës.
Varrmihësit goditën majtas dhe djathtas. Erjon Braçe kërkonte ta disiplinonte MJAFT-in duke e burgosur brenda një NIPT-i fiskal. E kishte të qartë që një frymë nuk mund të indeksohet, por Partisë i nevojitej pak mjegull për të fshehur njollat e padeklaruara të fytyrës. Përmendte “Cosa Nostra”-n, por ndoshta kishte parasysh marksizmin. Ditët e fundit edhe në shtypin e djathtë lexoheshin ca trakte që i krahasonin mjaftistët me “Djemtë e Bashkuar, anëtarë të idealeve komuniste”! Sa për të qeshur këta komunistë të pavetëdijshëm që në vend të Trockit u ka zënë dora Lubonjën. Në optikën e tyre, DEBATIK-u s’kish ndonjë ndryshim nga MJAFT-i. Ta mendosh hollë, as organizata e të rinjve komunistë s’do kishte protestuar në favor të atyre që thërrasin “vota, vota” edhe atëherë kur ato s’janë vjedhur vërtet. Rreziku dihet. Të mësohen veshët pastaj me alarme të rreme dhe s’çan kryet kur ujku bën vërtet kërdinë duke ngrënë jo bagëti por deri edhe kuti votimi. Disa përrallëtarë skocezë vdiqën në masë nga infarkti në shekullin e 18-të ngaqë nisën të besonin edhe vetë në kukudhët për të cilët rrëfenin. Kështu edhe këta “përrallëtarët” e sotshëm të cilët kërkojnë nga qytetarët t’u besojnë në çdo trill, më shumë se si politikanë që kërkojnë mbështetës, ngjajnë si klerikë që thërrasin besimtarë. Nuk shpallin ndonjë doktrinë a filozofi politiko-ekonomike, mbase ngaqë s’kanë nevojë për një ideologji, por për një besim fetar. Në fund të historisë, ndoshta MJAFT pat bërë zgjedhjen e duhur. Mbase s’ia vlen të harxhosh frymën për votat në një vend ku shkolla e 26 majit ’96 është ngritur në institucion. Por ku edhe pranimi i humbjes në zgjedhje është harruar qysh nga e para dhe e fundit herë. Qysh nga një 1992-sh i largët. Mbase njerëzit papritur patën nevojë që dikush të mos revoltohet pse “shokët” e njërës apo tjetrës parti nuk kapën kuotat e parashikuara për të hyrë në Kuvend. Ndoshta njerëzit deshën dikë që të bërtasë për ta. Këtu mund të të vijnë ndërmend sytë e fëmijëve të Kasharit dhe duart e ngritura të mijëra kryqeytetasve para kryeministrisë më 9 janar. S’di në kish ndonjë rregull të përdorej më shumë e djathta apo e mëngjërta ato ditë.
Tani që më e keqja ndodhi, një pyetje mbetet. Si do të jetë një ditë më pas? Veç të majtëve dhe të djathtëve - secili i pakënaqur ngaqë MJAFT ishte tepër i madh për sqetullat përkatëse - prognoza e lumturisë është e parashikueshme edhe për ata që një koleg i quante: mafia e OJQ-ve. Deri një vit më parë frekuentues të rregullt të seminareve në anglisht, ata dhjetëra burra e gra të ngjallur nga ushqimi dhe rehatia 13-vjeçare, u shtrënguan t’i hyjnë një epopeje të vërtetë mali e cila shpesh ngjante tragjikomike. Një mundim i vonë për të mos mbetur prapa çunave me bluxhinsë që trazuan Tiranën me “dorën e kuqe”. Në këto muaj u mësuam t’i shohim edhe këta profesorë teksa dashurpadashur, ndiqnin me zjarr “ungjillin sipas Mjaft”. Kravatë shkopsitur, ndërsa pushtuan rrugët duke protestuar për principe humaniste, ishin po ata që deri pak kohë më parë flladiteshin nën ajrin e kondicionerëve, duke peshuar me mend pragmatikat e suksesit të dy palëve ndërluftuese (sepse gjithmonë ka dy palë), për t’u bërë më pas me më të fortin. Kur befas me MJAFT-in palët u bënë tre, revolucioni filloi. Bashkë me të edhe dashuria për aksionin që u kujtoi atyre kohën kur ishin të rinj e të bukur. Qeveria është tashmë e plagosur në brinjë dhe po i merren këmbët, ndërsa turmat e korbave fluturojnë përsipër duke të kujtuar skena nga filmi “The Birds”, i Alfred Hitchcock-ut. KRSH befas kupton se është plakur duke shkruar strategji teorike me fonde të qeverisë dhe shpreson të marrë statusin e veteranit- hero duke shkrehur nja dy pushkë në fund të luftës. Një rast tjetër shembullor i bashkëpunimit shtet-biznes-shoqëri civile: të ngujuarit e gjakmarrjes transportohen periodikisht për t’u përdorur si “mburoja njerëzore” në skena publike të pastrimit të imazhit. Sipas disave, edhe atij të parave. Monedhave gënjeshtare të ndonjë linje autobusash interurbanë ose të ndonjë projekti për mbledhjen e armëve të luftës së parë botërore në Malësi. Grupime e shoqata fantazëm me emra e qëllime të përkthyera fjalë për fjalë, indinjohen: Po ne? I virgjëri Kreshnik Spahia kërkon ta shndërrojë ZMQ-në në një parti por 1,2 milionë dollarë të USAID-it, dhënë këtu e tre vjet më parë, janë sosur para se avukati të kuptonte se e tepëroi me vegjetim. Edhe në çmendinën e Vlorës një OJQ italiane ka harxhuar po kaq milionë për të rinovuar tjegullat e çatisë dhe dorezat e dyerve. Duhen para për ta bërë Zyrën parti dhe në këmbim të kursimit nga ndonjë fushatë antipublicitare, aplikohet për fonde në ndonjë kompani celulare. Kur pengmarrjet alla-Marko Millosheviç ndaj delijorgjëve dhe xhanëve bëhen haptaz në mes të ditës, pse të mos u zhvaten natën ca grekëve kontribute për demokracinë? Kjo edhe mund të falet. Endërra për një Di Pietro paska qenë aq e fortë ndër shqiptarë saqë nga sondazhet e vetë ZMQ-së, gjindjes i ardhka më shumë për mbarë të ketë në zemër emrin e heroit sesa siglën e koklavitur të zyrës së tij. Kështu, ndërsa MJAFT është tretur e harruar, mbivendosen njëra mbi tjetrën inicialet e turlilloj shoqatash e organizatash. Aplikuese konstante për fonde ndërkombëtare që shndërrohen në thjesht “asgjë” dhe frekuentuese të rregullta seminaresh përsëri në anglisht dhe retreate-sh të tërhequra në luksin e ndonjë qyteti bregdetar. Dhe zgjedhjet vijnë prapë dhe dalin ca rekomandime. Dhe ca të tjerë që irritohen, por pa dalë nga zyra. Dhe partitë prapë qahen se u vodhën votat dhe rezultati prapë s’pranohet. Kokat e njerëzve të hutuar nga tërë ky reality show gjigand kthehen sa majtas djathtas derisa më në fund dorëzohen: “çdo popull ka qeverisjen që meriton”. Ja pra, u gjet më në fund dhe artifici. Në një day after MJAFT, kjo do të jetë arsyeja e të gjitha përse-ve. Arsyeja përse shoqëria civile rikthehet të jetë sërish e pafuqishme por gojë- larë. Arsyeja pse predikuesit e DEBATIK-ut dhe Cosa Nostra-s humbasin të përbashkëtat. Arsyeja përse me një gjobë të vogël, intelektualët e së sotshmes pjellin Di Pietro-t e së ardhmes. Dhe më në fund, arsyeja përse e gjithë premisa e këtij artikulli ishte thjesht një fiction: MJAFT nuk mund të mos ekzistojë.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Mjaft!

