Miss globe ne Durres???

BISOU

Primus registratum
Re: Miss globe ne Durres???

HI, A KA NDONJERI FOTO NGA KALAJA E SARANDES DHE AJO E BERATIT QE TE SHOHIM SE SI I KANE NDRYSHUAR......
KAM SHUME DESHIRE TE SHIKOJ PUNIMET E VITEVE TE FUNDIT....

THANK YOU /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Vals

Primus registratum
Re: Miss globe ne Durres???

Kalaja e Lekursit ne Sarande ishte bere restorant/bar, krejt i meremetuar dhe nuk mund te tregoje ku fillonte e vjetra dhe ku e reja. Mu duk e dhunuar me ate barin tip rustic, mbushur me kafshe te ballsamosura.
Amfiteatri i Butrinit mu duk me ne rregull, pashe nje grup njerezish qe po punonin, e kishin pastruar dhe hapur me teper. Po ecja ne nje si tip tempulli te renuar dhe pashe qe dyshemeje ishte mbuluar me plasmas. Kur e ngrita dukej nje mozaik gjigand ne gjendje shume te mire. Thashe: vetem ne Shqiperi te lene ti shkelesh keto mrekullira me kembe. Te ishte diku tjeter i futnin nje kordon e nje tabele te madhe No Tresspassing qe te habitesh.
 

genti

Primus registratum
Re: Miss globe ne Durres???

Sa per ate te Sarandes ka fituar cmimin e pare ne Spanje si restoranti me i mire i mesdheut ne 2002-in.E lexova te nje artikull i gazetes Shekulli para nje viti.
Ndersa mbreme pash lajmet me satelit dhe u dha nje kronike per anfiteatrin e Durresit dhe asgje nuk ishte ndryshuar :mad: ,dhe ishin disa vizitore te huaj kryesisht angleze dhe shprehen keqardhje per gjendjen e amfiteatrit ca bejne ata kafshet te ne nuk vene dore ne asnje vend, ketej nga evropa marrin nje cope tulle pertoke dhe ta rreklamojne si gjetje arkeologjike ndersa ne kemi me mijera perrla dhe nuk dijme ti ruajme :smash:
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: Miss globe ne Durres???

Une kerkova neper internet.... po ne asnje faqe te ndonje miss globe apo miss world nuk pashe qe ky konkurs do te zhvillohet ne Durres... :eek:

Dini ju ndonje website?
 

deus

Primus registratum
Re: Miss globe ne Durres???

Ca konkursi eshte ky Miss Globe, pasi cuditerisht nuk gjeta ndonje faqe ne internet per te, kur miss world and miss universe kane faqet e tyre, apo eshte dhe ky ndonje nga konkurset fantazme qe ne deklarojme qe jane me permasa boterore,.
nejse
 

genti

Primus registratum
Re: Miss globe ne Durres???

Aty qendron edhe madheshtia e tij! /pf/images/graemlins/laugh.gif sepse nuk e ka idene asnje se cfare eshte dhe po behet te ne.

Po Miss Bota o njerez! Sic eshte miss albania, miss Europa, eshte edhe Miss Globe. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

genti

Primus registratum
Re: Miss globe ne Durres???

Edhe nje gje se harrova, qeveria ka miratuar nje fond prej 105 miljon leke per rehabilitimin e amfiteatrit te Durresit, punimet perfundojne ne shtator.
 

deus

Primus registratum
Re: Miss globe ne Durres???

Sa i mencem qe je ti xhino_1 apo jo, si e kuptove qe qenka miss bota. O popull nqs ke mundesi me pare ne internet gjej ndonje info per miss globin se une sgjeta. MIss bota quhet miss world dhe ka faqen e saj te internetit po ashtu miss universi, miss globi nuk figuron si konkurs bukurie. Nqs do themi po miss fshati ti do thuash po miss si miss shqiperia vec me fshatare e. ec xhino se e ke gjet
 

lir

Primus registratum
Re: Miss globe ne Durres???

• MISS UNIVERSE 2005 IN BRAZIL? Yes, you read it right. Donald Trump, the owner of Miss Universe, wants Brazil to host next year's pageant, according to the news agency Estado. Ricardo Bellino, Trump's business liaison in Brazil, commented that for Trump Brazil is the country that reunites the most beautiful women in the world and thus he wants the country to host next year's pageant. Of course, nothing is written in stone yet as Trump is still evaluating the technical and contractual conditions of staging the pageant in this South American country. (La Hora, Quito, 5/9/2004)
e marre nga :: http://www.missuniversecritic.com/Journal_May_2004.html

gjithashtu, nga siti: www.missworld.org ==> http://www.missworld.tv/news/default.sps
 

BISOU

Primus registratum
Re: Miss globe ne Durres???

