Misteret e Gravitetit, forcës themelore më të pazbuluar dhe enigmatike të natyrës.

Seyfert

Valoris scriptorum
Screen-Shot-2016-12-04-at-11.09.36.jpg



A do te mundet njeriu te krioje forcen gravitacionale artificiale?

A do te mundet te shpjegoje shkakesine e ekzistences se kesaj force themelore te natyres?

Hulumtimet mbi forcen gravitacionale i hasim qe te greket e lashte, tek Aristoteli, sipas te cilit, çdo objekti qe leviz ne natyre, i duhet nje force qe vepron mbi te. Prirja e elementeve natyrore per t’u zhvendosur drejt qendres se Tokes, percakton dhe forcen shkakesore per levizjen e ketyre trupave drejt kesaj qendre. Ky eshte thelbi i gravitetit te Aristotelit, ku pranohet se trupat e rende bien me shpejte se trupat e lehte.

Kete pikepamje e hodhi poshte Galileo Galilei, i cili duke leshuar trupa me pesha (masa) te ndryshme nga kulla e Pizes, arriti ne perfundimin se, kur nuk perfillet rezistenca e ajrit, te gjithe keta trupa bien ne toke ne te njejten kohe.

Me vone, ishte Njutoni ai qe beri hapin me te madh ne shpjegimin e Gravitetit. Sipas tij, forcat midis dy objekteve ne toke (p.sh. molles dhe tokes) dhe ajo midis dy objekteve ne univers (p.sh. Tokes dhe Diellit) jane te njejta.

Ne fillim te shekullit XX, Albert Ajnshtaini hodhi idene e tij te re mbi gravitetin. Sipas tij, hapesira perkulet nga nje trup i rende duke krijuar nje “grope” apo “gjurme” te ngjashme me nje rrjete elastike, mbi te cilen vepron nje sfere me mase “m”. Sa me e madhe te jete masa e sferes, aq me e madhe eshte “gjurma” qe formon mbi kete hapesire te lakuar. Sipas tij, efekti i Gravitetit eshte universal, ka gjithmone veti terheqese, eshte i kudondodhur, dhe ai vepron mbi gjithçka pa dallim e me forcen e tij terheqese. Kjo e ben gravitetin te ndryshoje nga forcat e tjera themelore. Sipas Njutonit, masa i “tregon” gravitetit se si te krijoje forcen, dhe forca i “tregon” mases se si te pershpejtohet.

Sipas Ajnshtainit, masa “i tregon” hapesires si te perkulet dhe hapesira “i tregon” mases se si te levize.

Per Njutonin, hapesira eshte e sheshte, euklidiane dhe ekziston sistemi universal standard i referimit (pozicionimi i yjeve eshte fiks) ne qetesi, ne lidhje me hapesiren absolute, ndersa per Ajnshtainin, hapesira mund te lakohet (perkulet) dhe gjithçka eshte relative.

Nje parashikim i rendesishem i “Teorise se Pergjithshme te Relativitetit” eshte ai i ekzistences se valeve gravitacionale, apo valezimeve ne kohe-hapesiren e kozmosit.

Albert Ajnshtaini thote saktesisht se nese keto vale gravitacionale jane ekzistente duhet qe “…ne saje te levizjes se elektroneve, atomet te rrezatojne jo vetem energji elektromagnetike, por edhe energji gravitacionale, ndonese ne sasi shume te vogla”.

Nje nder misteret e fizikes eshte sesi ky gravitacion vepron mbi materien. Shkaku i ekzistences se kesaj force mbetet sa hipotetik, aq edhe enigmatik. Sikur te mund te zbulohej efekti pergjegjes eksperimental i gravitetit, do te mundeshim ta kuptonim e ta njihnim me mire ate. Duke qene se graviteti eshte nje force apo manifestim i hapesire-kohes se kudondodhur dhe vepron ne nje trajte te pavarur nga forcat e tjera themelore, kjo do te thote se ai vepron ne nje forme te pavarur mbi materien, duke u perfaqesuar nga nje fushe graviteti e cila vepron mbi materien (mikroskopik) por nuk varet prej saj, ne kundershtim me forcen e cila varet nga masa qe lakon kohe-hapesiren ne lidhje me te. Fusha gravitacionale ndikon mbi materien ndersa forca gravitacionale varet nga masa (materiale e lendes) apo materja e lendes, trupit, etj. Konceptet fushe gravitacionale dhe force gravitacionale, pavaresisht se jane te te njejtit manifestim te hapesire-kohes, jane te ndryshme nga njera-tjetra, per nga veprimi dhe vetite mbi materjen, nderkohe qe jane edhe te ndara nga forcat e tjera themelore. Ne sistemin ku reflektohet prania e forces se gravitetit, nuk mund te reflektohet prania e fushes se gravitetit per nje vezhgues te dhene, ne pranine e forces apo te fushes dhe e anasjellta.