kete artikull e solle ti dhe ndoshta e ke shkruar po ti!

Mjafti duhet te tregoje se cfare qellimesh ka! Mjaft lozesh si studente te arteve te bukura qe eksperimentojne inskenime teatrale alternative!
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mjaft!

Mjaft-i duhet te tregoje se cfare qellimesh ka? Epo derisa nuk i tregojne dhe i mbajne te fshehta, patjeter dicka e keqe duhet te jete. Mbase duan te bejne ndonje puc ushtarak dhe artin eksperimental e kane vetem si bicim nxemje. Puna eshte qe ne rrime tere diten ne forum dhe japim mend prej kendej duke kerkuar qe te tjeret t'i bejne gjerat sic do te donim ne qe ata t'i benin. Meqe ti ke kaq ide te dobishme jostudentoartistike, pse s'i ve ne jete?

PS. Ka ndonje prob nese ate artikullin e kam shkruar une? Ah po. Me kujtohet. E kam postuar edhe nje here me pare dhe ke qene po kaq skeptike. Sidoqofte, ne e paca bere une, dicka e ndryshme nga arti eksperimental eshte, n'est pas?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Mjaft!

ne fakt une kam folur dhe ndryshe <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
ndersa ty te shoh neper forum te zihesh per nje cope llastiku dhe njezet e dy burra te djersitur. Thua pas ketij artikulli, s'ke pasur me pune?

Une kam pasur goxha shpresa te Mjafti, por kur i shoh te shkojne te kerkojne voten e lire perballe dyerve te opozites, nderkohe qe duhet te jene diku tjeter shqetesohem per pasojat e nje veprimi te tille dhe seriozisht madje.
Nje njeri me njohuri te cekta ne shkence politike e di se organizatoret e zgjedhjeve jane ata qe jane ne pushtet dhe manipulimet me te medha vijne pikerisht nga ata. Ne rastin e Shqiperise (per ata qe i lexojne te pakten nje here ne muaj gazetat) eshte me se e dukshme se opozita SOT eshte e pafuqishme dhe se pozita ka tashme nen kontroll KQZ-ne dhe parlamentin, gje qe e ve ne rrezik fatin e demokracise ne Shqiperi.
une per vete s'jam skeptike sa per te qene, jam e SHQETESUAR!
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mjaft!

