Mitet

gurax

Pan ignoramus
Mitet

Kohet e fundit jane bere studime lidhur me Mitet dhe tendencen qe ata kane per t'i rezistuar kohes ne koshiencen njerezore. Keto studime kane treguar se ne momentin qe lind nje mit i caktuar (nje shembull i dhene ne kete drejtim eshte psh "Sadam Hussein shkaktoi sulmet e 11 Shtatorit") atehere cdo tentative per ta rezuar kete mit shkakton forcimin e qendrimit ne fuqi te ketij miti. Injorimi i mitit eshte gjithashtu i padobishem: ngelet nje pretendim i cili per mungese kundershtie fillon e pranohet si e vertete. Me kalimin e kohes, elementet mohues te mitit fillojne e humbasin dhe ngelen vetem elementet perberes te mitit, dhe duke vazhduar shembullin, "Sadami nuk i shkaktoi sulmet e 11 Shtatorit" fillon dhe shnderrohet ne "Sadami i shkaktoi sulmet e 11 Shtatorit". Nje studiues eshte shprehur:

"Pergjigja e natyrshme per mitet dhe legjendat urbane eshte qe te kundershtohet informacioni i pasakte me informacion te sakte. Por studimet e fundit psikologjike tregojne se mohimet dhe sqarimet, me gjithe teresine e tyre intuitive dhe logjike, ndikojne ne menyre paradoksale per te forcuar popullaritetin e mitit. Studimet kane hedhur shume drite ne te kuptuarit e funksionimit te mendjes. Ne kundershtim te faktit ne dukje normal se njerezit absorbojne informacion ne menyre te vullnetshme, studimet tregojne se truri ka disa rregulla te llojit 'nje dhe nje bejne dy dhe pike', te cilet ndikojne ne besueshmerine e nje informacioni te gabuar."

Sidoqofte kjo nuk do te thote qe pergenjeshtrimet e miteve jane te pafrytshem, ne kete rast te tere do te besonin ne vertetesine e miteve. Por ndikimi i mendjes ndaj kesaj besueshmerie influencon shume njerez, sidomos ata te cilet duan te besojne ne nje mit te caktuar per arsyet e tyre, ose ata njerez te cilet jane te interesuar ne menyre siperfaqesore per mitin ne fjale dhe qe nuk do te shpenzonin as kohen dhe as energjite e nevojshme per te gjetur dhe kuptuar faktet reale.
Studimi gjithashtu vuri ne pah nje te vertete shqetesuese, qe nese ne nje moment nje ide e caktuar ze vend ne mendjen njerezore, eshte shume e veshtire te crrenjoset.

E lexova ketu kete informacion.

Po ju si mendoni?
 
A

Albi King Survivor

Guest

gangsterja

Primus registratum
Mitet jane thjesht disa gojedhena qe kane mbetur ne shprehjet e njerezve,une mendoj se nje mit nuk eshte e njejte me realitetin.Ne mite gjithmone njeriu i mire fiton,ndersa ne realitet ndodh krejtesisht e kunderta.
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Ti duhet te dish te ndash nje mit apo legjende urbane nga nje akuze.

Miti, gojdhena, perralla, legjenda etj karakterizohen nga depertimi qe ajo ben ne kohe duke ruajtur gjithnje moralin e historise dhe domethenien e saj ne kohet e sotme moderne.

E premtaj 13 eshte e pafate. Ky eshte mit. A ka vertetesi ne te?
Te thyesh pasqyren eshte fatkeqesi qe ndiqet nga shtate vite te veshtira dhe makabre.
Perralla e kucedres dhe zenia e burimit te ujit te fshatit deri sa nje virgjereshe ofrohet per sakrifikim.
Renia e maceve dhe qeneve nga qielli.
Vrasja e Goliath nga Davidi.

Keto jane disa mite. Ne mund t'i veme perballe eksperiences tone dhe te konfirmojme realitetin dhe vertetesine e tyre.

Sa per shembullin e mesiperm, lejome te them se ajo eshte akuze.

Ngjarjet orkestrohen diku tjeter nga duar te felliqta qe lozin shah me njerezimin.

Nuk e di ne u gjeten ato armet e shfarosjes masive ne Irak apo jo?!

Prapa Bin Laden ishte Amerika e cila e pergatiti per lufte kunder Sovjetikeve. Pak e dinte Amerika se Bin Laden do te perdorte armet qe ajo i dha per t'ju kthyer asaj vete.

EL_Gama
 
Top