OK GJETA NJE FAQE NE GOOGLE SEARCH:
MISSGLOBE.COM KJO ESHTE FITUESJA E 2001
MaricarBalagtas1.jpg


KONKURSI U ZHVILLUA NE ISTAMBUL TURKEY:)
MaricarBalagtas2.jpg
 

BISOU

Primus registratum
Re: Miss globe ne Durres???

DHE NJE FAQE E RE:)
miss_globe_ne_shqiperi.php


RIGHT-CLICK TEK VIZA CLICK VIEW PICTURE DHE LEXONI ARTIKULLIN PER ME SHUME INFORMACION....
 

deus

Primus registratum
Re: Miss globe ne Durres???

Patjeter qe artikuj gazete gjen po asnje faqe zyrtare nuk ka, dhe sec ka ky miss globi qe me duket si pak koti pasi dhe konkurueset jane me se normale mos themi te shemtuara:) lol
 

lola

Primus registratum
Re: Miss globe ne Durres???

miss Globi eshte nje nga konkurset me te kota te bukurise. Andej po qahen njerezit se Miss Kosova nuk shkoi dot. shumica e ketyre vajzave as nuk kan marre pjese ne konkurse kombetare. Konkurse prestigjoze jane 1 miss universe 2 miss world gjithe te tjerat jane kot fare.
p.s.
une e di kete vetem sepse shkruajta nje teze te vogel per nje klase dhe nuk po them se konkurset qe permenda ketu qekan "te mira"
 

balforum

Primus registratum
Re: Miss globe ne Durres???

Mesnatën e së dielës, “Miss Globe International 2004”, për herë të parë në Shqipëri, ka shpallur fituese “Miss Rusinë”, Kristina Slavinskaya-n

Rusja Slavinskaya, kurorë në Durrës


Ll.Kallço

“Miss Rusia”, Kristina Slaviskaya është shpallur fituese e “Miss Globe International 2004”, që u mbajt deri mesnatën e të dielës në amfiteatrin e qytetit të Durrësit. Slavinskaya është 16 vjeç, 1.74 centimetra e gjatë, peshon 50 kg dhe ka përmasat e trupit, 88-61-91. Ajo konkuroi katër finalistet, “Miss Estonia”, Monika Penso, “Miss Bjellorusia”, Sveta Lagonda, “Miss Çekia”, Zuzana Putnarova dhe përfaqësuen tonë “Miss Shqipëria”, Enkelejda Bargjon, e cila nuk ka dalë nga ajo skenë pa një trofe modest siç ishte çmimi “Miss Dreams of the World”.
Spektakli “Miss Globe International 2004” ku konkuruan 43 vajza nga vende të ndryshme të botës është prezantuar nga Adi Krasta i cili ka komentuar se qëllimi i organizimit të këtij spektakli bukurie mbetet përmirësimi i imazhit të Shqipërisë në botë dhe prezantimi i vlerave artistike, historike, kulturore.
Juria e kryesuar nga kreu i bashkisë së Durrësit, Lefter Koka, dha edhe çmimet "Miss Kozmopolitan" për “Miss Bullgarinë” Yanya Krasteva, çmimin “Miss all Nations që e ka fituar “Miss Venezuela” Carmin Martinez, “Miss International” për sllovenen Katarina Jurkovic. Juria ka përzgjedhur si kostumin më të bukur në paradën e vajzave me kostumet popullore të vendeve të tyre, atë të “Miss Paraguajit” Taniamaria Domaniczky. Ky ishte edicionin e 31-të i "Miss Globe International 2004”, dhe është sjellë në Shqipëri nga marrëveshja e nënshkruar ndërmjet mbajtësit të patentës së këtij konkursi, Charle See dhe agjencisë “Deliart Association”, me producent Petri Bozon. Spektakli me regji të Bozos u transmetua drejtpërdejt nga televizioni “Top Channel”. “Miss Globe International” u mbështet finaciarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve, Ministria e Turizmit, Bashkia e Durrësit, Shoqata e Ndërtuesve dhe një varg sponsorësh të tjerë.
 

Genta

Primus registratum
Re: Miss globe ne Durres???

Miss World, Miss Universe, Miss Globe gjihe keto misse per te perfaqesuar nje glob :shrug: , si te ne qe kemi dy misse per te perfaqesuar Shqiperine, Miss Albania dhe Miss Shqiperia
 
Top