Une them se MJAFT ben shume mire kur kerkon te jape shembuj tolerance dhe balancimi. Te kerkosh proces te ndershem zgjedhor para kryeministrise dhe PS-se, ndersa me vone te shkosh e t'i besh te qarte opozites se nuk eshte me pak fajtore edhe ajo qe jemi te gjithe ne kete dite, kjo nuk eshte shenje dobesie. Mos harrojme se nese PS sot ka ne dore KQZ-ne dhe kembengul ta ruaje shumicen atje, kjo nuk do te thote se PD i ka te pakta pergjegjesite dhe mekatet. Te pakten ato te se shkuares. Ajo futi kulturen e vjedhjes se votes, manipulimit, apo mosnjohjes se zgjedhjeve. Nese ka ndonje dem qe mund t'i behej proceseve zgjedhore ne Shqiperi, ky me duket maksimumi. Pas kesaj qe ka bere PD, cdo force tjeter qe do te vinte ne pushtet, do ta ndjente te natyrshme friken per te bere rotacion, dhe do te prodhonte menyra te pandershme per ta mbajtur pushtetin. Jane qe te dy lideret politike, Nano dhe Berisha ata qe injektojne tek partite dhe ndjekesit e tyre frymen e luftes dhe armiqesise me kundershtarin. Ti mendon se vetem ngaqe eshte ne opozite Berisha eshte shnderruar befas ne nje shenjtor? Nese Nano eshte mashtrues gjer ne acarim, ai eshte koketrashe gjer ne shfarosje. T'ua besh te qarte te dyve sa u vlen lekura dhe se ne syte e qytetareve jane vetem nje leter bixhozi qe duket e njejta ngado qe ta kthesh, kjo me duket nje strategji perfekte e MJAFT-it.
Pun'e madhe fort nese s'i vjen mire ndonje te indoktrinuari deri ne palce nga fryma e opozites e cila mendon se ka copyright-in e drejtesise dhe perfaqesimit te mendimit popullor. Ne fund te fundit, njerezit nuk jane aq te trashe sa te mos e kuptojne. PD lufton kunder korrupsionit te PS, jo sepse i preu barku per shqiptaret qe vidhen. Por sepse duke diskretituar socialistet, ata do te vijne vete ne pushtet. MJAFT-i nuk lufton per ndonje pushtet. Kjo e acaron opoziten, e cila e sheh edhe si rival madje. Duke arritur deri aty, sa edhe propozimi i saj i turpshem per deklarimin e pasurive te Organizatave, njelloj sic bejne edhe politikanet.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mjaft!

Dhe se harrova per punen e futbollit. Ty s'ka pse te ngacmon fakti qe une kerkoj drejtesi qofte edhe ne zona sic eshte ajo e tifozeve. Madje as edhe qe mund te jem njeri prej ketyre te fundit. S'gjykoj perbuzshem per ty vetem e vetem se e humb kohen duke postuar poeziçka dashurizash tek diapazoni, ose thene ndryshe: "Amore e passione, oppure delle cazzate che hanno inventato gli adolescenti per scopare gratis".
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Mjaft!

drejtesi?

lere lere, se nuk do zgjidhim gje!

ps. meqe s'me rrihet: mjafti i mbyll e-mailet me perqafime shoke e shoqe, apo? <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Mjaft!

<span style="font-style: italic">Une them se MJAFT ben shume mire kur kerkon te jape shembuj tolerance dhe balancimi. Te kerkosh proces te ndershem zgjedhor para kryeministrise dhe PS-se, </span>

vetem se s'i pa njeri para PS ama!!!

<span style="font-style: italic">ndersa me vone te shkosh e t'i besh te qarte opozites se nuk eshte me pak fajtore edhe ajo qe jemi te gjithe ne kete dite, kjo nuk eshte shenje dobesie. </span>

jo, kjo nuk eshte shenje dobesie. Me ose pa dashje Mjafti tregoi se cilen pale mbeshtet ne zgjedhje, ndersa deklaron se eshte levizje qytetare mbarekombetare.


<span style="font-style: italic">Mos harrojme se nese PS sot ka ne dore KQZ-ne dhe kembengul ta ruaje shumicen atje, kjo nuk do te thote se PD i ka te pakta pergjegjesite dhe mekatet.</span>

Sipas kushtetutes se Shqiperise, KQZ duhet te jete institucion i pavarur dhe jo te kete balance apo dominance partiake. Si e tille KQZ eshte e paligjshme, ose duhet te ndryshoje perberje!