Pershembull:

– Ne ne Toke “ndjejme” forcen e terheqies gravitacionale dhe pranine e saj, por nuk ndjejme fushen gravitacionale.

– Ndersa grimcat e valeve diellore qe bien mbi fushen e gravitetit te tokes, “ndjejne” fushen gravitacionale, por nuk “ndjejne” forcen e gravitetit.

Pra forca gravitacionale eshte nje manifestim dukurie fizike ne sistemin makroskopik, ndersa fusha gravitacionale eshte nje manifestim dukurie fizike ne sistemin mikroskopik, por te dyja jane te kudo ndodhura dhe veprojne ne kuintesence ne raport me njera-tjetren.

Kemi nje parim papercaktueshmerie “gravitet-fushe gravitacionale”, pra nuk mund te evidentohet njekohesisht dhe fusha gravitacionale edhe masa kuantike (apo grimca pergjegjese per gravitetin), nese ekziston gravitoni si grimce hipotetike e pa zbuluar me mase zero dhe spin (2) nuk mund te evidentohet gravitoni per nje kohe te dhene te barabarte, kur evidentohet fusha e gravitoneve, po aq sa nuk mund te evidentohet fusha e gravitoneve per nje kohe te dhene te barabarte kur evidentohet masa e gravitonit si pike materiale grimcore, pergjegjese per forcen themelore te natyres: Gravitetin.

Nese njeriu mund te krijoje nje fushe elektromagnetike thjeshtesisht ne forme eksperimentale, a do te mundet ne te ardhmen te krijoje nje fushe gravitacionale-artificiale?

Perpjekjet e shkencetareve per te minimizuar misteret e kesaj fushe te fizikes se “gravitetit” jane te shumta, edhe pse rezultatet e pritura jane jo aq te kenaqshme, edhe pse perpjekjet nuk reshtin se ndaluri per t’i dhene pergjigjen perfundimtare te shkakesise se gravitacionit dhe origjinen e kesaj force themelore te natyres.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Graviteti eshte forca e rendeses.

Graviteti eshte force terheqese.

Graviteti eshte fushe magnetike.

Graviteti eshte maganet.

Qe nje planet te krijohet ai duhet te kete berthamen e vet.

Ne nje univers bosh ku asnje gje nuk ekziston ose te pakten nuk shihet te ekzistoje jane elementet kimike ata te cilet ne bashkeveprim ose perplasje me njeri tjetrin krijojne kristalet e para. Si formohet guri ne veshka? Nga kripa. Cfare eshte kripa? Kombinim i elementeve kimike. Pra ne qofte se ne nje moment te caktuar ne hapesire, e cila mund te mendohet si baze ajrore ose si baze tokesore, krijohen kristalet e para atehere ato do te jene origjina e gureve dhe shkembinjeve masive te kesaj hapesire. Keta shkembinj te medhenj, quaji cfare te duash, meteore apo asteroide do te vazhdojne te lundrojne ne menyre kaotike deri sa ata te perplasen me njeri tjetrin dhe te krijojne nje mase te madhe planetare. Kjo perplasje nuk mund te krijoje planet ne qofte se ne qender te kesaj perplasjeje nuk ekziston nje ingredient i cili i mban ata te lidhur. Ky ingredient duhet te jete ose nje magnet i madh ose nje fushe magnetike ose fushe gravitacionale.

Cfare mendimi keni ju ne lidhje me boshtin e tokes?!

Cfare eshte ne qender te tokes?

Adea
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Wow! Misteret e Gravitetit kesaj force te pazbuluar te Universit e cila zbulon misterin e vet me fjalen enigmatike. Magnetike!