<span style="font-style: italic"> Te pakten ato te se shkuares. Ajo futi kulturen e vjedhjes se votes, manipulimit, apo mosnjohjes se zgjedhjeve. Nese ka ndonje dem qe mund t'i behej proceseve zgjedhore ne Shqiperi, ky me duket maksimumi. Pas kesaj qe ka bere PD, cdo force tjeter qe do te vinte ne pushtet, do ta ndjente te natyrshme friken per te bere rotacion, dhe do te prodhonte menyra te pandershme per ta mbajtur pushtetin. Jane qe te dy lideret politike, Nano dhe Berisha ata qe injektojne tek partite dhe ndjekesit e tyre frymen e luftes dhe armiqesise me kundershtarin. Ti mendon se vetem ngaqe eshte ne opozite Berisha eshte shnderruar befas ne nje shenjtor? Nese Nano eshte mashtrues gjer ne acarim, ai eshte koketrashe gjer ne shfarosje. T'ua besh te qarte te dyve sa u vlen lekura dhe se ne syte e qytetareve jane vetem nje leter bixhozi qe duket e njejta ngado qe ta kthesh, kjo me duket nje strategji perfekte e MJAFT-it.
Pun'e madhe fort nese s'i vjen mire ndonje te indoktrinuari deri ne palce nga fryma e opozites e cila mendon se ka copyright-in e drejtesise dhe perfaqesimit te mendimit popullor. Ne fund te fundit, njerezit nuk jane aq te trashe sa te mos e kuptojne. PD lufton kunder korrupsionit te PS, jo sepse i preu barku per shqiptaret qe vidhen. Por sepse duke diskretituar socialistet, ata do te vijne vete ne pushtet. MJAFT-i nuk lufton per ndonje pushtet. Kjo e acaron opoziten, e cila e sheh edhe si rival madje. Duke arritur deri aty, sa edhe propozimi i saj i turpshem per deklarimin e pasurive te Organizatave, njelloj sic bejne edhe politikanet. </span>

Hold on! Argumenti yt ka goxha uje dhe do te te them perse!
Se pari, te vesh faj mbi &quot;klasen politike&quot; eshte si te thuash se fajtori eshte midis nesh, por askush nuk deklarohet. Gjithashtu faji kolektiv eshte nje brime ne uje, sepse duke thene se fajin e ka klasa politike, behet nje pergjithesim abstrakt pa pike reference.
Gjithashtu te ulerasesh: Hiqni Nanon dhe Berishen nuk ka kuptim (pervec kur duam te sjellim dike tjeter ne pushtet: Ramen ndoshta? Apo Meten? Apo Pollon?) Perqendrimi mbi keta dy lidera nuk ben gje tjeter vec largon vemendjen nga problemi kryesor: cilesia e partive ne Shqiperi.
Ka dhe nje menyre demokratike per shmangien e ketyre personazheve nga bota politike shqiptare. Ajo do te ishte hyrja ne politike dhe ngjitja e nje kariere partiake. Do thuash ti se shume brenda ketyre partive e provuan dhe deshtuan, prandaj sot kemi keto offsprings si PDr dhe LSI. Ndoshta, por edhe zhveshja e nje partie nga njerezit eshte nje menyre per shfuqizimin e liderave despote.

Puna e prerjes se barkut me duket banale, duke qene se qellimi i cdo partije ne pushtet apo ne opozite eshte te marrin pushtetin dhe pavaresisht se cfare premtojne, asnjehere nuk kane per qellim te drejteperdrejte popullin, por marrjen e pushtetit. Besoj jeni aq te rritur sa ta kuptoni nje gje te tille.

Komenteve mbi indoktrinimin nuk po i pergjigjem se me duken pa vend. Supozimet mbi bindjet politike te dikujt jane qesharake dhe aspak te bazuara ne fakt. Ti mund te vish e te me takosh dhe te tregoj une se c'jam!

Per Mjaftin do te doja qe te formulonte disa qellime dhe t'u shkonte deri ne fund. Dua qe te jene opozite me ata qe jane ne pushtet, kushdo qofshin ata. Dua qe te kene strategji veprimi qe te synojne liberalizimin dhe demokratizimin e shoqerise shqiptare. Dua qe ta shohim pikturen ne tere gjatesine, gjeresine dhe lartesine e saj dhe jo aq sac u kap syri. Dua qe ata njerez qe kam nxitur te perfshihen te mos vine neser e pasneser e te na thone ku na fute.
Sic e shef une i mbaj ne kurriz pergjegjesite e mia.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mjaft!

Fillimisht postuar nga Linos:
[qb] drejtesi?

lere lere, se nuk do zgjidhim gje!

ps. meqe s'me rrihet: mjafti i mbyll e-mailet me perqafime shoke e shoqe, apo? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
Ku e di une si i mbyll mjafti emailet
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mjaft!

Fillimisht postuar nga Linos:
[qb] <span style="font-style: italic">Une them se MJAFT ben shume mire kur kerkon te jape shembuj tolerance dhe balancimi. Te kerkosh proces te ndershem zgjedhor para kryeministrise dhe PS-se, </span>

vetem se s'i pa njeri para PS ama!!!

<span style="font-style: italic">ndersa me vone te shkosh e t'i besh te qarte opozites se nuk eshte me pak fajtore edhe ajo qe jemi te gjithe ne kete dite, kjo nuk eshte shenje dobesie. </span>

jo, kjo nuk eshte shenje dobesie. Me ose pa dashje Mjafti tregoi se cilen pale mbeshtet ne zgjedhje, ndersa deklaron se eshte levizje qytetare mbarekombetare.


<span style="font-style: italic">Mos harrojme se nese PS sot ka ne dore KQZ-ne dhe kembengul ta ruaje shumicen atje, kjo nuk do te thote se PD i ka te pakta pergjegjesite dhe mekatet.</span>

Sipas kushtetutes se Shqiperise, KQZ duhet te jete institucion i pavarur dhe jo te kete balance apo dominance partiake. Si e tille KQZ eshte e paligjshme, ose duhet te ndryshoje perberje!

<span style="font-style: italic"> Te pakten ato te se shkuares. Ajo futi kulturen e vjedhjes se votes, manipulimit, apo mosnjohjes se zgjedhjeve. Nese ka ndonje dem qe mund t'i behej proceseve zgjedhore ne Shqiperi, ky me duket maksimumi. Pas kesaj qe ka bere PD, cdo force tjeter qe do te vinte ne pushtet, do ta ndjente te natyrshme friken per te bere rotacion, dhe do te prodhonte menyra te pandershme per ta mbajtur pushtetin. Jane qe te dy lideret politike, Nano dhe Berisha ata qe injektojne tek partite dhe ndjekesit e tyre frymen e luftes dhe armiqesise me kundershtarin. Ti mendon se vetem ngaqe eshte ne opozite Berisha eshte shnderruar befas ne nje shenjtor? Nese Nano eshte mashtrues gjer ne acarim, ai eshte koketrashe gjer ne shfarosje. T'ua besh te qarte te dyve sa u vlen lekura dhe se ne syte e qytetareve jane vetem nje leter bixhozi qe duket e njejta ngado qe ta kthesh, kjo me duket nje strategji perfekte e MJAFT-it.
Pun'e madhe fort nese s'i vjen mire ndonje te indoktrinuari deri ne palce nga fryma e opozites e cila mendon se ka copyright-in e drejtesise dhe perfaqesimit te mendimit popullor. Ne fund te fundit, njerezit nuk jane aq te trashe sa te mos e kuptojne. PD lufton kunder korrupsionit te PS, jo sepse i preu barku per shqiptaret qe vidhen. Por sepse duke diskretituar socialistet, ata do te vijne vete ne pushtet. MJAFT-i nuk lufton per ndonje pushtet. Kjo e acaron opoziten, e cila e sheh edhe si rival madje. Duke arritur deri aty, sa edhe propozimi i saj i turpshem per deklarimin e pasurive te Organizatave, njelloj sic bejne edhe politikanet. </span>

Hold on! Argumenti yt ka goxha uje dhe do te te them perse!
Se pari, te vesh faj mbi &quot;klasen politike&quot; eshte si te thuash se fajtori eshte midis nesh, por askush nuk deklarohet. Gjithashtu faji kolektiv eshte nje brime ne uje, sepse duke thene se fajin e ka klasa politike, behet nje pergjithesim abstrakt pa pike reference.
Gjithashtu te ulerasesh: Hiqni Nanon dhe Berishen nuk ka kuptim (pervec kur duam te sjellim dike tjeter ne pushtet: Ramen ndoshta? Apo Meten? Apo Pollon?) Perqendrimi mbi keta dy lidera nuk ben gje tjeter vec largon vemendjen nga problemi kryesor: cilesia e partive ne Shqiperi.
Ka dhe nje menyre demokratike per shmangien e ketyre personazheve nga bota politike shqiptare. Ajo do te ishte hyrja ne politike dhe ngjitja e nje kariere partiake. Do thuash ti se shume brenda ketyre partive e provuan dhe deshtuan, prandaj sot kemi keto offsprings si PDr dhe LSI. Ndoshta, por edhe zhveshja e nje partie nga njerezit eshte nje menyre per shfuqizimin e liderave despote.

Puna e prerjes se barkut me duket banale, duke qene se qellimi i cdo partije ne pushtet apo ne opozite eshte te marrin pushtetin dhe pavaresisht se cfare premtojne, asnjehere nuk kane per qellim te drejteperdrejte popullin, por marrjen e pushtetit. Besoj jeni aq te rritur sa ta kuptoni nje gje te tille.

Komenteve mbi indoktrinimin nuk po i pergjigjem se me duken pa vend. Supozimet mbi bindjet politike te dikujt jane qesharake dhe aspak te bazuara ne fakt. Ti mund te vish e te me takosh dhe te tregoj une se c'jam!