Pra nuk po habitem fare qe e perceptoj si magnet nder shume gjera te tjera. Menyra si reagon magneti ndaj elementeve te ndryshem eshte i ndryshem. Nje berthame magneti nuk mund te terheqe shkembinj te cilet jane me baze minerale. Ai nuk mund te terheq asnje gje pervec metaleve me baze hekuri. Po keshtu edhe menyra si magneti reagon me nje magnet tjeter eshte ne varesi te kahut. Ne qofte se kahu eshte pozitiv ne te dy anet ose negativ ne te dy anet ata do te shtyhen prej njeri tjetrit. Kjo eshte fushe mganetike. Dy magnete duhet te jene me kahe te kunderta ne menyre qe ata te ngjiten me njeri tjetrin.

Sa planete Tokesore ekzistojne? Ne qofte se ne jemi ne gjendje te identifikojme berthamen qe e mban nje planet solid dhe te lidhur atehere ne do te jemi ne gjendje te krijojme aq planete sa mundemi duke pasur ne mendje qellimin final te krijimit. Arritjen e Persosmerise. Dhe per mendimin tim, persosmeri me te madhe se PERJETESIA nuk ka.

Ne qofte se me gravitet ne kuptojme forcen terheqese atehere sa me madhe kjo force aq me solid duhet te jete trupi qe jeton mbi te. Perndryshe graviteti do te na perkulte, plakte dhe ne rrethana me ekstreme implodonte. Ne nuk do te ishim ne gjendje te qendronim me dy kembe por do te zvarriteshim si gjarperinjte. Kjo eshte e mjaftueshme per te thene se ne nuk jetojme ne nje planet te tille ku gjallesat kane gjak me baze metali.

Megjithate duke e ditur apriori qe Toka ku jetojme ne eshte origjina ose integrali i gjithckaje qe ekziston atehere vijme ne perfundimin se eshte shume normale qe elementi me i rendesishem i gjakut tone eshte hekuri. Baze metali.

Ne qofte se graviteti nenkupton magnetin atehere nga erdhi magneti eshte pyetja qe duhet ngritur. Forca magnetike eshte nje lloj fushe e cila nuk shquhet me shqisa por ndihet. Atehere cfare eshte fusha magnetike. Eshte asgje me shume apo me pak se sa nje shpejtesi e madhe e cila vjen rrotull si vortex. Provojeni te futeni ne nje dhome e cila rrotullohet nepermjet nje boshti ne qender te saj. Me rritjen e shpejtesise se rrotullimit ju do te ngjiteni ne muret e dhomes me te njejten force qe edhe nje metal ngjitet pas nje magneti.

Si perfundim nqs une nuk ve nje berthame magneti ne qender te planetit atehere ajo force e cila e mban kete planet te lidhur dhe solid eshte shpejtesia e madhe e rrotullimit te tij. Qe i bie qe boshti ne mes nuk ekziston dhe planeti do te kishte formen e nje doughnut.

Per sa i perket tokes tone, fakti qe ajo ka nje bosht zjarri (the core) tregon se ky planet eshte i krijuar nepermjet procesit te SALDIMIT.


El
 

kodrapasbregut

Primus registratum
Nga Eleonore: Cfare eshte ne qender te tokes?
Pyetja duhet shtruar ndryshe, "cfare duhet te jete ne qender te tokes?", pasi ne nuk mund ta shikojme me mjetet e sotme qendren e tokes. Ndaj do thoja, se ne qender te tokes duhet te jete nje gaz me temperuature me te larte se magma e mesiperme dhe qe rrotullohet me shpejtesi te madhe rreth aksit qendror veri-jug. Sa me larg ketij boshti imagjinar, aq me teper bie shpejtesia rrotulluese, po edhe temperatura, si dhe dendesia e gazit sa vjen e kthehet ne diöka me materiale (ne kendveshtrimin tone), duke perfunduar ne magme, pastaj llave, e deri sa ngurtesohet, duke formuar koren e tokes. Ky eshti nje shpjegim i shkurter, qe akoma nuk shpjegon gravitetin dhe fushen elektro-magnjetike, te cilat shpjegohen ne nje pune me te gjere; shiko: fjale cimbuese e pastaj rubriken: shkencore, tek e cila rreshtohen disa tituj te tjere, apo edhe rubriken: kuptimi dialek.
 
Top