Per Mjaftin do te doja qe te formulonte disa qellime dhe t'u shkonte deri ne fund. Dua qe te jene opozite me ata qe jane ne pushtet, kushdo qofshin ata. Dua qe te kene strategji veprimi qe te synojne liberalizimin dhe demokratizimin e shoqerise shqiptare. Dua qe ta shohim pikturen ne tere gjatesine, gjeresine dhe lartesine e saj dhe jo aq sac u kap syri. Dua qe ata njerez qe kam nxitur te perfshihen te mos vine neser e pasneser e te na thone ku na fute.
Sic e shef une i mbaj ne kurriz pergjegjesite e mia. [/qb]
Qellimet i ke te mira, por rruget te gabuara. Nese nuk e ke pare MJAFT-in para PS-se ti, kjo nuk do te thote se nuk e ka pare edhe pjesa tjeter e botes. Te gjithe e pane sesi policia e ndaloi protesten e tyre para PS-se por ata gjithsesi u shtyne pak metra me tej.

MJAFT-i paska treguar qe mbeshtet ndonje pale ne zgjedhje? Pa he na e thuaj ti ke, se une nuk kam degjuar apo kuptuar gje. Di qe kane nja kater procese gjyqesore te hapura me qeverine (ate te socialisteve), si dhe di qe nuk ia pertojne shume edhe folkloristave te PD-se, por qe te mbash anen e dikujt duke mos qene njekohesisht me askend, kjo me duket gjeniale, nqs e kane bere, bravo ju qofte.


PS ka ne dore KQZ-ne? Une nuk e di ku e ke zbuluar ti kete. Sipas Kushtetutes se Republikes se Shqiperise KQZ &quot;përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët zgjidhen për një mandat 7-vjecar. Dy anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i Republikës dhe 3 anëtarë të tjerë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë&quot;.
Ku eshte PS-ja ketu? Do te thuash qe PS ka shumicen ne Kuvend? Po, por atehere duhet te pranosh, qe per t'i plotesuar qejfin PD-se e cila ka dale humbese ne zgjedhjet e kaluara, PS-ja duhet te shkele kushtetuten dhe te vendose ne rrezik pushtetin e saj ne te ardhmen, edhe nese populli e rivoton, duke ia lene ne dore PD-se e cila ka shpikur gjithe prapesite qe te kam permendur ku spikat vjedhja e votes dhe mospranimi ne asnje menyre i humbjes. PD s'e ka bere kurre kete per kundershtaret e vet kete, pse duhet ta beje PS?

MJAFT nuk mund te jete opozite VETEM me ata qe jane ne pushtet. MJAFT eshte opozite si ndaj keqqeverisjes, ashtu edhe ndaj keqperfaqesimit ne opozite. Qytetaret me bindje opozitare politike, meritojne natyrisht me shume se nje parti e kalbur e cila udhehiqet ne menyre diktatoriale nga i njejti bajraktar qe synon ta varrosin me karrigen e kryetarit pas vetes. Ne vend qe te bejne grusht ne kuvend duke na dhene perdite shembuj rrugacerie, deputetet e opozites duhet te jene ata te paret qe duhet te tundin dynjane per buxhetin e arsimit, vrasjen e shqiptareve ne kufi, apo rritjen e cmimeve te sherbimeve jetike. Ata s'e kane bere kurre kete para se ta bente MJAFT-i. Ata jane gjithashtu kopjace. Vetem pas Levizjes MJAFT, ata menduan te krijojne LEVIZJEN Nano ik. A s'jane keto shembuj te mjaftueshem per te treguar se opozita, te cilen ti aludon se duhet ta mbeshtese MJAFT-i, nuk meriton te mbeshtetet as nga vete opozitaret? C'eshte me e tmerrshmja politikisht ne Shqiperi, eshte qe politika i djegur te gjitha resurset e veta me kete klase qe ka ne timon. Shoqeria civile eshte ajo qe po jep impulse energjike dhe ide zhvilluese. Por kjo nuk do ta ndihmoje dot shqiptarin e zakonshem, qe edhe keto zgjedhje te votoje serisht duke zgjedhur mes dy te keqiash, me te voglen.


PS. Nuk eshte e nevojshme te takosh njerez per te kuptuar se nga c'ane u fryn era.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Mjaft!

He Linos, s'te vjen zeri? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Gysi

Primus registratum
Re: Mjaft!

E ndoqa me vemendje debatin tend me Linos, Tiranozaur dhe me duket se mjaft gjera jane te vagullta ne menyren se si po perpiqet qe e ashtuquajtura shoqeri civile te krijoje fytyren e saj. Por duket qe antagonizmi i shoqerise (jo civile) shqiptare e ben jofunksional makiazhin e civiles, qe me kot duket se shpenzon per grimin e saj.
Se pari ne politike nuk ka perse te diskutojme se kujt i behet vone apo jo per popullin. Fakti qe opozita synon pushtetin dhe nuk i plas fort per popullin nuk do te thote qe mjaftit i pikellon ne zemer per te. Fare mire gjithkush mund te mendoje qe edhe mjafti synon llokmen e vet te perfitimit qe nuk eshte e thene te jete e lidhur doemos me pushtetin. Ne politike mund te fitosh pushtet edhe pa hipur ne fron. Dhe aq me teper kur rrotull sillen goxha fonde, sinqeriteti nuk mund te mos turbullohet, se helbete i prishet mendja njeriut te shkrete kur i sheh xhixhat ne dore.
Por ajo qe na shkon per te diskutuar eshte ajo cfare shohim dhe jo ajo cfare mund te hamendesojme. Fundja eshte e rendesishme qe te bindemi qe parimisht duhet supozuar qe gjithkush angazhohet ne politike (qofte edhe ne rastet kur nuk synohet drejtperdrejte pushteti) per qellimet e veta, dhe te mos mendojme se ka ndonje force politike altruiste ne bote, qe synon te miren e te tjereve.
Ajo qe nuk me pelqen ne menyren se si shume analiste, individe apo organizma te asaj qe e quajne “shoqeri cilvile”, ku futet edhe mjafti eshte tendenca absurde qe duhet kritikuar edhe opozita per te ruajtur paanshmerine. Per mendimin tim nje gje e tille e paralizon perpjekjen e kesaj shoqerie civile duke e bere ate te kote. Dhe kjo pikerisht sepse nje gje e tille me teper se kujtdo, i con uje ne mulli kryeministrit. Linos e shprehu me lart qe “faji kolektiv eshte nje brime ne uje” (normalisht ne ate ujin qe i shkon Nanos) nje shprehje qe perafersisht Stalini (nuk e mbaj mend mire Stalini apo Napoloni) e shprehte se “krimet kolektive nuk ngarkojne asnjeri me pergjegjesi”. Dhe ketu me teper se kushdo perfiton fajtori i vertete. Normalisht kur te gjthe i quajme hajdute, a nuk i bejme nder keshtu hajdutit te vertete?

Nje gje e tille ndodhi edhe me protesten e fundit te mjaftit kunder mospranise se kryeministrit ne varrimin e viktimave te Fushearrez-it kur nje fjalim i Ardian Klosit i cili barazoi Berishen me Nanon irritoi te gjithe te pranishmit te cilet iu kundervune me fershellima dhe me brohoritje per Berishen duke ia nderprere fjalen e duke mos e lene te vazhdonte. Nje gje e tille shkaktoi nje kaos aq sa u duk se protesta degjeneroi.
Pikerisht nje gje e tille eshte papjekuri totale e Klosit ne vetvete, dhe e mjaftit ne pergjithesi qe nxjerr ne tribune figura te konsumuara politikisht si Klosi. Te pakten duhet te ishin njohur qe me pare me fjlaimin e tij. Problemi qendron se eshte jonormale qe te mbash nje fjalim proteste per nje akt te kryeministrit dhe te shash edhe kryeopozitarin ne te njejten kohe dhe menyre. Le qe arsyeja e tubimit nuk ka te beje absolutisht me opoziten, por edhe permendja e saj ne nje rast kur gjithe indinjata dhe irritimi eshte perqendruar mbi nje njeri te vetem duket mjaft dashakeqe dhe po kaq irrituese. Duket sikur po perpiqesh te shperqendrosh vemendjen nga fajtori i vetem, qe mban emrin Fatos Nano.

Por mbi te gjitha fenomeni eshte i pergjithshem per te gjithe “shoqerine civile”. Moda e sotme e te paanshmit ndihmon indirekt poziten. Dhe kjo pasi te gjithe tashme e dine qe kjo qeveri si dhe partia ne pushtet eshte e zhytur teresisht ne korrupsion, trafiqe, abuzime me pushtetin, mashtrime publike etj. keshtu qe nuk mund te kete analist apo aktivist qe te mos akuzoje, fajesoje apo kritikoje qeverine. Dhe reagmi i shoqerise civile do te ishte teresisht i kote ne qoftese ky reagim nuk do te ndikonte ne opinionin publik, gje qe do te thote, me pak vota per partine ne pushtet. Por kur ti akuzon me te njejtat tone edhe partine jo ne pushtet, kjo do te thote nje balance te imazhit te keq ne kete publik, ose ndryshe me pak vota per te dyja palet. Realisht ne e shohim renien drastike te numrit te votuesve, ku edhe shoqeria civile nuk eshte pa peshe. Dhe nje gje e tille nuk ka sesi te mos i sherbeje pozites, pasi ajo ndeshkohet njesoj me kundershtarin, gje qe ne nje gare do te thote mosndeshkim.

Vec kesaj, te kritikosh opzoten eshte e paarsyeshme, pasi ajo edhe nese nuke kryen rolin e saj nuk ka ndonje detyre institucionale. Nuk e di ku e kemi gjetur ne kete model. Eshte e nevojshme te kihet parasysh qe ne qofte se opozita eshte e paafte per nje mije e nje gjera ajo nuk ka pushtetin, nderkohe qe pergjegjesine per gjithcka qe ndodh normalisht duhet t’a kete ai qe ka pushtetin, pra pozita. Eshte ajo qe duhet te jape hesap perpara popullit, pasi i kemi besuar pushtetin dhe kemi te drejte t’i kerkojme logari. Ne qoftese opozita nuk punon nuk ka detyrim ligjor t’a beje kete, ndersa pozita eshte ajo qe duhet te pergjigjet per gjithcka.
Pikerisht prandaj e gjykoj si pa vlere reagimin shoqeror qe synon te krijoje balanca te tilla artificiale, qe e vetc’efektizojne punen e tyre. Nuk ka asgje te pandershme edhe nese mjafti do te bashkohej me opoziten, por duke ruajtur normalisht premtimin qe te tille bashkepunim do t’a kishte edhe me poziten e tanishme kur te largohej nga pushteti.


Edhe dicka tjeter, ti Tiranozaur i quan te gjthe kopjace te mjaftit a thua se mjafti paska te drejten e autorit te kesaj menyre te protestes. Edhe mjafti nuk i ka shpikur vete keto forma, perkundrazi keto jane gjera te njohura gjeresisht, ne fushen e “logjistikes se protestave”. Bota ka goxha pervoje ne kete drejtim. Ajo qe mund te thoja une eshte qe vete mjafti, qe nga vete ideja, nga vete emri eshte nje imitim i formave analoge te aplikuara ne vende te tjera te Evropes lindore e me gjere. Problemi ne pergjithesi nuk qendron tek idete, por tek parate. Per mjaftin eshte investuar shume, dhe madje une besoj se eshte nje orientim i huaj qe e ka krijuar nje gje te tille, pasi po te shohesh, shumicen e fondeve e kane marre nga ambasadat Hollandeze dhe Angleze, nga Sorosi etj. Jane ata qe e shohin te arsyeshme ekzistencen e nje organizmi te tille dhe e mbajne me “ushqim”, dhe jo se ata qe drejtojne sot kete levizje kane ndonje merite apo gjenialitet te vecante.
Sidoqofte mendoj se Levizja “Mjaft” as do te ngreje e as do te ulle gje ne hapesiren politiken shqiptare, dhe shkrirja apo jo e kesaj levizje nuk sjell ndonje drame sic pershkruhet me siper per qytetarine apo per zhvillimin social-politik ne vend.

Personalisht nuk jam simpatizant i asnje force politike ne kete vend, por besoj se celesi i zhvillimit tashme duhet kerkuar tek rotacioni i pushteteve, dhe jo tek stazhionimi i tyre gje qe do te sjelle pamundesine e largimit te klaneve abuzive (ne mos kriminale) nga sundimi. Nje rotacion do te cmontonte nje pjese te mire te shtrirjes klanore ne politike duke paralizuar mjaft nga aktiviteti abuziv, ndonese mund te krijoje aktivitete te tilla te reja. Te pakten cdo force qe vjen ne pushtet do te perqipet te jete me e kujdesshme pasi e di qe nuk mund t’a kete pushtetin per mjaft kohe nese vazhdon ne te njejten rruge.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Mjaft!

Une do te thoja MJAFT &quot;mjaft&quot;. Nuk di nese e pate protesten e fundit perpara kryeministrise ku njerezit numeroheshin me gishta, pervec te tjerash sulmuan dhe konferencierin Klosi sepse me te drejte vuri ne te njejtin bilanc Berishen Nanon dhe Rugoven.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Mjaft!

Kritikohet opozita kur nuk e kryen rolin e saj, dhe per pazare politike heq dore nga detyrime, si ai qe te ngreje zerin kur ndodhin skandale te tilla, sidomos ne menyre institucionale. As e kane hapur gojen fare pas pamjeve ne buzuk. T'u vije turp.

Satana, vertet numeroheshin me gishta protestuesit, por kjo ndodhi jo sepse ka humbur simpatia qe kane njerezit per Mjaft. Njerezit jane te acaruar me ate qe ndodhi, me Pocin dhe me Nanon, por per fat te keq ata mendojne se cfaredolloj gjeje te behet, keta nuk shkunden nga posti qe kane. Plus kesaj, policia ka bllokuar me qindra njerez qe drejtoheshin per ne proteste, dhe vinin nga lagjet periferike. I mbetet zgjedhjeve te ardhshme per te pare nese do te kete ndryshime, por kam frike se shqiptaret prape do te harrojne ato qe ndodhen, prape do te votojne per politikane te papergjegjshem. Sa per ate &quot;Mjaft Mjaft-it&quot;, plako, mblidh mendjen e mos u merr me dallavere. Ne proteste kishte disa militante PD-iste, te cilet kundershtuan Klosin kur ky futi ne nje thes Nanon me Berishen e Rugoven. Situata u vu menjehere nen kontroll. Keta militante mund te ishin gjithsej 5-6, por absolutisht, ky nuk ishte qendrimi i Mjaft, sepse ai ishte i ftuar per te folur.

Shnet e t'mira...
 
Top